Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:KISHA PALEOKRISTIANE NË STUDENICË- ISTOG

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:KISHA PALEOKRISTIANE NË STUDENICË- ISTOG Empty Xhevat Rexhaj:KISHA PALEOKRISTIANE NË STUDENICË- ISTOG

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 13, 2011 9:08 pm

Xhevat Rexhaj:KISHA PALEOKRISTIANE NË STUDENICË- ISTOG

Xhevat Rexhaj:KISHA PALEOKRISTIANE NË STUDENICË- ISTOG Xhevat-rexhaj

Vitin e kaluar më pat rënë të lexoja një shkrim kritik dhe të thukët nga dora e Z. K. Mani ku ai në mënyrë profesionale dhe në përputhje me realitetin tregonte se ku gjenden sot historianët tanë. Në realitet një kësi shkrimi kritik ishte dashur të iu bëhen edhe instituteve tjera gjerë te akademia e jonë,vërtet të gjithë të mplakur dhe të lodhur nga” puna” e madhe shkencore që e bëjnë,sidomos pas përfundimit të luftës ku më armiku serb nuk po i pengon se e kanë shtetin e pavarur.

Nuk po ndalem më shumë,se nuk është rrafshi i im,unë jam i vogël të merrem me ata të mëdhenjtë,mirëpo kam të drejtën të tregoi për brengen time karshi momentit ku ne po lëvizim drejtë të ardhmes,disi pa busulle. Vërtet po shihet qartazi se njerëzit e zanatit nuk po i kryejnë punët e veta,e kam fjalën për Institucione të shumta të kulturës,artit,historisë,trashëgimisë e tjera e tjera.

Disi gjithmonë më mundon diç në organizëm se jemi dembelë,jemi të pa interesuar dhe jemi fjalamanë,nga ana tjetër me zili dhe inat e shoh se më duket që serbët shpesh edhe me pasuritë tona të lamive të ndryshme që i kanë përfituar si të vetat na lënë mbrapa. Mua personalisht nuk mundë të më bindë kush se,janë serbët ata që i kanë shkatërruar ku kanë mundur gjurmët tona të trashëgimisë së krishterë,ata edhe kishat e sotme i kanë transformuar në të tyre. Kanë bërë shumë për ti shfarosur të dhënat për neve si popull me civilizim të lashtë.

Duhet menduar edhe për turizmin nesër

Istogu është qytet i vogël në veriperëndim të Republikës së Kosovës,ky vend me mbi 52 fshatra ka një pozitë mahnitëse gjeografike,me një natyrë fascinuese dhe me njerëz shumë të urtë dhe të matur. Në perëndim të Istogut gjendet fshati me emrin e vjetër Studenicë. Ky fshat i tëri banohet nga shqiptarët,me shekuj sigurisht. Qysh se isha i ri dhe kur shkoja te vajza e axhës tim që jeton aty,ndëgjojsha për një kishë,shpesh thoshin fëmijët po luajnë te muret e kishës. Kisha shkuar diku në vitet e 80 ta me Enver Isa Rexhaj dhe kishim vizituar këtë vepër interesante. Më pastaj valët e jetës sollën shumë ndryshime dhe u harrua Kisha e Studenicës,nuk kishim shumë informata ahere,vendasit thoshin ku me ditë kur a maru kjo kishë.

Xhevat Rexhaj:KISHA PALEOKRISTIANE NË STUDENICË- ISTOG Rexhaj2-sarkofagu-300x149

Sarkofagu

Para ca kohësh më rastisi të shoh përmes videos në faqen e sajtit;www.istogu.com,një reportazh interesante( RTK) për dhe rreth kishës së Studenicës,trajtuar dhe dokumentuar nga Njeriu i profesionit Pr Jahja Drançolli.

Kjo kishë sipas tij është një vepër e rrallë monumentale e kohës Paleokristiane pra e kultit të krishterë ndërtuar dikund pas Ediktit të Milanos në vitet 312-13,pra ndërtimi i muranave në shek IV-VI. Ky objekt kishte kullat mbrojtëse,konaqet ,trapezaria dhe kthina tjera përcjellëse.

Aty në vitet e 70 është nxjerrur edhe sarkofagu si një ekzemplarë me vlerë të jashtëzakonshme edhe për rajonin,ishte shprehur z. Drançolli,Sarkofagu ruhet sot në shtëpin e kulturës në Istog.

Këtë kish e kishte vizituar edhe arkeologu i famshëm botëror Arthur Evans në shek e 19,si dhe arkeologu i njohur rumun Budaj Arpad në vitet e 70 ta,të cilët edhe kanë dokumentuar se kjo është një vepër e lashtë paleokristiane.

Xhevat Rexhaj:KISHA PALEOKRISTIANE NË STUDENICË- ISTOG Rexhaj3-trepezaria-300x200

Trapezaria

Fatkeqësisht në kohën e Serbosllavisë këso objektesh pësonin shkatërrime besa të ndihmuara edhe nga shteti,pra pa mbrojtje si ishin edhe shkatërroheshin. Shumë mure të kishës dhe objekteve përcjellëse janë dëmtuar sepse pas LDB-së janë marr gurët për ndërtime nga fshatarët. Në vitet e 70-80 Serbia përmes arkeologëve të vetë e konservoi këtë monument dhe përdori kamuflime dike thënë se kjo kish ishte serbe e ndërtuar kah shek XIII- XIV.

Pra me sa po shihet Serbia si gjithherë në histori bëri luftë me pasuritë tona,e sidomos kishat dhe objektet tjera që kishin të bënin me të qenit të krishterë¨të shqiptarëve i ktheu si të vetat,duke shfrytëzuar dobësinë tonë se pasi ne shumica ishim kinse myslimanë nuk na interesonte fortë ish identiteti i ynë i hershëm evropian dhe i krishterë.

Xhevat Rexhaj:KISHA PALEOKRISTIANE NË STUDENICË- ISTOG Rexhaj4-trepezaria-300x200

Luajti dhe ende po luan Serbia në këtë kartë,athua a po i ndihmojmë neve nga pak në mënyrë indirekte dhe padashazi…

Pra Istogu dhe në veçanti qytetarët e Studenicës duhet ta ruajnë dhe ta mirëmbajnë këtë pasuri të madhe kombëtare,me kësi veprimi tregohemi se jemi pjesë e civilizimit,dikur shumë turistë do të interesohen për këtë dhe për ofertat tjera që do i ofroi Kosova botës,pra të luftojmë me atë që e kemi,nëse e duam vetveten do të duhemi edhe nga të tjerët.

Gjeneratat e reja kanë shumë punë për të bërë,andaj të përtërihen Institucionet relevante me ata që kanë dije evropiane.

Marre nga
http://tribunashqiptare.com/news/118/ARTICLE/1778/2009-01-08.html
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi