Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marash Carku:Një anëtare e Këshillit të Ndrikullave në stanin e Edi Ramës, provokon ish-të përndjekurit politikë

Shko poshtë

Marash Carku:Një anëtare e Këshillit të Ndrikullave në stanin e Edi Ramës, provokon ish-të përndjekurit politikë Empty Marash Carku:Një anëtare e Këshillit të Ndrikullave në stanin e Edi Ramës, provokon ish-të përndjekurit politikë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 02, 2010 11:44 am

Marash Carku:Një anëtare e Këshillit të Ndrikullave në stanin e Edi Ramës, provokon ish-të përndjekurit politikë 48954_1244842948_6465535_n

Marash Carku:Një anëtare e Këshillit të Ndrikullave në stanin e Edi Ramës, provokon ish-të përndjekurit politikë

Marash Carku:Një anëtare e Këshillit të Ndrikullave në stanin e Edi Ramës, provokon ish-të përndjekurit politikë 50353_10150093976240054_7619658_n

Rastësisht duke parë në TV e dt.31.Tetor,u paraqit Mimi Kodheli në emër të PS, meqenëse Edi ndodhet “në muajn e mjaltit”. Sa të gjata i paska patur këta muajt e mjaltit ky Edi Rama. Si një “bletë punëtore”, lule në lule po mbledh nektarin e vyer, për të furnizuar sistemin nervor që t’ja shpërblejë Partisë Socialiste me ndonjë ēmenduri tjetër. Prandaj edhe i erdhi radha anëtares së këshillit të ndrikullave në Bashkinë e Tiranës Mimi Kodhelit, që të flasë publikisht në emër të opozitës dhe me urdhërin e Edi Ramës nga Dubai. I kërkoj shumë falje lexuesit, por duke e dëgjuar Kodhelin kur mbronte “Piramidën e Enverit”, m’u kujtua Gjergj Fishta, poeti dhe shkrimtari i madh i kombit tonë, kur shkruante se “na ishte nje grue me mënd sa një bibë”. Sigurisht, ka gra si burra dhe burra si gra. Nuk do t’i kisha treguar as “veshit tjetër” kur po e dëgjoja Kodhelin tek fliste. Por ja që kjo zonjë e stafit të Edi Ramës, provokoi në mënyrën më të turpshme dhe skandaloze, shtresën më fisnike të kombit tonë, ish-të përndjekurit politikë. Duke mbrojtur “Piramidën”e Enverit, ajo tha se “brezit të ri as nuk i bëhet vonë për kohën e shkuar të diktaturës”. Shikoni se ēfarë hipokrizie dhe verbërie komuniste. Dhe Kodheli, si anëtare e “këshillit të ndrikullave” në Bashkinë e Tiranës, u katapultua nga i sëmuri psikik i PS si Deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo është me të vertetë fatkeqësia e kombit tonë.
Nuk i dhemb zemra kësaj zonje, kësaj nëne shqiptare, se akoma edhe 4000 martirë të kombit që aspironin për demokraci dhe kundër instalimit të muratjës komuniste në Shqipëri të pushkatuar me urdhërin e Enver Hoxhës, akoma nuk u gjendën varret. Dhe varret nuk i tregojnë ata miqtë dhe bashkëpunëtorët e Kodhelit në Partinë Socialiste, si Gramoz Ruēi ish-Ministri i Sigurimit komunist me bashkëpunëtorët e tij që përbëjnë sot elitën e Partisë Socialiste. A e ka mësuar kjo “shoqe” komuniste, se akoma njerëz, nëna me shami të zeza duke qarë me kuje, djem të rinj me kazma dhe lopata në duar kërkojnë varre. Ata pasi trokasin në tokën e ftohtë, vendosin veshin të dallojnë një zhurmë, një shpresë, se a mos ndoshta aty ndodhen ështrat e gjyshit, të vllait, të babait. Janë qindra dhe mijëra nëna shqiptare që u kanë vdekur fëmijët e tyre nga vuajtjet dhe uria në kampet e Beratit, Tepelenës e kudo gjetke dhe varret nuk u dihen. Kjo “shoqe”, sigurisht nuk ka dëgjuar për Shtjefën Gjeēovin, poetin, shkrimtarin, publicistin, etnografin, doktorin e shkencave të Universitetit të Lajpcigut, kur në vitin 1926 shkruente për plagët. Jo për plagët e zakonshme që i shërojnë mjekët, por për plagët e shpirtit. “Plagët që nuk janë shëndoshë ende, ato vrasin” - shkruente ai. Dhe me të vertetë, populli shqiptar ka shumë plagë që akoma vrasin, nuk janë shëruar. Rri ti moj “bibë”e Edi Ramës dhe mos lëndo plagë që akoma nuk janë shëruar. Lëre Edi Ramën në vetminë e tij duke shpenzuar milionat e vjedhura në Bashkinë e Tiranës në hotelet e Dubait dhe Parisit me “nusen e tij të re”dhe mos e ngarko ndërgjegjen tënde me vajin e gjëmën e njerëzve që kanë plagë në zemër. Edhe ato janë nëna si ti në kuptimin e fjalës që kan lindur bij e bija të racës tonë shqiptare. Por ata ishin një prerje tjetër. Kundërshtuan sa mundën instalimin e regjimit komunist në Shqipëri, në Atdheun e tyre. Se atyre u dhimbsej Shqipëria më shumë se jeta e tyre, prandaj edhe vdiqën. Por ti je e ngujuar në stanin enverist të pinjollëve të bllokut, se të duket e ngrohtë ajo karrikja që të ka dhuruar Edi Rama, por gjëma e nënave shqiptare deri në kupën e qiellit, mallkimi i tyre si një rrufe, dikund do të shpërthejë. Nuk mundet që të pranojnë shqiptarët piramidën e Enver Hoxhës m’u në zemër të Tiranës, lugatin komunist që natë e ditë kërcënon demokracinë.
Jemi shumë të vonuar neve ish-të përndjekurit dhe të burgosurit politikë të diktaturës, që 20 vjet pas rënies së komunizmit akoma “Piramida”e diktatorit, simboli ogurzi regjimit komunist, ngre krye si një kuēedër e neveritshme m’u në qendër të Tiranës si për t’u kujtuar shqiptarëve se “këtu e kam Enverin”. Provokacionet nga e majta ish-komuniste kundër neve ish-të përndjekurve dhe të burgosurve politik të Shqipërisë, kanë qenë gjithnjë dhe vazhdimisht shumë agresive. Duke respektuar shtetin ligjor, tolerancën si një nga parimet më themelore të demokracisë, ne kemi treguar vetëpërmbajtje. Tolerancën tonë e majta ish-komuniste dhe ish-kriminelët e diktaturës komuniste që përbëjnë për fatin e zi të Shqipërisë, elitën e Partisë Socialiste,e kanë lexuar si dobësi tonën. Por janë të gabuar. Demokracia në Shqipëri është produkt i drejpërdrejtë i gjakut dhe i sakrificave tona, prandaj neve e kemi mbrojtur demokracinë me gjakun dhe sakrificat tona dhe të njerzve tanë që akoma nuk po u gjejmë varret dhe përsëri me vetmohim do ta mbrojmë. Por nëse llogorja enveriste këmbëngul tek trashëgimia kriminale, edhe durimit të ish të përndjekurve mund t’i vijë fundi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi