Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

’Sëmundja mistike’ - një libër për helmimet në Kosovë

Shko poshtë

’Sëmundja mistike’ - një libër për helmimet në Kosovë Empty ’Sëmundja mistike’ - një libër për helmimet në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2009 11:10 pm

’Sëmundja mistike’ - një libër për helmimet në Kosovë

Libri “Sëmundja mistike”, i autorit suedez, Joran Wassenius u përkthye nga suedishtja në gjuhën shqipe nga Hamit Gurguri, dhe u botua në kuadër të Shtëpisë botuese “Shota“ nga Gisloaved në Suedi.

Historiani suedez Joran Wassenius, pas 10 vitesh pune të pa lodhur hulumtuese dhe shkencore publikoi librin “Sëmundja mistike” që ka të bëjë me helmimet e rinisë shqiptare që u bënë në pranverën e vitit 1990 në Kosovë, nga ana e pushtetit okupator dhe kriminal serb. Libri fillimisht, në versionin suedez, u promovua ne Suedi dhe pati zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh, sidomos tek bashkatdhetarët tanë që ndodhen atje.
Wassenius intervistoi shumë individë të cilët ishin në forma të ndryshme të implikuar në ngjarjet e dhembshme të pranverës së vitit 1990 në Kosovë.
Teza për helmimet e rinisë shqiptare në Kosovë në vitin 1990, të cilën e plason Wassenius në këtë libër, është e pakontestuar dhe shumë bindëse nga një mori fakte shkencore të prezantuara. Autori përshkruan këtë tragjedi të ndodhur në Kosovë me gjuhën dhe forcën e argumenteve, të përcjellur dhe të ilustruar me shumë foto autentike.
Autori, në këtë libër gjithashtu rëndësi dhe hapsirë të veçantë i kushton simpoziumit që u mbajt në Zagreb, në qershor të vitit 1990, enkas për këtë qëllim, me titull: “Kosova, sprovë e ndergjegjes mjekësore“.
Shpresojmë që kësaj radhe edhe kompetentët nga Qeveria e Kosovës, do të tregojnë interesim dhe do të ndihmojnë që kjo vepër kapitale të botohet sa më parë edhe në gjuhën angleze.
Kjo vepër kapitale me interes kombëtar është një thesar për historinë e re të shtetit të ri të Kosovës. Autori Wassenius, edhe pse në moshë shumë të shtyer, i ka kaluar te 80-tat, arriti të përfundojë këtë libër dhe t’i tregojë botës se në pranverën e vitit 1990, në Kosovë, ndodhi një ngjarje e llahtarshme, helmimi i rinisë shqiptare, i shkaktuar nga pushteti okupator serb. Ky historian human suedez, thellë i prekur nga kjo tragjedi, ndriçoi një periudhë shumë të errët dhe të dhembshme të popullit shqiptar në Kosovë.
Pa dyshim së bashku me këtë të vërtetë, Wassenius hyri në historinë e re të shtetit të Kosovës.
Dr. Besnik Bardhi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi