Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lavdrim Lita:Në kërkim të Unamunit

Shko poshtë

Lavdrim Lita:Në kërkim të Unamunit Empty Lavdrim Lita:Në kërkim të Unamunit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 2:05 am

Në kërkim të Unamunit

Lavdrim Lita
Nuk ishte aty

Mbrëmë në darkë po shëtisja pas punës përgjatë bulevardit “Zogu I” dhe reflektoja. Ishin mendimet e zakonshme banale që ndjekin ekzistencën time, dhe ndoshta edhe të disa të tjerëve. Të pakënaqur sesi venë punët në shoqëri, politikë a në shtëpi, të vjen vetiu ndonjë fantazi mashkullore për personazhet femërore që takon rrugës ose të njohura në punë, apo vetësugjestionimet pas protestave dhe festimeve që kanë mbushur kryeqytetit me pankarta e billbordera sikur të ishin akoma në fushatë.
Kur tak-fak u kapa nga një mendim i papritur që më hutoi tejmase. Ishte një mendim i çiltër, i pastër, e ndjeja pa lëvizur sesi po përhapej në mendje pa gjendur pengesa automatike, një nga të shumtat që gjenden përgjatë kalldrëmit cerebral. Në ato pak momentet të shkurtra që eksperimentoja mbresa të papërsëritshme pyesja veten nëse Unamuni ekziston.
Çuditërisht nuk e kërkoja në një nivel filozofik. Nuk kërkoja të akumuloja në mendje prova pro ose kundër kësaj hipoteze. Në atë çast nuk mendoja teoritë shkencore ose aksiomat religjioze që argumentojnë prezencën a mosprezencën e një Entiteti Suprem. Asgjë e tillë.
Ndërkaq më ndodhi thjesht duke parë përreth, të vëzhgoja pallate, rrugën të rrahur nga makinat frenetike të modës së fundit, me qiellin e errët të mbyllur nga shiu, dhe shumë kalimtarë të panjohur që më kryqëzonin shikimin, duke më zhbiruar fytyrën për një moment; më ndodhi të shikoja edhe ajrin e dendur ngjyrë të verdhoshe që dridhej kurvërisht midis dy llambave...dhe të pyesja veten: Unamuni është aty? Është në këtë vend? Është në ajrin që thith? Në këto molekula që në rrethojnë kështjellën e hundëve? Në hapësirën që nuk ekziston midis dy pallateve, në vitrinat e butikëve? Më falni zonjushë, është Unamuni këtu? Jo këtu është një sexy-shop klandestin! Më falni që u shqetësova - nuk e dija.. Nuk e humba krejt shpresën, pyeta, kërkova gjithë parinë. Nuk ishte ankoruar as këtu në maternitet. Pyeta edhe disa djem zdapa që pinin kafe e tymosnin mushkëritë. Përgjigja. Hiç, duke ngritur supet! Ky ishte sporti më i ri - ma shpjeguan më pas - ngritja e supeve ishte shpallur një sport kombëtar, me urdhër nga lart. Ndoshta Unamuni ishte në hiç-gjë? Dhe hiçi ishte kaq afër sa për ta prekur me dorë.
Ishin mendime të çuditshme dhe pyesja veten nëse isha unë që i bëja ose ndonjë tjetër. Më dukej vetja sikur po shëtisja në një vend tjetër. Sikur isha në rrugën që ndan Kabulin nga Kandahari. Pyeta veten për pak sekonda, por me një intensitet që më çuditi edhe mua të parin. Mbaj mend që ngrita dhe kokën për të parë pallatet e reja që po gërryejnë qiellin. Nuk di pse e bëra, ndoshta ishte ndonjë refleks i kushtëzuar fëmijërie. Sot ky shikim ishte një sfidë dhe i ngjante si një blasfemie të re shoqërore. Por e di se çfarë po mendoja në atë moment. Bëra disa hapa të tjera drejt stacionit të Trenit dhe gjithçka më kishte kaluar. Madje edhe pa pirë asnjë gotë raki, gjithçka natyrale. Pyetja ishte zhdukur në drejtim të paditur, thjesht nuk kishte ekzistuar fare. I thashë vetes se Unamuni nuk ishte aty, nuk ishte përreth meje. Asgjë tjetër do të më influenconte vullnetin për të jetuar. Ndoshta më pragmatiste do të ishte ndonjë makinë me shpejtësi të madhe të më shtypte dhe kjo do të kishte ndodhur për fat të keq.
U thashë vetes që përreth vetes nuk ndjeja prezencën e asnjë Unamuni, por vetëm të fatit. Nuk kishte entitet, por vetëm probabilitet. Asnjë krijim, asnjë projekt, asgjë. Edhe pse u ndjeva i çuditshëm në ato pak momente. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi