Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjon Buzuku

Shko poshtë

Gjon Buzuku Empty Gjon Buzuku

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 21, 2008 11:07 pm

Gjon Buzuku





Gjon Buzuku U1_Gjon-Buzuku
Gjon Buzuku
Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare.
Per autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigje të plotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit.
"u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku"
Gjon Buzuku ishte një prift katolik i Malësisë së Mbishkodrës,mendohet të ketë qënë nga Kraja.
Ku u gjet e kush e gjeti, ku ndodhet sot vepra origjinale?
Që nga botimi e deri me 1740, gadi dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.
Më 1740 atë e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës , Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova, që ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gëzim për këtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe.
Libri mendohet tue jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip.
Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot.
Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane.
Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit.
Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Eshtë kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë ndaluar.Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar.Kjo ndoshta, është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në dy kopje, të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar.
Historia e shkrimit te vepres
Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta.
Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është "Meshari" i Gjon Buzukut (1555).
Vepren e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtë kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.
Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.
Studime e botime mbi vepren
"Meshari i Gjon Buzukut" (1555) , Tiranë 1968.
Ky eshte botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cili ka shkruar studimin hyres.
Namik Resuli, "Il Messale di giovanni Buzuku, Vaticano - 1958, eshte po ashtu botimi i plotë dhe me transkriptim.
Permbajtja e vepres
Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj
Permban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur "Meshar"
Eshtë shkruar në shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore.Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.
Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin.
Për ilustrim po sjellim një pjese nga kjo vepër:
"... Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë...Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë..."
(... Ne vitin 1554 njëzet ditë të marsit e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t'u punuar në gjuhën tonë).
Ne kohën e protestantizmit në Europë - kërkesa kryesore e kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare.
I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzuku për t'u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnin drejpërdrejt në gjuhen amtare shkrimin e shenjtë.
Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e përmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës. Me veprën e tij ai mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim.
Ai shkruan në pasthenie:
"..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom ( që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë, nse dashunit nsë botësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me zbritunë ( me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglonjinë..".
Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara.
Në "Meshar" gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet ne asnje meshar të botës:
"Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut."
Vepra është dëshmi e një tradite të mëparshme shkrimi të shqipes kishtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi Shqipëria e kanë marrë me vete. Gjuha e veprës e ka bazën në të folmen e Shqipërisë Verilindore.
Albcenter.it
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjon Buzuku Empty Re: Gjon Buzuku

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 21, 2008 11:09 pm

Pasthenia e Mesharit
U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumë herë se gluha jonëh
nukë kish gjaa të endigluom(3) ensëh shkruomit shenjtë(4), ensëh dashunit(5) sëh
botësë sanëh(6), desha me u fëdigunëh(7) për saa mujtah meh ditunëh, meh zdritunë
pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh, për seh ata tëh mundëh mernëh(Cool saa hi
naltë e hi mujtunë(9) e hi përmishëriershim(10) anshtë Zotynë atyneh qi tah duonë em
gjithëh zemërë. U lus enbas sodi maa shpesh të vinih em kishëh, përseh ju kini meh
gjegjunë(11) ordhëninë e Tinëzot. E atëh nëh enbaroshi(12), Zotynëh tëh ketëh mishërier
enbii juu, e atah qi u munduonëh dierie tash maa mos u mondonjënëh.E ju t'ini tëh
zgjiedhunitë e Tinëh Zot, e përherë Zotynë kaa meh klenëh me juu: ju tueh endiekunë tëh
dërejtënë e tueh lanë tëh shtrenbënë; e këta(13) ju tueh baam,Zotynë ka me shtuom endër
juu,se tëh korëtë tajh(14) tëh englatetëh(15) dierie ensëh vjelash, e të vjelëtë dierie ensë
enbiellash.
E u' maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV
njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit.
E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem(16), u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih
qi tëh jetë maa hi ditëshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjëh(17) endë e mirë. Përseh nukë
çuditëm seh në paça fëjyem,këjo tueh klenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh
vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë(18), se fajh të mos banjinë;
përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u' tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy
anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për
muoh.

Shënim :
"Pasthënia ..." është nxjerrë nga fotokopja e origjinalit,që ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë.
Origjinali gjindet në bibliotekën e Vatikanit,Romë,me këtë shënim katalogu : R.G. Liturgia III,194.
Kjo pasthënie është i vetmi dokument (deri me tani) që na mëson se kush qe autori i librit dhe kur
u përkthye e u botue ky libër.

Sqarime :
( 1) Bdek, Benedekt.
( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellë në mend.
( 3) Të endigloum, që kupton.
( 4) Ensëh shkruomit shenjtë, prej shkrimit të shenjtë, prej librave fetarë,
( 5) Ensë dashunit, prej dashurisë.
( 6) Botësë sanëh, gjindjes, popullit tonë.
( 7) Me u fëdigunëh, me u mundue, lodhë.
( Cool Tëh mundëh mernëh, të mund të marrin me mend,të marrin vesh.
( 9) Hi mujtunë, i fuqishëm.
(10) Hi përmishëriershim, fort i mëshirueshëm.
(11) Meh gjegjunë, me gëgjue.
(12) E atëh nëh enbaroshi, e taë punë në e bëfshi,e në veprofshi kështu.
(13) Këta, këtë,këtë gjë.
(14) Tajh, tuaj.
(15) Tëh englatetëh, të zgjatet.
(16) Fëjyem, gabuar.
(17) Tah trajtonjëh, ta ndreqë.Tueh klenëh etj.:kuptohet që kjo është e para vepër që përkthen
Buzuku;
mund të nënkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetër vepër të përkthyer para tij.
(18) Nukë mund e qëllonjinë etj., nuk mund t'ia qëllonin aq mirë punës sa të mos bënin gabim
Vepra e Buzukut, ne rrafshin poetik dhe estetik
Gjon Buzuku eshte pa dyshim nje nga koloset e kultures shqiptare. Ai eshte nismetari i madh. Emri i pare i Bibliotekes se Gjuhes Shqipe. Kryevepra buzukiane eshte kompedium linguistik me vlera te pazevendesueshme jo vetem ne rrafshin e shqipes se kultivuar, por dhe ne rrafshin me te gjere te albanogjise e te studimeve krahasimtare ballkanike. Skematika filologjike e tekstit te Buzukut ka rendesi te shumefishte, polivalente. Wshte pike referuese dhe pertej kufijve te percaktuar filologjike. Per ne ka rendesi qe Buzuku te konceptohet shume me teper nga c'eshte paraqitur nga skema e tekseve shkollore apo nga studiuesit qe te ndikuar nga koncepte politizuese e idologjizuese nuk kane pare pertej gjethes pyllin. Ne 1582, u be reformimi i kalendarit, u zevendesua kalendari julian me ate gregorian. Ky reformim llogariti 10 dite me pak ne baze te nje analize kalendarike me te sakte. Kjo do te thote se kemi nje zhvendosje te datave kur Buzuku nisi dhe mbaroi librin e tij. Sic dihet, ne Pasthenie, Buzuku shprehet se e nisi vepren me 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Kalendari gregorian mbas 1582 korrigjon perfundimisht keto limite dhe ne duhet te themi, sic e vuri per here te pare ne dukje prof. Dh. Shuteriqi se Buzuku e nisi librin e tij per ta shkruar me 10 mars 1554 dhe e mbaroi me 24 dhjetor 1554. Data e botimit te librit behet nje vit me e hershme.
Ne do te percaktojme ne kete shkrim nje teze studimore qe i jep vlera Buzukut edhe si shkrimtar e krijues i mirefillte. Natyrisht qe Buzuku eshte perkthyes i madh. Edhe perkthyesi duke respektuar ekuacionet e gjuheve, ne te cilat ai realizon konvertimet gjuhesore ka megjithate nje liri krijimi, sidomos ne ndertimin e struktures sintaksore apo edhe ne zgjedhjen e pershtatshme leksikore. Por, te shtrosh tezen se Buzuku ishte me teper se kaq do te thote ta vleresosh ate me teper se sa roli i perkthyesit. Nje studim me i kujdesshem i librit te Buzukut na ben te mundur te gjejme ne tekst shume elemente te rinj dhe konkretisht edhe fragmente proze apo dhe poetike, origjinale.
Proza origjinale poetike te Buzukut
Dihet qe Pasthenia e librit eshte proze origjinale e Buzukut e shkruar me stilin e njohur biblik. Kjo proze permban te vetmet te dhena biografike te identitetit te autorit madje dhe te vepres. Nga kjo pikpamje Pasthenie eshte si te thuash nje lloj leter njoftimi.
Sic e ka vene ne dukje buzukologu me i madh, prof. Eqerem Cabej, ne parashtrimin e prozave te ungjijve, por sidomos ne ato te sakramenteve te shenjta, Buzuku perdor shume fjale dhe shtesa nga vetja. Keshtu do te shihen pjeset qe ben per pagezimin, apo per martesen ne kishe, Buzuku ka krijuar dialogun duke perdorur si emer shembulli emrin e tij, Gjon. Ne pyetjet dhe pergjigjet Gjoni del si nje personazh i gjalle nga gjiri i popullit ne mardhenie me ritin dhe liturgjine kishtare. Gjithashtu ne lutjet origjinale te shkruar nga Buzuku u permenden shenjtoret kryesore, qe lidhen me traditen kishtare ne Shqiperi, Buzuku kerkon edhe shpetimin e popullit shqiptar dhe ne menyre biblike shprehet per largimin e semundjes se mortajes, qe me sa duket qe bere nje lloj apokalipsi per Shqiperine por edhe per vende te tjera europiane. Ky eshte nje element me rendesi per kroniken e kohes. Ne prozen origjinale te Buzukut ne shohim edhe fraza, qe ngjajne me proverba popullore. Keshtu eshte per shembull shprehja e Buzukut, qe ne qofte se shqiptaret do te jene te devotshem do te zgjaten te vjelat deri ne kohen e te korrurave dhe te korrurat deri ne kohen e te mbjellave. Kjo menyre te shprehuri ka metaforike te brendeshme. Flet per kulture te madhe gjuhesore.
Poezi dhe himne
Ajo qe te bie me teper ne sy ne krijimet origjinale te Buzukut eshte pikerisht mozaiku me proza poetike apo himne ku flitet edhe per vete personin e Buzukut. Wshte fakt qe Buzuku "shih folio XII verso, shtylla e pare e fotokopjes se "Mesharit") dy vargjet e kenges latine:
"Ave maris stella
Dei Mater alma"
i shqiperoi:
"Ty te falemi, o uilli i detit
e Ame e denje e Timezot"
Me vlera te vecanta poetike jane sidomos shqiperimet e psallmave apo fragmentet nga "Kenga e kengeve". Ne kete konceptim Buzuku ben edhe himnet e tij, oratio, ku lutet per shpirtin e vet me nje ndjeshmeri te pazakonte njerezore e theks emocional te larte. Po botojme per here te pare lexuesit, tekstet e plota te kater poezive origjinale te Gjon Buzukut. Per arsye te kuptimshmerise dhe te veshtiresise qe paraqet shqipja e vjeter, ne keto krijime te tij po i japim ne gjuhen letrare.
I.
O Jezu Krisht, shpetuesi i tere botes,
shperblyesi i shpirterave, mbret i pavdekshem,
Une te lutem Dom Gjoni sherbetori yt
per psallmet qe i padenje te kendova
liroje shpirtin tim nga mekatet,
qetesoje zemren time serisht per ata,
qe ne te keqen ecin ne te padrejten pa ligje,
liroje trupin tim, mos jete simbol mekati,
qe ne te keqen ecin, ne te padrejten, pa ligje,
te mos me afrohet mekati i deshires per grua,
largoni tere te liqte qe Satani m'i afron,
ata qe duken dhe qe jane te padukshem,
qe me shtyjne te mos eci ne rrugen e Zotit,
O, Zot, i tere rruzullimit te qofsha fale
qe vete jeten e mban, ne jete te jetes. AMIN !
II.
O Zot qe krijove token dhe qiellin
ndigjoi edhe lutjet e mia tani
meshirome se per ty i kendova psallmet
une i padenji per ty duke t'u lutur
denjome mua sherbetorin tend te varfer
te me japesh shendet per trupin e mendjen,
per te bere pastrimin mekatar para vdekjes,
me ndihmo te lirohem nga mekatet e mia,
te kem mundesine qe jeten tjeter
me te shenjtet e tu te kem pergjithmone
atdheun e jetes se ameshuar. AMIN !
III.
O Zot i te gjalleve dhe i te vdekurve
shpetues i te gjitheve qe s'do vdekjen e mekatimet,
me bej te ndryshoj per mire e te jetoj, ndjeme,
te lutem ty, afrome mua, Gjon Buzukun,
m'i prish te shkruarit e tere mekateve,
se une ty te pelqej, degjo lutjet e mia.
Zot per mua e per gjithe njerezit e gjakut tim,
per miqte e mi e per armiqte e mi,
per te gjallet si dhe per te vdekurit. AMIN !
IV.
O Zot qe urdherove te nderojme taten e memen
ki meshire per shpirtin e prinderve te mi
falu mekatet atyre dhe mua se bashku me ta
per te patur gezimin e drites se jetes se pasosur,
per Krishtin, zotin tone AMIN !
Krijimet e mesiperme ndodhen ne faqet 54 e 55 te librit. Ato jane shkruar me frymezim. Duke imituar shkelqyeshem stilin solomonik. Ne to Buzuku paraqitet si poeti i pare origjinal ne gjuhen shqipe. Eshte nje poet i nje fryme europiane per sa i perket kultivimit te gjuhes se tij si dhe te menyrave konceptuale bashkekohore qe beheshin e perdoreshin nga shume poete te tjere bashkekohes ne kontinentin tone. Duket koncepti i kultures perendimore europiane ne keto krijime. Nga ato mesojme se prinderit e Buzukut nuk jetonin me, si dhe vete Buzuku nuk ishte i martuar. Ky fakt i fundit ka rendesi per te shtuar se Buzuku nuk la mbas vetes femije qe do t'i trashegonin emrin. Ne paraqitjen e mesiperme te poezive te Buzukut ne jemi mbeshtetur ne kontrapuntin ritmik te teksteve te tij, ne nje llogaritje te rreshtave ne baze te rrokjeve dhe njekohesisht kemi bere kthimin ne gjuhen letrare, duke ruajtur dhe respektuar ritmiken dhe vete kontrapuntin qe thame. Mendojme se kjo eshte nje ngjarje e vertete kulturore, nje kumt me rendesi te jashtezakoneshme per historine e letersise dhe poezise shqiptare ne shekuj. Figura e Buzukut fiton permasa te reja. Lartesohet me shume. Mendoj se do te ishte me interes botimi me vete i fragmenteve ne proze e poezi qe jane krijime te mirefillta te ketij autori te pavdekshem. Ky botim do te ishte padyshim tekstologjik dhe filologjik, por edhe i kthyer ne gjuhen letrare. Nje shembull me vlera na dha keto kohet e fundit studiuesi kosovar i filologjise klasike prof. Engjell Sejdaj, i cili ktheu ne gjuhen letrare "Ceten e profeteve" te Pjeter Bogdanit. Botimi ne kete menyre i nje kolosi tjeter te gjuhes dhe kultures sone ben te mundur, qe te vendosen lidhje me direkte por edhe estetike me vlerat e trashegimise. Keshtu lexuesi bashkekohor, qe perben publikun e gjere mund te kaperceje veshtiresite e arkaizmave apo te strukturave qe kane evoluar ne gjuhe per te shijuar e per te krijuar lidhje shpirterore me autoret tane te vjeter, yllesia e te cileve jo vetem qe perben nje krenari te madhe per kombin por eshte e dimensinuar edhe ne kuadrin e kultures europiane.


Dr. Moikom Zeqo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi