Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ejup Ramadani: POEMË: Shqiponjat e lira dhe dielli që s´shëndritë

Shko poshtë

Ejup Ramadani: POEMË: Shqiponjat e lira dhe dielli që s´shëndritë Empty Ejup Ramadani: POEMË: Shqiponjat e lira dhe dielli që s´shëndritë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 17, 2009 11:26 pm

Ejup Ramadani: POEMË: Shqiponjat e lira dhe dielli që s´shëndritë 6832_165025748120_729388120_2658751_191790_s

Ejup Ramadani: POEMË: Shqiponjat e lira dhe dielli që s´shëndritë


( Fragmente nga një poemë e papërfunduar. Fillova ta shkruaj më 1989, vazhdon të më përcjellë në jetë. Për here të parë, kështu e mangtë u botua në revistën “ Dëshira” në Suedi)

I
Kur të më pushojë së rrahuri zemra
diku metropoleve të Europës
më ktheni në Prishtinë
aty, në Kodër të Dragodanit
unë kam vendin tim.

Pranë varrit të gjyshit
bëmani varrin tim
jam pjesë e qeniës tënde – Prishtinë
në ty është vendi im
- për në amshim

Kur ta jap frymën e fundit
qofsha në Pariz, Londër, Stokholm, Berlin
më dërgoni në Prishtinë
se vetëm në Kodër të Dragodanit
eshtrat e mija nën dhe dot ë rrinë.

II
Evropë,
na joshem e sharimin tënd
pash më pash i shkelëm bulevardet e tua
me patiket tona të shqyera
Evropë,
sa shije të thartë që ke
ku na katandise, në c´buzëvarr na prure
dhe na le pa atdhe.

III
Ikënim të mjerët, vjeshtave të vona
ikënim të gjorët, si zogjët n ë shtegtim
mos vallë do të gjenim prehje në mërgim.

Zogjët do të ktheheshin në pranverë
e ne, ne ndoshta kurrnjëherë.

Ikëm për të gjetur shpëtimin
e gjetëm mërgimin
ikëm nga malli
e na dogji zjarri
ikëm nga gjaku
gjaku na u ngjiz
ikëm nga zhara e zjarrit
na sosi ndjenja e mallit.

Bashkë me ne
dhe gjarpëri i shtëpisë na iku nga oxhaku
bari na u rrit mbi cati
kërcuj – nënat plaka na qajnë me lot
dhe ne do të këthehemi
ndoshta, s´di sivjet a në mot

IV
Ishim ai “ plehu I Kosovës”
që me gjakun tone
“plehëronim” dheun e Prishtinës
për t´u rritur lulëkuqet
që shqiponjat të lira të fluturonin në qiell
që dielli që s´shëndriste
t´na ngrohte në Pranverë

Me plotë gur në xhep
në tjetrin kishim qepë
( na thonin, u bënë mirë kundër lotsjellësve)
ende s´dinim c´është jeta
ndiheshim heronj
pash më pash I shkelnim rrugët e Prishtinës
duke brohoritë
-RROFTË KOSOVA REPUBLIKË –

V
Nëna Prishtinë
në vend të qumështit
na jipte helme të pimë
në vend të përkëdheljeve
hanim dajak
në vend të luleve
shihnim vetëm gjak

Pëllumbat e bardhë që moti kishin ikur nga Prishtina
Pëllumbat e bardhë kurrë s´kishin qenë në Prishtinë
A thua, së shpejti do të vijnë

VI
E në Prishtinë
dasmat bëheshin ditë e natë
Prishtinë – nuse
kur do të shohë me duvak

Që nga tetëmbëdhjetë tetori I vitit 1980 e ca
Kurrë më s´të kam pa
A u rrite, a u mplake, a u përgjake
Prishtinë
parajsë – ferr
jetë – vdekje
kurvë,
ata që të pane njëherë
u dashuruan në ty
dhe s´të harruan kurrë.

VII
O putheni baltën e Prishtinës
Mos ëndërroni rrugët
e metropoleve në megrim
të pashpirtëra janë, pa gjallëri
balta e Prishtinës është gjevahir
MOS E BRAKTISNI PRISHTINËN
bëhuni martirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi