Nasho Jorgaqi: Dimensioni oksidental i Faik Konicës
Faqja 1 e 1

Në 130 vjetorin e lindjes së F. Konicës (1876-2006)
Dimensioni oksidental i Faik Konicës
Nga Prof. Nasho Jorgaqi
-1-
Në 130 vjetorin e lindjes së Faik Konicës, ne shqiptarët nuk kemi se si të mos kthejmë sytë me nderim e mirënjohje të thellë nga figura e tij, e shndërruar tanimë në një nga monumentet e historisë sonë kombëtare. Dhe kur kujtojmë Konicën, kemi parasysh jo vetëm shkrimtarin dhe publicistin, kritikun letrar dhe eseistin, përkthyesin dhe enciklopedistin, mjeshtrin e madh të gjuhës shqipe, por dhe një nga etrit e artit e kulturës sonë moderne, intelektualin dhe krijuesin e parë shqiptar të afiniteteve dhe dimensioneve evropiane. Është fakt se megjithë kundërthëniet dhe zikzaket e jetës së tij politike, emancipimi ynë kombëtar do t’i detyrohet në një shkallë të ndjeshme rolit dhe veprës së tij. Ky emancipim, do të ketë të bëjë në rradhë të parë me letërsinë, me frymëmarrjen e fjalës shqipe, po vështruar më gjerë me mendimin shqiptar, me nordin evropian të shoqërisë sonë, me ato ura komunkimi që ai hodhi mes Shqipërisë dhe botës së përparuar. Konica synoi dhe punoi tërë jetën, që atdheu i tij, duke qenë gjeografikisht pjesë e pandarë e Evropës, të ndjehej si ajo, të mendonte e të punonte në shembullin e saj, sadoqë realiteti i kohës nuk i jepte shkas për optimizëm. Kjo shpjegon pakënaqësinë e tij të vazhdueshme, zemërimin e hidhur që i zgjonin dukuritë negative në jetën shoqërore e shpirtrore të bashkatdhetarëve; kjo përligj në të shumtën e rasteve edhe satirën dhe sarkazmën e tij të pamëshirshme, që ua kundërvë mendimeve, mendësive dhe praktikave të mbrapshta, anakronike dhe primitive që pengonin e ngadalsonin progresin dhe emancipimin e kombit. Në këtë kuptim Konica do të dallonte nga rilindësit e tjerë, të cilët duke pohuar dhe lartësuar vlerat e shqiptarëve, do të bëheshin edukatorë dhe mësues të tyre. Ndryshe nga ata, ai mori përsipër një mision më të rëndë, atë të kritikut dhe të oponentit, që duke mos harruar vlerat, të evidentonte dhe stigmatizonte të metat dhe cenet e tyre, të mohonte e të tallte çdo gjë të keqe individuale, krahinore e kombëtare të bashkatdhetarëve, në emër të një ideali emancipues e human që i kalonte kufijt’ e kohës dhe të vendit të tij. Lartësia nga e cila vështronte dhe aspironte Konica ishte e një kuote evropiane. Sigurisht kjo pozitë e veçantë, si dhe natyra e tij e vështirë, temperamenti egocentrik, sado ndërlikime që i sollën personalitetit të tij nuk e errësuan kurrësesi këtë figurë emblematike, që e begatoi, larmoi dhe lartësoi universin tonë kombëtar.
-2-
Faik Konica, la pas një trashigimi të pasur dhe të gjithanshme, por të shpërndarë në kohë e vende të ndryshme, për të cilën dhe sot e kësaj dite është vështirë të bëhet një bilanc i plotë e i saktë. Ajo i ngjan një miniere, që pas çdo hulumtimi nëpër arkiva e biblioteka, i vë studiuesit e tij para zbulimesh dhe befasive nga më të çuditshmet e më fatlume. Dëshmi për këtë janë dhe dy shkrime të panjohura që po ia paraqesim publikut me rastin e jubileut të ditëlindjes së tij. Është fjala për artikujt “Çështja shqiptare”, zbuluar në arkivin e Sofjes dhe “Për stërvitjen morale dhe sociale të popullit”, gjetur në arkivin e Kishës së Shën Gjergjit në Boston. I pari i takon vitit 1916, ndërsa i dyti vitit 1921, por sado të shkruar në kohë dhe situata të ndryshme kanë si emërues të përbashkët shqetësimin dhe angazhimin patriotik të autorit për fatin e Shqipërisë dhe mbarëvajtjen e shoqërisë shqiptare.
Artikulli “Çështja shqiptare”, shkruar në një frëngjishte elegante, në gjuhën e diplomacisë së kohës, është zëri i guximshëm i Konicës në kulmin e Luftës së parë botërore, kur ekzistenca e Shqipërisë vihet përsëri në rrezik nga fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha. Ai u bën apel shqiptarëve, e në rradhë të parë klasës së tyre politike, (por për dijeni dhe miqëve e armiqëve të Shqipërisë) për t’i dalë zot atdheut të tyre të rrezikuar seriozisht. Sipas tij, kur eksperienca e shtetit të parë shqiptar ka dështuar dhe të drejtat e patjetërsueshme të shqipatrëve kërcënohen nga fuqitë shoviniste e imperialiste dhe Shqipëria është kthyer në shesh lufte, detyra imperative e ditës është që strategjisë së armiqëve u duhet përgjigjur me një strategji shqiptare që të ruajë pas lufte ekzistencën e Shqipërisë dhe të sigurojë shtetin e saj të ardhshëm. Duke u ndodhur mes dy kampeve ndërluftuese, Konica është rradhitur në anën e Austrohungarisë, për shkak të rolit të saj vendimtar që luajti në krijimin e shtetit shqiptar më 1912 dhe të bashkëpunimit të tij të hershëm me të. Por në kushtet e reja të luftës, ai nuk pajtohet dhe i kundërvihet politikës djallëzore e fare të papritur të Vjenës, sipas së cilës ajo nuk ka besim tani në aftësitë vetqeverisëse të shqiptarëve. Konica e hedh poshtë pamëdyshje e me kurajo qëndrimin e ri zyrtar të aleates së tij të madhe duke i cilësuar pohime të tilla si gënjeshtra dhe shpifje cinike të fqinjëve ballkanikë dhe imperialistëve rusë e francezë, pa harruar dhe politikën aneksioniste të Italisë, që përbënte një kërcënim real.
Për këtë situatë, ai bën fajtor dhe lidershipin shqiptar të kohës dhe hedh akuza të rënda ndaj tyre me stilin e tij të ashpër, duke mos kursyer padrejtësisht dhe figura të shquara patriotike si I. Qemali. Por nuk është kjo kryesorja. Mesazhi i Konicës ngrihet mbi luftën brenda politikës shqiptare, kur kërkon besim në forcat e veta kombëtare dhe jo tek të huajt, qoftë kjo dhe Kurora e Habsburgëve, kur bën thirrje për aksione konkrete të shqiptarëve, kur lyp qëndrim realist dhe kurajoz. Sado i shqetësuar dhe i hidhur që tregohet, lideri ka bindje “në një përpjekje të pastër shqiptare dhe kërkon ringjalljen e shpirtit kombëtar, ngritjen e moralit të populit”.
Shkrimi i dytë “Për një stërvitje morale e sociale të popullit” është një farë përkujtese që Konica i dërgon “Vatrës” nga Roma në 10 maj 1921, para mbledhjes së Kuvendit të saj. Në Shqipëri në këtë kohë sapo është mbledhur Parlamenti i parë dhe shteti i ri shqiptar ka nisur të funksionojë rishtazi. Konica e ndjen për detyrë t’u japë bashkatdhetarëve disa mendime dhe këshilla për mbarëvajtjen e shoqërisë shqiptare. Tani në plan të parë kishin dalë problemet sociale e morale, edukimi qytetar i shqiptarëve, të cilin Konica e konsideronte si hallkën kryesore të progresit të vendit. Shqipëria nuk mund të dilte në rrugën e qytetërimit në qoftë se nuk ndiqte dhe zbatonte përvojën e vendeve demokratike të perëndimit. Për Konicën ky ishte imperativi i ditës, çështja më jetike e atdheut të tij. Shoqëria shqiptare duhet të shkëputej nga e kaluara e saj prapavajtëse, nga mendësitë dhe praktikat anadollake, nga psikologjia kriminale, nga mentalitetet mercenare, duke iu kthyer ligjit dhe punës, moralit të shëndoshë dhe qytetarisë. Ajo duhet të punonte përmes veprave dhe shembujve konkretë për të ndryshuar namin e keq që u kish dalë shqiptarëve si kriminelë, hajdutë, mercenarë. Bashkatdhetarët e tij duhet ta kapërcenin hendekun e prapambetjes së gjithanshme, të qytetëroheshin mendërisht, moralisht e fizikisht në qoftë se donin të evropianizoheshin. Shembujt që ai sjell nga prapambetja shqiptare janë tronditës. Kritik e ironik deri në sarkazëm, Konica tregohet i pamëshirshëm në stigmatizimin dhe demaskimin e dukurive negative si vrasja, pabesia, shpifja, vjedhja etj., që ndodhin në Shqipëri, por që nuk mungojnë dhe në mes shqiptarëve të Amerikës. Ndaj është një detyrë e madhe kombëtare, tepër e vështirë dhe afatgjatë puna e gjithanshme që duhet të ndërmarrë shteti, shoqëria, familja për të organizuar stërvitjen morale dhe sociale të shpirtit dhe karakterit të popullit. Në këtë rast Konica, sado i hidhur e i rreptë që tregohet, sadoqë pendën e ngjyen me gjezap (acid), siç thotë Noli, brenda tij rreh zemra e një atdhetari, që vuan dramën e popullit të vet, damkosjen e shqiptarëve nga bota, ku kanë gisht armiqt’ e tyre dhe mendon për vizione të reja që do të sjellin qytetërimin e Shqipërisë. Në rradhë të parë, ai u drejtohet vateranëve që jetojnë e punojnë në atdheun e qytetërimit e të demokracisë, me synimin që ata të bëhen frymëzues dhe shëmbëlltyrë për shoqërinë shqiptare.
Pavarësisht se këto mendime janë shprehur plot 85 vjet më parë, ato dhe sot kanë një tingëllim aktual dhe na bëjnë ta ndjejmë Faik Konicën si bashkëkohës dhe qytetar të Evropës.

Tirana Observer, 2006
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fotaq Andrea - Një thirrje nga zemra e Faik Konicës: “Muhamedanë shqiptarë, bashkohuni me vëllezërit e krishterë, bashkohuni për të mirën e kombit tonë!”
» AMANETI I KONICES!
» Xhafer Leci:Libri 'Atentatet' i Ibrahim Kelmendit si romani i Nasho Jorgaqit 'Mërgata e qyqeve'
» Fatmira Nikolli-EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i mbesës së Konicës: Pakti i Enverit që shpëtoi familjen
» Faik Krasniqi: Dy sy

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi