Fadil Demaku: Kulturë dhe diktaturë
Faqja 1 e 1
Fadil Demaku: Kulturë dhe diktaturë
Fadil Demaku: Kulturë dhe diktaturë
Dredh mustakun Sabri Fejzullahu
Një Partia,thot dy allahu
Diktaturat politike vijnë si rezultat i paftësisë së politikajëve për të realizuar qëllimet e tyre politike, prandaj atë përpiqen ta zëvendësojnë me egërsinë dhe forcën. Diktatura- veti e politikave jo popullore dhe politikajëve të paditur, por pse disa njerëz të mdhenj të kulturës bijnë në provim para politkave të ngjashme që do t'u sigurojnë aq pushtet sa t'i komprometojë para adhuruesve. Nuk do t'ua shihja për të madhe disa gjysëmfutbollistëve tanë, që kurrë nuk do të arrinin më shumë, por habit fakti kur në këto pozita bijnë emrat si Sabri Fejzullahu e Ilir Shaqiri si artist e këngëtar të shquar, pastaj Milazim Krasniqi, poet etj. Redaksia e Kulturës në Televizionin e Kosovës me qëndrime tipike staliniste ndaj këngëtarëve të rinjë, qëndron në vijën e politikës aktuale në Kosovë, duke përdorur si pretekst kultivimin e vlerave të mirëfillta kombëtare muzikore.
.
Loja me emrat e adhuruar në kulturën kosovare janë tipike për politikën e ultë nacionalromatike të Qosjës, të nisur kaherë e që do të vazhdoi pastaj me Hashim Thaqin. Mjerishtë që kjo lloj politike në Ballkan është si shkëndijë në barot. E nisën serbët me Millosheviqin e nuk dihet ku do të ndalet. Qysh atëherë Qosja kishte grumbulluar reth vetes Ilir Shaqirin dhe emra të shquar të kulturës sonë. Iliri pastaj do t'i thur hymne nëpër webfaqet e tij si kundërshpërblim. Për fat nuk i këndoi edhe ndonjë këngë për të arritur kulmin e tradhtisë ndaj kulturës dhe artit të lartë muzikor që ai kultivon. Sabri Fejzullahu, artisti më i kompletuar kosovar dhe mjaft i adhuruar nga të gjithë brezat sot në Kosovë do të shfrytëzohet për t'i bërë marketing politikave të "postrevolucioneve qosjane". Si duket Sabriu ishte i matur. Kishte bërë punën e tij dhe shpresoj se ka marrur edhe mëditje të mirë për atë. Iliri si duket është futur edhe më thellë. Lidhjet dhe afria me Hashim Thaqin bënë që rrugën e nisur me Qosjen të thellojë edhe më shumë me ardhjen e Thaqit. Iliri do të aktivizoi në politikë edhe shumë e shumë emra tjerë të kulutrës nëpër Kosovë. Ata sot kryejnë detyra me përgjegjësi edhepse nuk janë ekspertë. Dhe vërtetë Iliri e meriton librezën e veteranit të UCK-së para shumë e shumë luftëtarëve të djeshëm. Qindra këngë të kënduara mbi dëshmorët e kombit nga lufta e fundit e radhisin atë ndoshta edhe para shumë emra "futbollistësh" të UCK-së, që sot mbajnë grada kapitenësh e gjeneralësh dhe "luajnë futboll" në skenën politike kosovare me aftësitë e tyre tejet të kufizuara.
Iliri, sigurisht pretendon që në ndonjë nga reformatizimet e reja që do të mund të bëheshin në Qeverinë Kosovare të marrë pozitën e Ministrit të Kulturës, sportit dhe rinisë. Dhe nuk do të kisha asgjë kundër kësaj, nëse ai do të arrinte të çlirohej nga qëndrimet staliniane ndaj kësaj lëmie, por edhe politizimi i kulturës në tërësi. Ai duhet ta dëshmojë këtë, në detyrat e marra edhe në medait e Kosovës, para se t'i besohet ndonjë detyrë e ngjashme.
Më befasoi më së shumti ish miku im , poeti e tash Dr. Milazim Krasniqi, ish miku më i ngushtë i "Ibrës". Nuk dij a mori mësim nga Xhemajl Mustafa e Enver Maloku, apo i duhej titulli Doktor ?! Nuk dij, ndoshta të gjitha nga pak, por "kajta" kanë thënë e korit burrin. Një gjë e dij, djali i tij nuk do të ishte zëdhënës i Hashim Thaqit, po të mbante qëndrimet e hershme. Vajza e tij nuk do të shkëlqente me atë emisionin e saj aq të qëlluar në televizionin e Kosovës, në strehimin e familjeve në kushte të rënda ekonomike.
Të gjitha këto më bëjnë të jem i matur në vlerësimet paushalle që mund t'i bëj.
Mos mat me kutin tënd, më thoshte babai i ndjerë.
Në hap me kohën shkon Redaksia e Kulturës, sidmos asaj muzikore në Televizionin e Kosovës. Në emër të kultivimit të vlerave të mirëfillta muzikore shqiptare, aty mbahen qëndrime të ashpëra staliniste ndaj emrave të rinjë në skenën muzikore kosovare. Si duket aty të rinjtë nuk kanë vend, ose duhet të emitojnë vlerat e para dyzet e sa vitesh. A thua kaq të vjetër janë drejtuesit e kësaj redaksie, apo janë njerëz që nuk pranojnë dot trendet e reja muzikore. A thua po mendojmë se vetëm "martesa e mësueses me traktorist" apo "Enver Hoxha heu tungjatjeta" paraqesin vlera të mirfillta kuluture shqiptare?!
Artet nuk njohin kufij!
Kultura muzikore ballkanase është e një fryme dhe me shumë pak nyansa dalluese nga populli te populli tjetër. Kulturë e ndikuar nga orientalizmi, si rezultat i sundimit shekullor turk në këto troje. Ajo po afrohet çdo ditë e më shumë, derisa vetëm tekstet e këngëve do të jenë në gjuhë të ndryshme, ashtu siq edhe sot vërhet te të gjithë popujt ballkanas.
Mbajtja e ndonjë qëndrimi të tillë konzervativ, duket tashmë nuk do t'i rezistojë kohës, ose do të bëj që brezi i ri të orientohet më shumë kah muzika perendimore, që nuk vuan nga komplekset e ngjashme a eshtë vlerë e mirëfilltë kombëtare apo jo.
Miq të nderuar, më shumë pata qëllimin të shtroj disa teza mbi të cilat do të mund të bisedonim këtu rreth artit dhe kulturës kosovare sot, se sa të shtjelloj me ndonjë përkushtim këtë temë. Të ndërrojmë pak temën, duke kaluar te politika kulturore.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fadil Demaku: DIALOG ME KUSHERIRIN TIM
» Fadil Demaku: Vargje politike
» Fadil Demaku:Një propozim dhe një ftesë
» Fadil Demaku:KUR BIJNE TRAKTATET
» Fadil Demaku:EMRI YT SKALITUR NE GUR
» Fadil Demaku: Vargje politike
» Fadil Demaku:Një propozim dhe një ftesë
» Fadil Demaku:KUR BIJNE TRAKTATET
» Fadil Demaku:EMRI YT SKALITUR NE GUR
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi