Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syku Pellumb: Vargu im çalues

Shko poshtë

Syku Pellumb: Vargu im çalues Empty Syku Pellumb: Vargu im çalues

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2009 6:30 pm

Syku Pellumb: Vargu im çalues N1311514780_1526


Syku Pellumb: Vargu im çalues


E qendis bregdetin e ketij muzgu
me gjurmet e mia, qe prape vetmuese
enden e veniten, si rete mbi horizont,
njera pas tjetres e behen trishtuese,
ato tallaze qe rrotullohen shkumbuese,
mbi therrmiat e reres, si çdo sekond
me Ty, qe vazhdimesine me frymezon.

Nje tjeter bregdet shtrihet pertej.
Gjurmet e tua i shprush e njejta vale,
qe perçart percjell ndjenja te trazuara,
me pulhirten dembele qe dal-ngadale,
mesyn drejt diellit qe avis mes duarve.
E palos distancen, se kam shume mall,
te di, se ku mrizon zemra ime e ndare.

Ketu ne skaj te vargut tim çalues,
ky qiell nuk flet por vetem tkurret
ne bluhin e vet, e behet me i thelle
tek me len ne medyshjen e zeze.

Ah muzg, nallban i paepur endrrash fluturake
qe po e shungullon sonte shpirtin tim,
me dallget e detit e perendimin tend llafazan.
Syku Pellumb: Vargu im çalues 11656_1273904650336_1311514780_804721_4502935_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi