Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shazim Mehmeti: LAMENT PER INTELEKTUALIN

Shko poshtë

Shazim Mehmeti: LAMENT PER INTELEKTUALIN Empty Shazim Mehmeti: LAMENT PER INTELEKTUALIN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 09, 2009 11:09 pm

Shazim Mehmeti: LAMENT PER INTELEKTUALIN N100000159158063_9287

Shazim Mehmeti: LAMENT PER INTELEKTUALIN

Kur, lartmadhësia e tij Zoti dërgoi jetë këtej poshtë, dërgoi edhe kohë. Dërgoi kohë, që t’i shërbente jetesës si një libër magjik ku do të përjetësohej çdo çast, çdo sekondë.
Por, koha do të ishte asgjësend, po që se lartmadhësia e tij nuk dërgonte këtej poshtë edhe dy dhurata qenësore që kohën e bëjnë të kuptimtë: intelektin dhe intelektualin.
Miq të mi, më rastis shpesh të rri me njerëz që u përkasin sojeve e zanateve të ndryshme, të cilët, në bisedë e sipër, s’ngurojnë të të thonë, madje edhe me dhjetëra herë brenda një çerek ore: ne intelektualët, ne intelektualët, …, etj, etj. Këtë refren e përsërisin më zëshëm e më theksueshëm, pikërisht ca njerëz që s’e përmbushin as minimumin e një kërkese natyrore të të qenit intelektual. Fatkeqësisht, janë me shumicë ky soj, dhe janë ca “fakultetlinj” që (ju bëj be në Zot), nuk e dinë as drejtshkrimin e as drejtshqiptimin e gjuhës së nënës. Janë me shumicë nëpër këto hapësira, kuadro me fakultete të kryera prej vitesh e vitesh, që nuk dijnë gjë prej gjëje për sa i përket gjuhës vetanake, historisë, kulturës, etj, etj… Ç’është edhe më keq, të rastis të takosh, madje edhe gjuhëtarë që s’dinë gjë për gjuhën, të rastis të takosh edhe profesionistë të tjerë me diploma të blera, që s’dinë gjë për profesionet e tyre. Ç’është edhe më e dhimbshme, të rastis të takosh edhe të atillë që s’dijnë si quhen as kush janë, por që pretendojnë intelektualin, madje edhe atë që duhet bartur mbi supet edhe ndonjë copë bare nga ajo që i thonë fat i kombit.
Çdo respekt rallësive, por: katastrofë!!!..
Katastrofë!…, do të thoshte edhe njeriu më i zakonshëm, njeriu që s’ka ndonjë shkollim të kryer, por që e ka vënë në përdorim lartmadhësinë e tij INTELEKTIN, atë dhuratë që Zoti na e dërgoi këtej poshtë, si përmasë , a si parakusht të patjetërsueshëm që do ti shërbente sojit njerëzor për ta bërë parësisht njeriun brenda vetes, e paralelisht me njeriun edhe intelektualin.
Dua të them, se vetëcytja e intelektit brenda vetes e bën intelektualin. Kjo vetëcytje nuk e nënkupton formësimin e ndjenjës së të qenit intelektual. Përkundrazi, kjo vetëcytje e nënkupton formësimin e ndjenjës së pakënaqësisë, kërkesës së brendshme, si, fjala bie: ” përse të di kaq pak për këtë mrekulli të quajtur jetë, për këtë dhuratë që perëndia na e ka dhënë, të bukur, të begatshme, të përplotshme?…”.
Boshësia që mund të ndjejë brenda vetes njeriu i vetëcytur është e madhe, dhe sa më e madhe është kjo boshësi, aq më e madhe është kërkesa e brendshme për dije, aq më në lëvizje është dhurata e quajtur intelekt. Përmasa lëvizëse e intelektit është përmasë shprese. Ajo e shtyn njeriun vetvetiu nga kërkimi, nga leximi, nga krijimi i aftësisë brenda vetes, për të kapur e për të marrë edhe nga të tjerët. Ajo e bën njeriun, t’i pushojë kërkesa e nevojës për t’u treguar, për t’u parë me çdo kusht. Ajo e bën njeriun të aftë për të dëgjuar e lexuar, e sidomos, e bën të aftë për të logjikuar e filtruar në vetvete përvojat e bukura të jetës, që do mund t’i përshkrijë në mendje domosdo.
Ky nivel i të logjikuarit e nënkupton hapin e parë, ose figurativisht thënë, hapjen e portës , për t’u futur paskëtej në atë rrugë të mundimshme nga duhet ecur, për ta bërë intelektualin brenda vetes.
E përmenda vetëm hapin e parë, dhe besoj thellë se rruga e vetëbërjes së intelektualit është shumë e gjatë , shumë e mundimshme: sakrifica vetë!
Besoj po aq, se pikërisht sakrifica është ajo që i sjell bekimin intelektualit, dhe e bën atë që të mos jetë i verbër edhe kur s’ka sy (më buzëqesh Borhesi!), dhe e bën atë që të mos jetë i shurdhër edhe kur s’ka veshë , dhe e bën atë që të mos ndjehet i boshatisur edhe kur është i uritur…Besoj , madje, se sakrifica është ajo që e bën intelektualin të jetë përmasë përcaktuese kohore.
A mund të kundërshtohet teza, se jeta dhe koha janë fluide kujtesore që rrjedhin duke u shënuar pikërisht nga mendjet e ndritura, nga intelekti dhe nga intelektualët?
Mungesa e intelektualëve në një mjedis shoqëror është varfëri tmerruese. Varfëri tmerruese është edhe shenjëzimi i një dimensioni kohor nga pseudointelektualët. Kjo e dyta është dy herë varfëri, nga se këta të dytët janë të paparashikueshëm në mosmendësinë e tyre, sa dijnë fort zëshëm ta proklamojnë regresin për progres, mendjen për budallaki, budallakinë për mendje, ndershmërinë për poshtërsi, poshtërsinë për ndershmëri, etj, etj, etj,…
Lutem në vetvete, që ky meditim imi të mos kuptohet si vërsulje mbi të pafajshmit, mbi ata që edhe mund të mos e posedojnë përmasën e intelektit, (gjë që nuk e besoj). Lutem që ky meditim imi të kuptohet si një lament, si një LAMENT PËR INTELEKTUALIN
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi