Marrëveshja për kufirin detar me Greqinë, ku gaboi pala shqiptare
Faqja 1 e 1

Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA | 20/10/2009
Koloneli në rezervë, Myslim Pasha u përgjigjet pjesëtarëve të ekipit negociator për ndarjen e detit. Oponenca e tij kundër ekipit negociator shqiptar për marrëveshjen me Greqinë.
SFOND SA PËR FILLIM.
Më së fundi, përfaqësuesit e shtetit folën! Kjo duhet marrë si një shenjë e mirë. Se tanimë argumentet, duhet të ballafaqohen. Se tanimë nuk mund te ecet me hermetizëm. Se tanimë palë të tjera ekspertësh duhet të përfshihen në debat. Ajo që është e rëndësishme, marrëveshja tashmë po diskutohet dhe duhet të diskutohet më tej me publikun në hollësi.
Dhe më e rëndësishmja, ratifikimi mesa duket është shtyrë....
Përpara se të fillojmë të trajtojmë në veçanti njëri pas tjetrit argumentet e parashtruara nga shteti në mbrojtje të marrëveshjes aktuale mendojmë se është e nevojshme të mbahen parasysh për çdo argument këto pyetje:
1. Cili është interesi i palës shqiptare në trajtimin e argumentit specifik?
2. Çfarë lejon dhe ndalon Ligji Ndërkombëtar (Konventa) në gjetjen e konsesusit për marrëveshje?
3. Dhe ajo që është e më rëndësishmja - Cilat kanë qënë pretendimet (CLAIMS) e palës shqiptare në negociata? A ka patur pretendime pala shqiptare apo jo?
4. Cilin parim ka ndjekur pala shqiptare: parimin a baraslargësisë apo parimin e barazisë? Sepse ka pasur një debat të gjerë në çështjet e përcaktimit të kufijve detarë midis shteteve, por UNCLOS me Konventën e vitit 1982, qartazi ka kaluar prej termit: thjesht "equidistance" (barazlargësia) në "Equitable principles - Relevant circumstances" pra në: "parimin e barazisë - kushteve specifike".
A është marrë parasysh kjo, në negociata?
Më poshtë ne do të trajtojmë argumente të përdorur nga shteti, duke dhënë versionin që sipas mendimit tonë duhet të kishte mbrojtur shteti shqiptar me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare.
Nuk do të merremi, ashtu siç merren përfaqësues të shtetit, me skica dhe grafika, spekulative, duke mos iu drejtuar parimeve bazë, të UNCLOS, prej së cilave Shqipëria më shumë se sa sipërfaqe ka humbur dinjitetin e saj.
Më poshtë një pjesë e argumenteve që kanë të bëjnë me disa parime bazë të sendërtimit të UNCLOS.
2. A DUHET TË DEBATOJME MBI NJE SKICË?
Dua të them shumë miqësisht, se të gjithë argumentet grafikë që janë sjellë, tregojnë shkoqur, se kemi një kuptim të skajshëm, midis të dy anëve (në fakt ne jemi një anë... se jemi tanët... e nuk jemi përballë palës fqinjë...) dhe ato në vend të sqarojnë nuk bëjnë gjë tjetër veçse e shtojnë hermetizmin.
Ju keni marrë për bazë një "skemë" me të cilën në media, për efekte të përceptimit pamor dhe kuptimësi prej të gjithëve, është përfytyruar, një "futje" në Otranto, ku veç vijave janë dhënë disa shigjeta si punë " synimi" apo "prirjeje" gjithnjë në favor të idesë illustrative. Kaq.
Këtij i thonë spekulim i dukshëm. Studimi ka shumë skema të tjera që ju nuk i keni marrë për bazë. Në to, vërehen, pozicionimi sado skematik i pikës "150" ku mund të krijohet ideja që shqyrtohet. Ndërkaq, prej jush pritet që të sillni hartën e fundit, mbasi koordinanat janë tamam "si një kriptogramë"
Pse nuk e sillni?
A mund të veprohet në këtë mënyrë, duke mos sjellë hartën e shtetit që ju thoni "se e kemi, por nuk ia japim gjithkujt" (sipas një përgjigjeje në intervistë)?
Skicën e keni "konsideruar sikur ajo të jetë, një hartë" dhe aty kërkoni saktësi në paraqitjen grafike që, mirëfilli nuk e ka këtë qëllim.
Pse vallë do të duhet ajo hartë, në të ardhmen, kur pikërisht tani, do të ishte kaq e nevojshme për ta parë jo vetëm, ligjvënësit dhe studiuesit, por edhe çdo shqiptar?
Dhe Ju merreni me një skicë, e cila siç mund ta shihni në shpjegime është "for ilustration, only", për të bindur shikuesit apo dëgjuesit se si e kemi sajuar ne, "një trekëndësh imagjinar..." etj, etj.
Është shumë e rëndë, apo jo? Ashtu dhe për Sarandën që "ju nuk e gjeni dot..." keni marrë, fotografinë tonë nga nga gazeta "Standard" për të na e përplasur rëndshëm, "se gjiri i Sarandës, nuk është ai që kemi paraqitur...". Kjo është shumë e mjerueshme, sigurisht.
Shteti i bën sqarimet duke përdorur materialet hartografike dhe gjeodezike, të marrëveshjes. Ndërkaq, sot e tërë ditën mbi ca skema, vendosen vija e llogari, çka nuk është normale. Ky duhet të jetë serioziteti i shtetit? Apo është pjesë e atij hermetizmi që e thamë atypari? Të gjitha i kam shumë miqësisht.
2. GJIRI I SARANDËS
Sipas shtetarëve gjiri i Sarandës, ashtu siç është paraqitur, nuk plotëson kushtet për t'u trajtuar si GJI në marrëveshje, për të ndërtuar vijëdrejtat bazore.
Argumentet e paraqitur janë:
1. Nuk plotëson kushtet nga pikëpamja gjeografike
1. Nuk është i pranueshëm përcaktimi i gjirit të Sarandës nga kepi i Qefalit deri te Kepi i Demës (Ksamil). Kjo pjesë e bregdetit përbëhet nga një tërësi gjiresh më të vegjël (gjiri i Sarandës, gjiri i Limionit, gjiri i Kasolles, dhe gjiri i Baxhos).
2. Nuk plotëson kushtet nga pikëpamja gjeometrike
1. Gjiri i Sarandës është siç është paraqitur nga oponenca, nuk plotëson kushtin e një gjiri sipas nenit 10 të Konventës.
3. Nuk plotëson kushtet nga pikëmpamja historike
1. Nuk ka asnjë ligj, asnjë vendim te Kuvendit, asnjë ak ligjor (VKM) apo qoftë edhe një vendim të Bashkisë së qytetit të Sarandës që të përcaktojë një status të gjirit si "Historik"
2. Nuk ka argumente historike apo arkeologjike
Oponenca - Çdo shqiptar që mund të dëgjojë apo lexojë argumente të tillë, do të habitet se siç e thoni "ju nuk e gjeni se ku është gjiri dhe emri i tij!!"
Ju nuk e gjeni dot se ku është emri i gjirit të Sarandës, as në hartë, as në Regjistrin Lundrimor, as në gjeografinë fizike. Të gjithë shqiptarët duhet të ngelen të befasuar, ndaj këtij argumenti që sillni gjersa thoni "gjirin e Sarandës nuk e gjeni kërkundi."
Është i futur atje, në fund por edhe "ai aq i vogël nuk i plotëson kushtet e Ligjit të Detit."
Për këtë ju jepni argumente nuk është as gji i mbyllur dhe as gji historik.
Ju përdorni Udhëzuesin e Lundrimit (!!!) dhe nuk na citoni gjeografinë fizike të Shqipërisë.
Si vallë, nuk mund ta shihni shkoqur, se si merr drejtimin juglindor në një kënd prej 450, prirja e detit, duke na treguar dukshëm gjirin, që ka drejtimin për te qyteti dhe porti. Aty është edhe emri që ju mungon: Saranda.
Prej aty, ka një prerje aq të theksuar në drejtim të jugut, saqë në një vijë të drejtë krijon edhe bazën e vogël të trapezit. Pastaj fillon përsëri hapja në drejtin të jugperëndimit deri në kepin e Mërtesës (Vrojtimit). Veç kësaj, mos vallë iu duken 5.3 km thellësi, një largësi e vogël!?
Ndërkohë, fakti se janë disa gjire të vegjël në përbërje të gjirit më të madh të Sarandës nuk do të thotë asgjë. Edhe gjiri i Kërkyrës përbëhet nga shumë gjire të vegjël, por trajtimi është si gji i madh. Natyrisht, gjiri i Kërkyrës plotëson kushtin gjeometrik, por GJIRI YNË I SARANDËS plotëson kushtin HISTORIK.
Dhe prej andej duhet të hiqen vijdrejtat bazore. Kjo është shumë e thjeshtë. Këtu bëhet fjalë për interesa të mëdha kombëtare dhe nuk mund të përjashtojmë pikërisht ato argumenta që na japin të drejtën tonë për pretendime. Por, le të kalojmë tek argumantet tuaj pse Saranda nuk duhet të quhet "Gji historik"
Që në krye të herës, kemi thënë se shteti shqiptar ka vajtur në bisedime i papërgatitur. Vërtet gjiri i Sarandës nuk plotëson kushtin GJEOMETRIK të Konventës, por shteti ynë duhet të kishte ngritur pretendimin për GJI HISTORIK. Shteti ynë nuk mund të justifikohet me faktin se "...
NUK KA ASNJË LIGJ QE TE PERCAKTOJË KËTE STATUS." Shteti e bën ligjin. Nuk ja bëjnë të tjerët. Duhej përgatitur baza ligjore dhe të shkonte e përgatitur me PRETENDIMIN (CLAIM) se gjiri i Sarandës është gji historik.
Kemi bindje të plotë se argumentet historikë dhe arkeologjikë ka me shumicë për ta trajtuar atë si të tillë. Natyrisht, që pala greke do të kishte pasur kundërshtitë e saj për ketë gjë, por pala shqiptare duhet të kishte shkuar e përgatitur.
Të gjitha argumentet e dhëna nga shteti në fakt, janë argumente që do të mund të përdoreshin nga pala greke. Por, shteti shqiptar do të thoshte - "Ja ku është baza ligjore, ja ku është ligji që e përcakton gjirin e Sarandës me status gji historik, ja ku jane edhe argumentet". Është shumë e rëndë që shteti mundohet të justifikohet me argumente që duhet të ishin argumentet e palës tjetër.
Faktorët që vlerësojnë dhe japin peshën e duhur të titullit historik në përcaktim të kufijve detarë janë:
• Ushtrim i autoriteit shtetëror për një periudhë të gjatë në përkim me titullin detar.
• Emri dhe njohja në vijimësi e këtij autoriteti.
• Reagimi, ndikimi, si mosnjohje nga ana e shtetit tjetër.
• Ato mund të jenë të drejta historike, në pasurinë dhe trashëgiminë kulturore, në peshkim, në kalim, ekonomike, gjeostraegjike.
• Një titullim historik do të thotë, se asnjë shtet tjetër nuk mund të ketë forcë për të ushtruar të drejta ndaj kësaj gjeohapësire detare që i referohet këtij titullimi.
• Titujt historikë, shmangin qënësinë e ndonjë titulli tjetër.
• Duke pasur konceptin e gjireve historikë dhe rrënjën e tyre, koncepti i titulllit historik mund të aplikohet në ujrat, jo vetëm të gjireve, por edhe të ngushticave detare, të arkipelagëve dhe përgjithësisht, te të gjithë ato ujra që mund të përfshihen nën zotërimin detar të shtetit.
Si është e mundur t'u dalësh e t'u japësh shqiptarëve një argument të tillë?
Cili është interesi i palës shqiptare në këtë rast?
Po a jeni të gatshëm t'u thoni shqiptarëve se edhe gjiret si ai i Tetranisit dhe Butrinit të cilët i plotësojnë kushtin gjeometrik, nuk i kanë me ligj koordinanat gjeografike, kur në asnjë vend të botës nuk ndodh një gjë e tillë.
Pa dashje, siç mendoj unë, ju në një farë mënyre kërkoni që të zhvishni jo vetëm në sy të shqiptarëve, por dhe të fqinjit tonë, Greqisë gjeohistorinë e gjirit të Sarandës, që siç dihet është shumë e njohur prej palës tjetër, në kulturën dhe historinë tonë shumë të gjatë dhe të mbushur me plot mbijetesë dhe drama.
Kumtesa juaj nuk i bind shqiptarët.
Vetëm trajtesa për gjirin e Sarandës, dhe "braktisja" që sipas mënyrës suaj i bëni në këtë marrëveshje do të ishte e mjaftueshme që shqetësimi ynë i përbashkët, t'ua sillte në vend shqiptarëve dinjitetin e tyre kombëtar.
Së fundi, i qëndroj plotësisht argumenteve të mi, duke thënë se "është cenuar mëvetësia jonë shtetërore, në përcaktiminn e kufijve detarë në gjirin e Sarandës."
3. GREQIA NUK ËSHTË SHTET ARKIPELAG
Sipas përfaqësuesve të shtetit, në formë shumë të thatë deklarohet se: "Greqia nuk është shtet arkipelag". Dhe me këtë deklarim mbyllet i gjithë debati për çështjen e ishujve skajorë të arkipelagut të Ishujve Jonianë.
Oponenca - Së pari, në asnjë moment nuk është thënë që Greqia është nje shtet arkipelag.
Por konventa, në nenin 47 trajton në paragrafin (b) edhe nocionin "Arkipelag". Ky nen duhej të merrej parasysh në negociata, pasi mospërfillja e tij shkakton humbje për Shqipërinë. Dhe duhej të silleshin në vemendje të negociatorëve precendentë të ngjashëm, ku efekti i ishujve, në bashkësinë e tyre siç është rasti i Arkipelagut të ujdhesave Joniane, për shkak të specifikës, nuk është marrë parasysh.
Një nga "frakturat" që gjejmë tek UNCLOS, lidhet me atë, se përveç shpjegimeve që jep, për shtete të cilat janë tërësisht arkipelagorë ka mungesë shpjegimi, kur shteti është pjesërisht i tillë. Greqia, në pjesën kontinentale kryesore të saj (main land) është, gadishull = siujdhesë. Përqark saj, lindje, jug, perëndim, ajo ka një shumësi ujëdhesash, të cilat janë të grupuara në dy arkipelagë:
a. Arkipelagu i Ujëdhesavë Joniane
b. Arkipelagu i Ujëdhesave Egjenane.
Pakti me Greqinë, sot opozita dorëzon padinë në Kushtetuese
Shekulli Online | 20/10/2009
TIRANË - Opozita dorëzon sot në Gjykatën Kushtetuese akt-padinë për marrëveshjen e kufijve ujorë mes vendit tonë dhe Greqisë, nënshkruar mes dy qeverive.
Marrëveshja që së fundi ka marrë mbështetjen edhe të Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos, pritet të paraqitet në Gjykatë sot, pikërisht nga ish-deputeti demokrat Spartak Ngjela, i cili do të bëjë edhe mbrojtjen e saj para trupit gjykues gjatë shqyrtimit në seancë plenare. Siç mësohet, marrëveshja ka marrë firmat e gjashtë partive, atij të PS-së Edi Rama, të PSD-së Skënder Gjinushi, të PDS-së Paskal Milo, të G99 Erion Veliaj, PDK-së Nard Ndoka, kryetarit të PliDr Spartak Ngjela si dhe të ish-deputetit të LSI-së Ndre Legisi. Ndërkohë, atë refuzoi ta nënshkruajë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i cili deklaroi se nuk mund të mbështeste një kërkesë të tillë, e cila nuk ishte negociuar më parë mes partive opozitare. Nga ana tjetër, Spartak Ngjela, duke qenë i bindur në ligjshmërinë e kësaj kërkese dhe pretendimeve të ngritura në të, ka deklaruar dje se do të jetë pikërisht ai avokati i palës akuzuese në Gjykatën Kushtetuese. "Do ta paraqes vetë përpara Gjykatës Kushtetuese. Do të jem dhe si avokat. Ne dyshojmë se këtu mund të ketë një aferë të madhe korruptive për faktin se aty do të kalojnë tubat e gazsjellësit dhe Shqipëria humbet rreth 200 milionë euro në vit. Pyetja është se kush i fiton? Këtë do ta gjejnë organet përkatëse", - tha Ngjela. Partitë që kanë nënshkruar këtë kërkesë pretendojnë se marrëveshja "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare" cenon tërësinë territoriale-ujore të vendit tonë në favor të vendit fqinjë. Sipas kërkesë-padisë së opozitës marrëveshja e miratuar nga qeveria dhe e propozuar për ratifikim në Kuvend, ka prekur në këtë mënyrë parimet themelore të Kushtetutës dhe më saktë nenin 1, ku përcaktohet se "Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm", nenin 2 ku përcaktohet se "Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit", si dhe nenin 3 ku theksohet se "Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat, janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë dhe t'i mbrojë". Depozitimi i kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese bënë të detyrueshme për të gjitha palët e tjera vendimmarrëse që të ndërpresin çdo diskutim lidhur me marrëveshjen në fjalë deri në dhënien e verdiktit nga trupa gjykuese, nëse ajo prek apo jo parimet e mësipërme kushtetuese.
19 tetor
Bello: Greqia, në dijeni që prej 1989-s për naftën
Shteti grek ka qenë në dijeni të kërkimeve për naftë në territorin detar të Otrantos që prej vitit 1989. Është ish-zëvendësministri i METE, Pajtim Bello, i cili reagon lidhur me pohimin e Ferit Hoxhës, pasi ky i fundit deklaroi dy ditë më parë se Greqia mësoi nga mediat shqiptare për naftën e Otrantos në vitin 2006. Bello thekson se që prej vitit 1989 Greqia si dhe shtete të tjera kanë qenë në dijeni të kërkimeve të hidrokarbureve në territorin detar të Shqipërisë në zonën e Otrantos.
Zoti Bello, në një intervistë të disa ditëve më parë që ju keni dhënë për gazetën "Shekulli", keni deklaruar se ka patur një studim për blloqet e prespektivës së burimeve të naftës e të gazit të publikuar në vitet 1988-1989. Keni sqaruar se territori detar i diskutuar në media bënte pjesë në zonën 5 të përcaktuar në studim. A kanë qenë në dijeni të këtij studimi edhe shtete të tjera në atë kohë? Po Greqia, konkretisht, a është njohur me faktin se në Otranto mund të kishte rezerva nafte?
-Po, Greqia si edhe shumë shtete të tjera janë njohur me studimin në fjalë që prej vitit 1989. Ishte një studim, në të cilin ishin përcaktuar gjithë zonat e prespektivës së burimeve të mundshme të hidrokarbureve, siç janë nafta dhe gazi. Në studimin në fjalë, territori detar në zonën e Otrantos bënte pjesë në zonën numër 5. Që prej '89-ës vendi ynë ka kryer disa simpoziume, ku kanë marrë pjesë mjaft shtete të tjera, ndër to edhe Greqia.
Pra, Greqia ka qenë në dijeni të burimeve të mundshme të naftës në këtë zonë që prej vitit 1989?
-Po kjo është diçka faktike, pala greke ka qenë e njohur me studimin, pasi shteti ynë gjatë këtyre simpoziumeve ka qenë i interesuar për ndonjë marrëveshje të mundshme për të kryer kërkime në terren për hidrokarburet. Madje, një marrëveshje është kryer atëherë me firmën austriake Benimex. Studimi në fjalë është bërë publik që prej asaj kohe për ndërkombëtarët. Kështu që, nuk dihet përse pala greke nuk ka pranuar të kryejë marrëveshjen për ndarjen e kufijve gjatë tentativave të diplomacisë sonë gjatë 13 viteve.
Sipas Zotit Ferit Hoxha, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe kryenegociatori i marrëveshjes detare, pohoi se pala greke u interesua pas publikimit të një përditshmeje për kërkimet e naftës që po kryheshin në detin Jon. Ju si e komentoni këtë deklarim?
-Është e vërtetë se pala greke është e interesuar për burimet e shumta të energjetikës që mund të ketë nëntoka e ujërave të detit Jon, e pikërisht pjesa e kanalit të Otrantos. Por nuk pajtohem me faktin se shteti grek e ka mësuar në vitin 2006 nga një media shqiptare, se në zonën detare në fjalë ka rezerva nafte apo gazi natyror. Kjo, pasi pala greke ka qenë e mirinformuar për këtë fakt që prej vitit 1989. Nuk e kuptoj pse pala greke është interesuar pikërisht në vitin 2006, kur kishte refuzuar prej 13 viteve. Gjithashtu, është e pakuptimtë që shteti ynë firmos që në kërkesën e parë që bën pala greke, kur kjo e fundit i kishte refuzuar për më shumë se një dekadë. Zona detare në fjalë është mjaft e rëndësishme edhe nga pikëpamja strategjike. Kjo, pasi pikërisht aty janë planifikuar kalimi i rrjeteve të shpërndarjes së energjive të dy projekteve të mëdha, ai i gazit dhe i energjisë së pastër.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» MARRËVESHJA PËR KUFIRIN DETAR ME GREQINË ËSHTË NË DËM TË SHQIPËRISË
» Sabit Brokaj: Kufiri detar, ortodoksia, Himara, problemet tona me Greqinë
» Marrëveshja e ujërave me Greqinë, 'Shekulli' organizon sot dëgjesë publike
» Marrëveshja për kufirin me Podgoricën nënshkruhet në Vjenë, stanet e shqiptarëve mbesin brenda Malit të Zi
» Tahiri: Presidenca gaboi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi