Naile Zhupani: Z.Hashim Thaçi nuk më përfaqëson mua !
Faqja 1 e 1
Naile Zhupani: Z.Hashim Thaçi nuk më përfaqëson mua !
Naile Zhupani: Z.Hashim Thaçi nuk më përfaqëson mua !
Alain Badiou, thotë se si filozof, ai nuk e pranon realitetin ashtu siç asht, vetëm pse ai asht ashtu siç asht. Ai niset nga premisa se kapitalizmi nuk duhet të pranohet vetëm se asht rend aktual, vetëm pse nuk mund të jetojmë jashtë kapitalizmit si realiteti i vetëm shoqënoro–politik. Sepse asht e vërtetë se kapitalizmi asht realiteti jonë aktual e objektiv. Por, vetëm ekzistenca e realitetit si i tillë, nuk e bën atë të pranueshëm dhe të domosdoshëm.
Ideologjia zyrtare në Kosovë e koncepton realitetin si diçka që asht këtu për të qëndrue përgjithmonë. Realiteti konceptohet si realitet statik, si diçka e dhanë, normative dhe e pandryshueshme në koordinatat e saj kryesore politike. Na thonë se realiteti asht ky dhe pasandaj pasojnë kualifikimet mbi “realitetin e ri” dhe atë të “vjetër”, me realitetin e dekadës së kalue, etj. Kësisoji, realiteti fillon e na shfaqet si pengesë, si kufizim arbitrar i dialektikës, si ligj i zhvillimit të vet realitetit. Kjo nënkupton që realiteti, i tillë çfarë asht, nuk bën as të kritikohet në themelet e tij.
Në anën tjetër, analistët medial dhe intelektualët institucionalë janë të zanë me arsyetimin dhe racionalizimin e së tanishmes. Krejt çka na thonë ata asht se koordinatat bazike të strukturave duhet të ruhen, problemi i Kosovës nuk asht problem sistemik, por ajo që ne duhet ba asht ndryshimi i disa njerëzve të korruptue, të padijshëm, etj. Problemi i Kosovës nuk asht problemi i njërit apo tjetrit politikan; sistemi ekzistues politik i riprodhon këta njerëz, të cilët e mirëmbajnë dhe e reprodukojnë atë.
Na thonë se kjo çfarë kemi asht ma e mira, vetëm se na duhet të punojmë ma tepër për ta realizue dhe materializue krejtsisht sistemin politik; thanë në Hegeliançe, për t’u realizue mirëqenia shoqënore, realiteti duhet ta arrijë nocionin e vet, që nënkupton realizimin e p.sh. Planit të Ahtisaarit në krejtsisht, etj. Gabimi i parë asht se jeniçerët e neoliberalizmit në çdo argumentim të tyne, si pikënisje e marrin realitetin ekzistues, dhe operojnë mbi këtë premisë. Sepse na thonë që realiteti ekzistues asht ajo që ka randësi – pragmatizmi brutal asht korniza në të cilën ata operojnë.
Në njërën nga ligjëratat e tij, studentët e akuzuan Hegelin se ajo çka ka thanë asht krejtsisht kundër fakteve. Përgjigja e Hegelit asht briliante: mjerë faktet. Dhe ne duhet të bëhemi Hegelian, t’iu themi se nuk na interesojnë faktet mbi të cilat ndërtohet ky realitet. Sepse ky realitet nuk asht i joni. Ky realitet, i ndërtue mbi premisat politike të Planit të Ahtisaarit dhe dizajnerëve të tjerë politik. Rrjedhimisht, ky realitet iu takon atyne dhe natyrisht, kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit. Dhe me shumë dëshirë ne ua falim atyne realitetin që nuk na takon neve.
Realiteti i Kosovës, në strukturimin e tij shoqënor e politik, asht reaksionar. Shumë njerëz mund të më kritikojnë për shfrytëzimin e koncepteve si reaksionar, renegat, armik, etj – i konsiderojnë ato si të dala mode, si shumë të ashpra, të kontestueshme, etj. Në rregull, por si mund t’i quani ndryshe, përveç se reaksionare, të gjithë këto forca progresive të vendit, të sublimuara në të ashtuquajturën shoqëni civile (me OJQ-të, mediat dhe institutet si biznese të saj). Shihni aktivitetet e fundit të forcave progresive të vendit në kohën kur vendimi për Kosovën C (e Re) dhe për privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha publike asht marrë: ndalimi i përdorimit të qeseve të plastikës, peticioni për të ashtuquajturën liri të shprehjes, etj.
Na thonë se me heqjen nga përdorimi të qeseve të plastikës, e ndihmojnë ruajtjen dhe pastërtinë e ambientit. Shumë në rregull, por pasi jemi te ambienti pse nuk luftojnë kundër Kosovës C (të Re) e cila do të jetë ndotësi ma i madh i ambientit në Kosovë? Pse nuk luftojnë kundër ndotjes nga termocentralet ekzistuese, kundër copave të hekurit që flutorojnë mbi Drenas nga Ferronikeli (i privatizuar), etj? Rasti i angazhimit kundër qeseve të plastikës asht shembull par excellence i reaksionit mikroborgjez.
Rehabilitimi i koncepteve e nocioneve nuk duhet të bëhet vetëm për hir të rehabilitimit të tyne – rehabilitimi i koncepteve si reaksionarë, disiplinë, rend kolektiv, renegat, etj asht i domosdoshmëm për ta interpretue realitetin shoqënoro–politik të Kosovës. Sepse ky realitet shfaqet në formë të dyfishtë: në njërën anë ai asht përplot reaksionarë, renegatë, oportunistë, etj, e në anën tjetër nuk ka aspak rend kolektiv, disiplinë, sakrificë, etj. Asht shumë e mundun që nëpërmjet kësaj dikotomie realiteti i Kosovës të ndahet në dysh, ashtu siç edhe duhet të jetë: i çarë, jokonsistent, i papërfundue, etj.
Kjo asht tipike për kapitalizmin. Ky asht edhe problemi i shoqënisë kapitaliste. Megjithë shpirtëmirësinë e progresistëve liberalë, të cilët tentojnë të na e paraqesin shoqëninë si nji organizim unik, nji totalitet organik i cili na ekziston si Nji, megjithatë shoqënia kapitaliste nuk asht universale në kuptimin e vlerave që i ajo i përfaqëson, në kuptimin e rishpërndarjes shoqënore të të ardhurave, punës, prodhimit, konsumit, etj.
Të kthehem tek i ashtuquajturi “realitet i ri” i cili për mua nuk asht ndryshe i konfigurue përveçse si reaksionar. Ky realitet ka nji shënjues, i cili e mirëmbanë atë përmrenda: kryeministrin e Kosovës. Në nivelin subjektiv gjendja e Kosovës mund të përkufizohet si: konfuzion i mrendshëm; dezorientimit mendor e politik, që prodhon impotencë politike e shoqënore; ardhja e lirive të reja nënkupton servilitet absolut; pasurim të mëtutjeshëm për të pasunit dhe “poshtë të varfërit”.
Në librin e tij të fundit “Kuptimi i Sarkozy-së”, Badiou thotë se Sarkozy nuk shënjon nji erë të re në politikën franceze, por ai asht vazhdimësi e njërës nga dy historitë e Francës – vazhdimësi e Francës reaksionare e për më tepër, vazhdimësi e denjë e Pétainismit. Këtë prezencë të Pétain-it në politikën e sotme franceze, Badiou e quan “transcedentalja e Francës – Pétainismi”. Transcedentalja sipas Badiousë, asht nji diçka, e cila pa u shfaqur në sipërfaqe, e rregullon hapësirën nga largë dhe mekanizmit kolektiv i jep rend dhe ligj. Pétain i Kosovës së re padyshim se asht Ibrahim Rugova, (Kosova për Kosovarët)
Transcedentalja e Kosovës – Rugovizmi – vazhdon të jetë politika zyrtare e Kosovës.
Zgjedhja e Thaçit si kryeministër i Kosovës nuk shënjon një erë të re në politikën e Kosovës: kujtoni premtimet e tij parazgjedhore. Na premtonte lidership të fuqishëm, luftim të korrupcionit dhe “dukurive të tjera negative”, etj. Luante me letrën e frikës dhe rivendosjen e moralit. Loja me moralin, etninë, gjakun, historinë janë gjithnjë të rrezikshme sepse janë reksionare. Janë reaksionare sepse janë të padrejta. Janë të padrejta sepse nuk janë të sakta: të gjitha këto kategori janë të shfrytëzueshme në ato kohë kur hapësira shoqënore asht ose e dezintegrue, ose shkon drejtë dezintegrimit – rrjedhimisht asht i domosdoshëm një shënjues i cili do ta mobilizonte shoqëninë, do ta konstituonte atë, e kështu me radhë.
Nji aspekt tjetër i randësishëm asht mënyra se si e kuptojnë sot shoqëninë. Shoqënia nuk ekziston si diçka unike, si një tërësi, si Nji. Konceptimi i shoqënisë si Një, si e Tërë asht reaksionare, sepse shoqënia ekziston si produkt i luftës klasore përmrenda saj. Nuk mundet nji krah politik ta përfaqësojë popullin, shoqëninë: ajo mund ta përfaqësojë nji klasë shoqënore. Sigurisht se Z.Hashim Thaçi nuk më përfaqëson mua dhe shumë struktura të tjera shoqënore që unë i di. Pa dyshim se ne nuk e kemi lutur atë të jetë kryeministri jonë. As të varfërit, punëtorët, të papunët, fshatarët, etj. Ai asht përfaqëues i denjë i nouveau riche, kompradorëve dhe mikroborgjezëve. Do të ishte shumë ma e ndershme sikur qeveria ta merrte këtë pozicion edhe publikisht. Monopoli mbi popullin/shoqëninë asht i papranueshëm.
Koalicioni PDK–LDK po i jep formë të prerë rrymës reaksionare të historisë sonë politike. Qeveria e Kosovës thotë se qëndron si qeveri e progresit, suksesit, etj. Sigurisht se ka sukses në nji fushë: ajo suksesshëm po e perfeksionon atë që Badiou e quan “diktatura e tregut”. Domethanë qeveria asht shumë e suksesshme në degradimin e mëtutjeshëm të jetës shoqënore.
Çështjet ushtarake i takojnë NATO–s, ekonomia i takon spekulantëve financiarë (korporatave që sapo nuk kanë ardhur), neve na takon ajo që nuk e kemi: zhvillimi kulturor, arsimi, etj. Dhe kjo ashtu shumë simptomatike: kultura e arti janë tërësisht të integruara në sistem, nuk ekziston asnji rrymë alternative e vërtetë në art, film, muzikë. Nuk ekziston as minimumi i rebelizmit emancipues në art. Sindikatat dhe organizimet e punëtorëve janë krejtsisht të korruptuara.
Në gjithë furtunën e privatizimeve të mëdha, ata janë krejtsisht të heshtura, si duket vetëm reflektojnë mbi diktaturën e tregut dhe harrojnë se detyra primare e tyre tashti asht luftimi i po këtij privatizimi. Korruptimi i mrendshëm i sindikatave, i studentëve të UP-së asht vetëm sinjal se aleanca ndërmjet punëtorëve dhe studentëve (Maji i 68-tës) asht jo shumë premtues. Andaj, në një hapësirë thelbësisht reaksionare si realiteti politik e shoqënor i Kosovës, “subjektet revolucionare” duhet jo vetëm të rizbulohen, por nëpërmjet rizbulimit dhe krijimit të tyne, të krijohet hapësirë e re politike në të cilën këto subjekte mund të veprojnë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!
» Idriz Zeqiraj:Hashim Thaçi nuk përfaqëson UÇK-në
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
» Naile Zhupani: Atdhetarizmit Shqiptar
» Idriz Zeqiraj:Hashim Thaçi nuk përfaqëson UÇK-në
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
» Naile Zhupani: Atdhetarizmit Shqiptar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi