Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Demaku: A do të ndodh ndonjë Revolucion i Vonuar Demokratik në Kosovë?!

Shko poshtë

Fadil Demaku: A do të ndodh ndonjë Revolucion i Vonuar Demokratik në Kosovë?! Empty Fadil Demaku: A do të ndodh ndonjë Revolucion i Vonuar Demokratik në Kosovë?!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 16, 2009 2:52 pm

Fadil Demaku: A do të ndodh ndonjë Revolucion i Vonuar Demokratik në Kosovë?! N1485887649_5006
Fadil Demaku:

A do të ndodh ndonjë Revolucion i Vonuar Demokratik në Kosovë?!



Fundi i vitit 1988, "Bota e re", komenti qendror: "Lëvizjet e reja alternative".
Ky ishte shkrimi im i numrit të parë të "Botës së re", që e redaktova.
Përveq "Mladina"në Lubjanë, nuk e besoj se dikush tjetër në ish Jugosllavinë komuniste kishte marrur guxim të botonte diçka të ngjashme.
Shkrim që nuk qoi kurrfarë peshe në opinionin kosovarë.
Njerëzit nuk dinin asgjë çfarë mund të ishin këto lëvizje.
Vetëm një thirrje telefonike nga Komiteti i LK të Universitetit dhe një pyetje për autorin e shkrimit.
Asgjë tjetër, pasi u thash se unë jam autori.
Atëbotë ende mendohej se komunizmi është i pamposhtur dhe e vetmja alternativë.
Komunzimi ishte luftuar edhe më parë, por me ide prap komuniste, jo me diçka të re.
"Ish të burgosurit politikë" luftuan që komunizmin jugosllav ta zëvendësonin me komunizmin shqiptar.
Zëvendësimi i një diktature komuniste më liberale me një diktaturë staliniste për shumicën e popullit ishte e pakapshme, prandaj ishte aktivitet i pasuksesshëm për revolucinarët e djeshëm kosovarë.
Komunzimi ishte në kokat shqiptare, si te ata protitistë si te ata proenveristë.
Asgjë e re, përkundrazi...
Askujt nuk ju kujtua se këto Lëvizje shënonin fillimet e rrënimit të komunizmit dhe fillimin e proceseve të reja demokratike, që pas dy vitesh do të kurorëzohenin me lindjën e Levizjes Demokratike gjithëpopullore të Dr. Ibrahim Rugovës.
Vetëm devijimi Millosheviqian nga kursi i bashkim - vëllazërimit kishte forcën sa të vetdijësojë masat shqiptare për nevojën e krijimit të këtyre Lëvizjeve alternative.
Fillimisht do të ishin lëvizje Alternative, por me kohë do të shëndrroheshin në Parti të reja politike, që do ti bënin konkurrencë LKJ-së.
Shumë njerëz që nuk i njohin mirë këto faza të evolimit shoqëror akuzojnë Ibrahim Rugovën dhe regjistrimin e LDK-së në ish shtetin jugosllav.
Shikuar nga ky aspekt, si duket ende Kosova ngelet pas shteteve të Lindjes, sepse ne kemi kaluar në një sistem të ri komunist, që me hapa të shpejt duhet të transofrmohet në një pushtet të vërtetë demokratik.
A do të ndodh ndonjë Revolucion i vonuar Demokratik në Kosovë, apo do të transformohen Partitë e tashme politike në pushtet është pyetja?
Unë nuk besoj në këto Revolucione, sepse ende dominon vetdija revolucionare bolshevike, që do të transferohet gradualisht. Më shumë do të besoja në Revolucionin e ngjashëm demokratik me atë të Qosjes në Shqipëri, po të ishte Lëvizja e Dr. Rugovës në pushtet.
Ndoshta as Qosja nuk mund të parashikojë diçka të ngjashme,tashmë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi