Nikolin Kurti: Hebrenjte që u bënë Katolikë
Faqja 1 e 1

Hebrenjte që u bënë Katolikë
Nga Dr. Nikolin Kurti
Duke studiuar dosjet e shumta të fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë, famullia e kishës katolike, Tiranë” në Arkivin Shtetëror, u befasova nga disa dokumente zyrtare në të cilat shkruhej se “disa hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike në katolike”. Në këto rrethana natyrshëm lindin disa pyetje. Cili ishte roli i famullisë dhe i drejtuesit të saj, Dom Shtjefën Kurti, në këtë proces? A ishte kisha katolike e Tiranës pjesë e ndërgjegjes dhe e solidaritetit human të popullit të cilit ajo i shërbente? Pse famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraike hebrenjve, duke i pajisur ata me “pasaportë” katolike?
Institucionet fetare dhe Holokausti
Famullia e kishës katolike e Tiranës ishte famullia më e rëndësishme e Shqipërisë për vetë faktin se ishte pjesë e institucioneve qendrore qeveritare, parlamentare, diplomatike, kulturore, ekonomike, shoqërore etj. të kryeqytetit të vendit. Prej vitit 1938 e deri më 1947 kjo famulli drejtohej nga famullitari dekan i saj Dom Shtjefën Kurti. Studimi i qindra e mijëra shkresave, korrespondencave, letrave, buletineve, raporteve, të kësaj famullie që gjenden në Arkivin e Shtetit, janë vendimtare për të hulumtuar historinë e kësaj periudhe. Kjo edhe për faktin se brenda këtyre viteve ndodhën ndryshime dramatike si rënia e ish-Mbretërisë së Zogut, pushtimi italian e më vonë nazist, ardhja në pushtet e fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Çlirimtarët e Tiranës dhe Shqipërisë kësaj radhe ishin komunistët e udhëhequr nga PKSH-ja. Po ashtu, periudha e sipërcituar shënon prurjet më të mëdha të hebrenjve nga vendet fqinje, Evropa Qendrore e vise të tjera të nxehta antisemite, duke gjetur strehë e mbrojtje tek shqiptarët. Sipas studimit të prof. dr. Shaban Sinani, të titulluar “Në Shqipëri s’ka pasur holokaust”, janë mbi 2264 hebrenj që kanë hyrë në Shqipëri para dhe gjatë Luftës.
Duke studiuar për këtë qëllim dosjet e shumta të fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë, famullia e kishës katolike, Tiranë” në Arkivin Shtetëror, u befasova nga disa dokumente zyrtare në të cilat shkruhej se “disa hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike në katolike”. Në këto rrethana natyrshëm lindin disa pyetje. Cili ishte roli i famullisë dhe i drejtuesit të saj, Dom Shtjefën Kurti, në këtë proces? A ishte kisha katolike e Tiranës pjesë e ndërgjegjes dhe e solidaritetit human të popullit të cilit ajo i shërbente? Pse famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraike hebrenjve duke i pajisur ata me “pasaportë” katolike?
Për këto le të analizojmë disa dokumente autentike të kësaj famullie. Me shkresën nr. 458/43, dt. 22.VII.1943 të zyrës famullitare të kishës katolike Tiranë, firmosur nga famullitari Dom Shtjefën Kurti, drejtuar zyrës ordinariate të Arqipeshkvisë Durrës thuhet: “Venko Verah, çifut prej Shkupi, asht përgatit në mësimin e fes sonë ma se miri prej Atë Pjeter Meshkalles, edhe nep sheje te mira konvikcioni. Kejo Zyrë Famullitare kërkon leje me e pagzue”. Shërbyesi i asaje Zyre Ordinariate, Famullitari (Dom Shtjefen Kurti). Firma (AQSH, F.13 , V. 1943, D. 9, fl. 25.).
Me po atë datë, 22 korrik 1943, me shkresën nr. 348/43, Curia Archiepiscopalis Durrachiensis i përgjigjet zyrës famullitare Tiranë: “Mbasi kenka gatue ma se miri e po nepka sheje te mira konvikcioni, në ditën qi t’u duket ma e përshtatshme mundeni me i dhanë Pagëzimin Shejt çifutit prej Shkupit Venko Verah. Vinçenc Prendushi - Arqipeshkev.
Poshtë kësaj letre lexojmë shënimin: “U muer ditën 31.7.1943” dhe më poshtë: “Ditën 3 gusht 1943 , Venko Verah kje pagzue e u regjistrue ne Librin e te Pagzuemeve me numrin 138”. Të dyja shënimet firmosur Dom Shtjefën Kurti (AQSH, F. 131, V. 1943, D. 9, fl. 24).
Siç shihet, kërkesa për leje pagëzimi nga famullia e Tiranës dhe miratimi nga Arqipeshkvia në Durrës është bërë brenda ditës. Kuptohet, ka pasur një interesim direkt, personal dhe dërgim dorazi i kërkesës dhe marrjes së përgjigjes, pa pritur kohën e gjatë me postë. Pas 10 ditësh çdo gjë ishte përfunduar dhe Venko Verah ishte konvertuar në katolik. Gjithashtu, me shkresën 324/43, dt. 11.VI.1943, nga famullia e Tiranës kërkohet miratimi “me marrë sakramentin e pagzimit nesër, nata e Rrrshajve, për 5 çifuten te tjerë” (AQSH, F. 131, V. 1943, D. 9 , fl. 27).
Po kështu kemi kërkesën me shkresë nr. 565/43, dt. 2 shtator 1943, nga famullia e Tiranës për “Zojushen Olga Nikolic, e bija e Blogota e Danica Kovacevic, lindur në Tandi (USA) me 22 korrik 1913, ardhur në Tiranë prej Kotorrit për me u ba katolike” (AQSH, F. 131, V.1943, D. 9, fl. 23).
Me shkresën prot. nr. 192, dt. 19 luglio 1940, kemi “Abiura te Arineta Peterson , të kryer në prani të Parroco Dom Stefano Kurti, e testimoni Rina Palandri, Angelica Moretti (AQSH, F. 131, V. 1940, D. 6, fl. .
Me shkresën prot. nr. 601/43 , Tiranë 17.8.1943, të zyrës së famullisë të kishës katolike Tiranë, dërguar zyrës ordinariate arqipeshkvore të Durrësit në Delbënisht, lexojmë: “z. Abram Friz, Armando Alfandari e Rakele Alfandari, çifuten, duen me u ba katolikë edhe janë përgatite ne katekizmin katholik. Zyra famullitare kërkon lejen prej asaj zyre ordinariate Arqipeshkvnore, me muejt me i pagzue. Famullitari, Dom Shtjefen Kurti” (AQSH, F. 131, V. 1943, D. 9, fl. 22).
Dhe për këtë kërkesë miratimi ka ardhur i menjëhershëm dhe këta hebrenj janë kthyer në katolikë.
Pra, siç demonstruam më lart, një nga mënyrat për të fshehur identitetin hebraik për hebrenjtë e ardhur në Shqipëri u përdor dhe ndërrimi formal i fesë, ndërrim i cili u shërbente për të siguruar mbrojtje personale apo të familjes nga përndjekjet e forcave të Gestapos. Ungjillëzimi i tyre formal është pranuar me koshiencë të plotë nga meshtari i famullisë së Tiranës, Dom Shtjefën Kurti, i cili shikonte tek kjo skemë konvertimi urgjente të vetmen mundësi që ai kishte në dorë për të kontribuar në mbrojtjen e shpëtimin e hebrenjve në rrezik. Anashkalimi i procedurave tepër rigoroze të aplikimit në fenë katolike, si pagëzimi, krezmimi, rrëfimi, kungimi, vajimi e bekimi, të cilat duan muaj të tërë, për rastin e hebrenjve nga meshtari Shtjefën Kurti ishte i vetmi shans për t’u fshehur identitetin e tyre pa u kuptuar nga strukturat naziste të pushtimit.
Dom Shtjefën Kurti ishte i vetëdijshëm për këto veprime, sepse ai e kishte pësuar vetë, kur, i kërcënuar me vdekje nga organizata terroriste serbe “Crna Ruka”, ishte arratisur në Novoselën e Epërme, Kosovë, më 31 dhjetor 1930 së bashku me familjarët e tij për të ardhur në Shqipëri. Dom Shtjefën Kurti e dinte më mirë nga kushdo ç’do të thotë gjenocid, sepse me 5 maj 1930, ai vetë i kishte dorëzuar dokumentin “Memoire” Eric Drymond-it, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Ky dokument i famshëm zbulonte para botës persekutimin etnik, racor, kulturor, arsimor të popullsisë shqiptare të Kosovës nga shovinistët e ish-Mbretërisë së Jugosllavisë.
Solidariteti e ndihma ndaj hebrenjve për t’i shpëtuar gjenocidit nazist, shprehur nga kisha katolike shqiptare nuk është ekskluzivitet i vetëm i këtij institucioni fetar. Ka fakte të besueshme, si ai i hebreut Siegfrid Schvarz apo i Elia David Kohen, që kërkuan lënien e fesë së tyre dhe u konvertuan në myslimanë.
Në “Rezolutën e mirënjohjes” që Kongresi Amerikan miratoi më 17 nëntor 2005, në nderim të popullit shqiptar që nuk lejoi prekjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore thuhet:
“Kongresmenët amerikanë morën këtë nismë, duke vlerësuar që myslimanët dhe të krishterët shqiptarë e konsideronin çështje të brendshme nderi mbrojtjen e hebrenjve nga holokausti, ku, për fshehjen e identitetit të hebrenjve, ndihmuan pozitivisht e me meritë dhe kleri e faltoret”.

Gazeta Standard
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» “Hitleri nuk donte t’i vriste hebrenjtë, e bindi myftiu palestinez”
» Prezantimi i librit "Niko. Nikolin Gjeloshi qytetar i botës" nga Paolo Seganti(Video)
» CNN: Pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë
» Baki Ymeri: Hebrenjtë, solidariteti dhe atdhetarizmi
» Apostol Kotani: Shqiptarët dhe Hebrenjtë gjatë shekujve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi