Kalosh Çeliku: Kur thërret partia (Cikël poetik nga Libri ''Kali i Trojës nëpër Bit - Pazar'')
Faqja 1 e 1
Kalosh Çeliku: Kur thërret partia (Cikël poetik nga Libri ''Kali i Trojës nëpër Bit - Pazar'')
KALOSH ÇELIKU
KUR THËRRET PARTIA
Cikël poetik nga libri: KALI I TROJËS NËPËR BIT – PAZAR (1994)
Kur thërret Dr. Madhi e vendos Partia
Ngrihet përnjëheri o “intelegjencia”.
Nëpër shoqata, unione e përurime
Liri kërkohet, bëhen flijime.
Për shkolla shqipe – barazi kombëtare
Për dy orë flamur e për abetare.
Universitet Shtetëror e kabinete
Banesa e vende pune për vete.
Kur thërret Dr. madhi e vednos Partia
Ngrihet përnjëher o “intelegjencia”…
E MORA LAPSIN, DOLA PËR GJAH
E mora lapsin, dola për gjah
Seç u ula nën një ah.
Pusi vura te Shatërvani
T’i shoh burrat që ka Vatani.
Me setret krahëve – shpatat në dorë
O lum e lum për këta dëshmorë!
E mora lapsin, dola për gjah
“Demokratët” tanë krah për krah.
Tym e flakë nxjerrin nga goja
Skuqet – ndizet foltorja.
Në dyluftime i përzien kësulat
Fyt për fyti u rrokën burrat.
Flakë më flake te Shatërvani
O priti, priti këta burra mejdani!
Pusi u vura në “Trumbeta”
Shkrepa lapsin, o tungjatjeta!...
Ç’KA “DEMOKRATI” ME MUA
Ç’ka “demokrati” me mua
Herë sillet si burrë – herë si grua
Kur del te Rrapi, në Shatërvan
Kokën fët e kthen më një anë.
Ç’ka “demokrati” me mua
Mos keq e kam hidhëruar,
Kur i këndova në “Trumbeta…”
Që i dhimbset një “tungjatjeta”.
Ç’ka “demokrati” me mua
Që del e ftohet në krua.
Vallë, e zemëroi çiftelia
Që më akuzoi te Paria…
Ç’ka “demokrati” me mua
A e di se unë prapë e dua!...
Ç’KANË KOLLTUKËT QË RËNKOJNË
Ç’kanë kolltukët që rënkojnë
Derdhin lot, po vajtojnë:
Këta “demokratë” të soçëm
Këmbekrye komunistë të moçëm.
Që i ndërruan vetëm maskat
Hu më hu çirren si laraskat.
Nuk dorëzohen, s’i hedhin armët
Amanet, thonë, na e lanë të parët:
Brez pas brezi t’u dalim zot
Kolltukëve që i fituam me barot.
Ç’kanë kolltukët që rënkojnë
“Demokratët” mezi i durojnë…
TE XHAMIA E JAHJA PADISHAHUT
Mu te xhamia e Jahja Padishahut
Haxhi deputeti i lutet Allahut
Me tespihe në dorë – kuq e zi
Në rendin e parë këndon ilahi.
Haxhi u bë brenda një nate
I lutet Allahut për mëkate!
Që i bëri gjatë monizmit
Ky hero trim i socializmit.
E ngre zërin për ferexhe
Feja s’na solli në këtë derexhe.
Po, shkolla me ca ateistë
Brez pas brezi nacionalistë.
Mu te xhamia e Jahja Padishahut
Haxhi deputeti i lutet Allahut…
KUR MË NGJITESH NË FOLTORE
Kur më ngjitesh në foltore
Tinëz – tinëz dorë për dore.
Me atë zanatin e vjetër
Herë nën sjetull, herë nën setër.
Pesëdhjetë vjet që e ushtrove
Pesëdhjetë vjet na sakatove.
Kur më ngjitesh në foltore
Ule zërin se mendtë m’i more
Me ato diskutime të zjarrta
Që s’i pati dikur as Sparta.
Fjalë boshe – demagogji
Art i rrallë për elegji.
Kur më ngjitesh në foltore
Ku më je nisur me ato taborre
Me puthadorë e masha
Radikës si Hajredin Pasha…
DAP E DAP ME DY BRINJA
(Një “analisti” politik)
Foltores i sulesh me dy brinja
Dap e dap e dap e dap.
Bar kërkon nëpër dëllinja
“Mikun” do ta qesësh në trap.
Dap e dap e dap e dap
Po s’më qet se më ke “mik”.
Natë e ditë rri në dollap
Ogiç topall dhe ashik.
Mikrofonin e merr në dorë
Npër emisione të A – njëshit.
Fryhesh zhgërryhesh, ore i gjorë
Me dy brinjë të ogiçit.
E kam një ogiç nëpër dëllinja
Dap e dap me dy brinja…
MU TE RRAPI NË SHATËRVAN
Mu te Rrapi në Shatërvan
Kokë më kokë dy azganë.
Dy burra – dy patriot
Kulltukët i qajnë me lot.
Mu te Rrapi në Shatërvan
Seç na nxorrën jataganë:
Kush na i prek idealet
Do ta ndjekim deri te malet.
Mu te Rrapi në Shatërvan
Intervista japin, lusin “Babanë”.
Vaaap, ia dha flaka në çardak
Kuku, nënë, do të bëhet gjak.
Do të bëhet gjak, do të mbytet çuku
Do të bien “burrat” nga kolltuku…
MU TE TEATRI NË BYFE
Mu te Teatri, në byfe
Vijnë patriotët si rrufe
Me kalë të bardhë e mushka
Shkrep arti – kërset pushka.
Mu te Teatri, në Bit – Pazar
Vijnë krijues – vijnë zagarë.
Veteranë që bëjnë politikë
Dje me Rusi, sot me Amerikë.
Mu te Teatri, mes bërlloku
Kultura jonë i ka hipur një gjoku.
Errësirës i turret e katandisur
E shalojnë kalorës të arratisur.
Mu te Teatri, para Vetëshrëbimit
Kulturofagët i prijnë mjerimit…
DY ZAGARË NËPËR ÇARSHI
Mora lapsin, dola në Çarshi
Dy zagarë më rrinë karshi:
Ma bëjnë me sy
E ma bëjnë me kry’.
Mora lapsin, dola në Shatërvan
Dy zagarë rehat s’më lanë:
Ma bëjnë me dorë
E më gjuajnë me borë.
Mora lapsin, u dola karshi
Dy zagarë më ndjekin nëpër Çarshi…
KA TRE VJET E DISA MUAJ
(Dashurisë së madhe: Kurvës Parti)
Ka tre vjet e disa muaj
Kemi pasur dashuri plot zjarr.
Tash do t’i tregoj gjithkujt
Vetë u shite nëpër Bit – Pazar.
Po ta dija se do një tjetër
Unë më parë ta kisha kthyer shpinën.
Si e harrove dashurinë e vjetër
Në Teatër, në foltore mbi binën.
A të kujtohen elegjitë e mia
Linçet intelektuale dhe fizike.
Takimet idilike te Paria
E pabesë paske qenë, moj mike…
KUR THËRRET PARTIA
Cikël poetik nga libri: KALI I TROJËS NËPËR BIT – PAZAR (1994)
Kur thërret Dr. Madhi e vendos Partia
Ngrihet përnjëheri o “intelegjencia”.
Nëpër shoqata, unione e përurime
Liri kërkohet, bëhen flijime.
Për shkolla shqipe – barazi kombëtare
Për dy orë flamur e për abetare.
Universitet Shtetëror e kabinete
Banesa e vende pune për vete.
Kur thërret Dr. madhi e vednos Partia
Ngrihet përnjëher o “intelegjencia”…
E MORA LAPSIN, DOLA PËR GJAH
E mora lapsin, dola për gjah
Seç u ula nën një ah.
Pusi vura te Shatërvani
T’i shoh burrat që ka Vatani.
Me setret krahëve – shpatat në dorë
O lum e lum për këta dëshmorë!
E mora lapsin, dola për gjah
“Demokratët” tanë krah për krah.
Tym e flakë nxjerrin nga goja
Skuqet – ndizet foltorja.
Në dyluftime i përzien kësulat
Fyt për fyti u rrokën burrat.
Flakë më flake te Shatërvani
O priti, priti këta burra mejdani!
Pusi u vura në “Trumbeta”
Shkrepa lapsin, o tungjatjeta!...
Ç’KA “DEMOKRATI” ME MUA
Ç’ka “demokrati” me mua
Herë sillet si burrë – herë si grua
Kur del te Rrapi, në Shatërvan
Kokën fët e kthen më një anë.
Ç’ka “demokrati” me mua
Mos keq e kam hidhëruar,
Kur i këndova në “Trumbeta…”
Që i dhimbset një “tungjatjeta”.
Ç’ka “demokrati” me mua
Që del e ftohet në krua.
Vallë, e zemëroi çiftelia
Që më akuzoi te Paria…
Ç’ka “demokrati” me mua
A e di se unë prapë e dua!...
Ç’KANË KOLLTUKËT QË RËNKOJNË
Ç’kanë kolltukët që rënkojnë
Derdhin lot, po vajtojnë:
Këta “demokratë” të soçëm
Këmbekrye komunistë të moçëm.
Që i ndërruan vetëm maskat
Hu më hu çirren si laraskat.
Nuk dorëzohen, s’i hedhin armët
Amanet, thonë, na e lanë të parët:
Brez pas brezi t’u dalim zot
Kolltukëve që i fituam me barot.
Ç’kanë kolltukët që rënkojnë
“Demokratët” mezi i durojnë…
TE XHAMIA E JAHJA PADISHAHUT
Mu te xhamia e Jahja Padishahut
Haxhi deputeti i lutet Allahut
Me tespihe në dorë – kuq e zi
Në rendin e parë këndon ilahi.
Haxhi u bë brenda një nate
I lutet Allahut për mëkate!
Që i bëri gjatë monizmit
Ky hero trim i socializmit.
E ngre zërin për ferexhe
Feja s’na solli në këtë derexhe.
Po, shkolla me ca ateistë
Brez pas brezi nacionalistë.
Mu te xhamia e Jahja Padishahut
Haxhi deputeti i lutet Allahut…
KUR MË NGJITESH NË FOLTORE
Kur më ngjitesh në foltore
Tinëz – tinëz dorë për dore.
Me atë zanatin e vjetër
Herë nën sjetull, herë nën setër.
Pesëdhjetë vjet që e ushtrove
Pesëdhjetë vjet na sakatove.
Kur më ngjitesh në foltore
Ule zërin se mendtë m’i more
Me ato diskutime të zjarrta
Që s’i pati dikur as Sparta.
Fjalë boshe – demagogji
Art i rrallë për elegji.
Kur më ngjitesh në foltore
Ku më je nisur me ato taborre
Me puthadorë e masha
Radikës si Hajredin Pasha…
DAP E DAP ME DY BRINJA
(Një “analisti” politik)
Foltores i sulesh me dy brinja
Dap e dap e dap e dap.
Bar kërkon nëpër dëllinja
“Mikun” do ta qesësh në trap.
Dap e dap e dap e dap
Po s’më qet se më ke “mik”.
Natë e ditë rri në dollap
Ogiç topall dhe ashik.
Mikrofonin e merr në dorë
Npër emisione të A – njëshit.
Fryhesh zhgërryhesh, ore i gjorë
Me dy brinjë të ogiçit.
E kam një ogiç nëpër dëllinja
Dap e dap me dy brinja…
MU TE RRAPI NË SHATËRVAN
Mu te Rrapi në Shatërvan
Kokë më kokë dy azganë.
Dy burra – dy patriot
Kulltukët i qajnë me lot.
Mu te Rrapi në Shatërvan
Seç na nxorrën jataganë:
Kush na i prek idealet
Do ta ndjekim deri te malet.
Mu te Rrapi në Shatërvan
Intervista japin, lusin “Babanë”.
Vaaap, ia dha flaka në çardak
Kuku, nënë, do të bëhet gjak.
Do të bëhet gjak, do të mbytet çuku
Do të bien “burrat” nga kolltuku…
MU TE TEATRI NË BYFE
Mu te Teatri, në byfe
Vijnë patriotët si rrufe
Me kalë të bardhë e mushka
Shkrep arti – kërset pushka.
Mu te Teatri, në Bit – Pazar
Vijnë krijues – vijnë zagarë.
Veteranë që bëjnë politikë
Dje me Rusi, sot me Amerikë.
Mu te Teatri, mes bërlloku
Kultura jonë i ka hipur një gjoku.
Errësirës i turret e katandisur
E shalojnë kalorës të arratisur.
Mu te Teatri, para Vetëshrëbimit
Kulturofagët i prijnë mjerimit…
DY ZAGARË NËPËR ÇARSHI
Mora lapsin, dola në Çarshi
Dy zagarë më rrinë karshi:
Ma bëjnë me sy
E ma bëjnë me kry’.
Mora lapsin, dola në Shatërvan
Dy zagarë rehat s’më lanë:
Ma bëjnë me dorë
E më gjuajnë me borë.
Mora lapsin, u dola karshi
Dy zagarë më ndjekin nëpër Çarshi…
KA TRE VJET E DISA MUAJ
(Dashurisë së madhe: Kurvës Parti)
Ka tre vjet e disa muaj
Kemi pasur dashuri plot zjarr.
Tash do t’i tregoj gjithkujt
Vetë u shite nëpër Bit – Pazar.
Po ta dija se do një tjetër
Unë më parë ta kisha kthyer shpinën.
Si e harrove dashurinë e vjetër
Në Teatër, në foltore mbi binën.
A të kujtohen elegjitë e mia
Linçet intelektuale dhe fizike.
Takimet idilike te Paria
E pabesë paske qenë, moj mike…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kalosh Çeliku: Hoxha kur thërret në minare
» Mardena Kelmendi: Nëpër duart e kohës (Cikël poetik)
» Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (III)
» Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës''
» Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
» Mardena Kelmendi: Nëpër duart e kohës (Cikël poetik)
» Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (III)
» Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës''
» Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi