Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani

Shko poshtë

Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani Empty Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 18, 2012 10:10 am

Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani

Shkruan: Xhafer Leci -

Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani Varrimi-kadri-mani--foto-xhafer-leci1Familjarë të Kadi Manit, në Makresh, para arkivolit në vendin ku u bë varrimi. Ishte ditë e mirë,- Dielli rrezatonte bash ashtu siq rrezatonte edhe baca ynë.


Lajmi për amëshimin e atdhetarit të madh, mikut tim të mirë, Prof.Kadri Osmani-Mani, më tronditi fort. Të mërkurën në mëngjez, sëbashku me djalin e bacës Kadri, Yllin me familje, udhëtuam nga Shtutgarti në Prishtinë. Vizitën e parë e bëra në Familjen Osmani, me ç`rast u shpreha ngushëllimet familjes si dhe bëra homazh personal mikut tim, tashmë, të ndjerë Kadri Osmani-Mani.
Shoqata e të Burgosurëve Politikë të Kosovës, me rastin e vdekjes të veteranit të arsimit dhe të burgjeve jugosllave, Kadri Osmani - Mani, të mërkuren, më 10.10. 2012, në ora 11.00, organizoi homazhe para arkivolit me trupin e tij. Pastaj u organizua edhe një mbledhje komemorative. Salla e kuqe e Fakultetit Filologjik të Prishtinës ishte përplot me ish të burgosur politikë, intelektualë, miq dhe shokë të shumtë të zotit Kadri Osmani (Mani).

Për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Kadri Manit foli shoku i tij i ilegales dhe i burgut, vuthnjani Binak Ulaj. Fjalë respekti e nderimi tha edhe rektori i Universitetit, zotëri Ibrahim Gashi e tjerë. Për turpin e tyre, munguan zyrtarët shtetërorë e partiakë dhe mediat e tyre vizive, edhepse Kadri Mani është i burgosuri politik numër dy në Kosovë!

Po përmendi disa nga ish shokët e burgut, pjesmarrës në mbledhjen komemorative, të cilët mua më ranë në sy dhe i njihja, si: Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Binak Ulaj, Bajram Kosomi, Avokati i Popullit Sami Kurteshi me bashkëshorten e tij Shyhrete Kurteshi-Malaj, po ashtu ish e burgosur shumëvjeçare, Martin Quni, Basri Musëmurati, Emin Krasniqi, Njazi Korça, Azem Syla, Shefik Sadiku, Qemajl Ahmeti, Agim Krasniqi e tjerë.

Në ora 14.00, në fshatin e lindjes, në Makresh të Gjilanit, në praninë e disa qindra pjesëmarrësve, familjarë, ish të burgosur politikë, miq e shokë, të ardhur nga të gjitha trojet e Shqipërisë etnike, sipas dëshirës-porosisë të Kadri Manit, u bë ceremonia e varrimit.

Kadri Mani u varros me lutjet për Zotin nga pastori i kishës Protestante të Prishtinës, Dr. Femi Cakolli.

Ceremonia e varrimit kaloi në mnyrë dinjitoze. Në fytyrat e të pranishmeve vërehej dhimbja e madhe, heshtja dhe qetësia, ku pati edhe shumë familjarë, miq e shokë të përlotur.

Kadriu pas vetes ka lënë: bashkëshorten Shukrijen, vajzën Hidajetën, djemtë Rabitin dhe Yllin si dhe nipa dhe mbesa, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore e materiale.

Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani Varrimi-kadri-mani--foto-xhafer-leci2

Pastori i kishës protestante dr.Femi Cakolli, duke lutur Zotin për shpirtin e Kadriut dhe, njëra nga mbesat e Kadriut duke mbajur fotografinë e gjyshit të saj, 10.10.2012


Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani Varrimi-kadri-mani--foto-xhafer-leci4
Nga e majta me plisa në kokë dy vëllazërit e Kadriut, 96 vjeçari me ambrellë në dorë Ramiz e Begzad Osmani, qe të dy isht të bugosur politik shumvjeçar, duke dëgjuar fjalimin e Femi Cakollit



Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani Varrimi-kadri-mani--foto-xhafer-leci6
Nga e majta me drrasa në dorë duke mbuluar varrin e babit të tyre, dy djemtë e Kadriut, Rabiti dhe Ylli, mbrapa Yllit, në këmbë me mjekërr Martin Quni


Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani Varrimi-kadri-mani--foto-xhafer-leci3
Pamje tjetër duke vurë kurore dhe lule mbi varrin e të ndjerit Atdhetarit Kadri Mani


Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani Varrimi-kadri-mani--foto-xhafer-leci7







Disa qindra pjesëmarrës cilët kishin ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë etnike, për t`i dhënë lamtumirën e fundit Atdhetarit të paepur Kadri Mani.



**********

Këtu poshtë po sjellë fjalën që mbajta në vend-varrosjen e Kadri Manit si dhe disa fotografi të bëra me këtë rast.
MIKU IM I DASHUR KADRI OSMANI (MANI)

Xhafer Leci:Iku në amëshim atdhetari Kadri Mani Varrimi-kadri-mani--foto-xhafer-leci5
Hydajet Hyseni, duke shkruar-këmbyer adresat me një misionar anglez në Kosovë, që të dy pjesmarrës në ceremonin e varrimit. Makresh i Gjilanit, 10.10.2012

Vij nga mërgata për të të dhënë lamtumirën e fundit, baca Kadri. Përfaqësoj shumë shokë e miq Tuaj mërgimtarë, të cilët, në pamundësi për të qenë të pranishëm fizikisht në përcjelljen Tënde mortore, me mendje e zemër janë këtu, në mesin tonë.
Ju ishit një shok dhe mik i mirë, pothuajse, i të gjithë mërgatës. Një demonstratë në Gjenevë, Bon, Paris, Vjenë e Bruksel, Ju ishit aty, në mesin e mërgimtarëve të shumtë. Një protestë para Parlamentit Evropian, para Këshillit të Evropës, Ju ishit aty. Një grevë urie e vëllezërve Kuzhnini me shokë, në një kishë të Brukselit, Ju vinit nga Zvicra, për t`u solidarizuar me ata, për t`ju dhënë forcë e kurajo këtyre burrave të Kosovës, që kishin ardhur nga Kroacia enkas për të zgjuar ndërgjegjen e fjetur të Evropës plakë. Ju ishit i kudondodhur për lirinë e Kosovës.

Baca Kadri të thërrisnin të gjithë. Të nderonin dhe të respektonin në tribuna politike e kulturore, në festa dhe morte. Dëgjonin fjalën Tënde të artë dhe të zjarrtë.

Kadri Osmani (Mani) kaloi lavdishëm në amëshim. Mësuesi veteran, pishtar i arsimit në Kosovë, me një përkushtim të madh edukativ e pedagogjik, për ta prosperuar arsimin në Kosovën tonë.

Njeri i fjalës dhe i pendës, me një seri botimesh, gjatë periudhës kohore për gjysmë shekulli.

Veteran markant i burgjeve jugosllave, i cili zë vendin e dytë, pas Adem Demaçit, në kohëzgjatje të vuajtjeve të dënimeve.

Baca Kadri ishte qendresëtar i pashoq. Gjithmonë dinjitoz, rezistent dhe kurrë nuk u përkul para pushtuesit serbo-sllav. Organizator i shkëlqyer dhe trim i grupeve ilegale dhe gjithnjë në ballë të shokëve, të cilët vinin nga Vuthajt e Gucisë, Istogu, Prishtina, Gjilani, nga e tërë Kosova.

Tre gjyqe, në kohë të ndryshme, u organizuan kundër Kadri Osmanit me shokë. Dhe, ishte gati të priste edhe gjyqe e ndëshkime të tjera, për lirinë e Kosovës.

Lirinë e shumëpritur e gëzoi dhe tani luftonte, me fjalë dhe pendë, për demokracinë dhe shtetin ligjor të Kosovës. Por, iku i zhgënjyer dhe me pengun e madh se shqiptarët e Kosovës, gjegjësisht, kasta drejtuese, u dha pas shpërdorimit të pushtetit dhe vjedhjes të shtetit të tyre, të Kosovës, Atdheut tonë të përbashkët. E dhimbshme, por, mjerisht, krejt e vërtetë.

Ne, shokët, bashkëveprimtarët, miqtë Tuaj të shumtë të mërgatës, do ta ruajmë, përjetësisht, kujtimin e mirë për Ju dhe zotohemi se do të punojmë dhe luftojmë për realizimin e idealeve të larta kombëtare, për të cilat Ju nuk pushuat deri në frymëmarrjen e fundit.

Lavdi jetës dhe veprës madhështore të mikut tonë të mirë Kadri Osmani (Mani).

Fli i qetë, në tokën e shenjtë të Kosovës tonë, o shok, mik e vëlla, baca ynë i papërsëritshëm - Kadri Osmani.


Makresh i Poshtëm, komuna e Gjilanit, 10.10.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi