Kadri Mani: Kur vdes atdhetari...
Faqja 1 e 1
Kadri Mani: Kur vdes atdhetari...
KUR VDES ATDHETARI...
Shaban Baliu (14.4.1958-23.7.2005)
Është një nënë me pesë jetimë-që nuk janë jetimë!
Nga Kadri Mani
Lexuesve menjëherë iu shkon mendja se fjala është për vëllain dytë të Dr. Bagzad Baliut dhe krahut të djathë të tij; arsimtar shumëvjeçar i letërsisë dhe i gjuhës shqiptare, do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë gjeneratave për sjelljen e tij prej pedagogu e prej prindi, në kujtesën e votuesve regjistruesi i përpiktë, në kujtesën e skamnorëve që pritnin përpara depove të Shoqatës “Nëna Terezë”... se atje është xhaxhi Shabani i cili iu buzëqesh dhe i rregullon njënganjë si prindi e kujdestari- engjëlli rojtar!
Vdekja e hershme e nxori nga korniza familjare, por jo edhe nga zemrat e tyre dhe kujtesa e përhershme dhe e përjetshme, për dashurinë e tij të pakufishme jo vetëm për familjen e vet, por edhe për lagjen dhe fshatin, edhe për rekrutët e UÇK-së: flet për Shabanin zotni Mejdi Asllani- Plaku: Me Shabanin ishim fqinj të një lagjeje si dhe bashkëpunëtorë. Edhe ai do të vinte në mal! Po i thosha Shabanit se ne nuk i qesim në mal të gjithë, ngase na nevojitet prapavija e sigurt; rrënjët i kemi në popull dhe ti as mos u brengos! I kemi marrë ndihmat në veshmbathje e në të holla që na i ke dërguar... dhe kur Shabani papandehur sëmuret, Plaku e përcjell vetë në Tiranë ku po i bënin rrezatimet...
Nga iu nis kanceri Shaban çelikut!?

As kush nuk dinte apo nuk tregonte?- fëmijët e lagjes e zbuluan sekretin: Xhaxhi Mejdi, ne e dimë, e kemi pa Bacën Shaban duke e torturuar policia; disa herë!
-Pse bre Shaban nuk më ke tregua se të kanë torturuar polici!?
-Lëre pashë zotin o Baca Mejdi! Ju po qëndroni në front, e ne të ankohemi për pak, s’ka kuptim!?
Në foto dy shokët e pandashëm anash: Shaban Bali e Mjedi Asllani, në mes Dr. Hakif Bajrami.
-Pse bre Shaban nuk më ke tregua se të kanë torturuar polici!?
-Lëre pashë zotin o Baca Mejdi! Ju po qëndroni në front, e ne të ankohemi për pak, s’ka kuptim!?
Në foto dy shokët e pandashëm anash: Shaban Bali e Mjedi Asllani, në mes Dr. Hakif Bajrami.
Është një nënë me pesë jetimë-që nuk janë jetimë!
Nuk thuhet më kot se burri është mysafir në shtëpi! Prandaj, për të gjallë dhe pas vdekjes, gruaja shqiptare qeveris shtëpinë, edhe në rastin konkret, zonja Qevsere Kastrati- Baliu (13.8.1967), kujdeset për 5 fëmijët e vet, sikur për dy sytë e ballit: ajo nuk gjeti punë, paçka se është motës medicinale! E kanë kopshtin ngjit shtëpisë me plot zarzavate, ku për momentin vizituesit mbushen afsh pjepri!
Fëmijët: Visar Baliu Student, 4.11.1987; Bardhyl Baliu, student, 18.1.989; Valbona Baliu, nxënëse, 7.11.1990; Fisnik Baliu, nxënës, 21.1.1999; dhe Dardan Baliu, nxënës, 26.7.2000: pra, shumë më të mëdhenj ngaqë ishin në foto bashkë me babain e ndjerë!

Në foto dy shokët e pandashëm anash: Shaban Baliu e Mjedi Asllani, në mes Dr. Hakif Bajrami |
Ai është zotni Ejup Breznica (e thekson shigjeta), historian nga Bardhi i Madh, ku ka punuar edhe Shabani.
Zotni Ejupi për çdo përvjetor apo festë, shkon në familjen e Sabanit dhe jua dorëzon, në emër të kolektivit, nga 200 euro, një thes miell dhe të mirat ushqimore, që fëmijët e shokut të punës të mos jenë të uritur as të mos lakmojnë... Ndihmat sociale janë tejet të vogla: 40 euro në vjet!
Nëse s’ka kaluar afati i kërkesës për pension, që nga fillimi i vitit shkollor, zonja Qevsere do t’i kompletojë dokumentet e Shabanit dhe do t’i dorëzojë në Entin Social për pension familjar, ngase Shabani i plotëson kushte e stazhit.
Kur vdes atdhetari, vdekja është e madhe, ngase përveç familjes së vet, krahun jua thanë edhe shokëve, edhe çështjes kombëtare. Andaj, mbetet të shpresojmë për një zgjidhje...
Njëherë, zotni Sokol Dobruna, avokat nga Gjakova, na ftoi në një mbledhje të “Frontit...” në një shtëpi në Tauk Bahçe, por kur shkuam atje, shtëpia ishte e mbyllur dhe ngelën pa strehë! Unë ju propozova që të shkojmë në shtëpinë e prindërve të Shabanit e të Bagzadit (djemtë nuk qëlluan aty), ku na priti xhaxhi Bali, plaku i urtë e fisnik, pa ngurrim dhe sikur të na kishte ftuar! E mbajtëm mbledhjen ilegale dhe dolëm dhe u shpërndamë pa u hetuar.
Dr. Begzad Baliu evokon kujtimet për vëllain Shaban, përkushtim e tij te madh ndaj librit...
Ne kishim bibliotekën më të madhe, jo vetëm në fshat, po edhe në qytet, mbështetur në rrethin familjar. Nuk mbaj mend të ketë ardhur njëherë në shtëpi në fundjavë dhe të mos ketë sjellë, së paku dy libra. Megjithëse kam le në fshat, jam rritur mes librave dhe duke u përkujdesur për bibliotekën. Gjatë kohës së Gjimnazit dhe studimeve, Shabani u mor edhe me krijimtari letrare, por nuk e di pse nuk pati guxim t’i botojë. Unë ia kam ruajtur ato krijime, të cilat ia kam gjetur mes librave. Disa madje ai i shkruante në fleta të vogla dhe i ruante në librat e studimeve, por kur kthehej nga qyteti, në fund të vitit, unë ia gjeja dhe ia përshkruaja në një bllok të vogël shënimesh. Ai gjithashtu me përpjekjen e një gjimnazisti, shkroi edhe një novele te gjate, ne nje fletore me titull “Kur fati vonohet”. Ngjarja ishte letrarizimin i ngjarjeje familjare. Fliste për fatin e një kushëriri pas kthimit nga “Kampi nazist i Aushvicit”. Pasi e kishte konsultuar një kushëri dhe i kishte thënë që atë prozë, jo vetëm të mos e botonte, por edhe fletoren ta digjte, ai hoqi dorë nga ajo dhe ma kërkoi “ta merrte me vete”. Unë fillimisht i thashë se nuk e gjeja mes librash, por në të vërtetë e fsheha në një vend dhe nuk ia tregova derisa e kujtuam këtë gjë gjatë kohës që ai ishte i shtruar në spitalin e Tiranës dhe po bisedonim për mundësitë e botimit të një studimi të tij nga vitet studentore, recensues i të cilit dëshironte të ishte dr. Klara Kodra. Ato "net të gjata vere", unë i tregova se kisha ruajtur disa poezi të tij "dashuri rinore" dhe "fletoren e humbur", në të cilën ai kishte shkruar novelën për një ngjarje të ndodhur në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Shabani ka lenë edhe një studim për Konceptet internacionaliste në letërsinë e Rilindjes Kombëtare, botimin e të cilës do ta përgatit dr. Myrvete Dreshaj- Baliu, historiane e letërsisë, meqenëse është fushë studimore e saj, ndërsa do ta redaktojë Profesoresha Kodra, me të cilën vëllai kërkoi të takohej dhe ia plotësuam këtë dëshirë, duke e dërguar Profesoreshën Klara në banesën ku ai ishte vendosur. Meqenëse unë duhej të kujdesesha për të, ndërsa duke qenë alergjik në penicilinë, unë nuk mund të qëndroja në spital, e vendosa në një pallat afër spitalit të përgjithshëm të Tiranës, ku i bënim kontrollimet e rregullta ditore. Kjo ishte njëkohësisht edhe një mundësi që ai të lëvizte më shumë dhe ta mbante shëndetin deri në ditët e fundit të jetës. Megjithëse ishte rritur në një epokë, kur ateizmi ishte në modë edhe në Kosovë, Shabani ishte njeri me një besim të madh për jetën, prandaj edhe pse e dinim të dy për fundin e tij, bisedonim për gjera që duheshin të bëheshin shumë kohë më vonë, sikur jeta e tij të zgjaste edhe shumë vjet. Në kohën kur ai mendonte se mund të flinte, e flinte shumë pak për shkak të dhimbjeve, më thoshte: shko në qytet (në qendër të Tiranës) dhe shih mos na gjen ndonjë libër të mirë!
Unë kthehesha pas një ore me ndonjë botim të ri a të vjetër (sepse edhe ato i donte), ndërsa natën vonë me qëllim që të mos më linte të dëgjoja rënkimet e tij, ose më kërkonte të dalë në ballkon dhe në dritë të lexojë ndonjë pjesë të librit ose dilte në oborr herët në mëngjes dhe kalonte një kohë, kinse duke lexuar, për të mos dëgjuar vuajtjet e tij.
Pas largimit nga puna dhe mbylljes së shkollës shqipe, ne shkuam të dy të punonim në Greqi dhe një vit edhe në Itali, por të ikja në Perëndim, nuk më linte, sepse frikësohej se nuk do të kthehem. Ti -me thoshte- ke investuar shumë në bibliotekë që kur ke qenë fëmijë dhe nuk ia vlen t'ia kthesh shpinën asaj që ke berë deri më tash. Puno në Greqi dhe e ke më afër të kthehesh për provime. Puno pak dhe fito shumë edhe në mësime. Në Gjermani nuk mund të shkosh e të vish kur të duash, ndërsa viza për Greqi bëhej pa problem. Vetë ai u kthye pas dy muajsh, sepse mendonte që njëri nga ne duhej të ktheheshim dhe të punonim për Kosovën, kudo ku kërkohej, e këtë punë më mirë e bënte ai. Shabani kishte një durim të madh dhe të theksuar në rrethin kolegjial, ndryshe nuk do t’ia dilte të qëndronte kaq gjatë në një aktivitet humanitar që bëhej në Shoqatën “Nëna Terezë”. Vetëm kur erdhi koha që shërbimet e tyre të shpërbleheshin, ai u largua dhe kaloi në Kryqin e Kuq. Ishte njeri human në kuptimin e parë të fjalës.
Kur u krye atentati në policët serbë nga Familja e Plakut, ai ishte njeriu i parë që u kap dhe e torturuan para nënës e fëmijëve të vegjël. Nëna jonë, qe ne rininë e saj (më 1944) kishte parë me sytë e ballit pushkatimin e shtatë familjarëve të saj nga partizanët serbë, e përjetoi rëndë, dhe më shumë për shkak të saj, e lëshuan shtëpinë dhe u vendosën në banesën time në Kodër të Diellit.
Shabani kishte të qepur kokën në tre vende, ndërsa trupin e përgjakur as e kishte lajmëruar. Edhe në atë gjendje lëvizte gjithë ditën nga njëri aktivitet në tjetrin. Vetëm në mbrëmje kthehej. Po këtë aktivitet e vazhdoi edhe pas luftës, deri ne prag të perëndimit të tij. Duke qenë i tillë, ai la pas vete jo vetëm të pesë fëmijët e tij (një model i fëmijëve me sjellje shembullore në familjen tonë), po edhe një numër të madh shokësh, të cilët familjarisht vazhdojnë të kujtojnë, të kujdesen dhe të kontribuojnë për gjendjen materiale dhe shpirtërore të fëmijëve te tij. Ejupi, Viktori, Afrimi, Bashkimi dhe një mal kolegësh nga fusha e arsimit, e Shoqatës “Nena Terezë” dhe Shoqatës së Kryqit të Kuq, vazhdojnë ta konsiderojnë shtëpinë e vellait (dikur strehë e takimeve ilegale të tyre) edhe më tej shtëpi të tyre. Këtë përkrahje (materiale dhe shpirtërore) unë e kam përjetuar në këtë kohë shpirtërisht, sepse sikur dihet, vetëm një vit pas vellait, dhe po nga kjo diagnozë, pa i mbushur 47 vjet, u nda nga ne edhe motra, ndërsa mes tyre, nga dhimbjet për dy fëmijët e saj, vdiq edhe nëna. Kështu, Brenda gjashtëmbëdhjetë muajsh, ne kishim tri vdekje në shtëpi.
I përhershëm qoftë kujtimi për ta!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Iku në amshim atdhetari Kadri Mani
» Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani
» Vdiq atdhetari, ish i burgosuri politik, shkrimtari Kadri Mani
» Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!
» Poezi me poezi-Kadri Mani e Agim Gashi-Në shenjë nderimi për mikun Kadri!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi