Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes

Shko poshtë

Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes Empty Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 10:40 pm

Shpella e Gadimes

KJo shpellë gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë ajo është e gjatë 1500 metra. Mirëpo për turistët e shpellës është i mundshem shikimi i vetëm 800 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është 8-11 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 98726688nb5
Shënimet e para të shkruara për ekzistimin e shpellës duket se janë marruar nga një fshatar i cili në oborrin e shtëpisë së vet gjatë punimit (thyerjes) së gurëve kishte hasur në një gropë të vogël nga e cila vinin reflektime të dritës. Pasi që fshatari kishte shikuar me vëmendje ai ishte magjepsur nga bukuria dhe shkëlqimi i kristaleve stalagmite. Për datën në të cilën janë futur në aktet zyrtare këto shënime nuk dihet. Por në fshat flitet se fshatarit fatlumë për lajmërimin që kishte bërë i janë dhuruar katër shtëpi mesatare të asaj kohe.
Personat e angazhuar për matjen e gjatësisë së shpellës kanë vërtetuar pohimin e gojëdhënës së fshatarëve e cila thotë se: një lepur dhe qenë (zagar) kanë hyrë në gryken e shpellës në Gadime dhe pas disa ditësh kanë dalurë në sipërfaqe në Janjevë. Dhe më të vërtet largësia ajrore në mes të këtyre dy fshatrave është 12 km.
Personat të interesuar për brendinë e shpellës dhe që si duket kanë provuar të hynë aty, kanë lajmëruar se edhe brendia e saj është po aq e bukur sikurse ajo që shohin turistët dhe ndoshta edhe më e bukur. Në shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit ende nuk është matur. Fshatarët e këtyre viseve tregojnë për disa gjëra për të cilat ata thonë se i kanë mbajtur pasi që janë frikësuar që ato do të keqpërdoreshin nga sistemet shtetërore që sundonin në Kosovë. Se sa janë të vërteta këto pohime i mbetet kohës dhe personave të specializuar për vërtetimin e gjërave të tilla.

Shpella e Mermert - Gadime e Ulet, Lipjan
Eshte zbuluar rastesisht nga Ahmet Diti, duke punuar ne meremetimin e shtepise se tij, ne vitin 1969.
Pastaj eshte hulumtuar nga ekipet e ndryshme speleologjike nga ish-Jugosllavia, por me se shumti nga speleo-klubet vojvodinase, dhe ate nga Prof. Jovan Petrovic, gjate viteve te 70-ta.
Kjo eshte shpella e vetme turistike ne Kosove, dhe eshte hape per turizem ne vitin 1976, pas shume punimeve qe jane bere per heqjen e dheut dhe zhavorit, per t`i hapur kanalet apo korridoret e saja. Eshte hulumtu ne nje gjatesi prej 1260m, por pjesa me e madhe e saj eshte ende e pahulumtuar per shkak se eshte e bllokuar nga materialet e ndryshme qe i ka sjell lumi i aferte. Hulumtimet e metejme speleologjike te hapesirave te supozuara, jane te mundshme dhe ate ne katin perdhese dhe te siperm. Ka tri hyrje natyrale dhe ato gjinden ne nje lartesi mbidetare prej 576-584m, dhe 6-10m mbi nivelin e lumit. Temperatura brenda ne shpelle sillet prej 9.6-16 grade celzius, varesisht nga stina e vitit dhe galleria.
Pjesa turistike eshte e gjate diku reth 500m, dhe shiqimi i shpelles behet ne menyre te organizuar, dhe ate gjdo dy ore. Shpella gjindet afer fshatit Gadime e Ulet,ne kodren e Murturit,ne shtratin e lumit Klysyre, 20km nga kryeqyteti i Prishtines, ne afersi te magjistrales per Shkup.
Kjo shpelle eshte e zhvilluar ne nje thjerrez te gelqeroreve te mermerizuar me dimensione te vogla hapesinore e nderfutur ne rreshpet permotriasike.
Eshte formuar nga lumi nentokesore i cili kalonte neper kodren e Myrtyrit, para se ky lume te formonte shtratin e tij, ku mepastaj eshte mbushur me balte gjate kohes kurre tere fushen e Kosoves e mbulonte liqeni.
Karakteristike per kete shpelle jane formacionet e aragonitit, por edhe pembajtja e shkembinjeve te mermert prej nga e merr edhe emrin, dhe eshte mjafte e dekoruar me dekorime te mineraleve nga me te ndryshmet.
Disa pamje qe ja vlene te vizitohet:
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 001ff2
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 003bw1
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 004rs4
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 005hg4
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 014fr1
Marble Cave at Gadime village,Lipjan
This is the only touristic cave in Kosova, opened to the public in 1976, after a large amount of debris were removed.
It is situated about 20km south of capital Prishtina, in the hill of Murtur, in the valley of river Klysyra, which flows in the village of Gadime e ulet, and by the higher hill-Gadime situated there.The both hills are composed basically of the old Palezoic marbles that can be found only at eastern edges of the Kosova valley. These marbles are covered with volcanic lava and tuffs dating back from the time of formation of the Kosova valley. Later on the whole region was overflown by the Kosova lake that has withdrawn lately.
It has been discovered by Ahmet Diti while he was doing some works nearby his house in 1969. It has been explored during the years 1970 by some speleological teams from ex-Yugoslavia, but large part of this cave is still unexplored, because many passages are blocked from river deposits. It has three natural entrances situated at 576, 582 and 584m above sea level, and only 6-10m from the river bed. It has been named because of the marble rocks of different colours and various patterns in which it is made in. It is separated in three galeries: western, northern and eastern gallery.
Further explorations on this cave are possible, in both levels, in ground level and the first level aswell. Temperature inside is from 9.6 - 16 degrees centigrade, dependent of season and galery.
It is long about 1260m, but the touristic part is around 500m long, with guided tours almost every two hours.
Caracteristic for this cave are the aragonite formations, and marble blocks of stone from which it takes the name, and it is very well decorated all over.
The Marble cave was made by the underground river that flew through the Murtur hill before the Klysyra river made its valley. This was the time that preceeded the existence of the lake in the Kosova valley. Later on the cave was stuffed with clay, and only after the river Klysyra cut its defile the cave entrances were rediscovered. However by its appearance creation in the marble and richness in the marble ornaments, the cave represents a unique speleological discovery.

www.nasergashi.com

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes Empty Re: Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 10:42 pm

Po ju sjell edhe disa foto nga Shpella e Mermerit -Gadime Lipjan
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 1FGH7F787987-02
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 0I5P0N516320-02
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes JR5RIX409874-02
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes PXZUYF938302-02
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes WBTCHL365335-02
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 8BCTNX735011-02
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes EL6LAQ971904-02
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 7DKZGJ598986-02


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes Empty Re: Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 10:43 pm

Ja edhe disa tjera nga Shpella

Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 0xsf6j69784402ve9
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes 13oqud49603002tz0
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes Ms0c0r63465802gd5
Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes Ms4v7e92602302tv7

www.nasergashi.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes Empty Re: Bukuritë natyrore shqiptare: Shpella e Gadimes

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi