Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrahman Paçarizi zgjidhet kryetar i Bordit të RTK-së

Shko poshtë

Rrahman Paçarizi zgjidhet kryetar i Bordit të RTK-së Empty Rrahman Paçarizi zgjidhet kryetar i Bordit të RTK-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 28, 2009 12:09 am

Rrahman Paçarizi zgjidhet kryetar i Bordit të RTK-së

Bordi i ri i Drejtorëve të RTK-së sot ka mbajtur mbledhjen e parë dhe ka zgjedhur udhëheqjen e vet. Kryetari i ri, Rrahman Paçarizi, i cili do ketë mandat 2 vjeçar, menjëherë pas marrjes së këtij posti deklaroi se Bordi i drejtorëve i udhëhequr prej tij, do skanojë të gjitha problemet e mundshme të RTK-së dhe menjëherë do filloi me veprime.

Sipas Rrahman Paçarizit, çështja e financimit të qëndrueshëm të RTK-së është tejet me rëndësi sepse siç deklaroi ai, ruhet edhe statusi i Televizionit të mirëfilltë publik. Nënkryetari i këtij bordi u zgjodh përfaqësuesi serb, Aleksandër Janiçeviq. Anëtarët tjerë me hedhje shorti caktuan edhe mandatet e tyre, si vijon.
Ali Podrimja, Naime Beqiraj dhe Aleksandër Janiçeviq do kenë mandat 4 vjeçar. Me mandat 3 vjeçar do jenë anëtarët, Arif Bozaxhi, Shemsi Syla dhe Lindita Tahiri, ndërkaq me mandat 2 vjeçar përpos kryetarit të bordit do jenë Avni Abazi dhe Shukrije Gashi.
Para ndarjes së mandateve, zv/kryeministri i Kosovës, i cili ishte edhe kryetar i komisionit parlamentar që përzgjodhi anëtarët e rinj, iu kërkoi atyre që përpos krenarisë personale të nxjerrin në pah më shumë atë profesionale e të mos lejojnë dëmtimin e RTK-së. (rtk)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi