Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës

Shko poshtë

Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe"  dhe "Dibranit-transport"  për invalidët e luftës   së Kosovës Empty Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 16, 2009 1:37 am

Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës





Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe"  dhe "Dibranit-transport"  për invalidët e luftës   së Kosovës Image0151
Shkruan
Shaban Cakolli



Aksion humanitar për invalidët e luftës që nuk kursyen jetën për Kosovën,për ata që i dhuruan gjymtyrët e trupit për Kosovën,u organizua një aksion për njerëzit ma të denjë të çështjes kombëtare që gjaku i tyre ishte gjatë luftës së Kosovës zëdhëns i luftës për liri nga okupatori serb , që sot gjaku i tyre shkelqen si rrezet e diellit dhe lëshojnë ngrohtësinë e lirisë mbi Kosovë.





Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe"  dhe "Dibranit-transport"  për invalidët e luftës   së Kosovës Image0161
Zonja Karin Schiling përfaqësuese e Im- Zeichen- der-Liebe dhe
Isuf Spahija nga Reutlingeni Gjermani

Duke u mbështetur në gjendjen aktuale të invalidëve të luftë së Kosovës dhe pozitën e pa lakmeshme te këtyre njerëzve që kanë ma se tepermi nevojë për neve vendosem pikrisht të përqendrohëmi me këto ndihma të kjo kategori e njerëzve që e dashtën lirinë e Kosovës ma së tepërmi.Kështu u shpreh Asllan Dibrani një njeri ndër humanistët e këtij aksioni humanitar i,njeri i kulturës dhe udhëheqës i Firmës Dibrani-transport nga Shtutgardi i Gjermanisë.Unë përfaqësoj këtë firmë që kamë të bëjë me publikun shqiptar ,me hallegjitë dhe nevojtarët por edhe me biznismenët e ndryshëm që me thërrasin për shërbimet e transportit për Kosovë Shqipëri dheMaqedoni .


Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe"  dhe "Dibranit-transport"  për invalidët e luftës   së Kosovës Image0171
Asllan dibrarani udhëheqës i Dibranit- transport për Kosovë dhe një humanist ,
intelektual dhe një njeri i kulturës që kontriboj shumë pë çështjen e Kosovë


Pyetje si ju lindi ideja qe ta perqëndroni këto ndihma pikërisht të invalidët e luftës?

Po siç kesh duke theksuar kemi kërkesa nga të gjitha shtetët e Evropës lloj lloj kërkesash dhe thirrëje të ndryshme dhe këto ditë mu bë një thirrëje një pasdite nga zoti Isuf Spahia dhe zonja Karin Schiling përfaqësues të një organizate humanitare " Im- Zeichen- der-Liebe" me qendër në Reutlingen të Gjermanisë 50 km nga Shtutgardi , ku shprehën gatishmerinë për një aktivitet humanitare me veshmbathëje për Kosovë më të cilin rast kërkuan ndihmë dhe sygjerime rreth këtij aksioni me të cilin rast i përkraha .



Kush është Im- Zeichen- der-Liebe

Organizata humanitare "Im- Zeichen- der-Liebe " është nje organizatë humanitare qe ka ndihmuar me aktivitetin e vet shumë herë brenda gjermanisë por një aktivitet ma të thesuara i kanë në vendet sovjetike që nga shpërthimi i Qernobilit qe ishte një katastrofë ekologjoike ku la pasoja të mëdha ne popullaten e atij rajoni.

Pyetja: Zonja Shiling ju si përfaqesuese e organizatës humanitare ku keni ndihmuar dhe çka ndihmoni të tjerët ?

Ne ndihmat deri më tani i kemi pëqendruar në zonën e Qernobilit ku i mbajmë mbi 500 fëmije ,15 nga ta janë invalid dhe 70 të tjerë janë me probleme shendetsore qe nga mosha 0 deri ne 5 vjeç.

Si e vendosët që mjetet humanitare t'i dërgoni për Kosovë ,kur deri më tani i paskeni ndimhmuar njerzit për Rusi?

Po si t'ju themi duke pasur parasysh informatat qe prezentohen pran mediave dhe me biseda dhe kontakte me shqiptaret që banojnë këtu vendosëm që ta ndrrojmë destinimin e tyre në drejtim të Kosovës,por konkretisht e falenderojme zotin Asllan Dibranin udhëheqës i Firmë Dibrani -transport që na perkrahu dhe u solidarizua më këtë aksion , e falenderoj edhe zotin Isuf Spahiun që është në baskorganizim dhe bashk koleg i punës që na ka informuar për varferinë dhe nevojat e njerzëve posaqerisht të invalidëve të luftës në Kosovë.
Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe"  dhe "Dibranit-transport"  për invalidët e luftës   së Kosovës Image0181
Asllan Dibrani duke pranuar ndihmat nga Z.Schiling dhe Isuf Spahiu


Pyetja :Zonja Schiling Gjermania e ka ndihmuar Kosovën edhe para pavarësisë politikisht dhe ekonomikisht por akoma nuk po e harron edhe pas pavarsisë së sajë nga Serbia?

Po ne jemi dy popuj miq edhe historikisht prandaj duam ta ndihmojme se nuk mund t'i harrojmë përjetimet qe ka pasur ai popull dhe neve i kishim dërguar ndihma edhe ma heret,qe disa kohë janë këto ndihma këtu të grumbulluara por problemi ishte te transporti me qe kemi provuar që disa kohë me lloj lloj shpedicionesh të transportit, por nuk na i kanë marrë duke u arsytuar që nëpër Serbi nuk kolohet ndërsa për Shqiperi shum ë larg dhe kushton po edhe një herë e falenderoj firmen Dibrani-transport që na ofroj një ndihmë humanane dhe njerëzore.

Pyetje për zotin Isuf Spahiun:

Zoti Spahiu siq duket keni qenë nje mënyrë edhe si organizotorë i këtij projekti mund të na flisni diçka me këtë aksion humanitar?

Po erdhëm ne përfundim duke parë gjendjen e nevojshme për popullin e Kosovës në veçanti atë të Drenicës, familjet e deshmorëve ,fëmijët pa prind , fëmijë pa gjymtyrë trupi si pasojë e luftësetj me iniciativë time me zonjën Shiling dhe zotin Asllan Dibranin qe na u gjet në momentin ma të duhr që këto ndihma t' i kthjem në destanacionin për Kosovë ku do të jetë vetëm fillim i aksioneve të këtilla.







Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe"  dhe "Dibranit-transport"  për invalidët e luftës   së Kosovës Image0192
Ngarkimin e ndihmuan edhe nje qytetar hungarez Lazër Poza,Llukman
Hajdini nga Presheva,pronari i firmes Dibrani-transport ,Asllan Dibrani,
Zonja Karin Schiling dhe Isuf Spahiu


Pyetja : A mendoni se keto ndihma do të shkojnë sipas projektit tuaj në vendin e duhur ?

Po mendojmë se kemi kontakte edhe me Shyqyri Krasniqin minister i tregtisë dhe industrisë së Kosovë i cili u zotua se do të mrrijnë ne vendin e caktuar qe si kompetent për pranimin nga Firma "dibrani-Transport" dhe shprendarjen e këtyre ndihmave janë përcaktuar:

Shoqata e Invalidve te Luftës së UQK-Së Dega Drenas
Adresa :Baraka e Administratës së Kuvendit Komunal nr 16
13000 Drenas .


Persoant Contaktues:

Remzi Lestrani 044-750-254

Agim Elshani044-133-064

Ahnet Thaqi 044-628-613



Pyetja zoti Isuf Spahiu : Si mendoni për mergatën tonë shqiptare në Europë?

Po ishte një emigacion qe nuk e kurseu vetë as një çast për interesin e popullit as para luftës as gjatë luftës por as pas luftës se Kosovës për ta hequr okupatorin nga vendi i ynë ,por kamë verejtje në institucionet tona të Kosovës që janë duke e keqpërdorur mërgatën tonë vetëm në interesat e tyre financiare pa përmbushur as një parakusht te ecurisë se mbarvatëshme të çështjes së Kosovës.


Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe"  dhe "Dibranit-transport"  për invalidët e luftës   së Kosovës Image0201
Pamje e aksionit humanitar për Kosovë:



Kthehëmi edhe njëherë të zoti Dibrani:

Zoti Dibrani siq po shihet eshtë nje aksion shumë i qëlluar sipas deklaratave edhe të dy pjesmarrësve tuaj të këtij aksioni mendimi i juaj?

Po si t'ju themi është vërtet një obligim i yni që t'i dalim në ndihmë popullit tonë siq e shprehu edhe zoti Spahiu se akoma nuk u knjellë sa duhet nga dalja e kohës së luftës, dhe duhet rrespektuar sakrificën e tyre me çka të mundëmi, nese i nderojmë veteranët e luftës e nderojmë edhe të kaluarën e tyre të lavdishme e nderojmë këtë pjesë të historisë së popullit shqiptar që po e lëmë pas vetës,këta që sakrifikuan jetëm për Kosovë,janë begatia e luftës së drejtë qe në saje të këtyre parimeve erdhi edhe deri të pavarësia e Kosovës,

Pyetje: Roli i mërgatës shqiptare në Evropë dhe pozicioni i sajë në kohën aktuale mendimi i juaj?

Mërgata shqiptare ka pasur një rrol të veçant në zhvillimin e ngjarjeve edhe para lutes edhe tani mund të jet një faktor dominant ne sektorin ekonomik të Kosovë por edhe politik qe akoma duhet të justifikohëmi deri në parashikimet tona kombëtare duke ngritur Kosovën edhe ma tutje verdiktin e sajë pranë faktorëve nderkombëtar deri sa ta perfitojnivelin e plotë si shtet i barabart me shtetet tjera rajonaleprandaj përmes këtij rasti ju bëjë thirrje të gjithë qytetetarëve,biznismenëve dhe organizatave të ndryshme në Evropë që të solidarizohen me çështjen humane dhe ta zgjasin dorën të kjo kategori e njerëzve të luftës dhe të shpirti i të varfërit sepse gjendja e tyre shumë e mjerrë është nji mesazh i arsyes që mos të kursehëmi,njëkohësisht i bëjë thirrëje edhe Qeverisë aktuale edhe atyre në vijim që të bëjnë reforma ma të theksuara me mërgaten shqiptare në të gjitha fushat sepse aspak gjendja e jonë nuk është e favorëshme që të krijojmë nje kënaqësi, as në procesin kulturor as në atë ekonomik gjë që konsideroj që Ministria e Kulturës së Kosovës,ajo e tregtisë,ajo ekonomoke të jenë ma afër Emigacionit shqiptarë në Evropë

Pyetja :Shpesh herë eshtë degjuar edhe prezenca e humanitetit të juaj edhe në aksione tjera dmth nuk eshtë i pari i këtij lloj pë juve?

Po është e vërtetë shpesh herë kemi ndihmuar në aksione të ngjajshme, është hera e dytë që e ndihmojë Shoqatën e invalidëve të Kosovës,kamë ndihmuar " Shtëpinë e jetimëve në Prishtinë", fshatin e fëmijëve, kamë ndihmuar "Shtëpinë e pleqëve në Prishtinë","Spitalin e Emergjencës në Prishtinë","Shtëpinë e shëndetit në Shtime" ,një familje nga Llabiani i Gjilanit që ishte në gjedje kritike me tre fëmijë për jetë a vdekje kemi ndihmuar edhe disa familje nga rrethi i Gjilanit ma herët i kamë ndimua edhe ca familje edhe në Shqipëri, në Tiranë dhe në zonat e veriut,kemi pasur shtëpinë tonë si pikë grumbullimi për ndihma humanitare dhe kemi bashkpunuar me karitaset lokale dhe me disa organizata humanitare tjera që ta ndihmojmë kosovë në ato kohëra. Me që jemi të këto ndihma ja vlenë ta përmendi edhe babën tim Feti Dibranin dhe nënën Sofije Dibranin që hapën dyert e shtëpisë tonë në Prishtinë dhe i strehuan mbi 450 veta gjatë luftës në mesin e tyre edhe luftetarë me zë Valon Muratin i cili ishte në bashkveprim ato ditë me të ndjerin luftëtarin dhe heroin Zahir Pojazitin që e strehuan për tre muaj pa e ditur as motra e jonë .

Edhe një pytje e fundit:

Cilat janë ato ndihëma ma konkrete që ju kanë mbetur në kujtësë si ma të prekshme në ativitetin tuaj familjar ?

Ishte ai rasti i familjes nga Llabiani i Gjilani qe ceka ,ishte një plakë mbi 80 vjçare që e kanë gjetë baba im dhe nëna pa gojë dhe pa bukë nga të ftohtit e mbetur nga turma e ndjekjes nga policia dhe ushtrisë serbe nga ana e Gollakut me ç'rast u vranë mbi 40 veta në Makovc të rrethit të Prishtinë pas një muajve e mori familja e vet, strehimin e Valonit etj. Por rast ma specifik mund ta theksojë se jamë shumë krenar që kemi ndihmuuar një vajzë nga Durrësi me gruan time Igballe Dibranin,një vajzë e lindur me të meta fizike në të folur ,pa buzën e poshtme më hundë të deformuar ,një vajzë inteligjente por e strukur gjithëmonë nga mysafirët e shtëpisë dhe nga publiku duke ikur kontakteve,ishte e pa pëspektivë,prandaj intervenuam në Gjermani dhe ja gjetëm një mjek për operacione të këtilla ku pas dy intervenimeve kirurgjike në një spital të Shtutgardit me përkujdesje njëvjeçare ju kthye buzëqeshja gëzimi dhe pëspektiva për jetë ku sot flet u shëdrrua në një vajzë të bukur nga e cila ju kthye jetës shkollës ,mori patent shoferin dhe para ca javësh u fejua ku na kanë kushtëzuar familja e asaj vajze që të marrim pjesë në darsmen e asaj vajze ku vuajtjet 17 vjeçare të asaj familje u shëndrruan në gëzim.

E përmbyllim këtë takim duke i falenderuar këta njerëz humanitarë dhe me zemër të madhe, me vyrtyte të larta njerëzore dhe me porosi që të solidarizohëmi në aktivitete të ngjashme humanitare ,u ndamë së bashku pas pirjes se një kafje nga nikoqirët e takimit "Im- Zeichen- der-Liebe"



[Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe"  dhe "Dibranit-transport"  për invalidët e luftës   së Kosovës Image0211
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi