Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj;ZEMRA SHQIPTARE BLLOKOHET NGA MINISTRIA E SHERBIMEVE PUBLIKE ( PDK) TË LEXOHET NË ISTOG E MË GJERË

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj;ZEMRA SHQIPTARE BLLOKOHET NGA MINISTRIA E SHERBIMEVE PUBLIKE ( PDK) TË LEXOHET NË ISTOG E MË GJERË Empty Xhevat Rexhaj;ZEMRA SHQIPTARE BLLOKOHET NGA MINISTRIA E SHERBIMEVE PUBLIKE ( PDK) TË LEXOHET NË ISTOG E MË GJERË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 30, 2009 8:18 pm

Xhevat Rexhaj;ZEMRA SHQIPTARE BLLOKOHET NGA MINISTRIA E SHERBIMEVE PUBLIKE ( PDK) TË LEXOHET NË ISTOG E MË GJERË U1_XhevatRexhaj
Xhevat Rexhaj

ZEMRA SHQIPTARE BLLOKOHET NGA MINISTRIA E SHERBIMEVE PUBLIKE ( PDK) TË LEXOHET NË ISTOG E MË GJERË


Shqiptarët po shihet se tani më janë të etshëm të lexojnë site të ndryshme shqiptare ku ofrohen opinione dhe publikime nga më të ndryshmet të sferave të ndryshme por pa cenzurë. Një e tillë është edhe faqja e popullarizuar dhe shumë kokmbëtare Zemra Shqiptare.
Në Kosovën shtet për fat të mirë kompjuteri tani më është një mjet në shtepitë dhe zyrat e shqiptarëve, ata kanë mundësin dhe fatin që të jenë të kyqyr dhe të lidhur me mbarë botën e përparuar, pra tani më ofertat nga komjuteri gjenden në dritaret e internetit.
Kjo mundësi është erealizueshme kur dihet se me të gjitha konventat e fjalës së lirë lejohen faqetë e internetit, vetëm nëse ato nuk shprehin terrorizëm dhe pedofili e pornografi të pa lejuar, ndersa faqetë e internetit që janë të bazuara në rregulla oficiele janë të kerkuara dhe të lexuara shumë. Në Kosovë si kudo në botë është mundësia e kyqjesë së njerëzve në internet dhe atë me mundësi thuaj të pakufizuara. Shqiptarët si krejtë bota janë të prirur për të ardhmen dhe ata shfrytëzojnë çdo mundësi të mundshme për të qenë në hap me boten demokratike dhe zhvillimet e mëdha kompjuterike për të pasur qasje në të gjitha lajmet dhe opinionet e mundshme të mijra faqeve interneti.
Kosova nuk do ishte e veqantë sikur në të të mos ndodhnin edhe çudira të ndryshme, Institucionet tona shtetrore fatkeqësishtë kujdesen edhe për nanen e vakive, ata lejojnë shumë gjëra të përçudshme, por ndalojnë dritare shqiptare në internet në disa komuna. Ka më shumë se një vit që dashamirë të fjalës së lirë dhe lexues të pasionuar të opinioneve të ndryshme nga penda shqiptare dhe publicistë të ndryshëm më kanë bërë me dije se në Istog dhe disa komuna tjera nuk kanë qasje në web faqenë e internetit Zemra Shqiptare, si një nga faqetë më të lexuara në Kosovë e më gjerë.
Këtë e kam vërtetuar edhe vetë kur isha këtij viti në Kosovë dhe atë dy here, në kompjuteret nepër Institucione komunale të Istogut faqja e ZSH është e bllokuar nga MSHP e A. Bajramit. Shumë njerëz shprehnin habi por une disi isha më i kthjellët dhe mundohesha të ju sjell në mendje se në faqenë ZSH shkruhet kombtarishtë dhe thuhet haptas mendimi ndaj dukurive të shumta negative të shoqërisë kosovare dhe vetë institucioneve të tyre, pra thjeshtë aty kritikohet shumë Qeveria dhe lavdërohet elita e mirëfilltë kombëtare, Rugoviane, Berishiane, Nanë Tereziane, A. Jashariane e deri te Gjergj Kastrioti e Kadare, këto për fat të keq nuk u pelqejnë majtistëve enveristë të Kosov¨
Es pra edhe e kanë bllokuar totalishtë ZSH në.
Në kompjuteret e komunës së Istogut e disa komunave tër tjera mund të shohesh faqe interneti të çetnikëve serbë deri te Gllas javnosti ku shqiptaret fyhen e linçohen ndersa faqen ZSH nuk mundf ta hapesh, athua çka i thonë kësaj- marri, dhe cungim fatal i fjalës së lirë dhe mediumit të lirë, sepse ZSH është më shumë se një faqe interneti.
Qytetarët dhe punonjësit e institucioneve të Istogut do ishin shumë të lumtur sikur kjo faqe të ishte e lexuar sepse ata kanë bindjen që këtu mundë të krijohen opinione shumë të forta për çështjen shqiptare në përgjithësi e atë kosovare në veqanti kur dihet se në të shkruajnë edhe shumë publicistë me një backgraund të sinqertë si njerëz që kanë krijuar emër edhe në demokracitë perëndimore, pra at mendojnë se këshillat dhe kritikat e tyre ndaj Institucioneve të korruptuara të Kosovës nuk kuptohen si partiake pasi që ata nuk pretendojnë ndonjë përfitim nga askush dhe as ndonjë përkdhelje qeveritare.

Pra Zemra Shqiptare ndalohet në shtetin më të ri , dhe nuk lejohet në shtetin më të ri, por ZSH vazhdon me zell misionin e vetë, për këtë shkruesit dhe lexuesit duhet të jenë mirënjohës Administratorit dhe stafit ndihmës të tij.

Xhevat Rexhaj

P.S.
Edhe faqen e internetit www.agim.poeticforum.com po e gjen i njejti hall. Kjo ndodhë pasi se kjo faqe është e lidhur ngusht me faqen www.zemrashqiptare.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi