Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frashër Demaj: Zgjedhjet lokale, sfida e radhës për institucionet e Kosovës

Shko poshtë

Frashër Demaj: Zgjedhjet lokale, sfida e radhës për institucionet e Kosovës Empty Frashër Demaj: Zgjedhjet lokale, sfida e radhës për institucionet e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 26, 2009 3:29 am

Frashër Demaj: Zgjedhjet lokale, sfida e radhës për institucionet e Kosovës U1_FrasherDemaj
ZGJEDHJET LOKALE, SFIDA E RADHËS PËR INSTITUCIONET E KOSOVËS

Plotësimi i standardeve do të jetë një hap i rendësishëm në rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës. Partitë të mos “qesin në tregun politik” akraba, militantë, njerëz besnikë dhe analfabetë pa njohje elementare për politikën. Jo “kuadro” me gjoks të hekurt, “atdhetarë të devotshem”, e “trim mbi trima” mbi bazën e “meritokracisë“. Populli i Kosovës është në kërkim të një alternative qytetare... Zgjedhjet lokale janë një rast i mirë për partitë e vogla...

Nga Dr. Frashër DEMAJ
/Autori ishtë doktor i historisë së diplomacisë/

Organizimi i zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit 2009 do të jetë sfida e radhës e institucioneve të Republikës së Kosovës që do të vëj në sprovë gatishmerinë dhe aftësinë e këtyre institucioneve për të organizuar për here të pare zgjedhje të lira e demokratike pa bashkëorganizator, të vetëm, të percjellë nga monitorues nderkombëtar e kosovar. Ky do të jetë një provim për të cilin të gjithë janë të vetdijshëm se nuk ka afat të dytë. Këto zgjedhje duhet të jenë në përputhje me standardet më të larta demokratike nderkombëtare. Plotësimi këtyre standardeve do të jetë një hap i rendësishëm në rrugen e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet nderkombëtare, posacerisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO, pretendime këto të kahmotshme të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në stabilitetin e brendëshëm dhe të jashtëm të Kosovës. Prandaj Presidenti i Republikës, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Qëndror Zgjedhor kanë pergjegjësi kushtetuese e qytetare ti organizojnë dhe menaxhojnë këto zgjedhje në mënyrën më të mire të mundëshme. Cdo përpjekje për të anashkaluar ose mospërfillur standardet demokratike do ta dëmtoj imazhin e Kosovës në botë dhe do të nxitë zërat e skeptikëve nga qarqet nderkombëtare të cilët gjatë gjithë kohës nuk kanë pasur ndonjë qëndrim miqësor ndaj cështjes së Kosovës dhe pavarësisë së saj.
Tani mollë sherri në mes pushtetit dhe opozitës është bërë vendosja e kamerave në vendvotime. Këtë ide e përkrahin të gjitha partite opozitare por ka dallim të mendimeve dhe qëndrimeve edhe nga partite e koalicionit. Kurse KQZ, sidomos shefja e këtij institucioni e ndodhur në mes të presionit për te refuzuar këtë kërkesë dhe këmbnguljes së partive opozitare për ti vendosur ato ka mbetur pa ndonjë qëndrim të prerë. Kjo munges gatishmerie e KQZ për të marrë një vendim vë në dyshim paanshmërinë e këtij institucioni. Për të mos pasur zgjedhje të kontestuara në Republikën e Kosovës, qeveria do duhej të plotësonte këtë kërkesë opozitare sepse nga ky vendim jo vetëm që nuk humb gjë, por do të perfitonte edhe vet ajo meqë para opinionit votues kosovar do të plotësonte një prej standardeve demokratike.

Jo politikë sa për të bërë “opozitarin” e për të zënë faqet e para të gazetave dhe “ekskluzivitetin” e lajmeve

Opozita kosovare me kohë duhet të bëj të qartë qëndrimet e saj dhe të jetë prerë në kërkesat e saj të mundëshme dhe të realizueshme e jo të ndermarrë veprime politike sa për të bërë “opozitarin” dhe për të zënë faqet e para të gazetave dhe “ekskluzivitetin” e lajmeve në mediat elektronike. Gjithashtu duhet pasur parasysh që në takimet e nivelit të lartë ku vendoset për cështje të rendësishme ti dërgojnë njerëzit e tyre më kredibil ose të paktën ata qe marrin vesh nga politika dhe legjislacioni.
Në takimet e presidentit të Kosovës me partite politike ku debatohej për caktimin e dates së zgjedhjeve dhe aspekteve tjera të rendësishme që lidhen me to përfaqësuesit e partive politike në vend që të diskutojnë për cilësinë e zgjedhjeve prej të cilave varet njohja, kontestimi dhe legjitimiteti i tyre i plotë, ata thjesht diskutonin nese zgjedhjet duhet të mbahen të shtunën apo të dielen dhe a duhet të mbahen me 17 tetor (e shtunë), 31 tetor (e shtunë) 1 nëntor (e diel), 15 nëntor (e diel). Këto takime më lane një shije të idhet dhe më shumë iu ngjanin diskutimeve që bëhën nepër oda sesa forumeve më të larta dhe njerëzve me “kredibilitet” nga të cilët ky popull prêt, do të votoj dhe t’ua besoj fatin dhe të ardhmen e vet dhe familjeve të tyre. Madje shumica nga këta “krerë” të popullit as që u luajtën nga karrigët për të rrespektuar institucionin e presidentit të Republikës së Kosovës me rastin e hyrjes së këtij të fundit në sallën e takimit. Njëri nga këta “përfaqësues të popullit” nga një parti politike duke pare se po iknin minutat dhe këtij “menaloku” si erdhi radha për të thenë gjë, ngriti dorën, kërkoi fjalën nga presidenti dhe tha: “a e keni parasysh se po të mbahen zgjedhjet diten e diel nxënësit mund të humbin mësimin ditën e hënë sepse nuk mund të pergatiten shkollat për mësim sepse shumica e vendvotimeve janë nepër shkolla…” Merreni me mend cfarë “zbulimi” bëri ky patriot e “arsimdashës i flakët”. Mos e thëntë zoti që kuadro si ky funksionar i lartë partiak të jetë përfaqësues i interesave të popullit…Prandaj partitë të kenë kujdes me oferten e tyre kadrovike, programore e politike. Të mos “qesin në tregun politik” akraba, militantë, njerëz besnik dhe analfabet të tjerë pa njohje elementare elementare për politiken.

Intelektualë e atdhetarë apo “trim mbi trima”

Partitë e mëdha politike duhet të mendojnë mirë për cilësinë e qeverisjes dhe kandidatët që do ti ofrojnë në zgjedhje. Nese duan të fitojnë zgjedhjet duhet të ofrojnë profile profesionistësh e intelektualesh me njohje të konsiderueshme të rrethanave neper të cilat po kalon Kosova, njerëz të ndershëm, atdhetar, e të devotshëm të interesuar që ti japin një kuptim më të mirë jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të lënë një terren të pershtatshëm për gjeneratat që vijnë. Nese parttitë që pretendojnë të fitojnë në komuna të caktuara dhe ti drejtojnë ato do ti ofrojnë elektoratit “kuadro” me gjoks të hekurt, “patriot të devotshem”, e “trim mbi trima” mbi bazën e “meritokracisë“ nga një periudhë që tashmë i takon historiesë, nuk mundën të fitojnë por edhe nese fitojnë nuk do ti ofrojnë cilësi e as sherbime qytetarëve të Kosovës. Përkundrazi do ta shtyejnë dhe do ta vonojnë integrimin e Kosovës në institucione nderkombëtare dhe do të krijojnë një traditë të keqe bërjes politikë në Kosovë.

Alternativa qytetare apo “politikë mëhallash”

Një problem tjeter të cilin e konsideroj si një qasje shumë primitive të të bërit politikë është politika e mëhallave dhe katundeve që nuk tejkalon permasat e një regjioni. Nese edhe kësaj here në Drenicë do të fitojë në shumicë absolute PDK-ja, në Dukagjin (Pejë, Decan dhe Gjakovë) AAK-ja, në Prishtinë dhe Podujevë të fitojnë politikat e Llapit-LDK-ja, atëherë këtu ka pak “bereqet” sepse këtu ka fallsifikime e vjedhje votash dhe nuk votohet për program, këtu politikanët i kërkojne votat në stilin “jepja voten këtij se është i joni”. Kurse për një alternativë tjetër në këto “bastione” as që mund të bëhët fjalë. Realisht nese vazhdojnë këso lloj ndarjesh mbi baza rajonale në Kosovën me 10 887 km2 dhe më rreth 2 milion banorë (sa një lagje periferike e një metropoli evropian) politika kosovare futet në një qorrsokak nga i cili mund të dalë pasi që vendi ynë ti vuaj pasojat që do te rreflektohen nga politika primitive e partive politike të cilat nuk kanë qasje moderne në të bërit politikë por bëjnë politikë mahallash. Ky primitivizëm irriton skajshmerisht qytetarët të cilët në mungesë alternativash e zgjedhin bojkotin si zgjidhjen më joproduktive të mundshme por të pelqyer nga ata me arsyetimin se “askush spo ua mbush syrin”.
Populli i Kosovës është në kërkim të një alternative qytetare jo në kuptimin gjeografik por në atë professional, arsimor e kulturor, cilësinë e qeverisjes për qytetarin, minimizimin dhe zhdukjen e korrupsionit, nepotizmit, rrespektimin e shtetit ligjor, luftimin e konrabandës dhe mafias politike dhe jo politike etj. Prandaj cila nga partitë politike që do ta kuptojë më herët se politika nuk është “trimni”, “nuk është rrahje gjoksi”, nuk është mjet për tu pasuruar e korruptuar, etj,. dhe të dalë me një alternativeë qytetare të zgjidhjes së problemeve të shumëta neper të gjitha komunat e Kosovës dhe ti ofroj kuadrot më të mira, do ti rrisë shanset për të pasur shumicën dhe për të qeverisur me komunat e Kosovës.

Partitë e vogla “nuk kanë hesap” të hyjnë në koalicion me “të mëdhenjtë“

Zgjedhjet lokale janë një shancë i mirë edhe për partitë e vogla politike të cilat pretendojnë më teper per të qenë pjesë e pushtetit local për faktin se ato nuk e kanë pengesen e quajtur 5%, që e sakatoi partinë ORA e cila këtë kurth e kishte ngritur për të tjerët por fati (i mirë apo i keq) e deshti qe vet ajo të bëhët victimë e asaj “kurdisje”. Partitë e vogla “nuk kanë hesap” të hyjnë në koalicion me “të mëdhenjtë“ sepse listat e përbashkëta dhe manipulimet neper komisione zonale zgjedhore do ti perpijnë. Suksesi i partive të vogla në zgjedhjet locale do ti bëj ata partner atraktiv për ti marrë nën sqetull në zgjedhjet parlamentare. Gjithashtu ato me përfaqësuesit e vet neper komuna mund të jenë “celës” për cështje për të cilat pushteti dhe opozita nuk i kanë numrat e nevojshëm për të votuar pro ose kundër vendimeve të ndryshme në kuvendet komunale. Prandaj këto parti duhet të luftojnë për cdo votë sepse secila është e vlefshme në sistemin proporcional të ndarjes së pushtetit.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi