Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naile Zhupani: Standard e zgjedhjeve - idiotizmin e çertifikue !!

Shko poshtë

Naile Zhupani: Standard e zgjedhjeve - idiotizmin e çertifikue !! Empty Naile Zhupani: Standard e zgjedhjeve - idiotizmin e çertifikue !!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2009 12:24 pm

Naile Zhupani: Standard e zgjedhjeve - idiotizmin e çertifikue !! N1161530640_3473


Naile Zhupani: Standard e zgjedhjeve - idiotizmin e çertifikue !!

Preferoj të bredh trotuareve të Kosovës me një palë kufje në vesh, e gjëmon në to që nga Led Zeppelin tek 2Pac-u apo ndonji tekno e re. Larmi muzikore budallaqe po ta vësh re, siç e kam vanë re edhe unë dhe kam pyetur veten: Pse? Pse, të paktën rrugëve, preferoj të shkëputem nga mendimet që vërtiten vetëvetiu rreth tashmërisë sonë politike dhe gjendjes shoqënore në Kosovë? Pse kërkoj, nën diell apo shi, një oblivion personal; harresë të qetë...?

Sepse ngado që të hedhësh sytë në media, kudo që t'i kredhësh veshët, sistemi psiqik do të të sulmohet nga media politike e nga politika mediatike; një lloj androgjeni i tmerrshëm që synon të ta zbehë të qënit person, të zhvat të drejtën të jesh thjesht njeri. Si fantazmë të ndjek e të ben elektorat, të sheh si votë me dy këmbë, si militant potencial.

Nuk je banor i planetit tokë, - të pëshpërit, - je i zonës time zgjedhore. Psssst, në 15 Nantore kemi zgjedhje!!!.

Prandaj, për të shpëtue ndonji grimë nga njeriu në mua, e për të mos u kthyer krejtsisht në nji gur shahu, dëgjoj tekno. Turp më vjen, por asht e vërtetë.

Shqiptarët, në kafene, në zyra dhe banesa, i gjen ta marrin shtrue me gazeta shtrue në tavolina, si ndonji fushë loje ku luhet me fatin tonë të përbashkët. I gjen të ngulur para televizorëve, që në anglisht jo pa qëllim quhet idiot box , tue marrë si të drogue politikën e ditës. Dozën e përditshme falna o Zot! Le të na qajë fëmija, le të pikojë çatia, më randësi ka ç'farë thotë sot Qeveria, dhe Opozita.

OK, para se ta teproj. Nuk po dua në asnji mënyrë të tham që informimi mbi çështjet politike asht parandësishëm dhe që qytetari nuk ka rol në ngjarjet politike. Mosozot! E kundërta asht e vërtetë. Por ajo që ndodh me mediat Kosovare i kapërcen kufijtë e normales. Këtu tek ne politika prodhon media dhe media prodhon politikë, e të dyja sëbashku prodhojnë skllavëri për qytetarin shqiptar. Një skllavëri që nuk vret e shet trupin, por dobëson e rrënon shpirtin e sejcilit prej nesh. Ngadalë, përditë, si vemje kambëngulëse...dhe vemjet, dihet, kanë shumë kambë.

Flitet vazhdimisht në Kosovë për shtypin e lirë dhe për mediat e pavarura, por e vërteta në shumicën dërrmuese të rasteve asht "pesë me hiç". Nuk ka media të pavarura, nuk ka as shtyp të lirë; këto janë thjesht nocione, të cilave sa ma shumë t'u fryjmë aq më tullumbace bëhen. Dikur do të pëllcasin, dhe si cdo tullumbac i mirë, do tregojnë se janë plot me "bosh". Bosh me analista, bosh me gazetarë, me komentuese e me reporterë që i fryjnë dite mbas dite atij fyellit proverbial me një vrimë.

Qysh pas vdekjes së monizmit në Kosovë, kur u shfaqën në horizont në fillim gazetat, pasandej radiotelevizionet e pavarur, nuk asht se kemi patur vërtetë media të lirë. Me ca përjashtime të pakta, kemi media llogoresh, gjysmat që qëndrojnë majtas dhe shtien qëllojnë djathtas, dhe të tjerat që bëjnë të anasjelltën. E për shkak se financimet e mediave janë të dyshimta (vijne nga biznesi dhe politika), media ka vuajtur mungesën e cilësisë në gazetari apo analizë njësoj, e ka patur në plan të dytë a të tretë raportimin e ndershëm të lajmeve.

Sespe qëllimi parësor i mediave qysh pas monizmit në Kosovë nuk ka qënë informimi por goditja e kundërshtarit politik apo rivalit në biznes. Media-pushkë, media-çekiç, media-ime me të cilën të skuq, të bej me bojë. Kjo ka qënë një betejë që, mbi gjithcka, ka abuzue mbi qytetarin Kosovar, tue i zhvatur atij të drejtën për t'u informue në mënyrë të paanshme dhe objektive. Tue krijue kësisoj një specimen militant, avdall dhe injorant, që u pret bukën fëmijës për të blenë gazetën, dozën e përditshme të drogës.

Por nuk asht vetëm kjo. Gjysma tjetër e së keqes asht, që veç medias politike, kemi edhe nji politikë plotësisht mediatike. Këtu tek ne, diskutimi publik mbi çështjet jetike të Kombit asht reduktue në ca batuta televizive të shpifura që nuk kanë për qëllim të shtrojnë ide dhe plane për të mirën dhe ardhmërinë e vendit, por thjesht e vetëm të poshtërojnë kundërshtarin politik.

Këtu tek ne, disa politikanët nuk flasin si njerëz normalë por si robotë. Ata përsërisin dita mbas dite të njëjtat fraza, të njëjtit sllogane, si magnetofonë të prishur, si idiotë të çertifikue. Filli i tyne i mendimit nuk zgjat ma tepër se kronika e lajmeve të mbramjes në televizion dhe randësi nuk u japin më as mendimit politik, as idesë, por atij 30 sekondeshit kur do të shfaqen në TV. Sa më bindshëm, sa më seksi në televizion. Pika që s'u bie sharlatanëve! Politikanët nuk merren ma me politikë, ata thjeshtë aktrojnë për kamerat, trashin zarat për mikrofonët. Ndërsa flasin, imagjinojnë si do të duken në kutinë e idiotit.

E si pa kuptue, idiotin në kuti e mishërojnë ata vetë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi