Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça:Në sofrën tonë

Shko poshtë

Skender Korça:Në sofrën tonë Empty Skender Korça:Në sofrën tonë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 10:50 pm

Në sofrën tonë


Skender Korça:Në sofrën tonë N1151332627_9222
Skender Korça

Në sofër,
Bukë,
Kripë,
Vaj loke ,

Vajgur ndezur
Deri në agun e mëngjesit
Në mungesë
Buka, kripa shpeshherë

Sofra e madhe
Pa bijë,
Pa trashëgimtarë,
Një vëlla iku,
Tjetri edhe më larg,
Mbeti vaji i lokes
Loti u bë krip
Buka u bë helm
Sofra prapë pa njeri

Ikje
Djep pa fëmijë përkundet
Ninullat mbetën historia
Ushqimi i sofrës së zbrazur

Në Çamëri e Kosovë
Maqedoni e Luginë
Në Mal të Zi e gjetiu
Mbeten sofra të shtruara
Pa gjyshër, pa bukë e pa krip

Sofra ime është kalaja
Buka ime prapë mbeti
Krip dhe lot,

Ulur në sofrën tonë
Njëherë përbrenda
Murit të kalasë sime
Për të na rrezuar dielli
Pa vajgur në shekull të ri
Ku do ta takojmë
Varrin e gjyshërve tonë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi