Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

‘Vatra’ ndezet edhe në Kalanë e gurtë të Gjirokastrës

Shko poshtë

‘Vatra’ ndezet edhe në Kalanë e gurtë të Gjirokastrës Empty ‘Vatra’ ndezet edhe në Kalanë e gurtë të Gjirokastrës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 10:15 pm

‘Vatra’ ndezet edhe në Kalanë e gurtë të Gjirokastrës

Isuf Nexhmedini



‘Vatra’ ndezet edhe në Kalanë e gurtë të Gjirokastrës Vatra
Ansdambli “Vatra” nga Bülachu i Zvicrës si një ndër formacionet artistike etnokulturore më në zë të mërgatës shqiptare.

Prej datës 24 shtator deri më 29 shtator 2009 në Kalanë e Gurtë të Gjirokastrës, nën patronatin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë u mbajt Edicioni i 9-të i Festivalit Tradicional Folklorik Kombëtar “Gjirokastra 2009”, ngjarje kjo që shënon evenimentin më të madh etnokulturor gjithëshqiptar.
Gjirokastra për pesë ditë mblodhi në sofrën e saj rreth 2000 artistë nga grupet e përzgjedhura të të gjitha qarqeve të Republikës së Shqipërisë , të Republikës së Kosovës, të grupeve shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, SHBA-së, Zvicrës, Arbëreshëve të Italisë etj.
Këto Ansamble në skenën impozante dhe fascinuese të Kalasë prezantuan në mënyrë dinjitoze dhe shumë profesionale vlerat më të fuqishme e shumë të pasura etnomuzikore, etnokoreografike, koleksionin etnoinstrumental, ritet e traditat e gjithçkaje që karakterizon shpirtin e mendjen gjithëshqiptare ndër shekuj.
Sikur edhe është cilësuar nga qarqet zyrtare edhe ato jozyrtare, ky Festival ka personifikuar ngjarjen më të madhe kulturore të vitit për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi.
Ndër ansamblet e rralla nga mërgata jonë për pjesëmarrje në këtë Festival madhështor ishte ftuar paraprakisht në mënyrë zyrtare nga kreu i Këshillit Organizativ të Festivalit edhe Ansambli i njohur i Këngëve dhe Valleve “Vatra “ nga Bülachu i Zvicrës si një ndër formacionet artistike etnokulturore më në zë të mërgatës sonë në përgjithësi.
AKV ”Vatra “ u prezantua me një këngë, kënduar nga këngtari Xhevdet Berisha dhe me vallet autentike të saj, ”Vallen e brezit “ dhe vallen tashmë të njohur “Vallen e Pavarësisë” nën koreografinë e artistit të njohur e multidimensional Arsim Berishës dhe interpretim të Grupit të Valltarëve më në krye balerinët e njohur të Kosvës, maestro Rrustem Selca e Fatmire Kajtazi .
Pa minimizuar prezantimet e ansambleve të tjera të natës së dytë të Festivalit ,”Vatra” me programin e saj i dhuroi një emocion të veçantë publikut të shumtë të asaj mbrëmjeje.
Për vlerat artistike dhe mesazhet që bartnin këto valle, u diskutua edhe në pjesën debatuese të mbrëmjes ku kritikë, etnomuzikologë , etnografë dhe artdashës të shumtë shprehën vlerësimin më të lartë për autenticitet të etnokoreografisë dhe ekzekutimit origjinal e shumë profesional të artistëve të “Vatrës”.
Suita e “Vatrës”nën udhëheqjen e drejtorit të saj Nexh Isufit, ishin ndër mysafirët më të largët të organizatorit nën udhëheqjen e drejtorit të saj, Esat Rukës, u trajtuan në mënyrën më të natyrshme nga bujaria gjirokastrite, duke filluar nga akomodimi dhe agjenda e vizitave në komplekset më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, historike e atraksioneve të rralla natyrore nën shoqërimin e vazhdueshëm të zyrtarëve të Festivalit si z. Edmir Ballgjati dhe Gëzim Krujës. Vizitat në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës, në qytetin antik muzeal të Butrintit, në Muzeun e Gjirokastrës, në Kalanë e Sarandës, atraksionin e rrallë natyror të “Syrit të kaltërt” e vende të tjera e përkufizuan qëndrimin pesëditor të “Vatrës” që kishin udhëtuar nga Zvicra për të bartur te vëllezërit e tyre emocionin e tyre artistik.
Gjatë kësaj kohe drejtori i AKV ”Vatra” z. Nexh Isufi, së bashku me bashkëpuntorët e tij ka zhvilluar takime si me organizatorët ashtu edhe me etnomuzikologë dhe studiues të folkloristikës e etnografisë si vendas ashtu edhe të huaj duke shkëmbyer interesimet dhe përvojat e dyanshme.
Gjithashtu edhe takimet me ansamblet pjesëmarrëse ishin të pandërprera, ku u diskutuan mundësitë për kontakte dhe bashkëpunim në të ardhmen.
I madh ishte edhe numri i ftesave për pjesëmarrje në të ardhmen në festivale e ngjarje kulturore në vende të ndryshme rajonale dhe evropiane .
Shoqërim të theksuar kanë pasur me grupet e mirënjohura të Arbreshëve të Italisë, ansamblin “ Liria “ nga Mali i Zi, pastaj shumë mbresëlënëse ishin takimet me mërgimtarët që jetojnë e punojnë në Greqi etj .
Përveç përkushtimit dhe punës së palodhshme të stafit udhëheqës dhe të gjithë anëtarëve të “Vatrës” dhe pritjes e shoqërimit të përzemërt të organizatorit dhe gjithë anëtarëve e saj, e tërë kjo nuk do të mund të realizohej pa mbështetjen e sponzorëve si agjensionet “Unioni Travel”, “Kosova Airlines”, “ Dardania Air”, “ Rinori Travel “ , “ Diskoteka Boleros “ , Kompania “ Maler Berisha “, Gazeta “ Fakti Ditor” etj. pronarëve të së cilëve drejtori Nexh Isufi u shpreh falenderim dhe mirënjohje të veçantë .
Zjarri i “Vatrës“ pas Gjirokastrës do të rrijë i “ndezur“ edhe më tej duke dhënë flakë, shkëlqim e ngrohtësi edhe më të madhe si emblemë e përfaqësimit të etnokulturës shqiptare në evenimentet evropiane e më gjerë të kësaj natyre .
Për këtë, argument më i fuqishëm ishte kolazhi i saj i deklamuar në Festivalin e 9 – të Folklorik Kombëtar “Gjirokastra 2009” ku po të paraqiteshin në konkurrencën garuese me siguri se do të shpërbleheshin.
Ky ishte vlerësimi unanim i njohësve me përvojë të pranishëm në festival, bashkë me të cilët kërkojmë nga Ambasadat e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në Zvicër mbështetjen e këtij ansambli, i cili po kryen denjësisht një veprim të rëndësishëm prej ambasadori në këtë vend .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi