Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Faqja 1 e 1
Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
KËTU E 20 VITE MË PARË, MË 2 NËNTOR 1989, RANË HEROIKISHT TRIMAT E LLAPIT- BIJTË E SHQIPTARISË: AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU
Nga Milazim KADRIU
Me rastin e 20 -vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, organizuar nga Klubi Politik "Afrim Zhitia", do të mbahet Akademi përkujtimore dhe do të zhvillohen aktivitete të tjera përkujtimore. Do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh te vendi i rënies së dëshmorëve në Prishtinë dhe te varret e tyre në Lluga dhe Llaushë, të Llapit. Ndërsa në shkollën e fshatit Lluzhan, e cila me krenari mban emrin e dëshmorëve “Afrimi e Fahriu”, në shenjë përkujtimi dhe nderimi për veprën heroike të dëshmorëve do të mbahet një program kulturo-artistik. Akademia përkujtimore mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Klubi Politik ”Afrim Zhitia” tanimë e ka bërë traditë të aktivitetit të tij që në nderim të jetës,të veprës së dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, që në çdo nëntor,të organizojë aktivitet në përkujtim të këtyre dy figurave të mëdha të luftës për liri e çlirim të Kosovës nga okupatori serbo sllav.
20 vite më parë,më 2 Nëntor 1989,në lagjen “Bregu i Diellit”,në njërin prej bodrumeve të banesave të bardha,nisi një nga betejat më të mëdha politiko-ushtarake, që ia tronditi përfundimisht themelet pushtetit të okupatorit serb.
Krismat e pushkëve të tyre jehuan pa ndërprerë dhe treguan se lëvizja e rezistencës shqiptare dhe ëndrrat e shqiptarëve për liri nuk janë shuar kurrë, se shpirti luftarak është i gjallë deri në ngadhënjim.
Ishin këta dy revolucionarët që tërë qenien ia kishin kushtuar lirisë së popullit të vet. Më 2 nëntor 1989,nga forcat policore të sigurimit pushtues jugosllav po rrethohej vendqëndrimi i tyre në Lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë. Për shkak të aktivitetit kundër pushtuesit dhe rolit aktiv udhëheqës që luanin ata kishin rënë në sy të organeve të ndjekjes. Një ditë më parë ,më 1 nëntor 1989,Afrimi e Fahriu ishin në ballë të demonstratës së madhe popullore kundër pushtimit në Prishtinës. Në këtë demonstartë ra në altarin e lirisë Bedri Sokoli (bashkëvendësit të tyre ). Turmat e popullit liridashës që ishin ngrit në këmbë dhe nuk dinin çka ëshët frika po i drejtonin dhe orientonin Afrimi e Fahriu, Fadil Vata e revolucionarë të tjerë. Xhelatët kërkonin prijësit e kësaj veprimtarie të dendur revolucionare, sepse kishin qëllimin ta godisnin atë dhe gradualisht ta mbytnin këtë revoltë të fuqishme popullore.
Forcat armike dhe kuislingë i donin ti zinin të gjallë Afrim Zhitin e Fahri Fazliun. Mirëpo thirrjeve për dorëzim nga ana e armiqve dhe tradhtarëve iu përgjigjen flakë për flakë,me këngë dhe kushtrim të luftës për liri,me bomba dhe krisma armësh liri sjellëse.
Më 2 nëntor 1989, Afrimi dhe Fahriu po i jepnin një grusht të rëndë okupatorit dhe po jepnin drejtim rrugës që duhet të ecej për ta fituar lirinë njëherë e përgjithmonë. Qëndresa dhe krisma e armëve të tyre dëshmuan më së miri, se cila vijë politike është garantë për fitoren e lirisë. U vërtetua se lufta e armatosur ishte mjet i vetëm që do të ngadhënjente mbi pushtuesit, se rruga e luftës është rrugë e lirisë, se paqes së deriatëhershme po i vinte fundi,dhe se populli duhet të për luftën e armatosur çlirimtare. Krisma e pushkëve të lirisë më 2 nëntor 1989 do të ngrisë në këmbë mijëra njerëz dhe do ta hap shtegun për të ec në një drejtim të pakthyeshëm. Lufta për liri e popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saj,me Afrim Zhitin dhe Fahri Fazliun në udhëheqje të saj, mori hov dhe përjetoi organizim të fuqishëm e shtrirje të gjerë organizative,si asnjë herë deri atëherë,kurse vrasja e tyre dhe vdekja e drejtuesit të lartë të udhëheqjes politike ilegale dëshmorit Fadil Vata,ishte goditja më e rëndë.
Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ranë si bien trimat në fushën e nderit, për ta hedhur shokët e tyre hapin edhe më të sigurt, drejt vazhdimit të luftës, siç porositën ata. Rënia heroike e Afrimit dhe e Fahrit, si të gjitha rëniet e mëdha, ishte një goditje e madhe për lëvizjen tonë çlirimtare. Atë ditë nëntori krisma dhe kënga nuk pushuan,ndërsa historisë sonë të lavdishme iu shtua edhe një faqe e re e historisë e shkruar me gjakun e bijve më të shtrenjtë të popullit.
Dëshmorët e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në luftën dhe përpjekjet e tyre politike ilegale,kanë shënuar suksese të mëdha, dhe në fund me gjakun e tyre të derdhur për liri, kanë vulosur epokën që mbanë emrin dhe kontributin e tyre shumë të madh dhe shumë të çmuar.
Ata me madhështi dhe seriozitet nisën të gjitha veprimet e nevojshme,popullit shqiptar i tregonin rrugën dhe i jepnin shpresën se në ballë të tij kishte pararojën sypatrembur të djemve që do ti dilnin zot fateve të tij, në çdo situatë e në çdo kohë.
Këtë realitet të krijuar shokët,bashkëveprimtarët dhe bashkëkombësit e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, e kurorëzuan me themelimin e UÇK-së. Shembulli i heroizmit te Fahriut e Afrimit dhe mbështetja dhe përkrahja që patën nga familja dhe populli janë dhe do të mbesin shembulli më i mirë dhe frymëzim i vazhdueshëm për shumë e shumë luftëtarë të lirisë të cilët u rreshtuan në radhët e UÇK-së e cila ia ktheu nderin dhe krenarinë këtij populli.
Ata e mbajtën gjallë flakën e lirisë dhe e ushqyen me krenari e patriotizëm një brez të tërë, që u identifikua me UÇK-në, e cila e vazhdoi denjësisht rrugën e tyre dhe i kurorëzoi me fitore përpjekjet e shqiptarëve për liri.
Dhe sot falë gjakut të derdhur të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut,por edhe të gjithë dëshmorëve të tjerë të kombit, të prirë nga Adem Jashari,Zahir Pajaziti dhe dëshmorëve tjerë që ranë për liri tani Kosova gëzon lirinë.
Afrimi dhe Fahriu asnjëher nuk ishin vetëm,nuk janë as tani,sepse dëshmorët gjithëherë janë të bashkuar dhe janë të pavdekshëm sepse jetojnë në zemrën e çdo shqiptari.
Shokët idealit nuk i harrojnë përa snjë çast dhe falë Klubit Politik “Afrim Zhitia” në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu,në lagjen “Bregu i Diellit”, te bodrumi i bllokut të banesave të bardha,është ngritur Flamuri Kombëtar. Ndërsa po në organizim të këtij klubi në fshatin Llugë,në vendlindjen e Heroit të Kombit Afrim Zhitia,filloi ndërtimi i Obeliskut në nderim te udhëheqësit të madh politiko-ushtarak te popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja. Edhe në këtë përvjetor më 2 nëntor 2009 organizuar nga KP”Afrim Zhitia” në Prishtinë do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu si dhe një varg aktivitetesh përkujtimore.
Në prag të 20 vjetorit të rënies vizitë familjes së dëshmorit Afrim Zhitia
Kreu i Partisë Socialite të Kosovës Emrush Xhemaili vizitoi familjen e dëshmorit të kombit Afrim Zhitia dhe punimet që po zhvillohen në ngritjen e Obeliskut kushtuar dëshmorit që po ndërtohet në fshatin Llugë të Podujevës. Me këtë rast gjatë vizitës së bërë në familjen e Osman Zhitisë babit të dëshmorit z. Xhemaili tha se në prag të përvjetorit të 20 të rënies heroike të dy dëshmorëve kemi ardhur në familjen Zhitia që ishte simbol i qëndresës kombëtare. Xhemaili i ka quajtur vende të shenjta shtëpitë që rritën dëshmor. Ai ka kërkuar që të gjithë dëshmorët e rënë nga viti 1964 e këtej të gëzojnë tretmanin e heroit të kombit nëpërmes një ligji të cilin e kishte iniciuar z. Xhemaili në Kuvendin e Kosovës. Bashkëshortët Zhitia babai Osmani dhe nëna Qama me këtë rast kanë falënderuar z. Xhemaili dhe shokët e tij Gafur Elshanin sekretar i PS, kryetari i degës së PS në Podujevë Tefik Durmishi dhe shokun e ilegales së Afrimit, Rexhë Iberdemaj për vizitën e bërë në familje dhe Obeliskut kushtuar Afrimit. Besoj se kësaj here Llapi do të votoj për ndryshime ka thënë Xhemaili në bisedë e sipër.
Osman Zhitia tha se kërkoi nga kryetari Sejdiu dhe kryeministri Thaçi që dëshmorët Fahri Fazliu,Rexhep Mala, Zija Shemsiu, Nuhi Berisha dhe Afrim Zhitia të fitojnë statusin e dëshmorit. Shqiptarët patën një histori të vështirë dhe kanë hequr shumë. Por pa gjak liria nuk do ët vinte dhe një pjesë e ati gjaku më takoi edhe mua, ndaj kam respekt të madh për dëshmorët. Ndonëse më 1945 ma vranë babën e më pas edhe djalin e kam ditur se pa gjak liria nuk do të vjen. Edhe një herë u bëjë thirrje institucioneve që atyre tu njihet statusi i dëshmorit dhe të shpallen heronj të kombit. Sipas bacës Osman Obelisku është në përfundim e sipër dhe diku rreth muajit shkurt pritet që aty të vendosen edhe eshtrat e Afrimit aty. Lartësia e Obeliskut është 21 metra kurse gjerësia 2 metra dhe po ndërtohet falë punës së palodhshme dhe donacioneve të KP "Afrim Zhitia" me në krye Ismet Sylejmani, kryetar. Punët ndërtimore të një cilësie të lartë është duke i kryer Firma "Nori-Trade " nga Skenderaj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VI)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VII)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IX)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VII)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IX)
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi