Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një libër mbi përdhunimet serbe kundër femrës shqiptare në Kosovë

Shko poshtë

Një libër mbi përdhunimet serbe kundër femrës shqiptare në Kosovë Empty Një libër mbi përdhunimet serbe kundër femrës shqiptare në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 01, 2011 8:45 pm

Një libër mbi përdhunimet serbe kundër femrës shqiptare në Kosovë

Një libër mbi përdhunimet serbe kundër femrës shqiptare në Kosovë Promovimi-2011

Çdo krijues i cili ulet e shkruan një libër për të vërtetat e Kosovës, ai vendos një gur të çmuar për ndriçimin e kujtesës për brezat e tashëm dhe brezat që vijnë për të dëshmuar vetëm të vërtetën, u tha me rastin e promovimit të librit të veprimtares Naxhije Doçi me titull “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”.


Libri sjell fakte dhe dëshmi të gjallë të grave të përdhunuara shqiptare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se libri është një fakt i gjallë lidhur me dhunën dhe terrorin që ka ushtruar regjimi serb në Kosovë.


“Po ashtu, dua të shtoj me një guxim të plotë qytetarë dhe njerëzor, të gjitha viktimat dhe ato të përfshira në dhunimet të jenë dëshmitare të asaj historie dhe mbi të gjitha dëshmitare të një okupimi të plotë që në të ardhmen do të bëja ndaj shtetit dhe gjenocidit që e ka bërë Serbia në Kosovë, në këtë drejtim mundimi i tyre do të pasqyrohet drejtë dhe Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë do të jetë gjithmonë e përkushtuar që ato t`i ndihmojë dhe t`i pasqyrojë për ne dhe botën demokratike”, ka thënë Kuçi.

Redaktori i librit, Sali Bashota, ka thënë se në këtë libër autorja paraqet të vërtetën për Kosovën dhe se libra të tillë duhet të botohen edhe në gjuhë të huaja.

“Çdo krijues, i cili ulet e shkruan një libër për të vërtetat e Kosovës, ai vendos një gur të çmuar për ndriçimin e kujtesës sonë, për brezat që vijnë për brezat e tashëm për të dëshmuar vetëm të vërtetën dhe nga e vërteta regjimi i Serbisë është verbuar dhe sot nuk e sheh të vërtetën, prandaj librat e tillë duhet të shkruhen në gjuhën shqipe, duhet të botohen në gjuhen angleze dhe në gjuhët e mëdha të botës”, ka thënë ai.

Autorja e librit, Naxhije Doçi, pasi ka falënderuar të gjithë kontribuuesit në botimin e librit, ka përmendur disa nga vështirësitë të cilat i ka përjetuar gjatë mbledhjes së fakteve.

“Vështirësitë që kam hasur duke mbledhur material nga terreni janë të shumta dhe të natyrës së ndryshme, informatorët për arsye të ndryshme të dhembshme shpeshherë edhe hezitonin t`i jepnin të dhënat, sidomos kur ishte fjala për plagën e ndejshme të dhunimit, pastaj duke kaluar para dhe gjatë luftës nëpër breshëri plumbash ato ishin momente shumë të rënda dhe do t`i kisha veçuar disa që mezi kemi shpëtuar gjallë, mirëpo ne megjithatë shpëtuam, por edhe po të mos kishim shpëtuar do të ishte një kënaqësie e madhe, sepse të gjitha ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës kanë bërë diçka kanë punuar kanë luftuar”, ka thënë Doçi.

Autorja e këtij libri është veprimtare e shquar e çështjes kombëtare si dhe këshilltare në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi