Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjon Keka: Malli i vjetër dhe sloganet e reja

Shko poshtë

Gjon Keka: Malli i vjetër dhe sloganet e reja Empty Gjon Keka: Malli i vjetër dhe sloganet e reja

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 13, 2009 1:05 am



Gjon Keka: Malli i vjetër dhe sloganet e reja U1_GjonKekaMalli i vjetër dhe sloganet e reja

Nga Gjon KEKA

Zgjedhjet në çdo vend demokratik janë pjesë e formimit të vullnetit politik dhe zhvillimit të kapaciteteve demokratike nëpërmjet partive politike që hyjnë në garë për marrjen e pushtetit.Janë pikërisht partitë politike ato që marrin vendimet më të rëndësishme në jetën politike të një shteti demokratik dhe njëkohësisht e bëjnë të mundur edhe orientimin politik të qytetarëve të saj.Por parasëgjithash partitë politike kanë si qëllim të tyre të vetëm që nëpërmjet këtij veprimi politik në proceset e jetës politike të vendit të shfrytëzojnë vullnetin e popullit për të kapur pushtetin ,apo siç nënvizonet filozofi dhe shkrimtari Francez Jean Paul Sartre se “partia mund të jetë gjithmonë vetëm një mjet.Dhe gjithmonë ekziston vetëm një qëllim: pushteti”.Janë pra partitë ato që duke gjetur mjetin arrijnë që me vullnetin e popullit duke ndikuar nëpërmjet këtij formimi të brendshëm të përkatësisë së fituar nga populli dhe ngjyrimit të arrijnë që mjetin ta bëjnë vegël dhe shkallë të ngjitjes lartë apo poshtë ndërtesës së demokracisë(pushtetit).Ndërkaq Kosova si një shtet i mbykqyrur dhe fëmijë i demokracisë si dhe një vend në zemër të kontinentit Europian ende është në rritje e sipër të kapacitetit dhe të jetës demokratike brenda institucioneve të saj. Demokracia e cila në disa rates është keqkuptuar e në disa është konsideruar si liri për të shfrytëzuar mundësit e keqpërdorimeve të mëdha brenda sistemit politik dhe institucional ka quar këtë vend në një pikëpyetje të jetës demokratike dhe zgjedhore e politike.Që nga paslufta demokracia fëmijë në Kosovë nuk ka funskionuar siç duhet ,ajo ende nuk po e gjenë shtartin e saj të rritjes dhe të veshjes me dinjitetin qytetar dhe vullnetin e tij sovran,por ajo(demokracia) në Kosovë më shumë është një emër i admriuar tek politikanet,institucionet dhe elita politike, partite politike se sa që është një qëllim në vetvete dhe një farë e brendshëm që ngritë cilësinë si të institucioneve ashtu edhe të jetës politik dhe shtetërore në tërësi.Me një fjalë demokracia në shtetin e mbykqyrur të Kosovës ende nuk i ka futur rrënjët në thellësine e saj brenda institucioneve dhe jetës politike e shtetëror në përgjithësi ,ajo mbetet ende si pjesë e tranzicionit dhe e mësimit nga institucionet politike shtetërore si dhe paritët politike.Duhet parasëgjithash të ekzistojë një kulturë dhe traditë e lartë kulturore ,politike e shtetërore ashtu që demokracia të bëhet pjesë e një shteti apo kombi, mirëpo në rastin e Kosovës e cila ka patur fatin që demokracia të hyj nga dera e botës demokratike dhe miqësore që e kanë parë këtë vend si një projekt të përbashkët të ngritjes nga skllavëria e pushtimeve(otomane,sllave) drejt lirisë dhe jetës së përbashkët të kombeve demokratike duke e futur procesin e jetës politike të shtetit të mbykqyrur të Kosovës në rrjedhën kombeve bashkëkohore.
Sidoqoftë tani meqë flitet për zgjedhjet komunale të 15 nëntorit 2009 në Kosovë, duhet theksuar se malli(projektet,programet)që po shpalosin partitët politike në opinionin qytetarë ëshë i prishur i dalur afatit dhe nuk ka të bëjë aspak me zhvillimin ,ndryshimin dhe perspektivën e re të Kosovës ,janë të njëjtit njerëz,të njëjtit “ideolog”, dhe mbi të gjitha është i njëjti mall(projekte) që i është prezantuar qytetarëve të shtetit të mbykqyrur të Kosovës.Kosova ka vite që po vuan nga moszhvillimi ekonomik,nga mungesa e demokracisë institucionale e shtetëtëore ,nga infrastruktura, keqmenaxhimi,korrupsioni,varfëria e skajshme,rreziku nga terrorizmi etj, etj.
Defektet e shumta ,lodhja dhe mungesa e përgjegjësisë po e qonë popullin dhe tërë vendin në një gjendje mosbesimi,apatie dhe zhgënjimi të thellë nga ana e partive të cilat dalin në skenë me thes premtimesh duke i shpjeguar dhe treguar popullit ardhmërinë e tyre në syrin e ëndërrave të parealizueshme dhe të paarritshme.
Megjithëkëtë tani partitë politike në shtetin e mbykqyrur të Kosovës, në përputhshmëri me parimin e sovranit(popullit), po i prezantojnë opinionit kandidatët e tyre, mallin e tyre,me anë të kësaj ata po zhvillojnë një para-fushatëzgjedhore,po e reklamojnë mallin dhe ofertat e tyre që kanë për t’i hedhur pluhur syve para qytetarëve ,ashtu që në kuadër të premitimeve të arrijnë të bindin sadopak masën, sepse në të kundërtën qytetarët nuk do të kishin mundësinë e zgjedhjes së partive dhe personave që ata kanë propozuar si dhe mallit të tyre programor apo projekteve të ëndrrave të mëdha e të parealizueshme.Malli apo programi apo edhe projeketi i partive politike në Kosovë, të cilën ata po ua ofrojn votuesve për zgjedhje është i dalur boje dhe aspak shpresdhënës për ndryshime rrënjësore në shtetin e mbykqyrur të Kosovës ky është malli i vjetër por me slogane të reja dhe programe moderne. Në kuadër të kësaj duhet nënvizuar se programet që kanë karakter zhvillimor të të partive duhet që te kenë kryesisht dy funksione kryesore.Në njërën anë, ato duhet të artikulojnë interesat e qytetarëve dhe vullnetin e tij ,ndërsa në anën tjetër është detyrë e programeve të partive politike në Kosovë ndikimi i formimit të vullnetit politik të qytetarëve dhe plotësimi i atij vullneti ,ashtu që premtimet dhe programet te prekin thelle dëshirën e qytetarit dhe brengat e tij ,si dhe perspektivën për një të ardhme më të mirë,dhe më të shëndetshme ekonomikisht,politiksht ,në aspektin kulturor,social etj etj.
Ndërkohë gjatë këtij procesi të para fushatës dhe atij gjatë fushatës partitë politike në Kosovë do të ishte e udhës së paku një minimum bindjesh të përbashkëta në mëynrë që qytetari të shohë vërtetë lëvizjet dhe programet si në teorinë e konkurrencës së domokracisë ashtu edhe në praktikën e saj ,se a do të mund vërtet të përputhet me vullnetin e tyre malli,kandidatët dhe oferta programore e partive politike. Kosova dhe partitët politike dita ditës po rrëshqasin në një oligrakizëm sa që hapësira për veprime dhe ide brenda partiake thuajse vjen duke u shuar ,në këtë mënyre në radhët e partive të mëdha politike në Kosovë gjendet një grupë apo klan i caktuar që i ngjanë kohës së skllavopronarëve dhe arsitokratëve të pasur.Nga kjo lindin shumë mendime dhe kritika si dhe mosinetresim e zhgënjim si qytetar ashtu edhe simpatizantë apo anëtar brenda partiak që nuk arrijnë të kenë mundësi për shtytje të reforma ve në përgjithësi.Ndërsa kritikat vijnë duke u rritur,pastaj mosinteresimi i qytetarëve ndaj partive politike është i madhë, kështu që ky oligarkizëm i brendshëm partiak qonë në rënien e numrit të anëtarëve të qëndrueshëm dhe të simpatizanëtve në përgjithësi, si dhe në zvogëlimin e rezonancës në mënyrë të dukshme në radhët e brezave të rinj të shtetit të mbyqkyrur të Kosovës.Nderkaq tani ne mund të shohim qartë se si partitë politike në Kosovë janë larguar shumë nga baza e saj, pra nga vetë votuesit, qytetari,mirëqenia e tij ekonomike,brenga e tij,vullneti i tij, deshira e tij, siguria e tij etj.Kjo diistancë në mes të politikanëve joprofesionist të Kosovës nga të të gjitha partitë politike dhe popullit në përgjithësi është shumë e madhe, gjë që e bën të pamundur shkëmbimin e gjallë të pikëpamjeve,nevojave të përbashkëta,dhe vullnetit për të ardhmen duke focuar marrdhënien qytetar-institucione-parti politike në Kosovë. Nga ky problem i distancës dhe i mospunës si dhe i premtimeve boshe lind mosinteresimi për partitë politike në Kosovë, kritika ndaj tyre , pastaj shkarkohen emocione, të cilat bazohen në ndjenjën se politika dhe partitët politikejanë grykëse pushteti,keqmenaxhues.gënjeshtar të mëdhenjë ,të pakuptueshëm, të padepërtueshëm,të pakontrollueshëm,dhe të cilët i ndrrojnë koret e maskave çdo vitë si dhe në kohë zgjedhjesh.Të gjitha këto probleme vijnë si rezultat i mungesës së përgjegjësisë, defekteteve tjera si dhe të oligrakiës e grykësisë për pushtet , duke humbur partitët politike në Kosovës fuqinë e ndikimit në shoqëri respektivisht tek qytetari i cili ka rënë në zhgënjim dhe krizë të mosbesimit ndaj elitës politike në vend,dhe në këtë mënyre vie deri te deshtimi i partive politike në mardhëniet qytetar-isntitucione-parti politike.Poashtu në këtë mënyrë humbet edhe trualli i përbashkët socio-psikologjik, mbi të cilin së pari rritet mosinteresimi,ndjenja e pakënaqësisë ndaj partive politike në Kosovë dhe së fundi edhe ndaj politikës shtetërore në përgjithësi.
Dhe krejt në fund zgjedhjet që do zhvillohen brenda këtij respektivisht më 15 nëntor 2009 në shtetin e mbyqyrur të Kosovës jan një test i rëndësishëm për demokracinë dhe funskionim e saj brenda kapilarëve të institucioneve të Kosovës.Si dhe një matje impulsesh në mesë të partive politike dhe mallit që ata do të prezantoj para qytetarëve të saj,pastaj normat e brendëshme te levizjes se proceseve demokratike dhe të bindjes qytetare pas një zhgënjim të thellë të tyre karshi një realiteti dyshues që kanë krijuar partitë qeverisëse të vendit duke mos lëvizuar asnjë gurë në drejtim të plotësimit të gjendjes qytetare dhe zhvillimeve në përgjithësi të shtetit të mbykqyrur të Kosovës.Nuk mund të dihet se cilat do të jenë motivet që një qytetar të Kosovë ta shtyejn që të dal në zgjedhje të këtij viti ,sepse duke parë se me kalimin e kohës asgjë nuk ka ndryshuar dhe se realiteti tregon një gjendje të mjerë ,qyetarët nuk duket se kanë ndonje alterantiv ,mall të ri apo edhe një frymë të re në skenën politike të Kosovës që të mendojnë më konkretisht për ardhmërine e tyre dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit të mbykqyrur të Kosovës.Ende nuk është vrejtur nga ana e partive politike një aftësi e tillë që me anë të kompetencës dhe vullnetit politik të arrijnë që mallin e tyre ta përputhinë në plotëni me vullnetin dhe nevojat e qytetarëve të saj duke zgjidhur problemet në fushat prioritare të nevojave qytetare dhe të shtetit të mbqkyrur në përgjithësi ,ashtu që qytetari të sheh se demokracia po funksion,se Kosova po ecën në drejtimin e duhur të zhvillimit dhenë proceset e integrimit në strukturat euroatlantike
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi