Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BSPK e shqetësuar për diskriminimin e punëtorëve të Prokurorisë Speciale

Shko poshtë

BSPK e shqetësuar për diskriminimin e punëtorëve të Prokurorisë Speciale Empty BSPK e shqetësuar për diskriminimin e punëtorëve të Prokurorisë Speciale

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 13, 2009 11:06 pm

BSPK e shqetësuar për diskriminimin e punëtorëve të Prokurorisë Speciale



PRISHTINË, 13 tetor- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me diskriminimin që po ndodhë ndaj punëtorëve të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të cilëve po ju mohohet e drejta në realizimin shujtës e cila ju është dhënë të gjithë punonjësve të judikatures. Shkaktar i zhvillimit të grevës nga data 23 Shtator i stafit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është diskriminimi institucional që po ju bëhët nga ana Ministrisë së Drejtësisë.

Në Maj 2009, është nënshkruar marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës për pagesën e shujtave për Prokuror dhe stafin Administrative të Prokurorive të Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje është arritur pas grevës së mbajtur nga ana e Prokurorive të Republikës së Kosovës në Nëntor të vitit të kaluar, ku pjesë e kësaj greve kanë qenë edhe stafi i Prokurorisë Speciale, mirëpo në mënyrë të pa drejtë stafi i Prokurorisë Speciale është përjashtuar nga realizimi i kësaj të drejte.
“Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme në forma të ndryshme ligjore, kërkesa për realizmin e kësaj të drejte nuk është marr parasysh nga ana Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë rast Stafi i Prokurorisë Speciale ka qenë i detyruar të futet në grevë për realizimin e kësaj kërkese ligjore.”
Bashkimi i sindikatave të Pavarura të Kosovës e mbështet fuqishëm kërkesën e drejtë të stafit administrativ të Prokurorisë Speciale dhe ju bënë thirrje institucioneve kompetente si Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe institucioneve tjera relevante që në një afat sa me të shpejtë të realizojnë të kërkesën e drejtë dhe ligjore të grevisteve dhe të ndalojnë diskriminimin institucional që po ndodh ndaj këtyre punonjësve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi