Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkëpunim rajonal kundër trafikut të qënieve njerëzore

Shko poshtë

Bashkëpunim rajonal kundër trafikut të qënieve njerëzore Empty Bashkëpunim rajonal kundër trafikut të qënieve njerëzore

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 09, 2009 10:41 pm

Bashkëpunim rajonal kundër trafikut të qënieve njerëzore

Trafiku i qënieve njerëzore mbetet ende nje sfidë në Europën Lindore dhe Juglindore. Krahas bashkëpunimit mes institucioneve qeveritare dhe agjencive të specializuara, ndihmë japin dhe organizatat joqeveritare.

Bashkëpunim rajonal kundër trafikut të qënieve njerëzore TRAFIKIMI-TR
Rrjeti ARIADNE kundër trafikut të qënieve njerëzore në Europën Lindore dhe atë Juglindore është krijuar në shtator të vitit 2005 në Athinë. 18 organizatat joqeveritare që janë bashkuar janë nga Bosnja, Bullgaria, Shqipëria, Moldavia, Rusia, Kosova, Turqia, Ukrahina, Mali i Zi etj.


Lufta kundër trafiqeve njerëzore mbetet një sfidë për vendet e Europës Lindore dhe Juglindore. Harta e vendeve që janë burim trafiqesh, apo ato që shërbejnë si territore tranziti ndryshon kohë pas kohe. Por raportet ndërkombëtare konfirmojnë se fenomeni është ende prezent dhe shqetësues. Krahas autoriteteve zyrtare dhe institucioneve të specializuara të vendeve të rajonit, në mbështetje janë dhe organizatat joqeveritare. Prej vitit 2005 vepron dhe rrjeti ARIADNE kundër trafikut të qënieve njerëzore në Europën Lindore dhe Juglindore.
OJQ-të ndihmojnë për një "Shqipëri pa trafik"
Partnerë të rrjetit në Shqipëri janë dy ojq të njohura, shoqata "Në dobi të gruas shqiptare" dhe Qëndra shqiptare për rehabilitimin e traumës dhe torturës. Të dyja organizatat janë përfshirë në një fushatë sensiblizuese me moton "Shqipëria pa trafik!".
Tedi Mana psikolog në Qëndrën e rehabilitimit të traumës dhe torturës, thotë se personat dhe grupet kriminale që merren me trafiqet e qënieve njerëzore përpiqen të organizohen dhe funksionojnë si subjekte multinacionale. Edhe reagimi ndaj tyre, parandalimi dhe goditja ndaj akteve të shkeljes së ligjit nga ato duhet të jetë pa kufij. Ndaj dhe rrjeti ARIADNE është një aksion multinacional, ku bëjnë pjesë ojq nga vende të ndryshme të Evropës Lindore dhe asaj Juglindore.
"Objektivi kryesor i këtij rrjeti është lufta kundër trafikut të qënieve njerëzore duke zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë dhe të koordinuar mes vendeve të origjinës, tranzitit dhe destinacionit të viktimave të trafikuara. Me qëllimin e nxitjes së aksioneve të përbashkëta për të ofruar mbështetje ndaj viktimave dhe të parandalojë këtë fenomen. Vizioni ynë është që të arrijë një shoqëri të qëndrueshme demokratike, pa torturë, keqtrajtime dhe dhunim të të drejtave të njeriut. Duke garantuar respektimin e dinjitetit njerëzor dhe fuqizimin e burimeve njerëzore në të gjithë sferat e shoqërisë".
Shkëmbim eksperiencash mes shoqatave të rajonit
Sevim Arbana, drejtuese e shoqatës "Në dobi të gruas shqiptare" tregon për DW se rrjeti i ojq-ve të rajonit funksionon në bazë të shkëmbimit të përvojave dhe eksperiencave.
"Është bashkërendimi dhe komplementimi i shërbimeve që ne ofrojmë në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Sidomos në parandalimin e tij, Sensibilizim të opinionit, lobim për përmirësimin e legjislacionit në këtë fushë. Për të ngritur ura reale të bashkëpunimit me institucionet shtetërore. Duke nisur psh., nga Moldavia a Bjellorusia që janë anëtare të këtij rrjeti dhe deri tek organizatat që janë në Janinë ne furnizojmë me informatat më të fundit".
Arbana veçon dhe aspektin e trajtimit dhe riintegrimit të viktimave të trafikut, sidomos fëmijët, vajzat dhe gratë. Kooperimi rajonal i vlen dhe përhapjes së praktikave më të mira nga njeri vend në tjetrin në menaxhimin e strehëzave dhe vendqëndrimeve. Këtu ne e shikojmë shumë njeri-tjetrin, thotë ajo. Ka specifika, por dhe ka mjaft elementë të përbashkët në funksionimin e qëndrave rehabilituese në secilin prej shteteve anëtare.
DW
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi