Naile Zhupani: Ligji apo Nepotizem!
Faqja 1 e 1
Naile Zhupani: Ligji apo Nepotizem!
Naile Zhupani: Ligji apo Nepotizem!
Herë pas here diskutojmë nëse asht e nevojshme të vendosen, për poste të larta publike institucionale në kuota të prejardhjes gjeografike ose të përkatësisë fetare.
Megjithatë, ndryshe nga diskutime të ngjashme për vendosjen e kuotave për përfaqësimin e grave ose të pakicave, diskutimet për kuotat e prejardhjes gjeografike dhe të përkatësisë fetare përcillen me një ndjenjë frike ose faji, thuase nuk e kanë vendin në forume serioze.
Nga ana tjetër, personat në krye të punëve në Shqipëri/Kosovë jo rrallë kanë treguar kujdes për të ruajtur drejtpeshimin në prejardhjen gjeografike dhe përkatësinë fetare të parive të emëruara, ose të atyre që drejtojnë shtetin dhe institucionet.
Problemi asht zgjidhur, si të thuash, me rrugë informale, pa qenë nevoja që të preket Kushtetuta ose të hartohen ligje dhe procedura ad hoc, të cilat kërkojnë gjakftohtësi dhe largpamësi të madhe nga ligjvënësit.
Nga ana tjetër, nuk ka asnjë dyshim tashmë se shoqëria shqiptare në fillim të viteve 1990 nuk ishte e përgatitur për tranzicionin drejt një rendi demokratik dhe pluralist; të cilin e ka kryer si mos më keq dhe nuk e ka përfunduar hiq. Në kushtet konkrete të Shqipërisë/Kosovës, parimet e të drejtave të njeriut dhe të pluralizmit politik shpesh dhanë si rezultat segmentimin social dhe, ç’asht edhe më keq, pluralizmin gjeografik.
Shqiptarët kanë qenë tradicionalisht të ndarë në gegë dhe toskë, myslimanë dhe të krishterë e kështu me radhë; por gjithnjë kanë gjetur mënyrën për t’u bashkuar nëpërmjet dallimeve, kryesisht në bazë të një parimi të pashkruar të tipit e pluribus unum.
Regjimi totalitar i sheshoi diferencat me forcë brutale dhe imponoi një hegjemoni artificiale, e cila u shpërbë së bashku me regjimin vetë, për t’u zëvendësuar nga segmentimi, krahinizmi dhe shpesh difidenca.
Mirëpo rrënjët e segmentimit nuk duan kërkuar vetëm në traditë, ose në mungesën e komunikimit; as në reagimin ndaj homogjenizimit të imponuar nga diktatura e Hoxhës.
Mua më duket se një arsye për këtë segmentim, që shpesh kërcënon përçarje dhe konflikte sociale dhe politike përndryshe të evitueshme, ka të bëjë me paligjshmërinë.
Dhe ja pse. Shpesh dëgjojmë që një zyrtar i lartë nis ta rrethojë veten me njerëz të krahinës së vet, ndonjëherë edhe të fisit të vet; më rrallë duke aktivizuar politikisht edhe të afërmit dhe pjesëtarët e familjes – një dukuri që e kanë quajtur nepotizëm.
Nuk asht për t’u habitur që, nga jashtë, nepotizmi do të perceptohet si krahinizëm; bile si përpjekje e atij zyrtari për të sjellë në drejtim të punëve njerëz nga krahina e vet. Të tilla akuza janë bërë rëndom në mediat për ortodoksët ose “vllehët” që solli në pushtet Nanoja, ose për katolikët që promovoi në administratën shëndetësore ish-ministri Ndoka e kështu me radhë.
Për mua, shkaqet e këtyre lëvizjeve të kuadrit drejt koagulimesh farefisnore dhe krahinore kanë të bëjnë para së gjithash me besimin. Paritë shqiptare gjithnjë kanë pasur një problem të besimit ndaj tjetrit – meqë shumëçka i ka ndarë gegët nga toskët, myslimanët nga katolikët e nga ortodoksët, veriorët nga jugorët, qytetarët nga fshatarët, apo rrafshi dukagjinit, nga Llapjanit e kështu me radhë.
Shqipërisë gjithashtu i ka munguar një qendër prestigjioze për formimin e parive, ku aleancat dhe besnikëritë të farkëtoheshin në perspektivë të karrierave politike ose besëlidhjeve të natyrës masonike, jo sipas prejardhjes antropologjike dhe etnologjike. Universiteti i Tiranës nuk e luajti hiq këtë rol asnjëherë, sepse u sfidua më parë nga kuadrot e formuara në vendet e Lindjes, dhe më pas nga ato të formuara në Perëndim.
Ashtu krahina dhe fisi mbeten burimet kryesore të marrëdhënieve të besimit. Një zyrtar në krye të shtetit thërret pranë vetes ata njerëz të cilëve do t’u besojë shumëçka nga nderi, prestigji dhe reputacioni i vet; dhe historia e parive shqiptare asht e tillë, që kjo lloj marrëdhënieje besimi të mbetet ende kryesisht e themeluar në krahinën dhe fisin.
Aq më e mprehtë bëhet kjo dinamikë e besimit, në rrethanat kur pushteti vepron jo në zbatim të ligjit, por duke e shkelur atë sistematikisht; siç ndodh në rastet e shumta të korrupsionit. Sido që ta vërtitin muhabetin paritë, faktet tregojnë se shumica e atyre që kanë pasur poste të larta në pushtet janë pasuruar në mënyrë marramendëse, duke shfrytëzuar pushtetin e tyre, lidhjet që kanë krijuar dhe ndoshta edhe informacionin që kanë mundur të sigurojnë, për transaksione ekonomike ose të fshehta të tjera të rëndësishme.
Nëse besimi normalisht themelohet mbi lidhje krahinore dhe farefisnore, aq më e vërtetë bëhet kjo kur asht fjala jo më për besim, por për bashkëfajësi, ose omertà. Shkelësit e ligjeve nuk mund t’i mbajnë veprimet e tyre të fshehta nga bashkëpunëtorët; prandaj ka rëndësi themelore që këta bashkëpunëtorë të jenë absolutisht të besuar, në nivele të tilla që përndryshe i ndesh vetëm në organizata parakriminale ose thjesht mafioze.
Dua të them që paligjshmëria ndër elitat kërkon një haraç besimi të ndërsjelltë shumë më të lartë se ç’do të kërkohej normalisht, kur punët e shtetit do t’i drejtonte ligji, jo njerëzit.
Për ta përmbledhur arsyetimin – paligjshmëria kërkon omertà për t’u mbrojtur sidomos nga kundërshtarët politikë; omertà-ja themelohet mbi krahinizëm dhe nepotizëm; krahinizmi dhe nepotizmi e prishin balancën gjeografike, fetare dhe krahinore në paritë; prishja e balancës shkakton përçarje dhe fuqizon prirjet qendërikëse; përçarjet precipitojnë në dallime politike, deri në atë shkallë sa të thuhet se lufta politike sot në Tiranë zhvillohet mes veriut dhe jugut.
Asht një situatë që kërkon vëmendje, po qarkullon “një ndjesi ankthi që riciklon ankthin e 1997-ës”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!
» Naile Zhupani: You will always know the reason..!
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!
» Naile Zhupani: You will always know the reason..!
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi