Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ftesë nga "Buzuku"!

Shko poshtë

Ftesë nga "Buzuku"! Empty Ftesë nga "Buzuku"!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 8:46 pm

I/e nderuar,



Ju ftojmë të merrni pjesë në veprimtarinë e parë, në kuadër të “Festës ndërkombëtare të Frankofonisë”, kushtuar librit të Tzvetan Todorov-it “Fryma e iluminizmit”, ditën e hënë, më 16 mars 2009, duke filluar në ora 11, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Në panel do të jenë të pranishëm profesori i filozofisë nga Universiteti i Sofjes, z. Vladimir Gradev, z. Masar Stavileci, njohës i shkëlqyer i iluminzmit, z. Kadri Metaj, nga departamenti i filozofisë i Universitetit të Prishtinës dhe përkthyesi i librit, Belgzim Kamberi.

Pjesëmarrja Juaj na nderon!





BUZUKU

Zyra e promovimeve

Anemona Zeneli





Dy fjalë për librin:



«Fryma e iluminizmit» e Tzvetan Todorovit po shfaqet para lexuesit shqiptar në kohën e duhur, kur edhe shoqëria kosovare po bën hapa vendimtarë të bëhet pjesë e integrimeve euroatlantike. «Fryma e iluminizmit» shpalos vlerat evropiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi... Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Evropës, sepse pa të sot as Evropa, as bota nuk do te ishin këtu ku janë. Libri i Todorovit, përmes një qasjeje mbresëlënëse riaktualizon debatet mbi projektin madhor të iluminizmit, arritjet dhe iluzionet e kësaj lëvizjeje filozofike, kulturore dhe politike të Evropës dhe mendësive të saj. Ky projekt ishte një nga ndërmarrjet më gjithëpërfshirëse për emancipimin e njeriut, të bazuar në arsyen dhe përvojën njerëzore, në sovranitetin e individit dhe të popullit. E veçanta e «Frymës së iluminizmit» lidhet me idenë se mbrojtja e lirisë së individit kërkon njohjen e dallimit midis faktit dhe interpretimit, shkencës dhe opinionit, të vërtetës dhe ideologjisë. Iluminizmi mbetet aktual edhe lidhur me sfidat e sotme si globalizmi dhe identiteti, terrorizmi dhe rreziku që feja civile të zëvendësohet nga feja politike; media dhe pushteti, pushteti material dhe ai shpirtëror... (Kadri Metaj)



Kush është Tzvetan Todorov?



Tzvetan Todorov (1939, Sofje) është eseist, historian, filozof dhe teoricien i letërsisë. Me origjinë bullgare, Todorov nga viti 1963 do ta ketë ‘atdheun’ e ri, Francën dhe nënshtetas i saj qysh më 1973, tri vjet pasi qe bërë doktorant. Fillimisht teoricien i letërsisë, nga 1980-ta do t’iu përkushtohet historisë së ideve, çështjeve të kujtesës, ndryshimeve të mëdha të njerëzimit që nga pushtimi i Meksikës deri tek kampet e përqendrimit të totalitarizmave. Kontribuoi në përkthimin e formalistëve rusë (1965), të cilët kishin ndikuar aq shumë në poetikën e kohës. Eseu Letërsia dhe shenjat (1967) e bëri atë një pionier të rilindjes së retorikës, ndërsa tek Hyrje në letërsinë fantastike (1970) ai do të analizojë në mënyrë shteruese gjininë letrare - letërsinë fantastike. Reflektimet e mëvonshme të Todorovit përqendrohen kryesisht në shkarjet, sidomos të çështjeve midis «neve» dhe të «tjerëve» në diskutimet e humanistëve të Evropës nga koha e zbulimeve të Botës së Re, gjatë procesit të kolonizimit, apo në rrjedhat e shek. XX… Tzvetan Todorov është ftuar, në cilësinë e profesorit, nga shumë universitete amerikane: Nju-Jorkut, Harvardit, Kolumbisë, Jelit, Kalifornisë... «Fryma e iluminizmit» vjen në gjuhën shqipe pas pritjes së ngrohtë që iu bë kohë më parë, nga lexuesi ynë, librit «Letërsia në rrezik», botuar po ashtu nga «Buzuku».
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi