Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
Faqja 1 e 1
Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
KALOSH ÇELIKU
KOMUNIST I ARRATISUR
(Nё stilin e Nolit)
Seç e ndrydhёn – seç e shtrydhёn
Seç e hipёn – seç e zbritёn
Gazdallarёt – baballarёt
Zagarёt e trumbetarёt.
Seç e ndёrsynё – seç e pёshtynё
Seç e frynё – seç e shqyenё
Fajdexhinjtё - derraxhinjtё
Bythaxhinjtё e jabanxhinjtё.
Seç e ngopёn – seç e ropёn
Seç e turrёn – seç e furёn
Rrenaxhinjtё – parullaxhinjtё
Plaçkaxhinjtё e tellallxhinjtё.
Ngrehuni – bini – mos na shes
Partive, pa besё – pa shpresё!
Rreth Mullarit – Bit – Pazarit
Rrёzё Sharrit – anёs Vardarit...
TY BRE KALEMXHI
T~ KAM KALLXUE
(Nё stilin e popullit)
Ty bre kalemxhi tё kam kallxue
Nuk ta qet me u provu me mue.
Se, s’ke zemёr me hy nё luftё
Qe pesdhjetё vjetё je tuj u tutё.
Natё e ditё tё kanё vu samarё
Argat ke punu nё tjetёr arё.
Zotnive tuj ua fёrkue pёrditё
Mbylle mё gojёn, he jezitё!
Se tё shkoi jeta me parulla t’ndyta
E kam lapsin me dy tyta...
OBOBOOO SI U NGJIT~N MALIT
( Intelektualёve tё rrejshёm)
Çirren, sulen – luftojnё tinёz
Maskat vёnё, i sulen binёs.
Ngrejnё grushtat – trumbetojnё
Popullit i dalin zot, gjёmojnё.
Shpatat zhveshin, i hipin kalit
Obobooo, si u ngjitёn malit.
Gurё e dru bashkё s’i lanё
Veç pёr popull e VATAN.
Zёrin ngrejnё, rrёfejnё grushtat
Gjoks mё gjoks i puthin hutat.
Bolshevikёve duke u bёrё varr
Skuqen, fryhen – vjellin zjarr.
Harruan banesat dhe paratё
Vendet e punёs – gratё
Qё u shpёrblyen si dasmorё
Nёno moj, m’i qaj kёta dёshmorё!
Edhe pse dje lёvdonin – derdhnin lot
Sot janё mbushur plot barot,
Me Naim nё gojё e Bajram Curr
Vdesin, presin pёr flamur...
VAJ MEDET SI KA ARDH’ JETA
Vaj medet si ka ardh’ jeta
Huti ngriti zёrin n’gazeta.
Pluralizmit iu shoftё nafaka
Qysh s’ka frikё se ndizet nga flaka,
Me zjarret e kёtij Don Kishoti
Gjoksin para kur sulet n’flakё baroti.
Lum e lum ajo nёnё qё e pёrkundi
Lum e lum gazetat – lum katundi,
Pas kaq vitesh qё na dha kёsi trimi
Sa qё lakmi t’ia ketё edhe Naimi...
PO VIJN~ BURRAT E HYQYMETIT
Po vijnё burrat e hyqymetit
Setrat krahёve pёrreth detit,
Me dashnoret zonja tё rёnda
Lum kostumet çka kanё brenda.
Qё ua kanё marrё mendtё, sytё
Verё pёr verё duke u kacafytё.
Po vijnё burrat e hyqymetit
Gjithmonё me paratё e shtetit,
Zyrtarisht t’i kryejnё sa punё
Po, deti ynё, o me furtunё:
Harrojnё popullin, harrojnё gratё
Nё darka e pije natё pёr natё...
MORA RRUG~N KAH BIT – PAZARI
Mora rrugёn kah Bit – Pazari
Gunёn krahёve siç ecёn shqiptari
Me zatet njё burrё mejdani
Zot t’i dal kёtij vatani
Mos e shes pёr njё karrige
As me pare, as pёr njё mike.
Eca e eca deri te sa mure
Askund s’hasa Isё me dy kobure,
Po sa mercenarё e shёrbetorё
Rrugёs çirreshin: me dorё, me dorё...
O BINI BURRAT E MEJDANIT
(Patriotёve tё rrejshёm)
O bini burrat e mejdanit
Qё kudo i dilni zot vatanit.
Rrihni gjoks, i hipni kalit
Pushkёn krahut ngjiteni malit.
Zjarre ndizni lis pas lisi
Flakё mё flakё se pushka krisi!
O bini burrat e mejdanit
“Kёputni sumbullat e xhamadanit!”
Fyt pёr fyt rrokuni me topin
“Patriotё” qё e doni popullin.
Brez pas brezi nёpёr beteja
Kolltuqeve sulm si rrufeja!...
KOMUNIST I ARRATISUR
(Nё stilin e Nolit)
Seç e ndrydhёn – seç e shtrydhёn
Seç e hipёn – seç e zbritёn
Gazdallarёt – baballarёt
Zagarёt e trumbetarёt.
Seç e ndёrsynё – seç e pёshtynё
Seç e frynё – seç e shqyenё
Fajdexhinjtё - derraxhinjtё
Bythaxhinjtё e jabanxhinjtё.
Seç e ngopёn – seç e ropёn
Seç e turrёn – seç e furёn
Rrenaxhinjtё – parullaxhinjtё
Plaçkaxhinjtё e tellallxhinjtё.
Ngrehuni – bini – mos na shes
Partive, pa besё – pa shpresё!
Rreth Mullarit – Bit – Pazarit
Rrёzё Sharrit – anёs Vardarit...
TY BRE KALEMXHI
T~ KAM KALLXUE
(Nё stilin e popullit)
Ty bre kalemxhi tё kam kallxue
Nuk ta qet me u provu me mue.
Se, s’ke zemёr me hy nё luftё
Qe pesdhjetё vjetё je tuj u tutё.
Natё e ditё tё kanё vu samarё
Argat ke punu nё tjetёr arё.
Zotnive tuj ua fёrkue pёrditё
Mbylle mё gojёn, he jezitё!
Se tё shkoi jeta me parulla t’ndyta
E kam lapsin me dy tyta...
OBOBOOO SI U NGJIT~N MALIT
( Intelektualёve tё rrejshёm)
Çirren, sulen – luftojnё tinёz
Maskat vёnё, i sulen binёs.
Ngrejnё grushtat – trumbetojnё
Popullit i dalin zot, gjёmojnё.
Shpatat zhveshin, i hipin kalit
Obobooo, si u ngjitёn malit.
Gurё e dru bashkё s’i lanё
Veç pёr popull e VATAN.
Zёrin ngrejnё, rrёfejnё grushtat
Gjoks mё gjoks i puthin hutat.
Bolshevikёve duke u bёrё varr
Skuqen, fryhen – vjellin zjarr.
Harruan banesat dhe paratё
Vendet e punёs – gratё
Qё u shpёrblyen si dasmorё
Nёno moj, m’i qaj kёta dёshmorё!
Edhe pse dje lёvdonin – derdhnin lot
Sot janё mbushur plot barot,
Me Naim nё gojё e Bajram Curr
Vdesin, presin pёr flamur...
VAJ MEDET SI KA ARDH’ JETA
Vaj medet si ka ardh’ jeta
Huti ngriti zёrin n’gazeta.
Pluralizmit iu shoftё nafaka
Qysh s’ka frikё se ndizet nga flaka,
Me zjarret e kёtij Don Kishoti
Gjoksin para kur sulet n’flakё baroti.
Lum e lum ajo nёnё qё e pёrkundi
Lum e lum gazetat – lum katundi,
Pas kaq vitesh qё na dha kёsi trimi
Sa qё lakmi t’ia ketё edhe Naimi...
PO VIJN~ BURRAT E HYQYMETIT
Po vijnё burrat e hyqymetit
Setrat krahёve pёrreth detit,
Me dashnoret zonja tё rёnda
Lum kostumet çka kanё brenda.
Qё ua kanё marrё mendtё, sytё
Verё pёr verё duke u kacafytё.
Po vijnё burrat e hyqymetit
Gjithmonё me paratё e shtetit,
Zyrtarisht t’i kryejnё sa punё
Po, deti ynё, o me furtunё:
Harrojnё popullin, harrojnё gratё
Nё darka e pije natё pёr natё...
MORA RRUG~N KAH BIT – PAZARI
Mora rrugёn kah Bit – Pazari
Gunёn krahёve siç ecёn shqiptari
Me zatet njё burrё mejdani
Zot t’i dal kёtij vatani
Mos e shes pёr njё karrige
As me pare, as pёr njё mike.
Eca e eca deri te sa mure
Askund s’hasa Isё me dy kobure,
Po sa mercenarё e shёrbetorё
Rrugёs çirreshin: me dorё, me dorё...
O BINI BURRAT E MEJDANIT
(Patriotёve tё rrejshёm)
O bini burrat e mejdanit
Qё kudo i dilni zot vatanit.
Rrihni gjoks, i hipni kalit
Pushkёn krahut ngjiteni malit.
Zjarre ndizni lis pas lisi
Flakё mё flakё se pushka krisi!
O bini burrat e mejdanit
“Kёputni sumbullat e xhamadanit!”
Fyt pёr fyt rrokuni me topin
“Patriotё” qё e doni popullin.
Brez pas brezi nёpёr beteja
Kolltuqeve sulm si rrufeja!...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kalosh Çeliku: Oda e miqve
» Poezi nga Kalosh Çeliku
» Kalosh Çeliku: Ma ka lёn-e, ma ka lёn-e nёna amanet-e
» Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
» Kalosh Çeliku: Kёrcёnime anonime
» Poezi nga Kalosh Çeliku
» Kalosh Çeliku: Ma ka lёn-e, ma ka lёn-e nёna amanet-e
» Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
» Kalosh Çeliku: Kёrcёnime anonime
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi