Faik Shkodra: Vargje që shprushin preokupime të shumta
Faqja 1 e 1
Faik Shkodra: Vargje që shprushin preokupime të shumta
Nebih Bunjaku |
VARGJE QË SHPRUSHIN
PREOKUPIME TË SHUMTA
Nga Dr. Sc. Faik SHKODRA
Poezia kurdoherë shprush një botë delikate dhe komplekse të poetëve. Bota shpirtërore dhe mendore e tyre vazhdon të jetë aktive dhe e gjallë në trajtimin e gjërave dhe të dukurive që manifestohen brenda një realiteti të caktuar historik dhe shoqëror. Andaj ndër çështjet e shumta që preokupojnë nivelin krijues të poetit janë ngjarjet e kohës, përplasjet që ndodhin midis njerëzve dhe realitetit historik të kohës. Për këtë arsye, poetët, me vizionet e tyre poetike, frymëzim nga këto ngjarje, të cilat zhvillohen rreth tyre dhe në jetë, përgjithësisht.
Këto ngjarje e dukuri jo vetëm i frymëzojnë poetët, por bëhen tema e motive qendrore, mbi të cilat i artikulojnë shqetësimet, ndrydhjet,duke u prirë nga idealet që në planin filozofik dhe psikologjik do të dëshironin të rrokulliseshin deri në theqafje të gjitha të këqijat, të cilat, objektivisht, njeriut i sjellin pasoja dhe i shkaktojnë dëme të padëshirueshme.
Vëllim i veçantë,
motive të zgjedhura
Vëllimi Terapia e dashurisë i Nebih Bunjaku, botuar nga Shtëpia Botuese “Zef Serembe”, i sistemuar në pesë cikle: “Me pranga lirie”, “Terapia e dashurisë”, “Meteorolog i dhimbjes”, “Stinëve të jetës” dhe “Meshë për ujkun”, me redaktor Gani Xhafollin e recensues Kalosh Çelikun, ngërthen vlera të shumta, si në planin ideoestetik ashtu edhe në atë ideopoetik. Autori me ndjenjë dashurie dhe përkushtimi të duhur vazhdon që nëpërmjet vargjeve të trajtojë tema dhe motive të caktuara, të cilat shprehin botën e pasur emocionale dhe mendore të tij.
Vëllimin e bëjnë të veçantë motivet e zgjedhura dhe përpjekja që ato t’i transponojë në një rrafsh karakteristik – varësisht nga rrjedhat dhe zhvillimet e poezisë që krijohet në hapësirat e letërsisë së sotme shqipe.
Poezitë e vëllimit të sipërthënë, shprehin botën dhe qëndrimin e Nebihit për ngjarjet që zhvillohen, që, të shumtën e herës, njeriut i sjellin telashe ndër më të ndryshmet, duke i pamundësuar që jetën ta gëzojnë pa probleme dhe trauma të papritura. Kjo poezi shpreh dashurinë e poetit për t’i parë njerëzit të buzëqeshur, njerëzit që, shpirtërisht dhe mendërisht, dinë ta bëjnë pjesë të jetës e të qenies shpirtërore të mirën, të bukuren dhe të ndershmen.
Duke i pasur parasysh këto vlera dhe koncepte që bartin poezitë e vëllimit, mund të gjykojmë se aty-këtu lexuesi do të hasë ide filozofike, psikologjike, sociologjike dhe etike të rëndësishme, sepse, kudo, veprimet e këqija, të dëmshmet, në një anë, dhe të mirat që i vrojton poeti, në tjetrën anë, në vargje janë të ndara. Pra, vetë njeriu si qenie më e ngritur në universin tonë, e kupton natyrën e papajtueshme të poetit. Sipas Nebihit jepet të kuptohet se ajo që është më e mirë sot – domosdo nesër do të kthehet në diçka që bëhet e vjetër dhe që krijuesit, filozofët dhe mendimtarët e arteve të ndryshme do ta trajtojnë duke u nisur nga e vërteta se çdo kohë krijon raporte të reja duke krijuar mundësi objektive në kapjen e vlerave të reja dhe se poeti, pa marrë parasysh stuhitë dhe vlimet që e shoqërojnë në jetë, duhet të mos lejojë të mashtrohet, për të mos thënë të tradhtohet, q të mos e thotë të vërtetën, të mos e mbrojë të drejtën, sepse vetëm kështu ai bëhet misionar i dritës dhe i njerëzimit.
Ode për figurat e ndritura
të historisë kombëtare
Nebih Bunjaku nëpërmjet vëllimit “Terapia e dashurisë” shpalos një varg ndjenjash, të cilat, ku më hapur e ku më mbyllur, paraqesin gjendjen shpirtërore, qëndrimin ideo emocional ndaj figurave dhe jetës së njerëzve brenda një kohe të caktuar. Kështu, fjala vjen, në poezinë “Nëna e dashurisë” arrin ta portretizojë figurën e Nënë Terezës me vargje të zgjedhura me mjeshtëri, me shprehje sa të qarta aq edhe elegante. Figura e humanistes sonë bëhet e dashur, e respektuar dhe çdo fjalë rrjedh lirshëm, duke mos u lënë vend caqeve të ngushta. Vetë poezia dëshmon frymëzimin dhe prirjen e poetit që çojnë në një strukturim të suksesshëm evolutiv. Subjekti i vjershë shkon në drejtim të idesë që lidhet me largimin e të kënduarit skolastik e rutinor, me epitete të shumta arrin që krye heroinën tonë kombëtare ta paraqesë shpirtmadhe, me zemër të bardhë e me qëndresë të pashembullt, e cila tërë jetën e vuri në shërbim të skamnorëve – kësaj kategorie më të dhimbshme të njerëzimit. Nëna Terezë në vargje është dhënë me forcë artistike e me mjete të zgjedhura shprehëse. Ajo, me sakrificat dhe me zemrën bjeshkë, mbetet krenaria e kombit, madje i kapërcen përmasat në gjithë hapësirën e njerëzimit.
Në poezinë “Milli im është Shqipëria” Nebih Bunjaku në qendër të trajtimit e vë figurën e ndritur të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe shpatën e tij. Kryefjalë e gjithë poezisë është shpata e kryetrimit tonë, për të cilën autori thekson se është e vjetër, por me vlerë të madhe. Vetë subjekti i poezisë flet për zbulimin e anëve më të mira të shpatës së Skënderbeut të lidhura tok me botën e poetit. Vargjet: “Mua s’më ha asnjë limë/ jam relikt për historinë, t’i kujtojnë mendimet e Adriatik Kallullit, kur thotë se “Ato dëshmojnë se poeti nuk përfytyron dot truallin kombëtar pa historinë e tij të lashtë, të pasur, të bartur në ndërgjegje të brezave”. Sido që të jetë, poezia me gjuhën e vet, me veçoritë e saj, i ka mundësitë më të mira për të trajtuar tema të veçanta. Në rastin konkret, përmes hapësirës poetike, unit lirik, botës dhe individualitetit – ka edhe elemente të bollshme për shpatën e Skënderbeut. Kështu, shpata bëhet tema më e kërkuar e poetit. Vargjet janë të kapshme, mbresëlënëse, ngase poeti kudo manifeston ndjenjën shpirtërore në mënyrë sa të qetë e racionale aq edhe të vetvetishme.
Shpata e Skënderbeut frymëzon autorin për të hartuar vargje që tingëllojnë freskët dhe që kanë lindur nga thellësia e zemrës. Brenda personalitetit zulmëmadh të Skënderbeut, veprat e të cilit simbolizojnë qëndresën kombëtare, në përgjithësi, poeti e mbyll poezinë duke metaforizuar ëndrrën me Ilirinë dhe dëshiron që shpata të mos mbetet ne Belvedere të Vjenës, por të sillet në Shqipëri. Vetë këto koncepte flasin se Nebihi ka ditur t’i kapë vlerat më të bukura të shpatës, duke krijuar vargje me brendi të pasur dhe me përthyerje të rrallë kuptimore të fjalëve, me të cilat krijon vlera poetike të njëmendta.
Atdheu dhe dhembja
për të zhdukurit
Tema e atdheut dhe pasuritë natyrore të Shqipërisë bëhen tema të shpeshta në gjithë vëllimin “Terapia e dashurisë”. E tillë është poezia “Deti i atdheut”. Me një varg të punuar mirë janë shkruar poezitë: “Para bustit”,
“Me pranga lirie”, “merimanga e burgut”, “Treni i dhimbjes”, “Pasaporta e korbit”. Sidomos vjersha “Në Merdar” ka një subjekt të dhimbshëm, në të cilin autori prek zemrat e të gjithë atyre kosovarëve dhe më gjerë , që në luftë i humbën më të dashurit e tyre e që forcat policore dhe ushtarake serbe me veprime djallëzore u përpoqën t’ua humbin edhe kufomat, duke i djegur, duke i hedhur nëpër liqene, lumenj dhe duke çelur varreza masive gjithandej Serbisë fashiste.
Vargjet shprehin vrullin shpirtëror të Nebihit, i cili me frymëzim spontan brenda poezisë derdh ndjenja të ngrohta dhe shpreh dashurinë, fisnikërinë e respektin e jashtëzakonshëm për të zhdukurit dhe vuajtjet e familjarëve të zhdukurve. Malli, nostalgjia bëhen dhimbje për të zhdukurit, ndërsa sjellja e kufomave nga Serbia në vendkalimin kufitar Merdar i përshkojnë vargjet brenda të cilave janë dhënë pamje të dhimbshme poetike. Ky kujtim kujtojmë në poezi është dhënë me ngjyra të forta lirike dhe vargjet shpalosin, si të thuash, në tërësinë e tyre dialektikën e mendimit dhe botën shpirtërore të krijuesit. Për këtë dëshmojnë vargjet:
Në kufirin e Merdarit
Midis jetës e vdekjes
Pa pasaportë
E kamion të zi
Pa frikë udhëton vdekja
Kjo dhembje e rëndë
Për të trokitur
Për të fundit herë
Në ndërgjegjen e vdekur
Para syve të botës...
Dashuria dhe
simbolika e ëndrrës
Cikli “Terapia e dashurisë” përbëhet nga 14 poezi të shkurtra, brenda të cilave me mjeshtëri të rrallë janë shprishur ndjenjat më delikate shpirtërore të autorit për temën e nxehtë, por gjithmonë të këndshme – dashurinë dhe ëndrrat që lidhen rreth saj dhe për të, në përgjithësi. Vargjet, në përgjithësi, mbështeten në simbolikën e ëndrrës. Gati në të gjitha poezitë e këtij cikli Nebihi trajton temën e dashurisë, të cilën, sa e përjeton,aq edhe e ëndërron. Ndaj, kundruall realitetit ekzistues, autori krijon vargje që shprehin botën delikate të ndjenjave dhe të ëndrrave për një krijesë – femër, të respektuar e të dashur në shumë plane. Kjo magji, që buron nga imagjinata dhe shpirti i poetit, gjendet përtej jetës reale – diku në ëndrra. Vargjet eksplikojnë botën dhe shpirtin e trazuar të poetit. Të tilla janë poezitë: “Peng i lotit”, “Antena e zemrës”, “Ma vodhe lotin”, “Në muzeun e kujtesës”, “Dashuri në internet”, “Terapia e dashurisë”, “Shpirti më mashtron”,“Lavë vullkani” etj. Vargjet e këtyre poezive ngërthejnë përjetime dhe ndjenja të shumta, të gërshetuara me tensione emocionale. Akti i këndimit të dashurisë dhe ëndrrat e autorit, që kanë rënë në kthetrat e dashurisë përjetohen përmes evokimeve dhe jo rrallë përmes këndimit me fjalë, që kanë kuptim herë metaforik, herë simbole dhe herë personifikues dhe, kundër dëshirës, i sjellin ndjenjën e zhgënjimit. Prandaj, me arsye konstaton Xhemajl Mustafa se “Artikulimi i kësaj ndjenje dhe i dramës së këtij emocioni bëhet përmes të folurit ( do të thoshim të kënduarit – F.Sh.) elegjiak dhe ky intonim poetik është i paevitueshëm sa herë që jeta kompensohet e ndërtohet përmes kujtimeve”. Një të vërtetë të tillë e përligjin vargjet:
Pavarësisht nga largësia
Midis largësish tona
Çdo ofshamë jotja M.
Dhe çdo dridhje shpirti
Valëve të ndjenjave
Dhe antenës së zemrës
Kodohet në intuitën time
Dhe në pentagramin e mallit
(Antena e zemrës)
Arti i mendimeve të gjetura
Në ciklet e tjera: “Meteorolog i dhimbjes”, “Stinëve të jetës”, dhe “Meshë për ujkun”, lexuesi ndesh poezi që për objekt të shprehurit kanë tema dhe motive interesante, në të cilat reflektohet kultura e të shkruarit dhe mënyra e trajtimit bëhet bukur e me mjeshtëri të veçantë. Preokupimet dhe shestimet e krijuesit brenda këtyre poezive shkrihen në artin e mendimeve të gjetura me shije e invencion. Në tërësi , përmbajtja dhe forma e vjershave na vënë në dijeni se Nebih Bunjaku, edhe pse me vonesë ka hyrë në kështjellën e botës së poezisë, falë imagjinatës refleksive dhe zellit që ka për poezinë, gjithnjë po dëshmon se është duke ecur me hapin e kohës, duku u bërë kështu një zë origjinal dhe i rëndësishëm në gjirin e poezisë sonë, në përgjithësi. Këto veti individuale të Nebihit na kujtojnë mendimin e Jakov Xoxës se “Sa më i pasur që të jesh në përvojë jetësore, aq më të lirë do ta ndjesh vetën gjatë krijimit tënd artistik”.
Nga ciklet e përmendura vlera të konsiderueshme ideoestetike, ideo poetike dhe ideoartistike ngërthejnë poezitë: “Dhembja”,”Fryt i dhunës”, “Skamja”,”Meteorolog i dhembjes” “Dhembja ime krenare, “Doruntinë”, “Në bibliotekën time”, “Jam poet, “Pushteti në pelena, “Fontanë dëshirash” etj.
Në këto poezi vërejmë prirjet krijuese drejt riprodhimit të problemeve të veçanta, të cilat e frymëzojnë autorin. Janë këto poezi, që, sipas tipologjisë, bëjnë pjesë në kategorinë e poezisë së inkuadrimit figurativ. Pohojmë kështu, ngase tipat e kësaj poezie, me vlerat dhe subjektet meditative, kthehen në një vizion poetik dhe kështu jepen pikat kulmore të temës. Sa për konkretizim të kësaj që u tha, mjafton t’i konkretizojmë këto dy poezi të cikleve të përmendura. E para, Fryt i dhunës, e ndërtuar mbi shtratin e antitezave dhe të metaforave, na flet për një kohë të rrezikshme, për orën e regjimit fashizoid të Millosheviqit dhe veprimeve të forcave paramilitare, ushtarake dhe grupeve çetniko-kriminale, ushtruar mbi popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit 1999 dhe fushatës së NATO-s kundër caqeve serbe.
Vargjet paraqesin në mënyrë mjaft prekëse dhunimet dhe veprimet e tjera shtazarake të serbëve ndaj femrave shqiptare, të cilat i plaçkitnin dhe i dhunonin para prindërve e anëtarëve tjerë të familjes. Për këtë dëshmojnë vargjet e shkruara me anaforë dhe rimë:
Fryt i flakës fryt i tymit
Fryt i luftës fryt i krimit
Unë jam vajzë ilegale
Fryt i dhunës seksuale
Ilegale pa dashuri
Loti shihet në sytë e mi
Poezia tjetër Fontanë dëshirash sjell emocione të rëndësishme për popujt e vendeve të ndryshme të botës dhe disa prej vetive shquese të tyre. Vargjet kanë frymë të thellë njohëse dhe estetike brenda kësaj poezie vërejmë depërtimin e suksesshëm të autorit prej ndjenjës, nga mendimi, prej të vërejturit, drejt zbulimit të çështjeve më të rëndësishme për virtytet a veset që kanë këta popuj gjatë jetës.
Struktura e vjershës dëshmon për një mishërim të vërtetë të vlerave poetike. Sipas vargjeve, kuptojmë veçoritë dalluese të këtyre popujve, që autori i bën objekt këndimi. Hebrenjtë cilësohen si mendimtarë të mëdhenj, gjermanët e kanë kult punën, grekët karakterizohen për krekosje, francezët për hipokrizi, anglezët për komunikim gjuhësor të lezetshëm, arabët si kultivues e tregues të mëdhenj të përrallave, brazilianët futboll dashes, polakët pijanecë të neveritshëm, turqit për këngë dhe argëtim, spanjollët për humor, indianët për këngë, romët për sharje, ndërsa sa i përket rusëve, serbëve dhe shqiptarëve, le t’ia japim fjalën poetit dhe vargjeve shkruar për ta:
“dikush të dhihet rusisht
të urinojë serbisht
dikush dëshiron
të jetojë vertikalisht
të dashurojë arbërisht”...
Në vend të përfundimit
Vëllimi dëshmon se Nebih Bunjaku është krijues me talent dhe kulturë letrare, krijues që di se çka shkruan dhe si shkruan. Vlerën e duhur vëllimit ia shton harmonizimi i përmbajtjes me formën, përdorimi me shije i mjeteve shprehëse, siç janë: metafora, simboli, personifikimi, alegoria, antiteza, përsëritjet, rima etj. Përmes këtyre mjeteve stilistike poeti arrin ta shprehë rrjedhshëm, qartë idenë kryesore të vjershës.
Nebih Bunjaku, me vëllimin “Terapia e dashurisë”, si dhe me vëllimet e tjera, si “Dalje nga balada”, “Gramatikë zemre” dhe “Një samit për një simit” (për fëmijë), ka treguar nivel të lakmueshëm në shumë aspekte. Duke ndjekur mënyrën e transponimit të ngjarjeve shoqërore, autori në tërë vëllimin arrin t’i shtrojë arsyeshëm preokupimet, jo duke shkruar vargje deklarative, por vargje me brendi të pasur, në të cilat mishëron elemente të shumta në dhënien e idesë kryesore. Kudo në vargje shpreh urrejtjen e thellë kundër së padrejtës, të shëmtuarës, dhunës, joseriozitetit, luftës, së pavërtetës dhe për të tilla dukuri shkruan vargje që nga lexuesi nuk mund të harrohen aq lehtë. Në poezitë e vëllimit, lexuesi mëson se me sa përkushtim autori ka arritur t’i ruajë lidhjet me trajtat e dendura të folklorit, me figurat e mëdha të historisë dhe të kulturës kombëtare, me njeriun dhe hapësirën historike të tij.
Duke i pasur parasysh këto vlera sublime, trajtat e ligjërimit, figuracionin stilistik, gjuhën e përdorur, simbolet që krijojnë refleksione të rëndësishme kuptimore, që emërues të përbashkët kanë lirinë, të qenit të lirë të njeriut si dhe autoktoninë – të gjitha këto e bëjnë vëllimin të rëndësishëm. Për më tepër, me të drejtë është thënë “Për të mos na ikur jeta pa e shijuar, të mos i mbulojë pluhuri i harresës të bukurat, ashtu siç pat klithur Kitsi, dashuri e risi të kemi gjithmonë, edhe Jeitsi ngre tingujt e poezisë për t’i rrëfyer njerëzimit që të kemi kujdes e mos t’i qesim në harresë gjërat që kaluan, po kalojnë, apo do të vijnë”.
Edhe aspekteve estetike, dizajnimit të veçorive poetike, autori u ka kushtuar kujdes, duke mos i lënë vend rastësisë.
Sado që poeti ka dëshmuar se i kushton rëndësi gjuhës, na e thotë mendja se ende ka mundësi për një kultivim dhe përsosje të gjuhës, në kuptimin e gjuhës së poetikës sepse, siç thotë Dritëro Agolli, “Kultura e gjuhës është e domosdoshme për çdo shkrimtar, për çdo intelektual, për çdo njeri. Ai që nderon gjuhën, nderon Atdheun”.
Është shumë e kuptueshme se të shkruarit e poezisë nuk është punë private e andrallash të lëmekura. Siç pohon Hasan Mekuli, poezia “kërkon prirjen, por edhe punën sistematike dhe intensive, studimin dhe hetimin e trajtave dhe shprehjeve të reja”.
Në fund, po theksojmë se talenti dhe puna duhet të jenë në lidhje të ngushtë në punën krijuese artistike. Kjo aq më parë, siç thotë akademik Rexhep Qosja:” Në qoftë se vepra e mirë letrare është vizion i intensifikuar, i kondensuar i jetës dhe i fatit të njeriut, atëherë edhe kritika, si interpretim dhe vlerësim i këtij vizioni, është një vizion origjinal i jetës dhe i fatit të njeriut”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dr.Faik Shkodra:
» Arsim Halili: Intervistë me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë
» Pse o zog rri i vetmuar - Agim Gashi
» VARGJE NGA AGIM DOÇI-PO HEDH KETU "VARGJE TE VJETERUAR"....NDOSHTA PERMENDEN FAKTE QE I KENI HJARRUAR......LEXOJINI DHE "SHMALLUNI"....
» Vizita të shumta në Prekazin legjendar
» Arsim Halili: Intervistë me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë
» Pse o zog rri i vetmuar - Agim Gashi
» VARGJE NGA AGIM DOÇI-PO HEDH KETU "VARGJE TE VJETERUAR"....NDOSHTA PERMENDEN FAKTE QE I KENI HJARRUAR......LEXOJINI DHE "SHMALLUNI"....
» Vizita të shumta në Prekazin legjendar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi