Arsim Halili: Intervistë me Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Historiane dhe Poete
Faqja 1 e 1

Intervistë me Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Historiane dhe Poete
Intervistoi: Arsim Halili
Një prezantim për lexuesit tanë, kush është Sabile Keçmezi-Basha?
Kush jam unë, hëm, sa vështirë është të flasësh për veten. Nganjëherë mendoj se do të ishte më mirë që të përgjigjeshin të tjerët për mua dhe do më vlerësonin ashtu siç jam në të vërtet. Megjithatë do të prezantohem: jam bijë e kësaj ane. Jam lindur e rritur në fshatin Koretin të komunës së Dardanës (ish Kamenicë), dhe kam pasur fat që kam lindur mu aty ngase Koretini është fshati më i bukur në botë dhe e dini pse, se ai është vendlindja e ime. Kam pas fatin që të rritem në mesin e njerëzve më të mrekullueshëm që kam njohur ndonjë herë. Për mësues kam pasur edukator e atdhetar të devotshëm, të cilën në mënyrë të tërthorët na mësonin të kaluarën dhe historinë tonë. Qysh në fëmijëri nga babai kam mësuar ç’është padrejtësia, copëtimi i atdheut, robëria dhe rezistenca e popullit. Babai ishte anëtar i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare, dhe mbi supet e tija kishin zënë vend shumë vite burgu të kaluara në kazamatet serbe e jugosllave.( e thash këtë ndoshta edhe për herë të parë, ndoshta edhe në një mënyrë dua të shpreh falënderimin dhe kujtimin që ruaj ndaj babait tim i cili më edukoi dhe më brumosi me dashuri të paskajshme ndaj atdheut).
Shkollën e mesme (gjimnazin), e kam mbaruar në Dardanë, Ndërsa fakultetin e Shkencave Politike e kam vazhduar dhe përfunduar në Beograd. Kjo dhe ky fakultet ishin dëshirë e babait tim, ngase shpesh më thoshte se Kosovës e shqiptarëve iu nevojiten politikologët e shkolluar. Në Prishtinë, në atë kohë nuk kishte Fakultet të Shkencave Politike, andaj edhe isha e detyruar që të shkoja atje. Shkuarja në Beograd kishte edhe peripecitë e veta. Gjuhen serbe nuk e zotëroja mirë apo më mirë të them fare se dija, andaj edhe mu deshtë që të punoja shumë, më shumë se të tjerët dhe mu kjo ndikoi që në afatin rekord të diplomoja dhe të isha femra e parë nga Kosova që kisha mbaruar këtë fakultet. Pata fatin që menjëherë pas diplomimit të punësohesha në Institutin e Historisë në Prishtinë, ku me një afat të shkurtër magjistrova dhe më 1984 doktorova në Fakultetin Filolozofik-dega e Historisë. Sipas disa të dhënave unë njëherë jam edhe femra më e re në Kosovë që kam qenë doktore e shkencave. Jam e martuar me Prof. Dr. Tefik Bashën, që lirshëm mund të shprehem se është bashkshort i mrekullueshëm dhe pa përkrahjen e tij nuk dijë se a do isha kjo që jam sot. Kemi dy fëmijë : Arten (asistente në UP) dhe Agonin që të dy arkitektë. Jam gjyshe e Gertit e Darsit që me një mënyrë na kanë ndryshuar jetën dhe e kanë bërë edhe më të mahnitshme. Po ashtu mbaj mësim në Fakultetin e Edukimit, dhe kam fatin që njoh shumë student të shkëlqyeshëm, të cilët janë shumë të edukuar dhe të etshëm për dije.
Krahas fushës së historisë, ju merreni edhe me krijimtari letrare, a mund të na shkoqisni diç nga kjo fushë, kur filluat të shkruani poezinë?
Poezi kam filluar të shkruaja si fëmijë (qe nga bankat e shkollës fillore). Në do vite të hershme të femërisë mu kishte botua edhe vjersha ime e parë në gazetën “Rilindja” e që çdo të martë botonte edhe faqen për fëmijë në të cilën mu botua vjersha me titull “Gjeli i Ganimetes”. Gëzimi im nuk kishte fund, se shokët dhe shoqet e klasës vetëm më quanin “poete”. Mirëpo deri tek botimi i librit të parë ishte një rrugë shumë e gjatë dhe shumë e vështirë. Ato kohëra ishin më ndryshe se këto tani. Nuk mundësh të botoje vetë libër. Ekzistonin disa filtra dhe shumë lidhje, për të ardhur deri te libri. Librin e parë “Nusen e gurtë” e botova vetëm në vitin 1989. Dhe kjo nuk ishte e tëra. Pas viteve të ’81-shit, në Kosovë dhe për shqiptarët ishin vite të rënda. Ndërsa pas vitit 1989, Kosovës iu suprimua edhe ajo pak autonomi që e kishte, dhe gjendja ekonomike e institucioneve dhe e shqiptarëve kishte arritur në skajshmëri. Megjithatë “ne punonim edhe atëherë kur nuk punohej dot” thotë Prodoni. Gjatë këtyre viteve botova edhe ca përmbledhje me poezi. Në ndërkohë kisha shkruar edhe dramën “Hadi”, por ma censuruan dhe nuk mundi të botohej kur u shkrua, dritën e pa pasi kishte përfunduar lufta (1999), në vitin 2005. Në ndërkohë botova përmbledhjet me poezi si: “Kohë epileptike”, “Dy lule ka mami”etj. Edhe pse ishte kohë e vështirë për të gjithë ne, megjithatë muzat nuk heshtshin, poezia shkruhej me të madhe. Shkruaja edhe unë. Ishte robëria dhe dashuria për ditët më të mira ajo që na frymëzonte. Dhe frytë i kësaj periudhe ishte edhe përmbledhja me poezi “kohë epileptike”, “Ëndrrat e trishta”, “Malli për Itakën” etj.
Ç’është për ju poezia e shkruani atë me shumë pasion?
Sigurisht se po, por në moment kur e zë veten se më ka ardhur frymëzimi, gjithçka bëjë dhe e hedh në letër frymëzimin e momentit, se po iku frymëzimi, më vonë më kot mundohem ta rikujtoj atë. Poezia o shkruhet kur vjen frymëzimi o nuk shkruhet fare. Por kuptohej, mendoj se poeti, shkrimtari në përgjithësi krijuesi duhet vazhdimisht ta “ushqej” vetveten me lexim duke filluar nga elita krijuese e deri tek shkrimet e zakonshme fëmijërore që botohen në gazeta të ndryshme. Duhet pasuruar fjalorin letrar, imagjinatën, duhet parë se si shkruajnë të tjerët, se si punohet nga shkrimtarët e mëdhenj dhe si vije deri te botimi i një vepre. Poçes quhej pasion dashuria e madhe që kam ndaj veprave të artit, ndaj poezisë në veçanti atëherë çdo krijim timin e bëjë me përkushtim dhe me një pasion të veçantë.
Me që jemi te eksperienca e juaj si historiane, sa reflektohet profesioni juaj në krijimtari letrare ?
Mendojë se poetët lindin ndërsa shkencëtaret krijohen me studimin dhe punën e vazhdueshme të tyre. Unë merrem me studimin e historisë më të re në aspektin historik dhe politik të Kosovës. Andaj duke lexuar dhe studiuar të kaluarën dhe rrjedhat politike që ka kaluar Kosova, disi padiktueshëm ajo filloi që të gërshetohet edhe në poezitë e mia. Kështu që në një mënyrë që të dyja më janë shndërruar në pasion dhe bashkëjetojnë harmonishëm njëra me tjetrën.
Znj. Sabile në fushën e krijimtarisë e njohim si poete, po me prozën sa e keni trajtuar këtë zhanër letrar?
Sikurse me poezi po ashtu edhe me prozë kam filluar të shkruaj në të njëjtën kohë. Kam shkruar shumë tregime për fëmijë e më vonë kam shkruar edhe tregime për të rritur, që nga lexuesit u priten shumë mirë. Ndoshta edhe pse ishte më lehtë të botoje poezi (shikuar edhe në aspektin material), unë tek më 2008 botova romanin tim të par “Nata pa kornizë”, që kryesisht trajtoj tema me vlime historiko-politike që kishim kaluar në ish-Jugosllavi duke theksuar sidomos periudhën e kohës së bombardimeve dhe eksodin biblik që kishte ndodhur ndër shqiptarë (1999). Tani jam kah fundi i një romani tjetër që po ashtu shtjellon një ngjarje nga jeta hadiane që e bëmë në kohën e robërisë.
Së fundi poezia e juaj është përkthyer edhe në gjuhën rumune, ç’do të thotë për një krijues e në këtë rast për juve përkthimi i veprës në gjuhë të huaj ?
Normalisht se për çdo poet, njashtu edhe për mua është një kënaqësi e veçantë kur merr vesh se poezitë tuaj do të lexohen edhe nga një popull e kulturë tjetër në këtë rast nga populli rumun. Ne, si një popull, që posa formuam shtetin sovran e të pavarur, është krejt normale që të na mungojnë edhe organizimet institucionale, dhe shumë vështir e kemi të depërtojmë me krijime në gjuhë të huaja. Andaj, kur mora lajmin për iniciativën e Bashkësisë Kulturore Shqiptare të Rumanisë në krye me përkthyesin e shkëlqyer Baki Ymeri, kanë marr nismën për të më përkthyer poezitë e mija, disi e ndjeva veten më të plotënueme. Thënë sinqerisht, kishte qenë mirë që të merret një iniciativë edhe nga brenda që veprat më të mira si letrare po ashtu edhe shkencore të përkthehen edhe në gjuhet e huaja si :anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe gjuhët tjera të botës. Sa për ilustrim po e ceku, se me rastin e botimit të përmbledhjes me poezi “Anatomia iubirii” (“Anatomia e dashurisë”), më shkruan një kolege rumune, ku më përgëzon për botimin e librit, por njëherë edhe më thotë se më habiti fakti se në Kosovë ka poete shqiptare që shkruajnë aq bukur, drejtën thënë unë Kosovën dhe shqiptarët i kam menduar ndryshe...”, dhe unë do shtoja athua vallë si na ka mundur ajo!!!. Dhe , padashur vij në përfundim se sado e ( i ) vogël të jetë një prezantim do të ketë efektin e vet pozitiv gjithkund ku prezantohet. Edhe këtë dua të shtojë se sipas shkrimeve që kam marr po me dukej se përmbledhja me poezi nga kritika dhe lexuesit rumun është pranuar mirë. Ngase menjëherë pas kësaj, disa poezi i kanë botuar edhe në revista të shumta letrare, po ashtu jam njoftuar se po i njëjti përkthyes është kah fundi i një antologjie me poezi të autorëve shqiptarë e rumun, ku në të jam përfshirë edhe poezitë e mija.
Çfarë trajton poetja Basha në poezinë e saj dhe sa përcillet mesazhi i saj artistik në shoqërinë tonë?
Më pyetet se çfarë trajtojë në poezinë time dhe në këtë pyetje do përgjigjesha se të jetosh në Kosovë, në këtë vend aq të bukur dhe të kujtosh të kaluarën e dhembshme të nxjerr nga thellësitë e historisë, domosdo se do jesh poet apo ndonjë krijues në një lëmi tjetër. Thashë se kryesisht frymëzimet i marr nga e kaluara, përditshmëria dhe nga perspektiva se si e shoh popullin tim në të ardhmen. Në nënqiellin ton ka mjaft arsye për frymëzim. Nga natyra jam optimiste dhe thënë më troç, çdo e mirë më frymëzon por edhe çdo e ligë më dëshpëron , andaj ne poetët jemi krijesa shumë të brishta për nga natyra por edhe të forta për të rezistuar në ndeshtrashat që na sjell jeta. Ne shkruajmë, shkruajmë dhe në një mënyrë shprehim revoltën për atë që nuk pajtohemi dhe mendojmë se po na bëhet një padrejtësi individuale, por edhe më tepër ajo kombëtare dhe universale. Nuk thuhet pa arsye se poetët janë profetët e një kohe. Dhe sa për ilustrim po e ceki se ishte viti 1985, dhe më rastisi që të vizitoja Shën Naumin. Nga aty dukej Pogradeci i mrekullueshëm, dhe në atë moment hyjnor në mua filloi të vlonte diçka si valë apo si flakë që më përpinte të tërën. Nuk mund ta merrni me mend se çfarë dëshire kisha po të mundja të kaloja kufirin dhe të vizitoja gjurmët e Lasgushit poet. Por... ishte e kot. Guri i akullt qëndronte në mes nesh, dhe vetëm në imagjinatën time mundja të imagjinoja se si dukej andej kufirit. Me këtë rast shkrova shumë poezi, por ajo për të cilën desha t’iu tregoi ishte se aty shkrova poezinë po e parafrazim “Do të vij një kohë kur në Pogradec do të shkojë pa pasaportë...” dhe kjo ditë e shumë pritur me përfundimin e Luftës së UÇK-së, erdhi... Bile-bile edhe më tepër...
Sa po e zë vendin e dëshiruar femra shqiptare në shoqërinë Kosovare?
Shikuar historikisht, gruaja shqiptare gjatë gjithë historisë tek shqiptarët ka qenë e respektuar dhe e avancuar si në familje po ashtu edhe në shoqëri. Kur gruaja shqiptare ishte mbretëreshë gratë e tjera në botë nuk gëzonin as të drejtat më elementare njerëzore. Në çdo kohë dhe periudhë historike gratë tona ishin pjesë të pandashme të vendimeve të mëdha që merrte kombi. Në vitet e më vonshme që pasuan pas viteve 1912, pasi se një pjesë e Shqipërisë kishte shpallur pavarësinë, gratë shqiptare që kishin ngelur jashtë saj, vazhduan luftën aty ku kishin mbetur. Janë të njohura shumë emra të heroinave të cilat pa pikë ngurrimi zënë vendin më meritor në altarin e atdhetarisë. Më 1945, kur Kosova dhe viset tjera shqiptare ngelën nën okupimin e Jugosllavisë, bashku me burrat edhe gratë u angazhuan në luftën e përbashkët për të rezistuar ndaj okupatorit. Bile sikurse burrat edhe ato u dënuan dhe u pushkatuan se ishin anëtare aktive të organizatave ilegale që vepronin ndër shqiptar. Gratë morën pjesë aktive në demonstrata të vitit 1968, pastaj më 1981. Nuk ngelën anash as në protestat masive që u organizuan në mbrojtje të autonomisë së suprimuar të Kosovës. Mori pjesë aktive në luftën e UÇK-së dhe tani është krejt normale që ti gëzoj edhe frytet e lirisë për të cilat u angazhua dhe i mbrojti duke flijuar edhe jetën. Siç dihej, në Parlamentin e Kosovës gruaja merr pjesë me 30%, por më gëzon fakti se gratë kanë aspirata edhe më të mëdha, (që edhe pajtona me këtë), pse përfaqësimi i tyre të mos jetë edhe 50%, kur dihej se gjysmën e popullatës e përbëjnë gratë. Në legjislacionin e parë të Parlamentit të Kosovës kam pasur fatin të jem deputete e popullit dhe kam pasur rastin që të bindem se gruaja si në politik po ashtu edhe në shoqëri më nuk luan rolin e dekorit, por ka marr mbi vete obligimet dhe përgjegjësit dhe luan rolin e faktorit vendimmarrës. Si çdo kund në botë ngel shumë për tu dëshiruar, por ama duhet edhe një angazhime dhe një përkrahje edhe më e madhe nga vet ne (gratë). E që besoi se e nesërmja varet nga ne dhe do ia dalim.
Le t’i referohemi për pak çaste edhe çështjes shqiptare e posaçërisht Kosovës , ju e shihni të zgjidhur problemin e Kosovës nga këndvështrimi historik, apo ka ende për të bërë?
Nuk mund të themi se çdo gjë ka përfunduar, se për të arritur deri tek ai qëllimi suprem i shumë gjeneratave që kanë pasur synim suprem, mendojë se na nevojitet shumë punë, shumë angazhim dhe shumë mund. Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur, kjo nuk është çështje që mund të zhbëhet. Kosovën e kanë njohur ndërkombëtarisht mbi gjashtëdhjetë shtete, kjo është fakt i kryer. Kosova ka organet e veta shtetërore, legjislativin, ekzekutivin... ka diplomacinë e vet të shpërndarë në botë, ka miqtë të cilët lobojn në çdo cep të botës, por ama, në duart tona është fati i ynë. Duhet edhe më tepër punë edhe më tepër angazhim dhe shumë më tepër sensibilizim të historisë së shqiptarëve nën okupimin serbë. Shikuar në aspektin historik, një vit nga shpallja e pavarësisë e Kosovës nuk paraqet ndonjë distancë të madhe kohore, por shikuar në aspektin e të arriturave brenda këtij viti të pavarësisë, rezultatet janë shumë domethënëse dhe të prekshme. Kosova ka ndryshuar dhe ndryshimet që janë bërë në të, shtetet tjera të rajonit me dekada nuk kanë mundur ti realizojnë, por... normal që ka ende për tu bërë dhe për tu dëshiruar.
Mbase keni një energji pozitive në procesin e krijimtarisë, çfarë mund të presim në një të ardhme të afërt nga zonja Basha?
Zakonisht planet ose projektet nuk i tregoi ngase e kam amanet nga gjyshja ime (të cilën e kam dashur tej mase), ajo më porosiste duke më thënë “Mos i trego punët që duhesh ti kryesh se po i tregove vështir se do i realizosh”. Krijuesi nuk mund të rrijë duarkryq edhe kur nuk janë kohët për punë. Kjo ndodhë me mua, assesi ti japi vetes pushim për të pushuar. Andaj kam shumë projekte nëpër duar si në planin letrar po ashtu edhe në atë shkencor. Shpresoj se së shpejti do i gëzoi lexuesit e mi me një roman që jam në përfundim e sipër.
Si e shihni ju çështjen Kosovës Lindore nga prizmi i juaj?
Edhe historianët e më hershëm, kur kanë shkruar dhe kanë trajtuar çështjet kombëtare historike, me termin Kosovë nuk kanë menduar vetëm në Kosovën në kufijtë gjeografik që ka, por me Kosovën, sidomos pas okupimit jugosllav të vitit 1945, kur ajo dhe tokat tjera shqiptare pa vullnetin e popullit të saj ngelën nën okupimin jugosllav, kuptoheshin të gjithat tokat shqiptare në Jugosllavi.. E bëra këtë hyrje se çështja e Kosovës Lindore është një çështje mbi çështjet që nuk ndahet nga çështja shqiptare. Dhe mendoj dhe jam optimiste e pa përmirësueshme, se shekulli 21 me plotë gojën e them se do jetë shekull i shqiptarëve dhe se ditët tona tek po vijnë.
Në trojet shqiptare, tani më kemi një numër të konsideruar të pendave të reja krijuese, çfarë do t’i sugjeronte znj. Basha?
Fatbardhësisht kemi shumë të talentuar dhe kemi shumë penda të mirëfillta që shkruajnë dhe kanë një nivel të lartë të të shprehurit poetik. Dhe me këto penda që kemi duhet të krenohemi se nuk ngelim mbrapa të tjerëve, por ndodhë e kundërta, bile herë-herë mund të jemi ndër të parët ose aty diku mund ta ruajmë mesin e artë të krijuesve dhe krijimtarisë që krijohet në Evropë e më gjërë. Vetëm se, duhet të angazhohemi që gjithsesi që poezitë dhe shkrimet e krijuesve shqiptarë të flasin edhe në gjuhë të huaja të botës, që më mirë dhe më drejtë të na njohin të tjerët. Se e vërteta është arma më e fuqishme për një popull.
Mesazhi i juaj për lexuesit e revistës sonë?
Kam një respekt të veçantë për lexuesit tuaj të nderuar andaj të besojnë dhe të punojnë se e ardhmja është e jona dhe ditët e mira tek do vijnë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prof. Dr.Sabile Keçmezi-Basha:Gratë në fushatë
» Kadri Mani:Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha
» Teuta Shala: Libra të rinj nga Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha
» Arsim Halili: Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti – piktor
» Cikël poetik nga Sabile Keçmezi-Basha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi