Bedri Blloshmi: Zonja Ina Rama, pse nuk i ndiqni penalisht ata që dënuan me falsifikime ish-të përndjekurit politikë
2 posters
Faqja 1 e 1

Zonja Ina Rama, pse nuk i ndiqni penalisht ata që dënuan me falsifikime ish-të përndjekurit politikë
Nga Bedri Blloshmi
Kryetarja e akuzës, prej kohësh refuzon t’i përgjigjet letrës time zyrtare, në të cilën kërkohet ngritja e akuzës për të gjithë ata xhelatë të regjimit komunist, të cilët fabrikuan prova e dënuan pa ligj dhjetëra mijë ish-të përndjekur politikë. Me apelin publik, i kërkoj zonjës Ina Rama të japë përgjigje për këtë çështje
Prokurores së përgjithshme të Shqipërisë, Znj.Ina Rama!
Unë që po ju shkruaj jam një person që vuaj qysh prej 31 vjetësh nga pesha e dhimbjes. Familja jonë qysh në vitin 1944 i ka filluar tragjedia me derdhje gjaku. Nga sistemi gjakatarë kemi provuar pushkatime e burgosje, sekuestrime dhe internime. Bota e qytetëruar në të gjitha kohërat kriminelët nuk i ka falur. Sado që të fshihen, sado vite të kalojnë, xhelatët janë nxjerrë përpara drejtësisë madje edhe pas vdekjes. Tek ne ndodh e kundërta, dekorohen. KE mbas shumë përpjekjesh ia arriti të nxjerrë një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit për vendet ish-komuniste ku përfshihet edhe Shqipëria. Parlamenti ynë e ka bërë këtë ratifikim duke e votuar vetëm pjesa e djathtë. Në kuadër të kësaj rezolute për aq më tepër në Shqipëri siç do gjë tjetër dhe në prokurori janë shkelur ligjet e asaj kohë. Konkretisht në gjyqin e montuar e të organizuar nga komiteti i partisë, komiteti ekzekutiv, dega e brendshme dhe gjykata e rrethit të Librazhdit në qershor të 1977.
Tirania gjysmëshekullore ndaj familjes Leka dhe Blloshmi tani vazhdon në inat e mospërkrahje. Ligjet i njoh shumë mirë ndaj e kam konstatuar që kanë shkelur ligjet e kohës së tyre. Kam bindjen e palëkundur - dhe kjo është fakt - se në institucionet tona shtetërore i gjendet njeriut punë dhe jo punës njeriu. Ata që thirren profesionistë nëpër gjykata e prokurori, ne i quajmë xhelatë. Kam siguruar materiale të nevojshme dhe të mjaftueshme për të hapur këtë gjyq, sepse aty janë shkelur ligjet e kohës nga drejtuesit e këtyre institucioneve, të orientuar dhe nga vendi ku buronte e keqja ministria e brendshme. Në këtë gjyq të montuar sipas dëshirës së tyre u dënuan me vdekje dhe pushkatuan dy djem të rinj, dy poetë e mësues, të cilët njihnin dhe flisnin disa gjuhë të huaja. Besoj se ligji i trajton njëlloj xhelatët e çdo kohe. Duhet të keni dëgjuar se nazistët edhe pas 70 e më shumë vjetësh - para e pas vdekjes - i kanë ndjekur këmba-këmbës dhe i kanë ndëshkuar. Ju si prokurore duhet të qëndroni larg keqardhjes. Edhe nëqoftëse mund të zbulohen lidhje miqësie apo biznese të përbashkëta. Ajo karrige nuk duhet të përdoret për shpërdorime të tilla. Mëshira duhet mbajtur fort prej kapistalli, ndryshe do vazhdojë rrugën hataja. Ju po dëgjoni tone të hidhura por edhe një realitet. Nuk do ndahem asnjë çast në rrugën time për të gjetur se ku e ka folenë drejtësia. Zotëruesit e ligjit duhet t’i shembin iluzionet se disa gjëra duhen harruar apo anashkaluar. Ju nuk duhet të mendoni apo gjykoni për të mos i gjykuar asnjëherë vrasësit. Tek ne, ngaqë kemi heshtur, janë ngritur mëkatarët. Jemi të detyruar ta kërkojmë këtë gjykim sepse varret pëshpëritin “shpëtoni te vdekurit, se nata e errët duhet të mbarojë”. Ne të ndëshkuarit padrejtësisht e urrejmë padrejtësinë, se kemi mbetur nën peshën e dhimbjes torturuese dhe shumë larg nga përkrahja e ligjit. Çdo shtytje, heshtje nga ana juaj apo zvarritje do ta konsideroja një gjunjëzim para ligjit.
Sepse e gjithë ajo lukuni kriminelësh kanë shkelur ligjet e kohës se tyre. Në këtë gjyq prej 6 ditësh ne kinemanë e Librazhdit, u dhanë dy dënime me vdekje e u pushkatuan me 17 korrik 1977 Genc Leka, Vilson Blloshmi. Unë nuk do mendoj kurrë se duhet menduar se do t’i fal këta vrasës e shkatërrues të jetës e të familjeve tona. Gjithsesi cilidoqoftë reagimi apo dëshira juaj unë kërkoj një përgjigje zyrtare, për të nisur rrugën në Gjykatën Ndërkombëtare.
Për të provuar që nuk mund të harrojë, dhimbja me ka nxit madje më ka ngelur në mendje disa rreshta të shkrimtarit V. Hygo: “Për ata që kanë humbur njerëzit e tyre, dhimbja mbetet dhe vazhdon e pandryshueshme, si në ditën e parë të humbjes. Sado që kalon koha sado të zbardhen rrobat e zisë, zemra mbetet gjithmonë e zezë”.
Po përsëris, do e përsëris, e nuk do të ndalem derisa juve si prokurore të detyroheni jashtë detyrës tuaj të më ktheni një përgjigje zyrtare, cilidoqoftë reagimi juaj. Kaloi muaji kësaj kërkese. Unë detyrohem ta përsëris.

Kërkuesi
Bedri Blloshmi
Bedri Blloshmi
Detyrohem ta bëj pubklike këtë letër, për shkak se nuk kam marrë përgjigje zyrtare nga ana e kreut të institucionit të akuzës
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Bedri Blloshmi: Zonja Ina Rama, pse nuk i ndiqni penalisht ata që dënuan me falsifikime ish-të përndjekurit politikë
Takim në folenë e kriminelëve13-01-2009 / Nga Bedri Blloshmi
I ftuar në një konferencë të organizuar nga Universiteti Europian e Tiranës, Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës si dhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit, me temë: "Shqipëria pa torturë", vendosa të marr pjesë, pasi më intrigoi një nga temat që do të mbahej nga Avokati i Popullit "Veprimtaria e Avokatit të Popullit në mbrojtje të të drejtave të të persekutuarve politikë nga regjimi komunist". Kur arrita në hollin e këtij universiteti konferenca sapo kishte filluar. Nxitova dhe hyra në sallën ku pa zhvillohej dhe u ula ne një karrike në fund të sallës për të ndjekur punimet e kësaj konference. Dikush më njohu dhe më ftoi të ulesha në krye tryezës dhe pasi më prezantuan para auditorit duke thënë se "është kënaqësi që na nderon me pjesëmarrjen e tij Z. Bedri Blloshmi, vëllai i poetit të pushkatuar nga regjimi komunist Vilson Blloshmi”. Në sallë pati një lëvizje si gumëzhitje, sidomos nga ana ku ishin ulur përfaqësuesit e Avokatit të Popullit. Një person i ulur andej nga fundi i sallës, i kollarisur dhe me flokë të krehura komunistçe u ngrit dhe vjedhurazi doli nga salla. M’u duk se atë person kishte vite që e kisha njohur dhe fillova të mendohem se ku mund ta kisha takuar. Por, papritmas dikush që ishte ulur pranë meje më thotë me zë të ulët, ai për të cilin po mendohesh ishte Petrit Azemaj, hetuesi juaj.
Përpara syve m’u shfaqën rrufeshëm të gjitha torturat që ai dhe shefat e tij kishin bërë mbi mua dhe vëllain tim. Në këtë konferencë nuk shkova për të takuar Petrit Azemajn, por shefin e tij, Avokatin e Popullit Ermir Dobjani, sepse Petrit Azemaj shërbëtor i bindur i xhelatëve të diktaturës ka qenë dhe do të mbetet gjithë jetën.
Pasi mora fjalën, duke shprehur mendimet e mia për temat që u diskutuan, para studentëve të Universitetit Europian të Tiranës, denoncova Avokatin e Popullit Ermir Dobjani, se institucionin që drejton, e ka kthyer në një fole kriminelësh dhe persekutorësh që kanë lyer duart me gjakun e viktimave të pafajshme, të arrestuar, hetuar, torturuar, dënuar dhe ekzekutuar për motive politike. Për këtë arsye ky "Avokat Populli" nuk ka të drejtë morale dhe njerëzore për të trajtuar të drejtat e viktimave të regjimit më të egër komunist të Europës, të cilit i ka shërbyer me devotshmëri gjithë jetën dhe vazhdon t'i shërbejë edhe sot e kësaj dite.
Pa përfunduar fjalën time dikush përballë meje më ndërpreu dhunshëm duke më akuzuar se unë, sipas tij, duke denoncuar xhelatët e diktaturës po bëja luftë klasash. Ishte në një moshë të re dhe u prezantua si përfaqësues i Avokatit të Popullit. Pra shkurt ai mbrojti me fanatizëm shefat e tij, posaçërisht xhelatin e diktaturës komuniste Petrit Azemajn.
Natyrshëm më lindën disa pyetje. Kush punon në atë Institucion? Kush i ka përzgjedhur? A kanë lidhje me diktaturën? A ka xhelatë të tjerë në këtë institucion?
Unë kam vite që shkruaj dhe denoncoj publikisht jo vetëm xhelatët që kanë arrestuar, hetuar, gjykuar, torturuar, dënuar dhe ekzekutuar në mënyrën më barbare mua dhe familjarët e mi por edhe të gjithë hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që kanë masakruar barbarisht bashkëvuajtesit e mi. Ky është qëllimi im i jetës.
Pas disa hulumtimesh mësova se ai, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, që mbrojti me fanatizëm shefat e tij ishte pjellë e komunizmit dhe quhej Ervin Karamuça dhe që nga krijimi i Institucionit te Avokatit të Popullit, sapo ka përfunduar studimet është rekrutuar aty, sepse është i biri i një ish-prokurori te diktaturës komuniste dhe dhëndërr i Fehmi Abdiut, gjyqtarit që në vitin 1988 dënoi dhe ekzekutoi me varje poetin dhe bashkëvuajtësin tim Havzi Nela.
Në këtë shkrim e ndjej si detyrë qytatare që të ndalem më tej tek ky Petrit Azemaj që më vrau sytë në konferencën e fundit. Ky Petrit Azemaj, që u largua si mi kanalesh nga konferenca "Për një Shqipëri pa Torturë", në vitin 1976 ka filluar punë si hetues në Degën e Brendshme në Librazhd. Shef i tij në atë kohe ishte një ish-oficer i Shkollës së Bashkuar i përjashtuar për vjedhje nga shkolla, por meqenëse ishte familje komunistësh dhe kishte prirje për xhelat, e bënë komunist dhe shef hetuesie në Librazhd, quhej Selim Caka. Petrit Azemaj dhe Sulo Ymeri, nën urdhrat e ish-Kryetarit të Degës Merdar Hasajt, Sekretarit të Partisë të Degës së Brendshme Hekuran Rrezha si dhe nën drejtimin e shfit të hetuesisë Selim Caka, në një kohë rekord, në bodrumet e nëndheshme të degës sajuan një zyrë hetusie përballë birucave, për Gencin, Vilsonin dhe për mua. Në atë zyrë të nëndheshme ku kishte një tavolinë dhe karrike të betonuara, këta kriminelë të regjur na kanë torturuar barbarisht per netë të tëra. Nga kjo zyrë, dera e të cilës ishte e veshur me sfungjer e beze nga brenda, sado që të thërrisje dhe të ulërije nga torturat qe bënin mbi ne Selim Caka, Petrit Azemaj etj, asgjë nuk dëgjohej në koridor. Këtë qeli zyre, Petrit Azemaj e njeh shumë mirë pasi aty, ai bashkë me Selim Cakën, Pjetër Ndrecën etj, kanë ushtruar dhunë dhe tortura çnjerzore ndaj disa bashkevujtësve të mi. Lind natyrshem pyetja: A ka të drejtë morale dhe ligjore Petrit Azemaj te flasë dhe të mbajë leksione para studentëve të drejtësisë të Universitetit Europian të Tiranës kundër torturës dhe trajtimeve çnjerzore? Studentët le ta gjykojnë.
Pa hyrë në detaje të mëtejshme, i drejtohem Presidentit të Republikës Z. Bamir Topi si dhe Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Zj. Jozefina Topalli qe të marrin masa të menjëhershme për të larguar këta persekutor gjakatar nga ky institucion dhe pastaj institucioni i Avokatit të Popullit të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, përfshi edhe viktimat e regjimit komunist të cilët kanë shumë nevojë.
Si mund t'i drejtohemi unë dhe bashkëvuajtesit e mi këtij institucioni kur sapo afrohemi për të paraqitur ankesat dhe pretendimet tona për të kërkuar rivendosjen në vend të të drejtave të shkelura përballemi me Petrit Azemajn. Në një fletë-palosje të shpërndarë nga Avokati i Popullit në kopertinen e parë shfaqet si dikur fytyra e tmerrshme e Petritit të partisë, sadistit dhe persekutorit të bindur. Më e bukura e kësaj flete–palosje është fjalia e fundit me të cilën ai u drejtohet shqiptarëve: "duke uruar që ju të mos keni nevojë për ndërhyrjen tonë". Edhe unë i lutem Zotit që shqiptarët të mos kenë nevojë për të kërkuar ndihmë në këtë fole persekutoresh të regjimit me gjakatar që ka njohur Europa në shekullin e 20. Ne, një grup të persekutuarish politikë të regjimit komunist po krijojmë një grup nismëtar dhe së shpejti do të organizojmë prtesta demokratike përpara këtij institucioni dhe do të kërkojmë largimin e persekutorëve tanë nga të gjitha institucionet Kushtetuese duke filluar nga Institucioni i Avokati i Popullit.
Gazeta 55

Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Similar topics
» Bedri Blloshmi: Antena e Ferrit në Rozafë
» Bedri Blloshmi: Takim në folenë e kriminelëve
» Bedri Blloshmi: Bode, kryetar i shoqatës “Enveri”
» Bedri Blloshmi: Nga Librazhdi janë serbët e Qoses?
» Marash Carku:Një anëtare e Këshillit të Ndrikullave në stanin e Edi Ramës, provokon ish-të përndjekurit politikë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi