Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: NË KLUBIN "ILIRIA" HAJDELBERG-MANIFESTIMI "FLAKA E JANARIT"

Shko poshtë

Shaban Cakoli: NË KLUBIN "ILIRIA" HAJDELBERG-MANIFESTIMI "FLAKA E JANARIT" Empty Shaban Cakoli: NË KLUBIN "ILIRIA" HAJDELBERG-MANIFESTIMI "FLAKA E JANARIT"

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 01, 2010 11:44 pm

Shaban Cakoli: NË KLUBIN "ILIRIA" HAJDELBERG-MANIFESTIMI "FLAKA E JANARIT" 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_n

Shaban Cakoli: NË KLUBIN "ILIRIA" HAJDELBERG-MANIFESTIMI "FLAKA E JANARIT"



Në fundjavën e janarit në Klubin "ILIRIA" në Hajdelberg u mbajt manifestimi"Flaka e Janarit",manifestim ky që është bërë tradicional këtu nga mërgimtarët tanë veprimtarë të vyeshëm kombëtar.Një shënim mjaft domethënës,i organizuar me pedantëri që rrallë kund mbahet mend,në praninë e shumë veprimtarëve,si dhe poetëve MartinÇuni,Pal Sokoli,Avni Bellaina,Seveme Fetiqi,Sebahate Byci,Ali:Sh.Berisha,Hasan Qyqalla,
perfaqësues të lobit si z.Nikollë Shabani,Kadri Gërvalla,Fahredin Tafallari,të rinjë të shkollave shqipe dhe mësuese të shkollës shqipe këtu,veprimtar e ish të burgosur nga rexhimi fashisht,si dhe shumë mërgimtarë që kishin bërë qindra kilometra rrugëtim për të ndjekur këtë shënim.Manifestimin e hapi në fjalën e rastit
z.Sami Krasmiqi,ku u bë fjalë për flakadanët e lirisë Jusuf,Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,për të cilin këta organizator të sukseshëm kishin vënë në këtë pikë promovimin e librit të Fahredin Tafallarit"TRE YJET E PAVDEKSISË"KUSHTUAR VëLLEZERVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKËS",ku autori ishte bashkëveprimtar dhe mik i tyre i pandashëm.Në këtë manifestim iu kishte dhënë vend nderi edhe promovimit të librave"DITAR LUFTE" të autorit Martin Çuni Antoni dhe"UNAZË GJAKU" e autorit Pal Sokoli.Vemendje zgjuan edhe recitimet dhe kenget e të rinjëve tanë si:Blerta Pantina recitim për Jusuf Gërvallën dhe Bledar Berisha këngë për Jusuf Gërvallën që u ndoqën me duartrokitje të zjarrëta.
Shaban Cakoli: NË KLUBIN "ILIRIA" HAJDELBERG-MANIFESTIMI "FLAKA E JANARIT" 18647_1182370009494_1535548066_30418297_3940546_n
Për librin"TRE YJET E PAVDEKSISË"të autorit Fahredin Tafallari,foli poeti ynë i mirënjohur Kadri Gërvalla,i cili filloi kështu:

ë nderuar bashkatdhetarë,të nderuar zonja dhe zotrinj.
TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME…”! Ky titull i librit të fundit të autorit, veprimtarit, idealistit dhe shkrimtarit Faredin Tafallarit, sheh dritën në pervjetorin e 28 , të renjës së tyre për të mos vdekur kurrë, të heronjëve të Kosovës JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKA. Njerzit vdesin veq kurr harrohen, ndërsa Jusufi, Bardhi dhe Kadriu do mëbesin gjithmonë të gjallë si tre yjet e pavdekësisë, siq i quan edhe autori, Tafallari në librin e tij.
Libri ka një permbajtje me tre kapituj, duke filluar me kapitullin e parë.

1-
VITET ME TRIMAT, VITET MË ME FAT TË JETËS SIME

Ky liber sikur është pritur me vite nga autori për të parë dritën Sjellë në vete shumë ngjarje intersante, si shkrime te shkruara nga Jusufi, Bardhi dhe Kadriu, dokumente, faksimile, foto, komente të veprimtarëve,dhe te botura për herë të parë, që lexuesin do ta shtin në një botë ku ka vetëm veprimtari atdhetare, kombëtare dhe nuk kishte rrugë tjetër veq të asaj që trimat shkelen drejt lirisë. Duke e lexuar librin e kisha vështirë t´bëjë një analizë, pasi qe krejt libri ishte një dokumetarë i vertetë dhe i gjallë, prandaj, vështrimi analitik kerkon një studim të veqantë pë të futur në thellesin e ketij libri.

Gjatë leximit të librit”TRE YJET E PAVDEKËSISË”, autorin z-Tafallarin sikur e gjejmë kudo me trimat, pra si duket vdekja e tyre dhe vet ata i mungojnë shumë, por jo vetëm atij. E rendësishmja në këtë liber është se ai gjithmon i cekë të pa ndarë. Kështu dhe për at shkruan ”Kurr nuk mund t´ju ndaj!…Ashtu të TRE së bashku,ju kam në sy…në mendje…në kujtime…Ndaj dhe kur shkruaj për JU…çdo rresht,çdo fjalë,çdo gërmë,në faqet e shkrimeve dhe të librave të mi, ju takon të TREVE!!! Duke ju thirrur në emër njëherish, të TREVE së bashku: JUSUF-KADRI-BARDHOSH!!!”.
Që kur erdhën në mërgim Trimave iu kishte ra në sy mungesa e një organizimi të mirfillet, prandaj me kujdes dhe me shumë durim nisen t'i studjojnë rrethanat në të cilat duhet të zhvillohej e shtrihej lëvizja e veprimtaria patriotike, organizimi dhe bashkimi drejt një qellimi final. Por dihej se dëshira e Jusufit ishte pa diskutim, Bashkimi i të gjitha trojeve etnike në një atdhe të vetëm me Shqipërinë Amë!
Tek Jusuf Gervalla gjithmonë ishte optimizmi, tek Kadri Zeka gjetja e mundesive te reja dhe tek Bardhosh Gervalla, gjithmonë komunikimi dhe afersia me mërgimtarët. Kjo vrehej edhe kur një tubim ,apo demonstratë ku nuk kishte edhe aq shumë pjesmarrës, ata nuk brengoseshin dhe thoshin,..sot me kaq, nesër më më shumë, e pasneser…e kështu me radhë…çdo ditë do të na shtohen “dasmorët”.
Pra, optimizmi i tyre për të ardhmën e kombit, do t'i shoqërojë deri në rënjën e tyre, ndërsa idealizmi i tyre lenë të kuptosh se …Pa ideal s´ka fitore në asnjë luftë…
Duke lexuar librin “TRE YJET E PAVDEKËSISË”, lexuesi e ka edhe më të qartë se atë që nuk e bënë në Stamboll të Turqisë drejtuesit e ilegalës për bashkimin e të gjitha organizatave në një organizatë të madhe, e ku ishin edhe KADRI ZEKA dhe BARDHOSH GERVALLA, të deleguar nga Gjermania dhe Zvicrra, këtë e beri në Perendim JUSUF GERVALLA duke i bashkuar revistatë që i botonin, JUSUFI, KADRI ZEKA, si LAJMETARIN E LIRISË, BASHKIMIN, LIRIJA-dhe filluat ta botonin “ZERIN E KOSOVËS”, i cili u botua nje kohë shumë të gjatë edhe pas rënjes se TYRE, ku edhe motoja e këtyre resistive ishte “Me penë dhe me pushkë për Liri dhe Bashkim me vendin Amë - Shqipërinë Sosialiste”.
Që të tre mendonin për një organizim sa ma të mire, në luften drejt lirisë, JUSUFI, per këtë i shkroi leter edhe Enver Hoxhës, më datën 19, gusht 1980.

I DASHUR SHOKU ENVER!
Ishte një leterë shumë e gjatë dhe e kjartë në ndihmën që ai kerkonte nga Shqipëria. CITOJ: ”Po tash, meqë lufta jonë politike ka hyrë në fazën e vet përfundimtare,e cila po zhvillohet në favorin tonë, janë të domosdoshme edhe forma më të larta organizimi të aktivitetit revolutionar. Edhe nga kjo pikpamje ne, me një vonesë të kosiderushme, kemi arritur në perfundim se luftës sonë i duhet një emërues i përbashkët dhe i fuqishëm…pra një ndihmë konkrete nga ju Z-Enver Hoxha dhe nga Partia e Punës së Shqipërisë” .

Shteti serb, duke e parë rrezikun nga një dorë e fortë e trimave në mërgim organizoi vrasjen e tyre. Dhe kjo ndodhi. Më 17. Janar 1982, në orën 22. 30, në Untergrupen bach(afer Shtutgardit).
Ata të cilët kishin gjetur formulën për bashkimin e shqiptarëve në mërgim ishin vrar, lajmi tronditi mbarë kombin shqiptar. Shokët u betuan se do ju marrin hakun, apo siq shkruante shtypi i ilegalës ”TRE RANË, MIJRA U NGRITËN”.

Autori Faridin Tafallari, shkon më tutje duke shpalosur dhimbëjen e dyfishtë,edhe pas 20-vite, ku mergata i beri homazhe varreve te tyre në Shtutgard në qdo pervjetor të tyre, dikush i ndau për së vdekuri, sepse për së gjalli nuk do kishte forcë që do ti ndante.Pra,… më 23.mars 2002 eshtrat e tyre zhvarrosen nga toka germane, e cila i pranoi të TRE së bashku të pandarë…!
Sot eshtrat e JUSUFIT DHE BARDHOSHIN PUSHOJNË NE DUBOVIK, Ndersa, eshtarat e KADRI ZEKES në Gjilan. Autori Tafallari në shenjë levolte shperthen edhe ma shumë duke kuptuar se zemra e tij do të thotë se, Ata së bashku menduan, punuan, shkruan, vepruan, luftuan… së bashku u vranë, gjaku i tyre u derdh në një vend…së bashku u varrosen dhe të TRE së bashku u ngritën në përjetësi!!!,ashtu siq titullohet edhe vet libri “ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME”.

2
- Kapitulli i dytë fillon me titullin: “FJALA E TYRE ME BESË BURRI…ME PESHË GURI!!!

Veprimtaria e Vëllzërve Gervalla dhe e Kadri Zekës ishte aq e begatshme sa që edhe në librin kushtuar trimave gjejmë shkrime të shumta të botuara në revistat dhe shtypin illegal të udhehequr nga JUSUFI DHE KADRI ZEKA.
Por jo veq kaq atu gjejm edhe let rat që per here te pare botohen derguar shokve si ,si dhe fjalimet të mbajtura me mergimtarët kudo në Gjermani.Të gjithë artikuj , të shkruar janë marrë nga orgjinali i tyre.
Këto shkrime me peshen e vet artistike dhe me meszhe idealiste kan mbetur edhe sot vlera të larta në gazetarinë dhe publicistiken e re moderne.
Shkrimet e JUSUFIT në Gazetën"BASHKIMI", mandej ne at "LAJMETARI I LIRISË", faktori POPULL, ishte vendimtar. Dhe per ketë në mes tjerash në Nr.1. të vitit 1981, po në keto gazeta pat thënë: "Mirëpo ne, po vepruam me përkushtim dhe energji patriotike e revolucionare,do të kemi në dorë një faktor tjetër i vendosur e i bashkuar vendimtar: faktorin POPULL. Kur të ketë hyrë i vendosur e i bashkuar në sherbim të luftës së drejt çlirimtare, populli përbën një fuqi të jashëzakonshme, e cila thyen çdo potencial teknik dhe numerik të armukut pushtues".
Jusufi me mjeshtri të rrallë shkrimore,i ben thirrje mërgatës dhe popullit shqiptar kudo, se mos të ju besoj atyre njerzve që kishin zgjedhë rrugen e titizmit, ne krye me Fadilin, Mahmutin, Xhavitin etj, por të marrim nje rrugë tjeter, at të kryengritjes dhe e revolucionit e cila do jet edhe rruga e vdekjes së tyre. Duke e kuptuar politiken hegjomoniste serbe, dhe duke e pare se të gjitha te drejtat ju merreshin shqiptarëve, me një fjali shumë të thesht, bënë një thirrje shumë të fuqishme dhe shkruan: "A MBAHET SHPIRTI ME KULUMRIA" ", pra popull ngrituni se veq e drejta per ta mbajtur shpirtin me kulumria na ka mbetë.
Kadri Zeka, po ashtu shkruante në gazetën "LIRIA", sa fjalë e bukur që sa her e thonim buzët na mbetshin ngrirë.
Shkrimet e Kadriut lexoheshin ilegalisht kudo edhe ne Kosovë,pra Marksiste-leninistet e Kosovës,të asaj kohe e kishin të qartë se liria nuk vjen, por per kete duhet dhen edhe at sublimen, dhe kudo në ballina te gazetave te tyre ishta parulla"LUFTA E POPULLIT TONË ËSHTË E DREJTË DHE DO TË TRIUMFOJË".
Bardhosh Gërvalla, veprimtari i cili fliste anglishten, gjermanishten sllovenishten dhe ishte mjeshter i artit dhe komunikimt me njerëz.
Gjithmon duke punuar në sensibilizimin e çeshtjes shqiptare, gjente rrugë per t'i kalur veshtersitë që hasnin shpeshë.
Shperndarja e revistave dhe organizimi i tubimeve i demonstratave ishte e dhe nje barrë e Bardhit. Pra gjithmonë me vete kishte parullat"
"KOSOVA REBOBLIKË-JEMI PATRIOTË, S´JEMI SHOVENISTË-THIKA E DIPLOMACISË EVROPIANE COPTON ATDHEUN TONË", etj.
Duke lexuar librin e shkrimtarit Faridin Tafallarit, gjejme edhe një shkrim tjeter shum të rendsishem orgjinal dhe te botuar per here te pare. DITARIN E JUSUF GERVALLES... Dhe kur lexuesi lexon kete ditar shehë qartë dhe kupton se trimeria, ideali, shokët, lufta dhe rruga e lirisë, janë të shenjta. Në këtë ditar ju lexues të nderuar DO TA KUPTONI SE SI Jusuf Gervalla e kaloi kufirin Slloveni Austri në tunelin e erret rreth 8000-mije metra, dhe mund të ketë, te tille te kishin degjuar me pare, pa LEXUAR KETE LIBER MUND EDHE TE MOS BESONIN.
Por ketu kishte edhe diqka te perbashket ky tunel me JUSUFIN, pra kishi te dy ditlindejn me 1. Tetor; DHE SE KY TUNEL IA ZGJATI JETEN EDHE PER 25 muaj,deri ne daten e kobshme te 17. Janarit te vitit 1982, ku ranë TRE burra që historia dhe vepra e tyre do jetoj gjithmonë.

3
- KAPITULLI I TRETË

Ky kapitull,është një preokupim jo veq i autorit por edhe i gjithë opinionit shqiptar, sepse ka të bejë me enigmen e kesaj vrasje makabre, ku kerkojmë pergjigje, që nga Janari i vitit 1982!!!
Aparati shtetror serb organizoi vrasjen e Vëllzerve Gervalla dhe të Kadri Zekës, dhe pa dyshim se në pregaditjen e atentatin mund të ishin edhe disa shqipfoles, të cilet nuk kan tjeter emer veq se tradhtar.
Ç´do gjë ishte pregaditur naten e 17.Janarit kur edhe pas vrasjes se tyre dhe dergimt në spital, edhe mjeku kujdestar ishte me emrin "VIDIQ". Këte e vrejti edhe i madhi Jusuf Gervalla ende pa dhen shpirt duke biseduar me SUZANëN gruan e tij, edhe pse në gjendje shumë të rend, ai ju drejtua policisë dhe të pranishmëve me keto fjalë: "Mua Jusuf Gërvallën, Vëllaun tim Bardhoshin dhe shokun tonë KADRI ZEKËN, na vrau UDB-ja jugosllave, vetem pse donim KOSOVËN REPUBLIKË".
Duke lexuar librin hasi edhe në një arkivë të pasur të autorit Tafallari, i cili shpalosë në këtë kapitull.
Pra mund të shtoj se kurrë nuk duhet heshtur, por duhet t´i kushtohet rëndësi punës dhe vepres së Jusufit, Kadriut dhe Bardhit, duke shkruar në vazhdimësi për TRIMAT. Të tre ATA YJE janë një faqe e lavdishme e historisë së kombit shqiptar!
Gjithsesi nga fundi i viteve 70,sidomos me angazhimin e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në organizimin e mërgatës sonë në Perendim,perpjekjet shqiptare për liri nisën t´i merrnin konturat e një lëvizje moderne të organizuar e të strukturuar.

Marr në pergjithesi libri i autorit Faridin Tafallarit, e ka shtjelluar tematikën e ketij me një stil të hollë, duke gershetuar jo vetem emrat e lartpermendur ,por edhe tematikat e shumta ,te cilat i japin librit shumë ngjyra,por njëkosisht edhe një përpjekje për të ofruar sa më shumë permbajtje nga ajo që mund të emrohet si tërsi e jetes shoqrore shqiptare.
Do e perfundoj këtë veshrim rreth librit me një MENDIM TE ARTË NGA BARDHOSH GERVALLA "...Do të luftoi vetem kundra armikut, kundra atij që po na i burgose e po na i vret motrat e vëllezërit tanë, vëtem atë armik kam... se ditët e mira do të vinë, se LIRIA do të agoj, dhe malli, që na djeg per atdheun e robruar, do të shuhen....".
Ndoshta ZANAT e malit si duket janë duke e ruajtur amanetin e JUSUF GERVALLËS, se" nëse vrasësi jonë është shqiptar emri i tij mos u zbuloftë kurrë".
Si perfundim, më lejoni të pershendes dhe në emrin tim autorin e librit, veprimtarin Faridin Tafallarin dhe t'i uroj që t´u jap lexuesve libra të tjerë të ketij lloji. Ndersa, ju të nderuar lexues nëse deshironi të merrni lajmin e një dëshmie per enigmen e kesaj vrasje, dhe rolin, kontributin e angazhimeve të TRE YJEVE TE LIRISË-merreni dhe lexojeni, ju lutem me durim dhe kënaqesi librin "ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME..."
Një lexim të këndshëm të librit që promovojmë.
Ju faleminderit për vëmendjen !


Shaban Cakoli: NË KLUBIN "ILIRIA" HAJDELBERG-MANIFESTIMI "FLAKA E JANARIT" 18647_1182371809539_1535548066_30418298_18379_n
Më pas zoti Halit Berisha foli për librin"Ditar Lufte",të z.Martin ÇUNI
Tё nderuar miq, zonja dhe zotёrinj,

Sot kam nderin që më është dhënë rasti të flas për z. Martin Çuni. Më bën të kthehem 28 vite pas dhe të

kujtoj ëndrrën time të madhe që kisha vetëm për ta takuar . Ndërsa sot kam kënaqësinë, sepse dëshira ime jo

vetëm që është realizuar, por kjo dëshirë është bërë realitet për ne të gjithë dhe jemi krenar që e kemi këtu

në mes nesh.

Për herë të parë emrin Martin Çuni e kisha dёgjuar nё vitet ‘81-82 kur unё isha në shkollёn e mesme. Ishte i

akuzuar e mё pas i dёnuar si armik- kundёrevulucionar-irredentist. Prej shumë akuzave të shumta ishte edhe

letra e tij drejtuar gazetёs së njohur jugosllave Borba- organ politik i LKJ-së. Autorët e kësaj gazete ishin

arkitekt të sistemit ekonomik dhe politik të shtetit jugollav. Guximi dhe vendosshmëria e tij për të shkruar atë

letër që përmbante dëshirën liridashëse ishte i papërshkruar.

Pasi u burgosa edhe unë, për intelektualin, gazetarin, trimin e pathyeshëm Martin Çunin kisha mundësinë dhe

rastin të dëgjoja edhe më, sepse edhe në burg kishte bërë famë të madhe. Prerja e grilave të burgut dhe

tentim arratisje nga burgu me shokun e tij Muhamer Shabani. Shoku i tij arriti të arratisej ndërsa Martini kapet.

Ishte krijuar një mit burgu ndër të burgosurit politik, prandaj padyshim se dëshira dhe ëndrra ime ishte t‘a

njihja këtë njeri .
Ne të burgosurit politik kishim komunikimet tona interne dhe pak a shumë e dinim ku gjendeshin të burgosurit

tjerë. Kuptuam se ai ishte nё Serbi, por në cilin qytet mbeti enigmë.
Në atë kohë isha në Prizren dhe pas njё proteste, grevё urie, na transferuan në Serbi, Prokuple së bashku me

një grup prej 8-10 veta. Pas disa javësh u informuam se aty kishte edhe të burgosur tjerë politik nga Kosova,

por nuk dinim akoma se kush ishin. Me kalimin e disa muajve mësuam se në mesin e tyre ishte edhe Martin

Çuni.
Atëherë ëdnrra ime për ta takuar njeriun që veç emri i tij kur përmendej unë bëhesha më i fortë dhe mund të

bëja ballë të gjitha keqtrajtimet, po bëhej realitet. Tani ishte mundёsia ta takoja njeriun që për të ishin krijuar

aq shumë mite.

Pas një kohe të shkurtër arritëm të vëmë komunikimet mes nesh dhe të informohemi më shumë për të gjitha,

duke filluar nga kushtet jetёsore e gjer tek gjendja dhe rrethanat politike të cilat mbretёronin në atё kohë.
Prezenca e tij në atë burg për ne të burgosurit ishte një krenari, fat , duke na ngritur idealin dhe moralin për

qёndrim të hekurt në betejat e ardhshme.
Pas qёndrimit nё burg mbi 2 vite dhe pastaj pas një greve urie 13 ditёshe na transferuan në burgun famëkeq,

në Nish. Një burg i tmerrshëm për shqiptarët, ku që nga viti 1912 e gjer para disa viteve ishin vrarё dhe

masakruar shumë shqiptarё, vetёm e vetёm pse kërkonin liri .
Në atë burg ishin 30-40 veta të burgosur politik. Kёnaqёsia ime ishte sepse tani me Martinin ishim nё një

ndertesё, dhe çelitë tona i ndante vetёm një mur.
Gjatë gjithë kohёs qё qёndroi aty, pena e tij nuk kishte të ndalur duke shkruar poezi, tregime e analiza të

shumta politike për tё kaluarёn, të tashmen, të ardhmen dhe duke shkёmbyer biseda me bashkëkombas të

tjerë.
Përveç protestave dhe kundёrshtimeve ndaj regjimit brenda burgut në forma të ndryshme, ishte edhe një

grevё urie e vetmja armë e tё burgosurit politik, ku Martini luajti një rol të veçantë për organizimin dhe

mbarёvajtjen e saj.

Në vitet 90 kur pushtuesi serb çdo gjë kishte mbyllur e cunguar: jetёn politike, universitetin, shkollat dhe

informimin, Martinin e gjen në krye të detyrёs, duke çarë atë terr informativ, duke shtegtuar prej njё vendi në

vendin tjetёr. Herë në Kroaci në pesminutёshin e njohur tani për shqiptarёt, e herё në Shqipёri duke raportuar

aparthedin e pushtetit serb mbi popullatёn shqiptare.
Duke iu ngushtuar çdo ditё rrethi, lёvizja për veprim dhe ndjekja nga policia, ai detyrohet të largohet nga

vendlindja dhe të emigroj në Gjermani.
Gjermania ishte vendi ku numri i tё emigruarve shqiptarё ishte i madh. Edhe pse ishin të organizuar në forma

të ndryshme Martinin e pengonte një organizim i tillё. Dёshira dhe qëllimi i tij ishte të avancojё edhe mё tutje

në një formё të lobit shqiptar. Nuk la gurё pa lёvizur duke shtegtuar çdo cep tё Gjermanisё për të biseduar e

shkëmbyer mendime me miq e shokë, intelektualё e njerёz të thjeshtё. Më në fund arriti ta themeloj dhe krijoj

Kuvendin e parё zgjedhor të Bashkёsisё Shqiptare për Gjermani.
Vitin 1998 në Kosovё tashmё lufta kishte hyrё në një fazë të re. Shtabi i pёrgjithshёm i UÇK-sё bëri thirrje të

gjithё shqiptarёve kudo, të kthehen në atdhe. Martini si çdoherё edhe kësaj radhe u gjend nё vijёn e parё të

luftёs, atje ku zëri i armёve dhe i trimave duhej të jehonte në të gjitha trojet shqiptare. Tani zëri i tij përmes

radiovalёve „Kosova e Lirë“ ishte agimi i lirisё për trimat e UÇK-sё dhe popullit shqiptar që kishin krijuar zona

dhe territore të lira.
Pas luftёs dhe çlirimit të Kosovёs kthehet prap në Gjermani tё vazhdojё jetёn, por dëshira dhe qëllimi ende

nuk janë realizuar për organizimin kumunitetit shqiptar. Ёshtë duke bërë pёrpjekje të mёdha dhe ka hartuar një

projekt madhor për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe kultivimin e kulturёs dhe traditёs shqiptare për fëmijёt tanë

dhe brezat e ardhshёm, të cilët janë duke ngritur fole në dheun e huaj. Ndërsa atdhedashuria e tij sa vjen e

rritet, çdo ditë e më shumë .

Krenaria nuk vie vetvetiu. Krenarinë e ndërtojnë idealet, e lulëzon dëshira për t‘a çuar atdheun përpara. Ai që

do atdheun është miku më i besueshëm i të gjitha kohërave, e ky mik nuk është vetëm miku im, por i të gjithë

shqiptarëve . Ky mik është Martin Çuni dhe ju lus të gjithëve të ngriteni në këmbë dhe me një duartrokitje të

madhe t‘i zgjasim jetën shkrimeve të tij.


Shaban Cakoli: NË KLUBIN "ILIRIA" HAJDELBERG-MANIFESTIMI "FLAKA E JANARIT" 18647_1182378049695_1535548066_30418314_7085166_n
UNAZË GJAKU"-PAL SOKOLI

Për përmbledhjen poetike të Pal Sokolit"UNAZË GJAKU"foli Shaban Cakolli
Ai në fillim iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë:Të nderuara motra,të nderuar vëllëzëzer,
Ju përgëzoi për këtë nismë të mbarë që keni marrë këtu.Jam shumë i kënaqur që mora rrugën disa qindra kilometrash,që të ndodhem në mesin tuaj këtu,në mesim e veprimtarëve të kombit
të cilët shënojnë përkujtimin e pishtarëve të lirisë Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.Ata ishin lulet e para të lirisë,pa të cilët pranvera e pavarësisë tonë do të vonohej edhe

shumë.Ju jam mirënjohës për gjitha ato që thatë për këto lule të shenjta,por tërë çka është thënë dhe çka duhet thënë për ta e gjejmë tek libri"TRE YJET E PAVDEKSISË" të autorit
Fahredin Tafallari,tani një krijues i dëshmuar por edhe veprimtar dhe mik i pandarë i Gërvallajve.Ju përgëzoi i nderuari Tafallari,dhe zemra më bëhet mal kur dëgjoj disa të rinjë njomak këtu
që recitojnë e këndojnë për vëllëzërit Gërvalla dhe Kadri Zeka.Kjo është krenari për ne,për mësuesit tanë që kryajnë misionin e shejtë të shkollës shqipe në mërgim,krenari për prindërit që
u dhanë frymën kombëtare.Më tejCakolli shtoi:Ju falemnderit për nderin që na keni bërë duke i lënë vend këtu promovimit të librave të Martin Çunit dhe Pal Sokolit,libra këto që i kemi
promovuar edhe më heret,por ju na e sollët këtë nderë para artëdashësve të nesit tuaj.Me Martin Çunin jemi më të fortë dhe më krenar,me hapa të lirë rrugëtojmë pas tij,pasi miku Berisha

foli për librin e z.Martin,ne po i bëjmë një vështrim përmbledhjes poetike"UNAZË GJAKU" të poetit tanë Pal Sokolit.
I lindur në Radoniq të Gjakovës më vitin1959,Pal Sokoli si fëmijë do të frymëzohej nga familja e tij atdhetare për të dashur Atdheun dhe kombin,për ti kënduar nga fëmijëria,e për ti radhitur

vargje.Si fëmijë në bankat e shkollës fillore nisi të vjershëroi për atdheun dhe nisi rrugën e poezisë duke botuar në periodikun letrar nga vitet 80-ta në Revistën më të njohur studentore
"BOTA E RE",pastaj"ZËRI I RINISË";"ETJA";"FJALA";"RREZJA";"SHTIGJET"......Kurse vitet 83-86 në klubin letrar"GJON NIKOLLË KAZAZI" të Gjakovës.Si një nxënës i shembullor kaloj gjimnazin e

Gjakovës dhe hapëroj suksesshëm në Univerzitetin e Prishtinës në degën Filozofi-Sociologji.Kohën kur pushtuesi i egër sllav,veq synimit të zhdukjes fizike të shqiptarëve,po synonte edhe

zhdukjen e kulturës së tyre kombëtare,që ishte po aq e rrezikshme sa zhdukja fizike,u ndoq dhe u burgos krijuesi ynë Pal Sokoli 91/93,duke ia burgosur gjithashtu edhe dorëshkrimet e

tija,sikur pushtuesit nuk i binte ndërmend se dituria e krijuesit tonë nuk burgoset.Pal Sokolin dalja nga burgu pushtues po e nxirrte më të ditur,më të fortë dhe më të stërrvitur.

Iahte kohë e përndjekjeve ,dhe si shumëtë tjerë edhe Pali i përndjekur kërkoj strehim në Gjermani.Nga viti 1994 jeton dhe vepron në Wupertal të Gjermanisë.Ai u treguar si krijues i

mirënjohur dhe veprimtar i shquar kombëtar.Pal Sokoli është në kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani(LSHAKSH) si dhe ka botuar:"KËMBANË
E PËLCITUR DHëMBJA"njëra nga përmbledhjet poetike shumë domethënëse e kohës së dhimbjeve dhe revoltës,Bashkautorë i antologjisë"ASHT E GJAK ARBËRIE" dhe përmbledhjen poetike
"UNAZË GJAKU".Pal Sokoli është i përfshirë në disa antologji poetike si dhe shkruan në gjuhët gjermane dhe italiane.Poezitë dhe veprat e Pal Sokolit mund ti radhisim në vazhdën e atyre

veprave që mbesin si fakt i rëndësishëm historiko-letrar.Të shkruash një libër duhesh të jesh kompetent,së paku të njohish mirë fushën të cilën shkruan.Pal Sokolin e njohim me veprimtari të

zgjëruar në fushën e publicistikës dhe fusha tjera të letërsisë të cilës i ka bërë një shërbim të mirë,por në fushën e poezisë ka gjetur më së miri vetën dhe ka rrugëtuar më së mbari.
Në librat e Pal Sokolit vërejmë njerëzoren te personaliteti i tij i bartur në poezi,duke e bërë poezinë më të prekshme-kapshme dhe më të afërt për lexuesin..Përmbledhja e tij poetike për

letërsinë tonë dhe dashamirët e fjalës së shkruar është një dhuratë e vyar dhe mjaft e kompletuar që i ofrohet lexuesit,që e njeh ate me vizionet,konceptet dhe mënyrat e qasjes së tij në

poezi,që i ka përdorur me një eksperiencë mjaft të madhe.Kultivimi i esencës poetike që hasim në këtë libër përfshinë një shumllojshmëri motivesh stilistike,me elemente mjaft të

qëndrueshme të cilat i japin statusin e një poeti.,që e njeh poezinë qysh në embrionin e zhvillimit të saj.Përvoja e tij prej krijuesit i ka mundësuar atij një insistim konceptual për koherencen

tematike,motivore e stilistike,veprën e këtij autori e kanë bërë më univerzale për nga idetë dhe motivet e saj.

PalSokoli vëllimin "UNAZË GJAKU" e ka filluar dhimbshëm si shumë fate të poetëve tanë në hapësirën shqiptare,dhe asaj në mërgim.Megjithatë dhimbja e tij kolektive vjen si pasojë e cila

shumë nga ne i nxiti të bartin këtë dhimbje larg atdheut,në rrugët që i shkaktoi pushtuesi fashist që gjakoste viset shqiptare me një qëllim të spastrimit etnik përmes vrasëjeve,burgosjeve,

djegëjeve dhe përndjekjeve.Ashtu si i ka hije një krijuesi brendinë e tij poetike,si një elegji të përjetshme pikëllimi diti të e nxjerr me një vlerë poetike,duke protestuar artistikisht,për

dhimbjen kolektive të popullit,pse jo edhe ate individuale me një arsye të plotë që ai dhe familja e tij e paguan me shumë sakrifica.Mjeshtria e një poeti si është poeti ynë Pal Sokoli,ka bërë

që të zgjedh motive e figura,metafora përmes të cilave ka shprehur plotësisht ate që ndjenë,veqantinë e objekteve që ka përshkruar,dhe këtë e ka qëndisur mes vargjeve të skalitura,të

furura mirë artistikisht me një sens për të gjetur figuracione të veqanta që poezinë e kanë bërë më të bukur.Duke bërë në përshkrim nëpër vëllimin"UNAZË GJAKU",unë veqova ato më të

pëlqyarat,më domethënëset e përshkrimit të tij poetik:
-Dashurinë e vequar ndaj atdheut
-figurat e rëndësishme historike,në luftën që bënë për të fituar lirinë.
Dashurinë ndaj prindërve dhe vendlindjes.

Poezi që shpërthejnë vullkan malli,zjarr ndjenjash,një zjarr që rri ndezur në qenien e poetit,me dashurinë e tij të zjarrtë nga mërgimi për atdheun,prindërit dhe të afërmit.Rrugën e vështirë
nëpër të cilën eci populli ynë gjatë historisë,i ngulitur për të fituar lirinë Pal Sokoli e përshkruan kështu:

NOTUAM
Vërshimeve të reja
Ndërtuam ura
Ura gjaku
Ura shprese
ura drite......

Duke ndjekur ngjarejet në atdhe nga mërgimi i largët,ai shpreh pezmin dhe mallin përmes vargjeve:

Nënat na mbjellin
Ca lule me duar të praruara
jetën na e zbukurojnë
me duart e veta
na japin atë
çka na e merr jeta.


Pas këtyre promovimi,organizatorët kishin vënë në rend dite një pikë të veqantë,ku mërgimtarët folën rreth trajtimit të diasporës sonë nga Qeveria,vëshërsitë që hasin ata në të përditshmën ,si dhe me dokumentudhëtimet,për organizimin e mundshëm më efektiv të diasporës etj....

Mendime,pyetje,përgjegjëje dhanë:Martin Çuni,Nikollë Shabani,H.Berisha,Asllan Dibrani,Pal Sokoli,Tefik Ramadani,F.Tafallari Ali Sh.Berisha,e shumë të tjerë.Ky organizim i mirë do mbahet mend gjatë te mërgimtarët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi