Vangjush Ziko: Korçarja e Bostonit
Faqja 1 e 1
Vangjush Ziko: Korçarja e Bostonit
KORÇARJA E BOSTONIT
Nga prof. Vangjush Ziko, Kanada
Një libër i shkruar për të tjerët është më shumë se kaq. Ai është një libër edhe për vete. Sidomos një libër me pershkrime, skica, studime, artikuj, portrete, siç është libri "Mbi thinja fryn erë" i Rozi Theoharit, që e lexova rishtas.
Përzgjedhja e materialit, e tematikës, e ndodhive të ndryshme, vendvendosja dhe kohëngjarja, njerëzit konkrete apo personazhet që popullojnë librin, nuk janë një rastësi dhe as një diktat i jashtëm. Diktuesi i vetëm është mendja dhe zemra e shkrimtarit. Libri, keshtu, është një ezhe apo ekage e tij. Sado asnjanës dhe indiferent që të tregohet shkrimtari, nuk e fsheh dot vetveten. Ai është personazhi i padukshëm i veprës, personazh i cili, duke marrë përsipër detyrën e naratorit, në mënyrë të pavetëdijshme e ka skicuar edhe portretin e vet, dashur pa dashur.
Lënda e librit " Mbi thinja fryn erë" shtrihet në një hapesirë që mbulon dy kontinente: Europën Juglindore dhe Amerikën e Veriut. Ai përfshin një kohëzgjatje gati shekullore, prej fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë gjer në fillim të shekullit të njezetenjëtë. Dy vende janë arenat e ngjarjeve të librit: Shqiperia dhe SHBA. Edhe personazhet mbajnë dyshtetësi: shqiptare dhe amerikane, apo shqiptaro-amerikane. Atdheu i origjinës dhe atdheu i ri. Tharmi historik, ekonomik dhe emocional i kesaj vepre është kurbeti, që në gjuhën e sotme thirret emigrim. Libri na tregon për shkakun dhe rrjedhojat personale dhe kolektive, të trishtuara dhe ëndërrndjellëse; na ballafaqon dy botë, jo vetëm të largëta por edhe krejt të ndryshme; të largëta nga niveli ekonomiko -shoqëror dhe të pakrahasueshme nga shkalla e emancipimit dhe e përsosjes institucionale. Libri është një mozaik dramatik realist ku skamja plekset me ëndrrën për mireqenie, ku brenga e mallit kthehet në forcë dhe vullnet mbinjerëzor, që e mposht lodhjen cfilitëse fizike dhe ankthin e pritjes tragjike; ku malli për atdhe shndërrohet në gen të krenarisë dhe të dinjitetit njerëzor, kurse ballafaqimi me të drejtat dhe liritë njerëzore e ngre lart ndërgjegjen e individit dhe atë kombëtare dhe i bën njerëzit luftëtarë të pakursyer dhe të pahepur për pavaresinë dhe lirinë e mëmëdheut dhe me tej; ai i lartëson mjaft prej tyre në nivelet e larta të politikes kombëtare, të kulturës dhe të afirmimit të personalitetit njerëzor në Vendin e lirise dhe të demokracisë më të përparuar në botë.
Rozi Theohari është dhe vetë një emigrante. Është një emigrante jo e vitit 1994, kur shkeli për herë të parë në brigjet e Amerikes, por që kur u lind. Po. Ajo, që kur u përmend, mësoi se ishte bija e një babai kurbetlli. Për këtë i fliste në familje dhe e ëma dhe gjyshja, ia deshmonin letrat që vinin nga vendi i larget pertej oqeanit; ia kujtonin në shkollë kur mbushte të dhënat autobiografike, ne pune, ne shoqeri. Dëshmia më e dhimbshme e asaj ishte brenga që nuk iu shqit kurrë. Edhe sot në moshën e thinjave ajo e ndjen si një plagë të vjetër. Ajo nuk e ndjeu fizikisht dorën dhe veshtrimin atëror, që përcjell rritjen e femijes. Kjo brengë e pashlyer ishte dhe një nga ato aresyet që e yshtën të merrte udhën e emigrimit për të prekur me dorën e saj të dridhur atë gur varri dhe për të njohur nga afër atë botë, atë vend dhe atë popull mes te cilit u thinj dhe u zhurit nga malli zemra e kurbetlliut të përjetshëm, që pati lindur jetë, por nuk i gëzoi nga afër ato. Ai, nga një qënie fizike e gjallë, u shndërrua në mall, në erë të shpirtit që fluturon me krahët e një zarfi të ftohtë për të përkedhelur flokët e njerëzve të dashur përtej oqeanit, për të shpupurisur kaçurrelat e femijëve dhe thinjat që dalin nga dylbenka e zezë e zonjës së tij që prashit gradinën, rregullon avllinë e rrëzuar të oborrit, që pret dru në korijen e fshatit për të ngrohur fëmijët në acaret e akullta të dimrit dardhar, ku vendi i tij rreth vatres mbeti tërë jetën bosh...Edhe flladi që ledhatoi flokët e Rozit në çastin e parë kur zbriti në aeroprtin e Bostonit, i ngjau asaj, me pëllëmbët e të atit që e mbështollën me mall.
Emigrimi është vërtet një provë dramatike për çdo emigrant. Ai ka qenë dhe mbetet një betejë. Betejë me vetveten dhe me ëndrrën, me dëshirën dhe mundesinë, me kurajon dhe sakrificën, me qenien dhe mosqenien, me identitetin e trashëguar dhe atë të shartuar, me të tashmen dhe me të ardhmen. Edhe për Rozi Theoharin kjo beteje ka qenë e shumëfishtë. Si njeri. Si grua. Si shkrimtare. Asaj iu desh të përshtatej me klimën, me mjedisin e ri, me gjuhën e huaj. Karakteri i saj i gjallë dhe komunikues, natyra e saj e afruar me njerëzit, çiltërsia dhe humori i saj karakteristik e ndihmuan të lidhet jo vetëm me bashkatdhetarët e mërguar, por edhe me emigrantë të kombësive dhe racave të ndryshme; të marrë pjesë në veprimtari të perbashkëta shoqërore apo familjare,në aktivitete kulturore dhe fetare. Ajo iu pervesh studimit për të përvetësuar gjuhën dhe kulturën amerikane dhe të marrë një diplomë të re. Ajo shkruan lirisht vargje në gjuhën angleze dhe boton vëllime në këtë gjuhë. Ajo arrin kështu ëndrrën e emigrantit per t'u integruar në atdheun e dytë. Si njeri dhe si femër, asaj jeta i serviri një provë të rëndë familjare. Sëmundja i rrëmbeu shokun e jetës në tokë të huaj duke e dënuar atë me vetminë. Jeta përsëriti kështu, në një variant tjetër, fatin e të atit të saj kurbetlli. Ajo tregon në këtë libër me qetësi të dhembshme ato çaste të para të veshtira të vetmisë. Këtë dhembje dhe mërzitje ajo ia kalon krijimtarisë dhe nuk po bën as më pak dhe as më shumë se i ati dhe i gjyshi emigrant,që e mbytnin vetminë me ofshamet e punës së lodhëshme në pyjet apo bizneset e Amerikës.
Ajo erdhi në Amerikë si krijuese e formuar me vepra të botuara në gjininë e humorit,në prozën tregimtare, në poezi. Pena e saj është bërë e njohur dhe e dashur në shtypin publicistik dhe atë artistik të vendlindjes dhe të diaspores, duke u bërë jehonë problemeve,jo vetëm të së kaluarës, por edhe të jetës së sotme të bashkatdhetarëve në emigrim. Firmën e saj e gjen në gazetën më të madhe shqiptaro-amerikane "Illyria" në Nju-Jork, në gazetat lokale të Bostonit, në antologjitë amerikane, në revistën letrare të Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro-amerikane "Pena" etj. Nuk janë të paktë dhe librat që ka botuar, mbi trembëdhjetë. Libri "Mbi thinja fryn erë" i solli asaj çmimin "Pena e artë" të kësaj shoqate.
Jeta e Rozi Theoharit është një metaforë autentike e atij procesi të gjatë dhe të mundimshëm që e ka emrin "integrim". Atë, jo më kot, e thërresin "Korçarja e Bostonit". Fare mire mund ta quajnë dhe "shqiptarja" apo "dardharja". Pak rëndësi ka kjo. Në këtë togfjalësh sintetizohet domethënia e vertetë e fjalës "integrim". Kjo nuk lidhet, thjesht, me dyshtetësinë. Kjo ka të bëjë me një cilësi të re morale dhe psikologjike të njeriut: me atë dashuri të dyfishtë për vendlindjen dhe atdheun e dytë.
Me veprën "Mbi thinja fryn erë", Rozi Theohari plazmoi një monument letrar për kurbetin dhe kurbetllinjtë shqiptarë të shekullit të kaluar dhe të emigrantëve të rinj; skicoi një portret të gjallë të jetës amerikane dhe na dha një leksion të figurshëm, me një gjuhë të pastër ,të pasur e stil të rrjedhshëm narativ për lirinë dhe barazinë e kombësive dhe racave në Vendin më demokratik të botës; ajo e ngriti mjeshtërinë e saj letrare në shkallën e një kronikaneje të apasionuar dhe të perkushtuar. Me të ndodhi ajo që nuk kishte se si të mos ndodhte. Ashtu siç ndodh me një luftëtar që merr pjesë në një betejë. Teshat e tij marrin erën e barutit, zemra e tij mbart plagët dhe ëndrrat e bashkëluftëtarëve (dhe të atyreve që ranë, dhe të atyreve që e arritën fitoren),në rrudhat e ballit te tij janë shkruar betejat, kurse në thinjat e tij ka ngrirë hiri i datave. Shkrimtarja është bërë vetë personifikim i asaj beteje. Ajo, duke na treguar për të tjerët, na ka treguar edhe për veten e vet.

Botoi gazeta “Illyria” - Përgatiti për ZSH: Këze (Kozeta) Zylo
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ese nga Vangjush Ziko
» Vangjush Ziko: Gardhet
» Vangjush Ziko: Tri kartolina
» Vangjush Ziko: Silueta poetike
» Vangjush Ziko: O tempora! o mores!
» Vangjush Ziko: Gardhet
» Vangjush Ziko: Tri kartolina
» Vangjush Ziko: Silueta poetike
» Vangjush Ziko: O tempora! o mores!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi