Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Kurtishi: Regjistrim i popullsisë apo manipulim antishqiptar?

Shko poshtë

Valon Kurtishi: Regjistrim i popullsisë apo manipulim antishqiptar? Empty Valon Kurtishi: Regjistrim i popullsisë apo manipulim antishqiptar?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 17, 2011 1:32 am


Valon Kurtishi: Regjistrim i popullsisë apo manipulim antishqiptar? U1_ValonKurtishi
Regjistrim i popullsisë apo manipulim antishqiptar?
Nga Valon Kurtishi
Problemi
Viti 2011 do të sjellë regjistrimin e popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në vendet tona në Ballkan: Shqipërinë, shtetin amë të gjithë shqiptarëve kudo janë, Republikën shqiptare të Kosovës dhe në Ish republikën jugosllave pjesërisht shqiptare të Maqedonisë. Procesi i regjistrimit të popullsisë është një proces shumë i rëndësishëm shoqëror, i cili realizohet njëherë në dhjetë vite dhe në bazë të të cilit apo nga analiza e të cilit, qeveritë dhe administratat përkatëse publike, projektojnë të ardhmen politiko-juridike dhe ekonomiko-sociale të shoqërive apo kombeve respektive. Në territoret e lartpërmendura ku si shumicë dërmuese e popullsisë janë shqiptarët autoktonë, okupatorë të ndryshëm përgjatë historisë kanë organizuar regjistrime të popullsisë, duke u nisur nga interesat e tyre shtetërore apo nacionale. Këto ndërmarje të rëndësishme për zhvillimin kombëtar të shqiptarëve kanë qenë të përcjella me manipulime dhe falsifikime të mëdha që për pasojë kanë treguar një pasqyrë të reme dhe krejtësisht joobjektive të numrit të shqiptarëve etnikë ose të atyre që që në atë kohë mereshin si të tillë. Me një fjalë, realiteti sasior i elementit shqiptar në territoret etnike shqiptare në Ballkan, ka qenë shumë larg numrave të paraqitura nga administratat okupuese dhe pushtuese nën të cilat është gjendur kombi ynë.
Megjithatë, për të qenë objektiv dhe realist në lidhje me përvojat më të gjera të proceseve të regjistrimit të popullsisë, duhet thënë dhe pranuar se ky nuk është një fenomen i kufizuar tek shembulli shqiptar apo vetëm në Europën Juglindore.
Në një shumësi rastesh në zona të caktuara gjeografike, sisteme të ndryshme politike, në periudha të ndryshme kohore dhe për arsye nga më “origjinalet”, numri i popullsive të “padëshiruara“ minoritare (e në raste edhe mazhoritare) është tentuar të zvogëlohet deri në shifra të pabesueshme. Përvojat më të hershme historike apo edhe ato më moderne në kohë, vërtetojnë se në këto regjistrime si zakonisht numri i popullsive të kolonizuara, nën sundime apo okupime të huaja, popullsive “josimpatike” emigrante, minoriteteve të padëshiruara etnike, fetare, racore, klasore, që “rastësisht” ndodhen në shtetin ose shoqërinë e “gabuar”, rëndom është paraqitur disafish më i vogël se pasha e tyre reale në numrin e përgjithshëm të popullsisë.
Rastet shqiptare
1. Në Shqipëri, REPOBA apo Komisioni Qëndror për Regjstrimin e Popullsisë dhe Banesave i përbërë nga 12 ministra dhe specialistë të ndryshëm do të organizojë procesin në Shqipëri. Ai tashmë ka përpiluar formularë të ndryshëm të cilët në formë preliminare edhe janë bërë publik për opinionin e gjerë shqiptar. Regjistrimi është shtyrë për shkak të zgjedhjeve administrative të majit, por parashihet të veprohet me shpejtësi pas përfundimit të suksesshëm të tyre. Problemi kryesor ka qenë çështja në lidhje me rubrikat ku qytetarët duhet të përgjigjen edhe për përkatësinë e tyre etnike dhe fetare. Mënyra e këtillë e përpilimit të pyetësorit i ka hapur rrugë formës së vetëdeklarimit etnik dhe fetar të popullsisë, duke krijuar rreziqe të paimagjinueshme për shqiptarët dhe Shqipërinë. Dihet se shteti grek dhe organizma të shumtë lobistë dhe civilë grekë, kanë bërë përpjekje të shumta dhe sforcuara në 20 vitet e fundit që të risin me çdo mjet të mundshëm numrin e popullsisë greke në Shqipëri, i cili sipas vëzhguesve të paanshëm perëndimorë nuk kalon 2% e numrit të përgjithshëm të popullsisë shqiptare.Megjithatë, janë të shumta indikacionet që flasin se vetë qeveria greke dhe jo vetëm qarqet ekstremiste siç thuhet zakonisht, janë të interesuara dhe po punojnë aktivisht në teren për të devijuar procesin nga rjedha e tij normale. Kjo vërtetohet nga praktika e çuditshme e cila nuk ka të ngjashme në Europë e dhënies së pensioneve greke për qytetarë shqiptarë në Shqipëri që pranojnë ndryshimin e kombësisë në greke, duke marë të a.q kartën e homogjenit apo një ID të grekut etnik jashtë vendit. Kryetari i Komisonit REPOBA, ministri Genc Pollo ka mbrojtur një qëndrim reluktant dhe disi apatik e jobindës, duke argumentuar se pozita politike dhe gjendja socio-ekonomike e shqiptarëve dhe shtetit shqiptar sot është e ndryshme nga ajo e para 10 viteve dhe se gjasat për manipulime me këto dy elemente si kombësia apo feja janë minimale. Nga ana tjetër, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, ka vërtetuar në bazë të kontrolleve të kryera nga Institucioni i tij, shkelje të shumta në lidhje me ndërimin e kombësisë nga shqiptarë dhe romë në grekë në bashkitë në jug të vendit. Shihet qartë se qarqet greke po përpiqen ta risin sa më shumë numrin e grekëve etnikë në dëm të shifrave reale të komuniteteve të atjeshme. Në një dalje brutale dhe jashtë çdo protokolli diplomatik, konsulli i Republikës së Greqisë ka deklaruar publikisht në një qytet shqiptar se regjistrimi i popullsisë është shansi i madh i grekëve për shtim të numrit të tyre dhe fillim i luftës për autonominë e Vorio-Epirit.
Reagimi qytetar dhe politik
Opinioni qytetar dhe publik si dhe komuniteti i akademikëve kanë reaguar në unison kundër këtyre përpjekjeve për uljen e numrit të shqiptarëve duke kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë. Së fundmi, një numër i organizatave civile janë bashkuar dhe kanë filluar mbledhjen e firmave kundër procesit të pritshëm të regjistrimit të popullsisë duke kërkuar shtyrjen e tij.
2. Në Republikën e Kosovës procesi i regjistrimit të banorëve do të organizohet nga Komisioni për procesin e regjistrimit të Popullatës, i cili kontrollohet apo mbikëqyret nga Ministria e Administratës Publike. Në krye të kësaj ministrie të rëndësishme gjendet krejtësisht pa meritë, përfaqësuesi i një pseudo pakice të zbuluar në vitet 30 të shekullit të kaluar nga okupatori sërb, asaj "turke". Qenia e tij në krye të një organi më të lartë të administratës publike, (pra Ministrisë) vjen si pasojë e të a.q "diskriminim pozitiv", ku përfaqësues të minorancave të vërteta apo të zbuluara dhe artificiale që janë në numra të papërfillshëm në këtë vend, zgjidhen apo emërohen si bartës të funksoneve të larta shtetërore në Kosovë. Kjo dukuri paraqet shkelje të gjithë konventave ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, duke mohuar parimin e proporcionalitetit demokratik në zgjedhje, vendimmarje dhe emërime. Diskriminimi pozitiv nga gjithë shtetet europiane aplikohet vetëm në Kosovë dhe vetëm kundër shqiptarëve.
Ministri kosovar i AP, gjoja-politikani i vetëshpallur si turk etnik Mahir Jagcillar, sipas informacioneve të mediave kosovare është aq i zellshëm në këtë proces, saqë duket se ka shkelur edhe ligjin duke emëruar në konflikt të pastër interesi si anëtar të këtij Komisioni një shqiptar tjetër të vetëshpallur si turk etnik.
Në analogji të plotë me rastin e Shqipërisë administrative, edhe këtu paraqitet rreziku i fryrjes së panevojshme, jonormale dhe të dëmshme të të a.q "pakicë kombëtare turke", në dëm të numrave të komunitetit shqiptar në pjesë të caktuara të vendit. Në fakt, së fundmi vërehen përpjekje të qarta dhe shumë transparente të qeverisë turke dhe organizatave të ndryshme që vijnë nga ky vend, që të risin në mënyrë krejtësisht artificiale dhe të pabesueshme shifrat e të a.q minoritet turk në disa pjesë të Kosovës. Studiues të shumtë të paanshëm dhe objektiv (Ger Duijzings, Religion and the Politics of Identity in Kosovo, Noel Malcolm, Short History of Kosovo, Muhamet Tërnava, Studime mesjetare, Branko Horvat, Kosovsko pitanje etj,) kanë vërejtur nga ana tjetër fenomenin e mungesës së plotë të komunitetit real turk në Kosovë. Përkundrazi, gjithë autorët dhe hulumtuesit si të huaj ashtu edhe vendorë, flasin për ekzistencën e një klase qytetare në pjesë të Kosovës e cila është me prejardhje etnike shqiptare por e përdor turqishten në komunikim ditor për inerci dhe në shenjë të një statusi të imagjinuar social më të lartë të saj në krahasim me shqipen “fshatare”. Regjimi sërb e ka toleruar dhe stimuluar në vazhdimësi këtë grup të caktuar shoqëror në mënyrë që të ulë numrin e shqiptarëve etnikë si në Prizren ashtu edhe në pjesë tjera të Kosovës.
Ambasadori turk në Prishtinë në një zhvillim shumë të ngjashëm me konsullin grek në Korçë, ka ndërhyrë disa herë krejtësisht arbitrarisht në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, si në rastin e mbledhjes së Asamblesë komunale të Vushtrisë të para ca viteve, ku ka bërë presion të pabesueshëm tek këshilltarët komunalë të votojnë turqishten si gjuhë zyrtarë, edhepse numri i pseudoturqve në këtë komunë është më i ulët se 1%. Edhe ambasadori turk në KS të OKB, ka folur disa herë për të a.q "zona etnike" turke në Kosovë, duke zbuluar diçka që nuk ekziston në realitetin etnik kosovar. Në një sinkroni të plotë me aksionet greke në kishën ortodokse shqiptare, qeveria turke ka ndërhyrë tmershëm në bashkësinë islame të Kosovës duke instaluar aty elementë krejtësisht antifetarë e antiislamë që afirmojne gjuhën, kulturën dhe historinë naconale turke, e asesi interesat fetare e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Janë instrumentalizuar edhe shoqata të caktuara emigrante në Turqi me emrin "RUMELI", të cilat ngjashëm si sillogjet vori-epirote greke i ka formuar qeveria turke me qëllim të zgjerimit të ndikimit nacionalist të saj në Ballkan. Sipas shkrimit, "Ndërrimi i kombësisë, fenomen mbarëshqiptar", të autorit Gani Tërshnjaku, këto organizata apo anëtarët e tyre qenkan instruktuar madje që të vijnë nga Turqia në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e atjeshme për partitë politike të a.q "turke". Nga ana tjetër, po sipas këtij autori, një numër i madh i qytetarëve të Prizrenit të përkatësisë etnike shqiptare, shqiptarë turqishtfolës, goranë dhe romë paguhen me para në dorë që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë të regjistrohen si turq etnikë.
Reagimi qytetar dhe politik
Përkundër situatës alarmante dhe reagimit të një pjese të vogël më të vetëdijshme të shoqërisë civile, në Kosovë nuk vërehet një reagim i fuqishëm civil, medial, akademik dhe qytetar kundër këtij fenomeni të rrezikshëm antishqiptar dhe antishtetëror të ndryshimit të kombësisë. Për më tepër Kosova e cila gjendet e rrezikuar gjithë kohës nga një Sërbi e madhe dhe revanshiste në kufi, duhet të jetë ekstremisht e kujdesshme në lidhje me manipulimet e mundshme që mund të ndodhin me identitetin kombëtar të shqiptarëve të atjeshëm qoftë nga Turqia, qoftë nga rryma të ndryshme fundamentaliste antishqiptare, që kohëve të fundit janë shndërruar në rrezik real dhe imediat për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.
3. Në Ish republikën jugosllave të Maqedonisë procesi do të menaxhohet nga Enti shtetëror i Statistikës, një organizëm publik i formuar dhe mbikëqyrur nga qeveria e këtij vendi, i cili kontrollohet tërësisht nga sllavishtfolësit etnikë që veten e quajnë maqedonas. Pjesa shqiptare e Entit shetërore të Statistikave si gjithë administrata publike shqiptare në këtë vend, përveçse është në numra të papërfillshëm në institucionet shtetërore, si pasojë e rekrutimit tërësisht partiak dhe pa asnjë kriter professional nuk posedon asnjë kapacitet profesional, etik dhe kombëtar që të përballet me një proces të tillë kompleks dhe shumëdimensional si regjistrimi i popullsisë. Për pasojë, frika e komunitetit shqiptar nga rezultati i mundshëm i këtij regjistrimi është reale dhe e bazuar. Në ish republikën jugosllave të Maqedonisë vërehet një luftë frontale e nacionalizmit sllavomaqedonas dhe turk të cilët janë në aleancë kundër interesit nacional shqiptar. Shkupi ka qenë historikisht qendra prej ku shqiptarët janë turqizuar administrativisht dhe pastaj në marrëveshje me qeveritë e ndryshme turke janë përzënë në Turqi. Sot gjeografia shqiptare e IRJM është shndërruar në lëkurë leopardi nga ngulimet me kolonë sllavishtfolës dhe nga lagje të tëra me të a.q "turq etnikë” apo shqiptarë të pavetëdijshëm etnikisht që e përdorin gjuhë turke si në Prizren. Dukuria ka marë përmasa alarmante. Kështu numri i këtyre shqiptarëve që e përdorin turqishten si gjuhë komunikimi dhe regjistrohen si turq etnikë nga Enti shtetëror sllavomaqedonas i Statistikës arin në 4 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë në shtet. Shteti turk i cili ka një të kaluar të bashkëpunimit të shkëlqyer me Maqedoninë në dëm të shqiptarëve, e vazhdon traditën antishqiptare nga e kaluara. Sot shteti turk në një vijë me aktivitetin e tij në Kosovë, i instrukton apatridët shqiptarë në Fyrom që të votojnë partitë gjoja "turke", paguan ekzistencën e shoqatave të ndryshme që koruptojnë shqiptarët, shqiptarët turkofonë, torbeshët (goranët), boshnjakët dhe romët që në regjistrimin e popullsisë të regjistrohen si turq etnikë. Ekzistojnë një shumësi e projekteve për turqizimin mendor të rinisë shqiptare ku më të famshmet janë programet e bursave për studim në universitetet aziatike.Ndërhyrja në Bashëksinë islame të IRJM e cila historikisht është në shërbim të shtetit sllavomaqedonas dhe agjenturave turke, është krejtësisht jofetare dhe në funksion të interesave nacionaliste afetare turke në këtë vend. Një karakteristikë e dytë e regjistrimit manipulativ të popullsisë shqiptare në Fyrom, është edhe çështja me shqiptarët ortodoksë dhe katolikë të cilët janë sllavizuar në vitet 1950-1970 dhe sot nuk ekzistojnë më. Grupi etnik shqiptar në IRJM, akoma nuk ka aritur shkallën më të lartë të emancipimit grupor – stadin e kombit. Duke qenë një grup etnik tërësisht i rrezikuar për vetë mbijetesën fizike të tij, në gjendje të rëndë sociale, në gjendje joqytetarie, në gjysëm të rrugës civilizuese dhe pa instrumenta shtetformues dhe kulturformues, si dhe në një proces turqizimi të vazhdueshëm/ permanent, ai nuk paraqet asnjë fuqi (qendër/strumbullar) tërheqëse për kthimin e shqiptarëve ortodoksë apo katolikë në gjirin e tij. Kështu pritet që edhe në këtë regjistrim të popullsisë, grupi shqiptar ortodoks dhe katolik duke mos pasur përkrahjen e pjesës së mbetur të komunitetit shqiptar dhe pa një alternativë tjetër, të regjistrohet përsëri si maqedonase.
Reagimi qytetar dhe politik
Reagimi qytetar dhe politik kundër këtij manipulimi gjigand me numrat e shqiptarëve në IRJM është baraz me zero. Klasa politike shqiptare në këtë vend është krejtësisht e shantazhuar nga shteti sllav dhe agjenturat e huaja dhe tërësisht e paaftë e pa vullnet për të mbrojtur interesat më elementare kombëtare të shqiptarëve këtu. Për të qenë të sinqertë dhe objektiv në çështjen në fjalë, ka pasur reagime të partive opozitare shqiptare në lidhje me kohën e caktuar për regjistrimin e popullsisë, përkatësinë etnike të komisionerëve, shifrat e të punësuarve shqiptarë dhe maqedonas në Entin shtetëror të Statistikave, por kjo ska të bëjë fare me thelbin e problemit i cili i rrezikon në periudhë afatmesme dhe afatgjatë shqiptarët këtu. Mediat shqipfolëse janë krejtësisht joprofesionale dhe nën diktatin korruptiv të grupeve dhe klaneve parapolitike që veten e quajnë parti politike. Shoqëria apartiake dhe e mirëfilltë civile është pothuaj inekzistente. Dy “Universitetet shqiptare”, janë në fakt shkolla të mesme politike ku rekrutohen servilët e ardhshëm të pushtetit të imagjinuar shqiptar dhe ku thithet paraja e qytetarëve të varfër dhe të etur për arsimimin e fëmijëve të tyre.
Pse shqiptarët e ndryshojnë kombësinë?
Siç shihet nga evidentimi i disa çështjeve në lidhje me regjistrimet e ardhshme të popullsisë në territoret etnike shqiptare, procesi ka si ngjashmëritë ashtu edhe të veçantat e veta që mund të ndryshojnë nga rasti në rast. Por ajo që është kryesorja dhe që bie në sy këtu, është fenomeni që siç me të drejtë e quan Gani Tërshnjaku, “mbarëkombëtar”, i ndryshimit të kombësisë. Këtë radhë kjo nuk ndodh me emigrantët tanë në perëndim, por me shqiptarët në territorin e tyre etnik dhe në shtete që supozohet se kanë administrata të lira, shqiptare, të votuara nga shqiptarë dhe që e kanë obligim ligjor që të mbrojnë interesat kolektive dhe individuale të qytetarëve shqiptarë. Kjo pasi ne besojmë se Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës janë shtete kombëtare ku bartës i sovranitetit është populli. Populli në të dyja shtetet është mbi 95% i përkatësisë etnike shqiptare. Po atëherë, pse shqiptarët ndryshojnë kombësinë në shtetin e tyre? Si mund të asimilohet një komb, apo pjesë të caktuara të atij kombi në shtet-kombin e tij! Si mund të asimilohet bartësi i sovranitetit brenda integritetit të tij territorial?! Si është e mundur që të manipulohet me organet shtetërore të një kombi në shtet-kombin e tij?! Ardian Vehbiu në shkrimin, "Kombësia, toskë, gegë", ia atribuon këtë dukuri materializmit çoroditës të disa shtresave shqiptare të cilave sipas tij, “ nuk iu levërdisis” të mbajnë identitetin shqiptar, por iu duhet të përqafojnë një identitet tjetër. Këtu ka një pjesë të madhe të së vërtetës. Faktikisht, shtetet shqiptare në Ballkan nuk po arijnë të dalin nga kriza e thellë morale, kulturore dhe civilizuese ku i kanë zhytur okupimet otomane dhe sllavo-bizantine të 10 shekujve të fundit. Si pasojë e kësaj erësire dhe prapambeturie të tmershme kulturore dhe civilizuese, vjen dhe prapambetja e madhe teknike dhe shoqërore në përgjithësi e kombit dhe shteteve tona. Me një fjalë, shtetet shqiptare në Ballkan nuk luajnë rolin e shtetit, nuk sillen si të tillë, nuk plotësojnë nevojat elementare të qytetarit që ta bëjnë atë të ndihet i barabartë në raport me tjerët që e rrethojnë. Shtetet shqiptare nuk bëjnë atë që politikologët amerikanë e quajnë, ’’shpërndarje autoritative e të mirave materiale“ në territorin e tyre. Duket qartazi se shtetet shqiptare në Ballkan për momentin i plotësojnë kushtet për tu evidentuar si “failed states” apo shtete të dështuara.
Arsye e vetme pse dy shtetet shqiptare në pamje të jashtme funksionojnë normalisht si shtete të pavarura është sponzorimi apo thënë më drejtë protektorati amerikan dhe europian i cili nuk i lë të shemben si kulla prej kartoni nga sulmet dhe shantazhet e tjerëve. Pranimi i Shqipërisë në Aleancën veriatlantike me urdhërin e diplomacisë amerikane dhe pa plotësimin e asnjë kriteri të vetëm ushtarak, është tregues i qartë i kësaj gjendjeje.
Dalja e vetme nga kjo krizë e madhe dhe e përgjithshme që Gjon Keka në shkrimin me titull, “ Zëri i ndërgjegjes historike” e quan “krizë morale apo krizë botëkuptimi“, është përqafimi pa asnjë hipokrizi i sistemit europian të regullimit të jetës apo konstitucionit shpirtëror europian, por duke ruajtur me fanatizëm dhe duke mbrojtur me ligje e me kushtetutë diemensionin ekskluziv nacional shqiptar të shtetit të Shqipërisë, Kosovës dhe territorit etnik shqiptar në IRJM. Ky duket të jetë në afat të gjatë shpëtimi i vetëm për shqiptarët e vjetër dhe antikë në Europën Juglindore. Mundësi të dytë nuk ka. Alternativa e vetme tjetër përveç kësaj është asimilimi i ngadalshëm dhe shpërbërja definitive e entiteteve shtetërore shqiptare në Ballkan. Shpërbërja politike ka mundësi të pasohet nga ndonjë masakër e madhe ndaj shqiptarëve të mbetur pas asimilimit të pjesës më të madhe të tyre. Kjo do të jetë një tragjedi e madhe kombëtare për vetë shqiptarët në radhë të parë, por edhe për kulturën e pasur europiane nga ana tjetër. Shqiptarët dhe vetëm shqiptarët me forca të bashkuara duhet të ndalin greqizimin dhe turqizimin e tyre. Fronti i përbashkët i shoqërisë civile, komunitetit akademik, studentëve, populllit progresist si dhe mediave kombëtare dhe kundërshtimi i përbashkët në forma të ndryshme i këtyre planeve greko-turke, është shansi i vetëm për të shpëtuar nga primitivizmat asimilues dhe shovinistë ballkanikë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi