Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filloi fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë

Shko poshtë

Filloi fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Filloi fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 9:48 pm

Filloi fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë

Bota sot
Politikanët janë zotuar se do të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të drejta. PDK dhe LDK fushatën para simpatizantëve të tyre, në mënyrë simbolike e kanë filluar vetëm një minuat pas mesnate, ndërsa hapja solemne para qytetarëve do të ndodh gjatë ditës.


Filloi fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë 15%20fushata
KQZ: Përgatitjet për zgjedhje sipas dinamikës së paraparë.
Subjektet politike në Kosovë filluan fushatën për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, ndonëse disa sosh ka ditë që kanë filluar aktivitetet parazgjedhore, për çka KZ për Ankesa e Parashtresa ka pranuar të paktën katër ankesa për shkelje të mundshme të rregullave të zgjedhjeve.


Hapjes së fushatës elektorale i ka paraprirë nënshkrimi i Kodit të Mirësjelljes nga ana e përfaqësuesve të partive politike. Për 74 subjekte politike sot fillon zyrtarisht gara për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Ekspertët vlerësojnë se mbarëvajtja e procesit zgjedhor është e rëndësisë historike për Kosovën, pavarësisht se bëhet fjalë për zgjedhje lokale. Dy partitë më të mëdha të vendit Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, i kanë shfrytëzuar minutat e parë të kohës së paraparë për fillimin e fushatës zgjedhore në Prishtinë, ndërsa partitë tjera pritet fushatën gjatë ditës së sotme. PDK dhe LDK fushatën para simpatizantëve të tyre, në mënyrë simbolike e kanë filluar vetëm një minuat pas mesnate, ndërsa hapja solemne para qytetarëve do të ndodh gjatë ditës.
Tubimin qendror AAK e mban në Sallën e Sportit, Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në ora 13.00. Edhe koalicioni AKR dhe LDD e fillojnë fushatën së bashku në Shehsin "Nëna Terezë", në ora 13.00. PDK e fillon fushatën e saj elektorale në Sallën e Kuqe e Pallatit të Rinisë, në ora 14.00, ndërsa në Sheshin "Nëna Tereze", në ora 18.00 mbahet koncert. Ndryshe, subjektet politike fokus kryesor në këtë garë zgjedhore kanë kryeqytetin. Për të drejtuar Prishtinën në mandatin e ardhshëm katërvjeçar nga partitë më të mëdha politike garojnë: kryetari i tanishëm Isa Mustafa, që përfaqëson LDK-në, Astrit Salihu nga PDK-ja, Besnik Tahiri, nga AAK-ja, e Vegim Gashi i AKR-së. Politikanëtjanë zotuar se do të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të drejta. Pikërisht, kjo ka qenë edhe kërkesa e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, përfaqësues të të cilëve i kanë konsideruar zgjedhjet lokale si një test për demokracinë, meqë zhvillohen për herë të parë në Kosovën e pavarur.
Reagimi i KQZ-së

KQZ thotë se përgatitjet rreth organizimit të zgjedhjeve të para pas pavarësisë, po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë. Zëdhënësi Fehmi Ajvazi tha se një ekip i KQZ-së tashmë është në Slloveni për të parë si po shkon prodhimi i listave të votuesve. Do të ketë rreth 1.5 milion fletëvotime për këtë proces zgjedhor dhe natyrisht dhjetë për qind gjithmonë prodhohen më tepër”, tha Ajvazi. Gjithashtu, Ajvazi thotë se KQZ-ja aktualisht po punon në emërimin e këshillave të vendvotimeve. Ai thotë se këshilla të tillë janë formuar edhe në mjediset serbe, pavarësisht rezervave që ky komunitet ka për zgjedhjet lokale. E veçanta e zgjedhjeve të sivjetme është se ato do të zhvillohen edhe në komunat e reja, që parashihen të krijohen me planin për decentralizim. Zëdhënësi Fehmi Ajvazi shpjegon:“Zgjedhjet tashmë dihet se do të mbahen në 36 komuna të Kosovës, domethënë zgjedhjet përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës dhe ky është një vendim i kryer”, thotë Ajvazi.
Edhe kësaj radhe, diaspora kosovare do të ketë mundësi që të votojë përmes postës. KQZ-ja ka bërë të ditur se edhe rreth 5 mijë qytetarë të verbër, do të kenë mundësinë për të votuar sipas alfabetit të Brajtit.
LDK hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore
Mbrëmë, një minutë pas mesnate, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me moton "Një qëllim. një vizion", e çeli zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Në ceremoninë solemne, e cila u zhvillua në atmosferë festive, morën pjesë drejtues të LDK së, si edhe deputetë, ministra, zëvendësministra e aktivistë të partisë nga mbarë vendi. Në hapje të fushatës zgjedhore, Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK së dhe shef i Shtabit Qendror Zgjedhor të partisë, përcolli mesazhin e LDK ja për zgjedhje të qeta dhe të ndershme. Njëkohësisht, ai shprehu bindjen se në këto zgjedhje do të dalë fituese partia e parë demokratike shqiptare, e cila theu akujt e sistemit njëpartiak në hapësirat shqiptare. Në këtë ceremoni u bë edhe prezentimi i kandidatit të LDK së për Kryetar të Prishtinës, Prof. Dr Isa Mustafës, i cili shpalosi para simpatizantëve të partisë objektivat kryesore të programit të tij për periudhën e ardhshme 4 vjeçare të udhëheqjes së kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Gjatë gjithë kohës së ceremionisë, para selisë së Shtabit Qendror Zgjedhor të LDK së ishin mbledhur rreth 100 aktivistë e simpatrizantë të partisë, të cilët brohoritnin: "LDK, LDK, LDK", "Fitorja është e jona", "Isa Mustafa është fituesi", etj. Tubimi promovues i të gjitha kandidatëve të LDK së për kryetarë të komunave do të mbahet sonte, në orën 19.00, në Qendrën e Rinisë e të Sporteve në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi