Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: KAM FOL ME YJET !

Shko poshtë

Gjakush Tana: KAM FOL ME YJET ! Empty Gjakush Tana: KAM FOL ME YJET !

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 30, 2009 8:53 pm

Gjakush Tana: KAM FOL ME YJET ! N1289294870_7676


Gjakush Tana: KAM FOL ME YJET !

E ndjej çdo çast se si rrëmbehem
E ndjej përse dua të vij tek Ti!
Në ëndërr të shoh sa më zë gjumi
Dhe klith çdo çast : O Perëndi!


Jam unë Lasgushi që kthehem në ekstazë
Si Migjeni rend pas vargjeve , për rimën !
Se Ti - më bëre jetën perifrazë,
tek gurgullon si Krua që s'ndal oshtimën!

Kam fol me yjet - për Ty sa gjatë !
Më than ca fjalë , më dolën lot !
Vezulluan me dritë e ndriçuan atë natë,
Por, unë s' të gjeta ! Kërkova kot!

Sikur të të kisha të të fus në gji !
Me ty këtë jetë ta nisja nga shkretëtira !
Çfarë vargjesh do të lindnin ! Jo nuk e di !
E di se ti erëmira - ndër ma të mira!

Më ktheve një rruge ku vdekje nuk ka !
Atje ku për erosin përfalen poetët !
Dashuria edhe në tokë - gjallë të mban
Ditë e dritë të bëhen netët !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi