Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Demaku:Si e njoha Hashim Thaqin?

Shko poshtë

Fadil Demaku:Si e njoha Hashim Thaqin? Empty Fadil Demaku:Si e njoha Hashim Thaqin?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 04, 2009 1:31 am

Si e njoha Hashim Thaqin?

Fadil Demaku:Si e njoha Hashim Thaqin? Q1485887649_5006
Shkruan: Fadil Demaku
Fadil Demaku:Si e njoha Hashim Thaqin? 7024_1123057325059_1485887649_373026_3528818_n

"Bota e re" bëri bujë të madhe në opinionin kosovar, pas përkrahjës së hapur të minatorëve të "Trepçes" të mbyllur në zgafella.Ky moment çliroi këtë gazetë nga kontrolli i brishtë që mbante LRS në Universitetin e Prishtinës ndaj saj. Tashmë ishim pavarësuar dhe duhej të jetonim me mjetet tona, që do t'i siguronim nga shitja e gazetës. Unioni i pavarur i studentëve, me iniciativën e studentit prorektor, Hashim Thaqit, kishte nisur iniciativën e re për përvetësimin e "Botës së re", atëherë kur ajo, tashmë ishte transferuar si Ndërmarrje e pavarur botuese, të cilën po e drejtoja unë. Planet e bëra pa hanxhinë, kanë mundur t'i dijnë vetëm dy gazetarë të atëhershëm të "Botës së re"; Baton Haxhiu dhe Fehmi Ajvazi, të cilët i pranova vet në "Botën e re" (Batonin si drenicak, ndërsa Fehmiun si të dyshimtë dieo-politikishtë të shpallur andej kah Gjilani). Asnjëherë nuk erdhën trimat e Unionit të kontaktojnë me mua, përveq poterës dhe pluhurit që qonin në mbledhjet e tyre dhe fjalëve eventuale që i kanë transmetuar Fehmiu dhe Batoni. Tash edhe një gjë negative kishte tronditur demokracinë e brishtë kosovare, nën okupimin serb; Qosja kishte ndërruar orientimin ideor, duke u kthyer andej kah kishte pështyrë më parë (ai e din pse). Tashmë ai po dirigjohej nga dikush tjetër. Pastaj edhe xhelozia primitive ndaj Ibrahim Rugovës kishte mjaftuar për një riorientim të tij, që në opinion do të pritej shumë keq.Ndoshta edhe ndaj "Botës së re" kishte të njejtën xhelozi, sepse kur para Institutit Albanologjik i thash se kam problem me Unionin e Studentëve ,ngase kërkojnë monopolin mbi "Botën e re", ai ma ktheu me cinizëm se dikush tjetër të ka marrur monopolin mbi gazetën. Unë kisha numrin e fundit të "Botës së re" me vete dhe si në tallje i thash se e dija dhe i tregova foton e Ibrahim Rugovës në faqen e parë.
Ndërrimet e bëra pas largimit tim nga detyra e kryeredaktorit e deri në rizgjedhje kishin zbehur mjaftë interesimin për këtë gazetë, që tashmë ishte bërë metë policore serbe, pasi "ajo dridhi themelet e KQ të LK të Sërbisë dhe atij të Kosovës" do të shkruante "Veçernji list" e Lubjanës...Problemet financiare ishin shtuar dukshëm dhe po i afroheshim bankrotimit. Një mëngjes të 1993, policia kishte ndërhyrë në zyrat tona dhe gjithë materialet na i kishte hudhur nga dyertë dhe dritaret...por ky nuk ishte problem i madh sa pamundësia për të vepruar në kushtet e rënda financiare.
Një verë pushuam. Unë isha kthyer në Abri dhe vazhdoja aktivitetet në nëndegën e LDK-së. Nuk kisha mundësi materilae për të bërë diçka më shumë.Një ditë në derën time u duk Gani Ademi, sekretari i redaksisë. Ai më tha se rektori Ejup Statovci kishte kërkuar takim me mua rreth mundësisë së botimit të sërishëm të gazetës "Bota e re".
Shkova në Prishtinë dhe u takuam me Fatmir Sejdiun, të cilin e njihja shumë vite më parë. Ai ishte kryetar i LRS të Prishtinës, kur unë isha kryetar i LRS të Drenasit.Aty ishte edhe Hashim Thaqi, të cilin po e takoja për herë të parë; një djalë shtatgjatë dhe i pashëm. Me të shetitëm bukur gjatë nëpër sheshin kryesor të Prishtinës. Përpiqej të më thoshte diçka, por nuk kishte guxim të hapej me mua, ndoshta edhepse tashmë kisha dhëna shenja të një vendosmëria të luftoj deri në fund për qështjen kombëtare. Përpjekjet e tij për të më përfituar si drenicak nuk bënë punë sepse unë ia preva shkurt se "Bota e re" është gazetë e studentëve të UP-së dhe s' mund të bëhet gazetë drenicase.
Ishte takimi i parë dhe as unë nuk dija shumë për të dhe as vet nuk do të mund t'i besoja shumë. Kështu, duke u druajtur nga njëri tjetri shkuam në zyrën e rektorit. Ejupi na priti mirë dhe filluam bisedën rreth mundësive për rifillimin e botimit të "Botës së re".
Prap problemi kryesor ishte financimi i gazetës. Hashimi ishte agresiv dhe insistonte me çdo kusht të fillohet, duke kërkuar që "Bota e re" të përcillte vetëm aktivitetet e Unionit të Pavarur të Studentëve. Një kufizim i tillë i politikës redaktuese në rrethana të tilla financiare do të thoshte dështim që në start pata thënë me këtë rast. Problem tjetër është edhe mundësia për të riorganizuar një redaksi, tashmë kur shumica e gazetarëve ishin shpërndar.
Hashim më detyroi t'i drejtohem kështu:
"Të lutem më trego a ke mjete financiare për gazetë, nëse kërkon që ta shëndrrojmë "Botën e re" në fletushkë të Unionit të Pavarur të Studentëve?
E dyta, nëse ke njerëz që do ta mbajnë "Botën e re" urdhëroni merreni dhe vazhdoni pa mua."
Në fund kisha edhe problemin e qëndrimit në Prishtinë kur nuk kisha dinarë në xhep.
"Ti nuk e din çka është Lëvizja Studentore", kishte thirrur ai me arrogancë, tashmë duke më bërë nervoz edhe mua, "Ne kemi 30 mijë studentë pas!", shtoi ai.
"Kur unë e dij çka është Lëvizja Studentore..., por leji këto teza marksiste se 30 mijë studentë i ke mbrapa, sepse nuk dihet cili kemi më shumë!", ia ktheva.
Kisha dëgjuar se shumë studentë që kishin folur një fjalë të vetme në Universitet kundër Enver Hoxhës ishin grushtuar nga grupe, në të cilat ka marrur pjesë edhe ai.
Nuk ngurrova t'ia përkujtojë edhe këtë.
Ai u ngrit shumë agresiv dhe më kapi për jakësh.
Ejupi ndërhyri dhe e shtyri tutje në karrigë.
"Rektor më vjen keq, por po e shihni se unë nuk kam mundësi materiale e as potencial njerëzor për të filluar prap më "Botën e re". Ua dorëzoj krejt çka kam, nuk dua as të më ruani vendin e punës. Unë fillova të punoj në Drenas në shkollën e mesme, si profesor i letërsisë, duke udhëtuar më këmbë nga Abria e deri në Drenas,me këpuca të shkyera, deri në fillimin e luftës në Kosovë, vetëm që të mbajmë gjallë shkollat shqipe.
Një moment i ligë dhe një përshtypje e keqe më ngeli kujtim nga Thaqi, që më pengoi shumë të afrohem më afër tij, edhepse nuk guxoj të mohoj meritat e tij në organizimin e luftës në Kosovë, që përshpejtoj proceset e çlirimit definitiv të Kosovës nga robëria serbe.

Marrë nga Facebook
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi