Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për Kosovën, program special

Shko poshtë

Për Kosovën, program special Empty Për Kosovën, program special

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 10:17 pm

Për Kosovën, program special

Për Kosovën, program special Teksti.kryesor.1550733330-490x320


Këshilltari i lartë i FMN-së për Evropë, Adam Bennett, konfirmon për “Express” se Qeveria e Kosovës bashkë me FMN-në po përgatisin një program të veçantë bashkëpunimi për ngritjen e kapaciteteve ekonomike në Kosovë

Nga Zekirja Shabani

Kosova do të përfitojë nga një program i veçantë i Fondit Monetar Ndërkombëtar për financim të kërkesave buxhetore, të cilën ky institucion do ta disenjojë bashkë me Qeverinë e Kosovës në ditët në vazhdim.

Në plan të parë do të jetë qëndrueshmëria e buxhetit të Kosovës dhe financimi i zbrazëtirave buxhetore për ngritjen ekonomike dhe uljen e shkallës së varfërisë.
Këshilltari i lartë i FMN-së për Evropë, Adam Bennett, konfirmon për “Express” se janë duke u zhvilluar bisedime mes të dyja palëve për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për të ndihmuar ngritjen e kapaciteteve ekonomike në Kosovë.

Ai thotë se që nga viti i ardhshëm mund të fillojnë të zbatojnë një program fillestar për periudhën dymbëdhjetëmujore, ndërkohë që qeveria të përmirësojë politikat makroekonomike dhe të fillojë reformat e tjera në ekonominë e vendit.

Sipas tij, rekomandimet e fundit të FMN-së për buxhetin e vitit 2010 duhet të merren seriozisht, në mënyrë që Kosova të jetë më e përgatitur për të hyrë në procesin e aranzhmaneve në pritje “stand by arrangement”, por nuk do të thotë se do ta pengojnë përfitimin e ndihmës nga Fondi.

“Kosova është anëtari më i ri i FMN-së dhe si të gjithë anëtarët e tjerë, ka të drejtë të aplikojë në programet e Fondit, nëse dëshiron. Mendoj se Qeveria po kërkon një program për ndërtim të vendit”, pohon Bennett.

Derisa FMN-ja nuk financon projekte drejtpërdrejt, por u garanton shteteve që aplikojnë një shumë të caktuar të parave, të cilën mund ta shfrytëzojnë për nevoja buxhetore, ai thotë se ky program do të jetë më specifik.

Me rolin e ri që ka marrë Fondi për t’i ndihmuar shtetet e prekura nga kriza, edhe ndaj Kosovës do të ketë fleksibilitet. Në njëfarë mënyre Bennett thotë se do t’i mbyllin sytë në disa raste kur Qeveria e ka të pamundur t’i plotësojë kërkesat e Fondit.

“Po flitet shumë se FMN-ja është bërë më fleksibile se që ka qenë më parë. Jam i sigurt e ky fleksibilitet do të aplikohet edhe në Kosovë”, ka thënë Bennet.

Shqetësimi më i madh i këtij institucioni, sipas tij, mbetet buxheti i Kosovës dhe rreziku nga një e papritur në shpenzime të planifikuara keq. Në këtë pikë ai thotë se nuk duhet të ketë lëshime, pasi që nga ky buxhet varet edhe stabiliteti ekonomik i vendit, i cili karshi shteteve të tjera, thotë se është për çdo lëvdatë.

“Kosova është me fat që do të përmbyllë vitin me rritje ekonomike prej 3.5 për qind, derisa vendet e tjera të rajonit janë duke operuar me humbje”, është shprehur ai.

Ndërkaq, tkurrja e huadhënies nga bankat, rënia e remitancave dhe mungesa e investimeve, Bennett vlerëson se janë të zakonshme për çdo shtet tani në kohë të krizës.
Por, thotë se është me rëndësi që bilanci i kredive është i mirë në Kosovë, pasi që jo vetëm në Evropën Juglindore, por edhe në vende të tjera të botës shtetet po përballen me problemin e kredive.

Megjithatë, ai thotë se në vazhdimësi Kosova do ta ketë mbështetjen e këtij institucioni, si vend më specifik në Evropën Juglindore. Deri më tani, ai ka thënë se e kanë ndihmuar Kosovën me asistencë teknike, të cilën nuk do ta ndërpresin edhe më tej. Ky vend specifik, sipas Bennettit, po mundohet të përmirësojë politikat e veta në përgjithësi, por ende ka nevojë për reforma.

Në krahasim me Bosnjën e Hercegovinën, të cilën e merr si shembull më të afërt nga vendet e rajonit, thotë se Kosova është shumë më ndryshe dhe më e qëndrueshme ekonomikisht.

BB mund të mbetet pa para

Robert Zoellick, kryetar i Bankës Botërore (BB) ka deklaruar se huadhënësit ndërkombëtarë mund të ballafaqohen me mungesë parash, po qe se vazhdon kërkesa e madhe për huazime për shkak të zgjatjes së krizës ekonomike.

Duke folur në prag të takimit të BB-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Stamboll, Zoellick u ka thënë gazetarëve se kjo bankë ka shpërndarë 33 miliardë dollarë për vitin fiskal që ka përfunduar në mars, kurse sivjet do të lejojë edhe 40 miliardë dollarë të tjerë. Në këtë moment BB-ja ka në dispozicion 100 miliardë dollarë që ka rezervuar për huazime vendeve të varfra dhe atyre mesatarisht të zhvilluara. Kur të shpenzohen këto para, Banka do të detyrohet të jetë më racionale.

"Deri kah mesi i vitit të ardhshëm do të përballemi me kufizime serioze”, ka thënë ai.

Shefi i BB-së po ashtu ka shtuar se megjithatë banka gjendet në situatë shumë më të mirë, ndërsa në fillim të krizës kishte hyrë me pozicione të forta dhe me reformën e përfunduar.

Sipas marrëveshjes që kanë arritur vendet anëtare të grupit G20 , pjesëmarrja e vendeve në zhvillim në Bankën Botërore, që nga fillimi i vitit të ardhshëm do të rritet së paku tre për qind, përkatësisht do të arrijë në 47 për qind.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi