“Tragjedia Tisa”, gjendet viktima e dytë?
“Tragjedia Tisa”, gjendet viktima e dytë?
Pamje nga lumi Tisa, qe ndan Serbinë dhe Hungarinë
“Tragjedia Tisa”, gjendet viktima e dytë?
Nga Jeton Musliu
Policia në qytetin Kikinda të Serbisë ka deklaruar se disa njerëz janë mbytur në territorin hungarez në përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve B92, kjo është konfirmuar me 18 tetor, kur peshkatarët pranë Martonos, kanë gjetur trupin e një gruaje më të re se rreth tridhjetë vjeç, e cila supozohet të jetë një prej viktimave të kësaj tragjedie.
Derisa Policia hungareze vazhdon kërkimet për kufomat e tjera të mundshme, Policia e Kosovës ka nisur hetimet se kush është organizatori i këtij trafikimi të mundshëm ilegal me njerëz.
Drejtori i Policisë së Kosovës Shermet Ahmeti tha se ende nuk kanë asgjë zyrtare, dhe se kjo është çështje e Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke shpresuar se së bashku me policët e Hungarisë që janë me mision në EULEX, do të realizohen kontaktet e nevojshme.
Në lidhje me këtë çështje, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se, është kompetencë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe se në këtë drejtim është angazhuar edhe Ambasadori i Kosovës në Vjenë.
“Do të bëhet krejt çka është e mundshme që të ndriçohet fati i këtyre qytetarëve”, ka thënë presidenti Sejdiu.
Policia e Hungarisë ka konfirmuar për Express se ka gjetur, sot pasdite, një trup të pajetë në lumin Tisa, që ndodhet në kufirin serbo-hungarez.
Por zyrtarë të policisë së këtij shteti nuk janë në gjendje të konfirmojnë asgjë tash për tash, nëse trupi i pajetë i takon grupit të supozuar të 15 vetave që janë mbytur në këtë lum, duke u përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin.
Por zëdhënësi i Policisë së Hungarisë, Szaeolcs Szendi, nuk ishte në gjendje të japë më shumë detaje.
"Trupi është gjetur para pak minutave. Nuk mund të them asgjë. Ajo që mund të them është se nga mëngjesi i hershëm i 16 tetorit kur është lajmëruar ky rast, në kërkim të trupave janë vënë policia, ushtria dhe rojet kufitare”, tha Szendi, për Express, nëpërmes telefonit.
Sipas tij, personi i cili ka lajmëruar rastin, dhe që ka deklaruar se ka shpëtuar së bashku me dy fëmijët e tij, janë vendosur në vend të sigurt dhe që të tre janë bashkë.
“Kërkimet ende janë duke vazhduar. Në atë zonë ku dyshohet se janë mbytur ata njerëz, sipas deklaratës së personit të mbijetuar, është vështirë të kërkohet. Lumi është i thellë dhe tereni është i thyer“, shpjegon zyrtari i policisë hungareze.
Dyshime për tragjedi në lumin Tisa
Autoritetet e Kosovës nuk janë në gjendje të konfirmojnë nëse ndonjë kosovar ka humbur jetën, e as nëse ndonjë mjet lundrues me kosovarë është përmbysur në lumin Tisa, që ndan Serbinë dhe Hungarinë. Kjo për faktin se zyrtarët hungarezë nuk janë në gjendje të gjejnë asnjë shenjë se në këtë lumë janë mbytur rreth 15 persona, sikur kanë raportuar mediat.
Pas raportimeve nga mediat për këtë tragjedi të dyshuar, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kanë hedhur poshtë të kenë marrë informata zyrtare nga autoritetet e Hungarisë për përmbysjen e ndonjë mjeti lundrues apo për viktima eventuale.
Autoritetet hungareze përveç të mbijetuarve Blerim Rama me dy fëmijë, nuk kanë gjetur ndonjë varkë të mbytur, apo trup të pajetë.
Krejt çfarë mund të konfirmojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës është lajmi se babai i dy fëmijëve është dërguar në qendrën e azilit në Hungari. Këtë informacion autoritete e Kosovës e kanë marrë nga ambasada e Hungarisë në Prishtinë.
Ndërkohë, vazhdimisht para MPJ-së në Prishtinë shkojnë qytetarë të cilët pretendojnë se në atë udhëtim ka të afërm të tyre, por që të njëjtit i kanë humbur kontaktet me ta që nga koha kur janë nisur.
Gjatë pasdites, ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari, pritet të mbërrijë në Budapest. Ai është autorizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, që të udhëtojë dhe të marrë vesh për aq sa është e mundur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Pavarësisht lajmit se atje janë mbytur rreth 15 persona, autoritetet në Prishtinë ende këtë rast e quajnë si ngjarje të dyshuar meqë nuk ka asnjë provë që konfirmon se tragjedia ka ndodhur.
Tash me këtë çështje janë duke u marrë edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, Policia e Kosovës dhe ambasadat e shteteve respektive.
Mediat kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur në lumin Tisa, mes qytetit Segedin dhe Subotica, ndërsa lajmi është mbështetur në informacionet e qytetarit Agron Rama nga Kosova, i cili është arrestuar nga policia hungarez e dhe dyshohet për kontrabandë me njerëz.
Agron Rama, i arrestuar, ka deklaruar të ketë qenë në barkë së bashku edhe me 18 apo 19 persona tjerë, kur ajo ka filluar të fundoset, me ç’rast ka thënë se arritur t’i shpëtojë dy fëmijët e tij, por jo edhe bashkëshorten.
Agjencitë e lajmeve nga Hungaria deri tani as nuk kanë mundur të pohojnë e as ta mohojnë lajmin, ndërkohë mësohet se të enjten ambasadori i Kosovës në Vjenë ka udhëtuar në Hungari për t’u njoftuar për së afërmi lidhur me këtë ngjarje tragjike.
Videon mund ta shikoni në këtë link të postuar në ueb-faqen tenyek.tv2.hu:
http://tenyek.tv2.hu/Videok/2009-10-16-Eletveszelyesen_kihultek_egy_m
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Beqiri: Dyshohet të jetë Brahim Koci
Beqiri: Dyshohet të jetë Brahim Koci
Derisa autoritetet policore hungareze konfirmojnë se është gjetur edhe kufoma e tretë në lumin Tisa, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thanë se dyshohet që Brahim Koci të jetë një nga viktimat e mundshme të rastit tragjik, ndërsa Policia e Kosovës nuk dëshiron të jap emra, para se të ketë ndonjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë rast.
Policia e Hungarisë dhe ajo e Serbisë kanë gjetur kufomat e tre personave të mbytur në lumin Tisa, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për të tjerët, i transmeton Reuters zyrtarët e policisë.
Policitë e dy vendeve nuk konfirmuan nëse bëhet fjalë për aksident të ndonjë mjeti lundrues, dhe nuk thanë se sa njerëz të tjerë mund të konsiderohen të zhdukur.
“Është e mundur që këta njerëz të jenë përpjekur ta kalojnë kufirin me ndihmën e trafikantëve të qenieve njerëzore", transmetohet të ketë thënë Janosh Pal, zëdhënës i policisë në qarkun Congrad.
Derisa autoritetet policore hungareze konfirmojnë se është gjetur edhe kufoma e tretë në lumin Tisa, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thanë se dyshohet që Brahim Koci të jetë një nga viktimat e mundshme të rastit tragjik, ndërsa Policia e Kosovës nuk dëshiron të jap emra, para se të ketë ndonjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë rast.
Policia e Hungarisë dhe ajo e Serbisë kanë gjetur kufomat e tre personave të mbytur në lumin Tisa, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për të tjerët, i transmeton Reuters zyrtarët e policisë.
Policitë e dy vendeve nuk konfirmuan nëse bëhet fjalë për aksident të ndonjë mjeti lundrues, dhe nuk thanë se sa njerëz të tjerë mund të konsiderohen të zhdukur.
“Është e mundur që këta njerëz të jenë përpjekur ta kalojnë kufirin me ndihmën e trafikantëve të qenieve njerëzore", transmetohet të ketë thënë Janosh Pal, zëdhënës i policisë në qarkun Congrad.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tragjedia në lumin Tisa - Gjenden pesë viktima
» Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 21 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare
» Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 26 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare135
» Në Restelicë të Dragashit, tri viktima nga orteku i borës (FOTO)-Deri tani shtatë viktima
» Dyshohet për 16 shtetas të Kosovës të zhdukur në lumin Tisa
» Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 21 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare
» Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 26 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare135
» Në Restelicë të Dragashit, tri viktima nga orteku i borës (FOTO)-Deri tani shtatë viktima
» Dyshohet për 16 shtetas të Kosovës të zhdukur në lumin Tisa
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi