Valon Kurtishi: Për cilin “popull tim” e ka fjalën drejtori apatrid i QNK-së maqedonase
Faqja 1 e 1

Për cilin “popull tim” e ka fjalën drejtori apatrid i QNK-së maqedonase
Nga Valon Kurtishi
Kryetar
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e Identitetit kombëtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
1. Kuptimi i fjalës Patria dhe apatridi B.Sh
Fjala (emri, termi, nocioni) Patria në korrelacion historik, është shumë kuptimplotë, është përdorur shumë dhe ka dhënë shkas e është bërë shtytje për krijimin e një numri të pafundmë të kronikave historike, veprave e shkrimeve tjera epike. Romakët e vjetër e përdornin në kuptim të vendlindjes, atdheut, amës. Megjithatë, kjo fjalë ka edhe kuptim më të gjerë dhe shumë dimensional, atë të së përjetshmes, ose eternales (eternity), atë që u mbijeton të gjitha furtunave historike e nuk mbaron kurrë.
Nga kjo gjuhë e madhe antike fjala ka depërtuar edhe në gjuhën tonë të shenjtë shqipe. Populli ynë i mrekullueshëm shqiptar e përdor në komunikimin e përditshëm edhe një fjalë tjetër me një kuptim kontradiktor, krejtësisht të kundërt dhe mohues ndaj kësaj fjale, termin “Apatrid”.
Me këtë term etiketohen ata persona që e mohojnë kombin e tyre, gjuhën e tyre, origjinën e tyre etnike, kulturën e tyre kombëtare. Me një fjalë, si “Apatridë”, emërtohen personat që e mohojnë vetveten. Kjo në gjuhën popullore. Në shkencat juridike termi ka kuptim tjetër teknik në lidhje me qytetaret pa shtetësi që nuk na intereson dhe nuk na duhet këtu.
Tani të dalim me terma më të kapshëm dhe më konkretë tek personi ynë që është temë e këtij shkrimi. Nuk kam dashur të reagoj ndaj punës së personit dhe udhëheqësit të QNK së FYROM-it, B.Sh. Megjithatë, si qytetar i këtij vendi, e kam ndjekur me vëmendje punën e institucionit që ai drejton pasi është shumë e rëndësishme për interesat e popullit tim shqiptar. E sidomos për kombe të tillë si ai shqiptar që pa fajin e tij gjendet gjithmonë në udhëkryqe të rrezikshme historike. E sidomos për kultura të tilla të vogla e të rrezikuara nga zhdukja totale si ajo e kombit tonë Ilirian. Kjo pasi puna e institucioneve të tilla që e mbrojnë, studiojnë, restaurojnë dhe konservojnë kulturën materiale të së kaluarës, është shumë e rëndësishme si për të kaluarën dhe të sotmen, por akoma më shumë për vazhdimësinë e pandryshuar kulturore të popullit tonë martir. Por gjithmonë e më tepër kemi mbetur të habitur e të shokuar nga puna e këtij individi të cilën edhe e publikon haptas dhe pa fije turpi për mediat shqiptare e sllavo-maqedonase këtu.
2. Dallimi kardinal në mes të kombëtarizimit artificial të Pasko Kuzmanit dhe anti kombëtarizmit real të Baxhahudin Shehabit
B.H do të duhej të ishte në pararojë të mbrojtjes së vlerave autentike nacionale shqiptare në këtë shtet diskriminues dhe antishqiptar si FYROMI i sotëm. Me vetë pozitën që e ka si drejtor i Qendrës kombëtare për konservim të trashëgimisë kulturore të Maqedonisë, personi në fjalë do të duhej të ishte gardian i kujtesës (memories) kolektive të shqiptarëve në IRJM, e jo të shndërrohet në shërbëtor me pagesë i imperializmave kulturorë të huaj, në veçanti atij turk. Keqpërdorimi i fesë së pastër e burimore islame për qëllime nacionaliste dhe influencuese turke është e paprecedentë. B.Sh si intelektual që pretendon të jetë, duhet ta dijë se kultura shqiptare është shkatërruar dhe zhdukur nga faqja e dheut që nga e kaluara e tmerrshme historike duke filluar me okupatorët greko-bizantinë, duke vazhduar me okupatorët turko-otomanë, dhe duke ardhur në fund tek okupimi sllav. Një shkatërrues shumë aktiv i kulturës shqiptare si dhe vrasës masiv i popullsisë shqiptare të Pollogut e Vardarit në këto treva ka qenë edhe Isa Beu, emrin e të cilit nuk e heq nga goja Baxhahudini. Drejtori i QNK së FYROMIT, i ndan paratë e taksapaguesve të varfër shqiptarë për restaurimin e disa objekteve që i ka ndërtuar Isa “Beu” në Shkup, e nga ana tjetër historia vërteton se ky Isa ka qenë vrasës masiv i shqiptarëve dhe shkatërrues i kulturës autentike shqiptare. Isa “Beu” ka qenë komandant i ushtrisë okupuese otomane në luftërat e kësaj kundër shqiptarëve nën Mbretin tonë legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeun. A është në vete dhe a e kupton se çka është duke bërë Baxhahudin Shehabi?
Me ratsin e vendosjes së monumentit të heroit kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut në Shkup, kanë reaguar një numër i gazetave turke. Dhe për cudi, në artikujt e tyre shkruhet se ka edhe shqiptarë që janë kundër vendosjes së përmendores së këtij armiku të turqve në Shkup!!! Madje në një artikull me titull të çuditshëm “armiku i turqve në tregun turk”, (turk dusmani, turk carsisi”), këtë qëndrim antishqiptar e jonormal për mendjen e shëndoshë njerëzore, e kanë shprehur haptazi edhe përfaqësuesit e organizatës El Hilal, ku militon dhe udhëheq prej shumë vitesh edhe Bexhihudin Shehabi. Tani të pyesim Bexhihudinin të na përgjigjet publikisht, si e mendon ai personalisht Skënderbeun dhe përmendoren e tij në Shkupin shqiptar: Si ngjarje të rëndësishme për popullin e shtypur historikisht të Shkupit apo si “turk dusmani turk carsisi”?.
Në një rast tjetër publik, ditën e okupimit të qytetit shqiptar të Shkupit nga okupatori turk, personi në fjalë e ka quajtur ditë të çlirimit? Nga kush e kanë çliruar turqit Shkupin? Nga banorët dhe feudalët shqiptarë autoktonë të tij? Prej kur paska dalë kjo teori e re që okupatorët i shpallka për çlirimtarë? Këtë vetëm B.Sh mund të na e sqarojë. Rethprejet masive të fëmijëve shqiptare që me paratë e gjithfarë organizatave fantazëm nga jashtë i organizon në kalanë e Shkupit, duken si rituale mesjetare të vrasjeve masive të shqiptarëve nga sulltanët turq. Në ato ceremoni primitive, familjet e varfra shqiptare detyrohen te dëgjojnë buçimën në gjuhën e pakuptueshme turke për ta. Detyrohen që fëmijët e tyre ti veshin me veshje kombëtare te shëmtuara aziatike. Pse fëmijët shqiptarë të bartin veshje kombëtare të huaja? Ç’kërkon flamuri shtetëror i Republikës së Turqisë në synetimin e fëmijëve shqiptarë në Shkup!?. Ç’kërkon gjuha turke në rethprerjen (synetimin) e fëmijëve shqiptar? Mos flitet shqip në synetimin e mongolëve të Anadollit?.
Kjo duket njëjtë si prezenca e terroristëve grekë në kishën ortodokse shqiptare me ato veshjet popullore greke të fëmijëve të çoroditur shqiptarë dhe me ato ikonat në gjuhën e pakuptueshme greke.
Përderisa nga njëra anë Pasko Kuzmani kishat ortodokse dhe katolike shqiptare i shpall për maqedonase dhe eksponatet antike ilire për maqedone, nga ana tjetër B.Sh, xhamitë myslimane shqiptare dhe teqetë shi-ite po shqiptare i shpall për otomane-turke. Ky është një krim i përbindshëm antishqiptar me bashkautorë dy shqiptarë etnikë të paguar dhe instruktuar nga qendra e mentorë joshqiptarë: Pasko Kuzmanin e sllavizuar dhe Baxhahudin Shehapin e turqizuar. Kjo na duket si realizimi në praktikë i atyre teorive serbo-greke për “turci sa nasih juznih krajeva koji trebaju da se iselavaju u Tursku”. Kjo bie erë Vasa Cubrilloviq e Fuat Kuprulu, Miladin Stojadinoviq e Ruzdi Arasi, Evangjelos Venizelos e Napoleones Zervas. Kjo na i sjell para syve ato marëveshjet “xhentëlmene” turko-jugosllave për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre historike në Europën juglindore dhe degdisjen e zhdukjen e tyre etnike në shkretëtirat e mallkuara të Anadollit.
B.H duhet të shpjegojë para opinionit publik shqiptar në vend, bashkëpunimin e tij perfekt me antishqiptarin e sëmurë psikopat Pasko Kuzman. Ky bashkëpunimi i Baxhahudin Shahabit me Pasko Kuzmanin na e çon paksa mallin e bashkëpunimit të dikurshëm të dovletit të Stambollit dhe Fanarit ortodoks grek po të Stambollit kundër Rilindësve shqiptarë. Edhe atëherë, edhe sot, goditja e tyre ishte e drejtuar kundër interesave kombëtare të shqiptarëve, kundër gjuhës shqipe, kundër kulturës shqiptare, pra kundër gjithë asaj që mund të quhet trashëgimi kombëtare shqiptare.
Shqiptari ortodoks i sllavizuar Pasko Kuzmani e uzurpon dhe shkatërron kulturën antike ilire të shqiptarëve duke e shpallur për sllave kurse shqiptari mysliman i turqizuar Baxhahudin Shahab i uzurpon objektet islamike shqiptare duke i shpallur për turke, me përkrahjen financiare të instituteve të ndryshme shoviniste nga Turqia. Kuptohet se Baxhahudin Shahabi me atë “sherr-budallallëkun” e tij tipik oriental nuk i quan xhamitë që i kanë ndërtuar shqiptarët etnikë si “turke”, por përdor për to një eufemizëm djallëzor duke folur gjithnjë për “xhami otomane”. Paradoksalisht, kohët e fundit e ka shpalosur fare haptas urrejtjen e tij të pakufishme ndaj kulturës shqptare. Ka filluar ti quajë tekstualisht “turke” gjithë objektet e ndërtuara gjatë kohës së okupimit otoman. B.Sh nuk lëshon rast për ti ikur dhe është prezentë në vizitat që kori diplomatik i huaj u bën sajteve kulturore nga e kaluara e popullit shqiptar. Në gjithë këto raste Bexhihudin Shehapi nuk e heq nga goja e tij fjalën “turke”. Edhe në rastin e fundit me banjon (hamamin) publike të Tetovës, është shprehur tekstualisht “ekspozita organizohet në hamamin turk”. Nuk e paskemi ditur se edhe hamamet ndaheshkan në apo paskan përkatësi etnike!!!
Por, (ama), një gjeneratë më e re e shqiptarëve që po ritet e zhvillohet pandalshëm gjithandej trojeve shqiptare i kupton shumë mirë këto “shejtanllëqe otomane” të B.Sh. Njëjtë siç i kupton dhe i detekton shumë mirë idiotizmat me “maqedonas antikë” dhe “kisha maqedonase”, të Pasko Kuzmanit apo bizantinizmat me “kishat greko-bizantine” të Maks Velos dhe kompanisë së një pakice grekomane antikombëtare të vllehëve të Shqipërisë.
3. Ku janë projektet me karakter etnik shqiptar të QNK-së së IRJM me drejtor “shqiptarin” B.SH?
Baxhihudini që e ka fituar atë karrige drejtori në të cilën qëndron sot me gjakun e djemve shqiptarëve nga lufta heroike e vitit 2001, duhet të na shpjegojë se ku janë projektet shqiptare për realizimin e të cilave është emëruar apo punësuar atje. Ku janë projektet etnike shqiptare të institucionit që drejton ai? Le të numërojë projektet me karakter etnik shqiptar që janë projektuar dhe realizuar nga Instituti në periudhën kur ai gjendet në krye të tij.
Në një reagim të tijin ndaj një kritike që ia bën një klerik mysliman nga Manastiri, në gazetën Koha (datë 3 korrik 2009), B.Sh numëron një numër të projekteve që i paska financuar dhe realizuar QNK-ja e Fyromit. Ai përmend dritaret e njëfarë xhamie me një emër që ne nuk e kuptojmë në shqip - Jeni; Pastaj në bashkëpunim me një agjenci me emrin Tika punon në renovimin sipas karakteristikave kombëtare turke të xhamisë së njëfarë okupatori mongol me emrin Mustafa dhe tiullin “pasha” në Shkup. Kjo organizata Tika sa për informim të lexuesve është një organizatë shtetërore(!) turke e cila përpiqet ta përhapë sa më shumë gjuhën dhe kulturën turke. Nga kjo tani zbulohet një problem akoma më i madh. Nga kjo del që në mënyrë të drejtpërdrejte B.Sh punon kundër afirmimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në IRJM, pasi sipas teorive të imperializmit kulturor, afirmimi, zgjerimi, ekspansioni i një kulture më të madhe bëhet në dëm të kulturës më të vogël.
Vjen me radhë turbeja e ndonjë mongoli tjetër në qytetin shqiptar të Ohrit, në Plaoshnik; Këtë “turbe”, e renovon në bashkëpunim me një organizatë tjetër, përsëri nga Turqia, “Kubeallti Akademisi”; Vazhdon me një objekt me një emër që përsëri nuk e kuptojmë në gjuhën shqipe “Arasta”, të cilën e renovon gjithmonë në stil etnik turk me komunën Bursa, po nga Turqia (!!!). Pastaj në kuadër të njoftimeve tjera tregon për disa vepra të tjera për të cilat financimet janë siguruar po nga Turqia. 650.000 mijë euro për shtëpinë “turke” të Ataturkut shqiptar në Koxhaxhikun po shqiptar. E kështu me radhë, Turqia, Anadolia, e deri në Bangladesh. Pa shikoni çudinë!?. Askund emrat Shqipëri, shqiptar, Kosovë, etj..etj.. Në mesin e gjithë këtyre projekteve nuk gjendet asnjë i vetëm me karakter etnik shqiptar edhe pse shqiptarët përbëjnë mbi 35% të popullsisë së përgjithshme të IRJM-së? Asnjë bashkëpunim serioz me Shqipërinë dhe me Kosovën? Asnjë bashkëpunim me Tiranën dhe Prishtinën!? Asnjë bashkëpunim afatgjatë dhe serioz me Institutet shqiptare të Historisë e kulturës, me Institutin e kulturës popullore, me muzeun arkeologjik kombëtar, me muzeun e historisë kombëtare, me katedrat e historisë, gjeografisë, arkeologjisë, me muzetë të Tiranës, Prishtinës. Asnjë projekt konkret për mbrojtje të objekteve karakteristike shqiptare në vend? Askund gërmime arkeologjike për të vërtetuar vijimësinë iliro-shqiptare në këto troje. Asnjë projekt për të vërtetuar autoktoninë shqiptare këtu. Asnjë përpjekje për zbulimin e kalave dhe vendbanimeve e qyteteve ilire në këto hapësira. Asgjë për fiset Ilire të Dardanëve, Penestëve, Pajonëve, Dasaretëve, Enkelejtëve, Lynkestëve, Epirotëve, të Maqedonëve antikë që kanë jetuar në këto territore dhe janë paraardhësit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm në IRJM. Asnjë reagim ndaj katastrofave që janë duke shkaktuar në kalanë ilire të Shkupit shovinistët sllavomëdhenj dhe në kalanë e Tetovës falsifikatorët dhe hajdutët sllavë dhe turq njëkohësisht. Asnjë veprim për të zbuluar historitë, ndërtimet dhe renovimet e princave shqiptarë në mesjetë, si Andrea Gropa, Teodor Muzaka, Vojsava Tribaldës, Gërgur Tribaldit, Pjetër Budit, si dhe të shtëpive të heronjve më të vonshëm si Dervish Carës, Mehmet Derallës, Xhemë Hasës, e të tjerë emra të mëdhenj shqiptarë të këtyre trojeve. Asgjë për luftërat, fortifikatat dhe kalatë e Mbretërisë shqiptare të kohës së Skënderbeut në Pollog, në fushën e Shkupit, në Dibër, në fushëgropën e Ohër-Strugës, Prilepit, Manastirit. Asgjë për te potencuar traditën shtetërore dhe kishtare shqiptare të mesjetëse cila do të mund tëe shërbente si bazë për ringritjen e traditës aq shumë të dëshiruar e munguar njëkohësisht shtetformuese të shqiptarëve të sotëm këtu. Asnjë projekt për të zbuluar përkatësinë etnike të kishave ortodokse dhe katolike shqiptare nga e kaluara. Asnjë përpjekje për të vendosur para objekteve fetare e jofetare tabela në gjuhën shqipe e angleze për të njoftuar botën se kjo xhami apo ajo teqe është shqiptare, ose kjo kishë apo ajo kala është ndërtuar nga shqiptarët për nevojat e shqiptarëve, në mënyrë që të demaskohen falsifikimet sllave kundër autoktonisë së shqiptarëve këtu. Askund projekte për renovimin e shtëpive karakteristike qytetare shqiptare. Asnjë projekt për të zbuluar e konservuar kulturën materiale të shqiptarëve ortodoksë në Rekë dhe në Manastir e Krushevë. Asnjë përmendje e Nënës sonë të madhe Terezë, shtëpisë së saj, apo kulturës shqiptare katolike në Shkup. Asgjë për të ndarë kulturën burimore islamike shqiptare nga ajo turke. Asnjë projekt për shpëtimin e kullave tradicionale shqiptare. Asnjë projekt për shpëtimin e veshjeve popullore shqiptare, të odave të burrave në shtëpitë e malësorëve shqiptarë. Asgjë për veprat shkencore shqiptare nga e kaluara. Asgjë për librat e vjetër në gjuhën shqipe.
Thjesht, në projektet e QNK-së sllavo-otomane të Baxhahudin Shehapit nuk ka asgjë shqiptare. E tmerrshme. Si është e mundur që në mënyrë kaq arrogante dhe të pacipë të dalë para opinionit publik shqiptar duke e faktuar vetë me dorën e tij një antikombëtarizëm të tillë ekstrem? Kjo është e pabesueshme!!! Paratë e taksapaguesve të varfër shqiptarë në IRJM shkojnë për të meremetuar e mbrojtur veprat e ish okupatorëve bizantinë, turq e sllavë të shqiptarëve. Paratë e 800.000 mijë shqiptarëve të Fyromit shkojnë për financimin e kulturës sllave dhe turke. Nga kjo mënyrë e diferencuar dhe fashizoide e mbrojtjes së monumenteve nga e kaluara historike, duket sikur shqiptarët nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë në kohë dhe në hapësirë. Duket sikur në gjithë territorin e IRJM-së ka vetëm objekte historike greke, sllave dhe turke. Shqiptarët nuk janë askund. Shqiptarët janë inekzistentë (!) Kjo është tronditëse dhe e pabesueshme njëkohësisht. Këtu ka vetëm një shpjegim të vetëm të mundshëm të kësaj gjendjeje paradoksale në trurin e këtij personi. Ky njeri është tjetërsuar tërësisht në të gjitha përkatësitë e tij. Ky person jeton në një botë paralele, të imagjinuar dhe të veçantë të tijën, ku okupimi 500 vjeçar otoman i duket si çlirim. Në të vërtetë B.Sh me këtë e tregon edhe njëherë haptas, para të gjithëve se nuk ndjehet si shqiptar etnik. Për këto arsye dhe shumë tjera, Baxhahudini të shpallë haptas përkatësinë e tij kombëtare dhe të largohet nga ai Institut. Thjesht, nëse nuk ndjehet shqiptar të largohet nga ajo pozitë e cila në bazë të Marrëveshjes së Ohrit u takon shqiptarëve etnikë.
Batakçinjtë dhe të dështuarit e ndryshëm antikombëtarë gjithmonë përpiqen të mbulojnë antivlerën e tyre kombëtare me insistimin e tyre në gjoja “vlera universale”. Ata vetëshpallen si pseudombrojtës të vlerave universale duke shkelur me të dyja këmbët mbi vlerat e tyre kombëtare, autoktone dhe origjinale. Duke mbrojtur vlera universale kujtojnë se mbulojnë shkatërrimin e vlerave të shenjta kombëtare. Si mund të mbrohen “vlerat universale”, duke mohuar, shkatëruar e tjetërsuar vlerat e shenjta kombëtare. Si mund të veprohet kështu në anno domini 2009? Ky ekzemplari ynë objekt i këtij shkrimi duket se i përshtatet më së miri dhe plotësisht diagnozës së mësipërme. Kështu veprojnë në përgjithësi personat apatridë me komplekse të ndryshme të inferioritetit të cilët akoma nuk e kanë qartësuar përfundimisht përkatësinë e tyre kombëtare.
4. Për fund
Sa projekte etnike shqiptare nga ato që ai i quan të “popullit tim” ka projektuar, organizuar, financuar dhe realizuar në praktikë Baxhahudin Shehabi, i cili ka zënë atë karrigen e drejtorit të Qendrës për konservimin e trashëgimisë kulturore të FYROMIT me gjakun e shqiptarëve?
Në atë shkrimin e tij reagues ndaj një kleriku të Manastirit, B.H e përmend në një fjali si shkarazi shprehjen “popullin tim”. Tani, logjikisht shtrohet pyetja se për cilin “popull tim” flet zotëria në fjalë. Për popullin shqiptar, apo për ndonjë popull tjetër. Ia bëjmë një pyetje publike dhe bën mirë të përgjigjet edhe pse në bazë të praktikës së respektimit të privatësisë nuk është i obliguar ta bëjë këtë: Jeni ju shqiptar me kombësi z.B.Sh? Nëse po shumë keq. Nëse jo, shpallni publikisht përkatësinë tuaj etnike joshqiptare dhe mos zini vendet udhëheqëse që në bazë të Marrëveshjes së Ohrit u takojnë punëtorëve shkencorë me kombësi shqiptare.
Por çështja kryesore qëndron diku tjetër. Përderisa në politikën shqiptare në IRJM të vegjetojnë grupet e ndryshme të interesit, gjysmë-analfabetët, karrieristët dhe organizatat amorfe që veten e quajnë “parti politike”, Baxhahudin Shehabi mund të qëndrojë rehat në karrigen e tij në atë Institut me rëndësi kardinale për shqiptarët këtu. Në momentin e parë të ardhjes në pushtet të organizmave seriozë shqiptarë, këtij personi nuk i mbetet rrugë dhe rrugëdalje tjetër veçse “Via Anadollia”. Atje bashkë me Anastas Janullatosin e “Kisës Ortho-dhokse te Skiperise”, Maks Velon e “Vorio Epirit” dhe shqiptarin e sllavizuar Pasko Kuzman, mund të kërkojnë bashkërisht për kulturë osmane i pari dhe bizantine e sllave maqedone antike(!!!) këta të dytët. Në fund të fundit le të mos i(u) mbetet hatri. I tërheq bashkëjetesa 1200 vjeçare otomane –bizantine (greko-turke), që e kanë kaluar dikur bashkë si në të mirë ashtu edhe në vështirësira në stepat e Azisë së vogël. Pak më në veri nga stepat e Rusisë së Kievit mund tu bëjë fresk Paskoja i sllavizuar me stërgjyshërit imagjinarë kozakë të tij. Ne si shqiptarë të urtë e të moçëm i respektojmë të gjithë. Ne i kemi respektuar dhe u kemi dhënë shumë edhe sllavëve, edhe turqve, edhe grekëve. Por mjaft më. Më mirë i bie të realizohet ajo e njohura “Çdonjëri në të veten”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Valon Kurtishi: Viti 2009 - një vështrim i shkurtër
» Valon Kurtishi: Të ngarkuar me shovinizëm dhe etnocentrizëm
» Valon Kurtishi: Enciklopedi artificiale e një shtet-kombi artificial
» Valon Kurtishi: Regjistrim i popullsisë apo manipulim antishqiptar?
» Valon Kurtishi: Vëllezër, fqinj apo një komb i njëjtë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi