Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi: NËSE MËNGJESI YT GDHIHET PA MUA…

Shko poshtë

Suzana Zisi: NËSE MËNGJESI YT GDHIHET PA MUA… Empty Suzana Zisi: NËSE MËNGJESI YT GDHIHET PA MUA…

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 24, 2009 8:22 pm

Suzana Zisi: NËSE MËNGJESI YT GDHIHET PA MUA… N100000149972946_7133


Suzana Zisi: NËSE MËNGJESI YT GDHIHET PA MUA…

Nëse
mëngjesi yt,
zgjohet pa mua,
Dije se...jam nisur vetë për atje.
Ku, e ëmbla cicërimë,
…………………….tingëllon krrokatje,
Blegërima e qingjit - një shtëllungë re…


Nëse kraharorit,
një brinjë të mungon,
Ashtu mes dhimbjesh, si kurrë më parë,
Dije se, me të, në terrin e përjtshëm,
Kam ndezur errësirës,
………………..........të vetmin zjarr.

Të digjen aty, në të nxehtin tim,
Të përpëliten,
……………shkrijnë,
…………………… derdhen,
………………………………treten,
Djajtë e ndotur e ëngjëjt e ngrirë,
Prej kollarisjes së bronxtë
…………………………së dashurisë për veten…



Atje mes amullisë,
…………………edhe pse larg,
Nuk do harroj kurrë të të dua,
Shpirtin,
me e-mail fluturimesh, do të ta nis,
Nëse, mëngjesi yt,
………………...gdhihet pa mua…




©️ Suzana Zisi



Suzana Zisi: NËSE MËNGJESI YT GDHIHET PA MUA… 7326_104287769586222_100000149972946_114402_6118458_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi