Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi: LULJA QË ËNDËRROHET (NË DY PAMJE)

Shko poshtë

Sabit Rrustemi: LULJA QË ËNDËRROHET (NË DY PAMJE) Empty Sabit Rrustemi: LULJA QË ËNDËRROHET (NË DY PAMJE)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 12, 2009 12:03 pm

Sabit Rrustemi: LULJA QË ËNDËRROHET (NË DY PAMJE) N1563102666_699

Sabit Rrustemi: LULJA QË ËNDËRROHET (NË DY PAMJE)

Fjala ngel e pafuqishme
Para pamjes sate prej luleje
Para dëshirës sime
Për atë aromë zemreje

Me ty jam
Pas teje
Kudo

Rreth belit tënd të blertë
Nëpër ato petale
Përkëdhel me afsh
Lëkurën tënde
Ato faqe

Dhe buzëportokalllet

I tëri
brenda zemrës sate prej luleje
shijoj atë botë të mrekullueme
e zgjohem i frseskët
për çdo mëngjes
nën dritaren e qenies sime






MES BUZËSH TUA



Kur puthë atë Trëndafile
Të puthë dhe TY
Njëkohësisht
Dashuria ime

E lumturohem pastaj
Hapësirës paskaj
Me ty e për ty
Kërkoj strehë
Shtrat
Dhe një çast
Për ta nxënë
Mes buzësh tua
Atë gjuhë prej mjalte
Tek shprushë
E përndezë ndjenjën time

Je ti brenda meje
Apo unë jam strukur thellësisë sate
Këto petale s’ rrëfejnë

Hapen për të na nxënë
Mbyllen
Për t’mos iu ikur
Vyshken kur s’ na gjejnë

E gufojnë
Kur na shijojnë
Botën çmendin me vezullim
Mes hijeve të tyre
Kërkojmë prehje
Amshim


11 nëntor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi