Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lavdrim Lita:Piromani i demokracisë

Shko poshtë

Lavdrim Lita:Piromani i demokracisë Empty Lavdrim Lita:Piromani i demokracisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2009 10:30 pm

Piromani i demokracisë

Lavdrim Lita


E shtuna e 10 tetorit ishte një ditë ters për Kryetarin Edi Rama, por një ditë e mbarë për demokracinë shqiptare. Këto janë dy gjërat e qarta, menjëherë pasi u pa indiferenca e Tiranës qytetare për të blerë diçka të pashijshme nga tregu i audiencës opozitare, ose/edhe nga mediet që i qëndisnin reklamat pro-protestë me fillin e mëndafshtë të asgjësë, paçka se dolën krejt fiasko. Imazhet mbi protestën na dhanë të kuptojmë se thirrja për “luftë politike”, e kërkuar nga balena e sëmurë PS ra përgjithësisht në vesh të shurdhër. Pinoku brenda balenës vetëm sa të cimbis me hundën që i zgjatet sa herë që flet për zgjedhjet apo kutitë e votimeve. Njerëzit nuk duan më luftë, njerëzit duan paqe sociale, punë dhe angazhim për integrimin e vendit në BE. Kjo kuptohet aq dukshëm sa edhe lufta e salmonit kundër rrymës.
Mirëpo as vetë opozita me këtë protestë pa kauzë politike nuk do të kuptojë se atentati artificial që po i bëhet Shqipërisë është për kauzën vetjake të Edi Ramës, i cili përditë e më shumë po tregon se ka kurorëzuar divorcin e plotë me arsyen.
Nuk ka sesi kur - pa paragjykuar protestën, në thelb si metodë demokratike - të shihet se mosha e plantacionit pjesëmarrës dukej fare lehtë se ishte 60 përqind e përbërë nga pensionistë e veteranë rrethesh të komiteteve të çlirimit nga asgjëja. Por edhe këto kategori, kishin udhëtuar gjashtë orë me autobusë të paguara nga Bashkitë e mëdha për të ardhur të lodhur në protestën e drobitur. Ku ishin të rinjtë që na kanë treguar në kronika televizive, të cilët shtypeshin me njëri-tjetrin për të marrë m(p)asivisht teserat e PS-së?
Edhe përpjekja hip-hopiste e partizanit të vogël Veliaj për të galvanizuar rrudhat mbeti veç një e qeshur e pacipë mes një proteste funebër. Më mirë protesta të ishte bërë tek ish-Blloku, se ka rrezik se do të kishte ndonjë audiencë më të madhe në numër, paçka se edhe ajo zor se do të ishte aktive... në kërkim të votës.
Ndërsa politika e re e Egobarutit po kthehet në një qark të shkurtër auto-referencial, që po i zhvesh votuesit nga përfaqësimi i ligjshëm në vendimmarrje. Politika ka vetëm një vend burimi: komunitetin. Kur nuk ka komunitet që s’të ndjek në shumicë, atëherë nuk ka politikë, ka veç anomi, ka veç një luftë të të gjithëve kundër të gjithëve. Kur tkurret hapësira e politikës, afërmendsh pastaj na kërkohet të ruhemi nga të këqijat e kaluara, të tashme dhe të pritshme.
Përveç dëmit që sjell në komunitet, Ai me sa duket i paska fikur dritat edhe LMN-së duke i lënë terrin informativ të opozitës, jashtë reflektorëve të medieve pranë lejeve dhe licencave bashkiake, dhe mendimi ndryshe nuk ka sesi të jetë ndryshe nga sozia e tij. Po mundohet me të gjitha kërcënimet t’i bëjë gjenocid mendimeve të Ben Blushit apo Ben Malaj etj, fiks një spastrim i plotë në sheshet e poseduara të fraksioneve. Prodhimi përditë i kësaj politikë ikonoklaste, memece në mendime, por e bollshme vetëm me make-up në pasarelën ylberiste, dëmton rëndë atë që i qëndron afër. Me sa duket këtë e kuptuan herët, si LZHK-ja e Dash Shehit, si Ngjela e si Ndoka, të cilët me një reagim që mezi matej edhe nga kronometri, u distancuan (shpjegime s’kanë dhënë ende gjithsesi), dhe hëpërhë iu shmangën damkës së marionetës në një teatër absurdi politik.
Egoarku në breshërinë e fjalëve si para ashtu edhe gjatë protestës tregoi se është më i gjatë sesa i edukuar. Por gjatë konferencës së shtypit, ai lëshoi një sinjal politik jo fort të mirëpritur, teksa deklaroi se “unë nuk jam i vetëm, por jemi Ne, ne të gjithë të tjerët”. Rama shyqyr që paska lexuar librin e fundit të Walter Veltronit, me titullin “Noi”, që në shqip përkthehet “NE” e po përpiqet të justifikuar politikën e re, por lexuesi i 55-s duhet të dijë se ky Valter Veltroni në atë libër rrëfen asgjë më shumë sesa historitë e dështimeve të njëpasnjëshme të politikës së Majtë italiane, duke nisur nga baza komuniste e tyre e PCI-së deri tek liderët e paaftë Veltroni, Prodi, D’Alema e Franceschini.
Mirëpo thjesht e pastër nga zgavrat e nikotinizuara të Egokratit, nuk ka asnjë “Ne”, por “unë dhe vetëm unë”. Nëse publikut nuk i mjafton kongresi për t’i konkretizuar me imazhe këto shënime, ktheni vëmendjen pak nga listat e deputetëve të PS-së. Interesi për t’u ricikluar me ide të vjedhura nga përtej Adriatikut është veç për të qeshur, por mandej kush e merr seriozisht, ka vend edhe për të vënë duart në kokë.
Nevoja për t’u shfaqur gjithmonë e ri, po ia humb Egokratit dinjitetin politik, e po e shndërron në një manekin të riciklimit grotesk të fronteve kinse forume demokratike. E s’mund të ndodhte ndryshe tek holokausti i mendimeve sockomuniste, që u referohen kohë e pa kohë gropësirave të stërmëdha të amoniakut politik. Prej andej, shfaqet edhe sfida më e mbrame e Edi Ramës, ajo e një “remake-soft”-i të nomenklaturës komuniste, të asaj shoqërie që e kishte ndërgjegjen në një këllëf, dhe sot është shndërruar nga konsumimi i ideologjive të ndryshme në një postndërgjegje të rënduar nga tulet e dhjami i përsosur. Është fiks perspektiva e pandryshuar që do korrë edhe i Zoti i Vakisë së 10 Tetorit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi