Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Dhurim organesh!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Dhurim organesh! Empty Lediana Kapaj: Dhurim organesh!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 6:57 pm

Lediana Kapaj: Dhurim organesh! N744374599_8281


Lediana Kapaj: Dhurim organesh!

Sot isha duke ndjekur nje emision ne tv,ku midis publikut dhe prezantuesit te emisionit,ishin te ftuar edhe 5 nena qe kishin humbur femijet e tyre neper aksidente,nga mosha 18_25vjec.
U befasova kur njera nga keto nena,kishte dhuruar te gjitha organet e djalit te saj,pervec nje organi te vetem,qe ishin veshet.

E urreva kete nene dhe mendova se si ka mundesi qe nje nene te mos kete nje varr ku te qaje djalin e saj.
Degjova nenat e tjera dhe ne mes tyre edhe nje mjeke,djali i seciles kishte vdekur ne nje aksident automobilistik!
Edhe pse ishte mjeke,kjo nene ishte krenare per faktin se nuk kishte dhuruar asnje organ te djalit te saj te vdekur.

Po me shume e trishtueshme ishte,kur me qindra te rinj e te reja,ishin ne pritje te nje organi te vetem per te jetuar,.......dikush veshken,zemren,etj,etj.

Gruaja qe kishte dhuruar te gjitha organet e djalit te saj u ngrit ne kembe edhe tha......""djali im jeton,te gjitha organet e djalit tim jetojne,une kam me dhjetera telefonata ne dite te njerezve qe mbajne organet e djalit tim dhe ne mes te ketyre zerave une degjoj zerin e birit tim!
Prandaj ju bej thirrje te gjithe njerezve,qe kur ndodhin raste te tilla,eshte mire te shpetohen disa dhjetera jete njerezish"!

Ndjeva shume dhimbje dhe shume dashuri dhe nje respekt te vecante per kete grua kaq humanitare dhe te mrekullueshme te cilen te gjithe e duartrokiten sikur te ishte zoti vete!


Tu dhurosh jete nje ose me shume njerezve duke bere nje veprim te tille eshte diçka hyjnore!
Jeta_ thoshin dikur,eshte nje dhurate qe duhet ta jape apo ta marre vetem zoti...te mendosh se sot,edhe ne kemi ne dore te dhurojme jete duke dhuruar organet tona ne rast te ndonje nderprerjeje te papritur te jetes sone,apo te dhurojme nje organ te caktuar i cili mund te shpetoje nje jete njeriu...eshte nje gje e cila do te vertetonte me se miri ate shprehjen...(zoti e krijoi njeriun sipas shembelltyres se vet)...
Duhet qe njerezit te ndergjegjesohen ne kete aspekt...duhet qe ne,ta marrim me me seriozitet dhe pergjegjshmeri kete problem pasi nje dite,(nuk ja uroj askujt),por mund te jemi ne ose te afermit tane qe do te mund te kemi nevoje per nje transplantim organi...


Desha te merrja mendimin tuaj ne lidhje me kete fenomen.
A mendoni qe mund te falim organe per te shpetuar jete te tjera ,ne raste fatkeqesisht te pashmangshme nga vdekja?
Cfare mendoni per veprimin humanitar te kesaj nene?

Lediana Kapaj


Lediana Kapaj: Dhurim organesh! 9717_156392024599_744374599_2570374_4297558_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi