Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi: Ajo vetë do të hapet

Shko poshtë

Sabit Rrustemi: Ajo vetë do të hapet Empty Sabit Rrustemi: Ajo vetë do të hapet

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 17, 2009 3:57 am

Sabit Rrustemi: Ajo vetë do të hapet U1_SabitRrustemi
Sabit Rrustemi

AJO VETË DO TË HAPET

(Në përkujtim të atdhetarit të shquar, Metush Krasniqit, pesë vite pas kalimit të tij në amshim - 15 tetor 1991))

E bëjmë një punë o Metë Krasniqi

- I biem drejt

E mos sillemi kodër pas bregu

Se përpara e kemi cakun

E as mos ma vër

As nuk po ta vë lakun



A po sheh dhe ti si unë

Apo vetëm mua më është çartur shikimi

He burrë

E s’ po shoh si dua

E s’ po dhemb sall në mua



Ne mund të shkojmë

Kush prej dheembjeje

Kush prej plumbi

Prej të papriturës kush

- po punët si po mbesin

Kosovës derën ku po i a lëmë

Se pa të më nuk bën



Fëmijët në pikë lëndine

Sillen e mbështillen

Në mija shtigje

Brenda s’kanë s’i hyjnë



Erërat e dynjasë i trazojnë

Erërat e dynjasë me ta kalërojnë



Dhe nesër po të na pështyjnë

Ç’t’u themi

Ku të vemi

Me shekuj po zihemi

Për një zot shtëpie

E përsëri nuk e kemi



Ia thyem qafën vetes me lavde të rreme

Me fjalë të krehura

A hasmin as e tremba

As e trembe



Si me ëndje thejmë krande

Ndezim zjarre a mërrdhijmë fare

Vetes assesi t’i bëjmë qare

Për pa e çelë një fushë të re

Për pa e mbjell një mal të ri

Prag më prag n’secilën shtëpi



O Metë Krasniqi

Vdekja në një mënyrë do të na gjejë

Kur e kemi këmishë në trup

- këtë këmishë

T’ua veshim edhe xhebrailëve

Po deshëm vdekjes sonë

T’ia vëmë emrin jetë



Se mos pyet për neve

Po na shkuan këto vdekje kot së koti

Po u ngrys dhe kjo ditë si moti

Po na hëngër dreqi e na qau zoti

Mos pyet për neve he burrë

Se po flas

E po çelem me ty si kurrë



Po dhe mos u çmend prej gëzimit

Nëse këtë shtëpi të nisur që moti

Një ditë e bëjmë me kulm

Në një nga ditët që do të vijnë

Derën s’ke nevojë për ta shtyrë



- Ajo Vetë do të hapet para teje

O Metë Krasniqi…

( E lexuar për herë të parë në 5 vjetorin e përkujtimit për atdhetarin Metush Krasniqi, në Shtëpinë e Kulturës në Rogoçicë, më 15. X. 1991)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi